“Moska dhe një sekret mbi socializmin që e mbajta fshehur për dekada”

November 12, 2017 10:33

“Moska dhe një sekret mbi socializmin që e mbajta fshehur për dekada”

Prof. Dr. Nasho Jorgaqi

Është një e vërtetë e pamohueshme, me peshë të madhe historike e sociale që Revolucioni Socialist i Tetorit, i cili triumfoi në Rusi 100 vjet më parë, përbën një ngjarje epokale që tronditi botën dhe shënoi një nga kthesat më të mëdha të shoqërisë njerëzore. Me këtë revolucion gjetën shprehje si asnjëherë idealet liridashëse të popujve për një shoqëri të drejtë e të barabartë që do të mishëroheshin dhe do të konkretizoheshin në rendin socialist që nisi të ngrihet përmes vështirësive të mëdha, si nj sprovë e parë e pangjarë në Rusinë e prapambetur, të vuajtur e të shtypur në vitin 1917.

Për këtë realitet social fenomenal kam medituar e reflektuar gjatë gjithë jetës sime të ndërgjegjshme. Në rini me entuziazëm të madh, më pas me një qëndrim realist të përmbajtur, larg çdo skepticizmi, pastaj me ca rezerva kur përballesha me ngjarje e praktika të padrejta e aspak humane, për të kaluar në kritika, por kurrnjëherë në mohim. Mendoja dhe mendoj  se, si në çdo fushë, dialektika është e pranishme dhe në zhvillim edhe në shoqërinë njerëzore. Ajo ka evoluar nga një sistem në tjetrin, nga shoqëria patriarkale sistem primitiv, në shoqërinë feudale, pastaj në shoqërinë kapitaliste, për t’u zhvilluar më tej në shoqërinë socialiste. Në një miting të madh popullor në Athinë pas viteve 90 dëgjova një nga liderët socialistë francezë të thotë se e ardhmja e shoqërisë njerëzore është socializmi. Sepse shoqëria njerëzore nuk mund të rrijë në vend, pa ndryshim ajo vdes, por mençuria njerëzore dhe përvoja historike, sipas ligjeve të dialektikës, do të sjellë ato ndryshime që i kërkojnë kohët e reja dhe progresi.

Këto mendime m’u zgjuan në 100 vjetorin jubilar të Revolucionit rus të vitit 1917. Dhe këto mendime më çuan larg, para treçerek shekulli dhe çuditërisht në Moskë, atje ku kish hedhur hapin e parë socializmi si sistem shoqëror.

Ndodhesha në kryeqytetin sovjetik, pasi kisha pushuar për një muaj në Krime, madje kisha qenë dhe në Jaltë ku isha njohur me një student rus që kish mësuar shqipen dhe kjo u bë shkak të miqësoheshim. Ai quhej Aljosha T, një djalë i mençur e simpatik, tipik rus, flokëverdhë dhe sy të kaltër, natyrë e dashur dhe e sinqertë. Me të do të flisnim për letërsinë e për bukurinë e vajzave si të rinj që ishim, do të vizitonim muzetë, veçanërisht shtëpinë-muze të Çehovit, do të flisnim nga pak për filozofinë, por çuditërisht aspak për politikën. Ai më njohu e më lidhi më botën ruse.

Por një natë, pasi dolëm nga restoranti ku kishim darkuar, ai më rrëfeu një barcaletë ruse që u shkrimë së qeshuri. Pastaj, pa pritur, më bëri një pyetje të çuditshme që më vuri në një pozitë të vështirë: “E di ti se ç’është plenumi i KQ të Partisë?” Unë mbeta për një çast dhe pastaj iu përgjigja sipas fjalorit politik të kohës.

Ai buzëqeshi dhe tha: “Jo, ai është varianti zyrtar, por sipas variantit popullor Plenumi i Partisë është një arenë, ku njerëzit i hanë kokën njëri-tjetrit.” Kësaj here unë shtanga, u ndjeva keq, bile më tingëlloi si provokim dhe s’i dhashë përgjigje. Ai më vuri dorën në krah dhe më tha me të butë: “Po do të bëjmë dhe shaka, se jeta pa shaka të plak.”

Atëherë unë i thashë: “Nuk fole ti, po vodka që pimë.” Dhe me këto fjalë e mbyllëm bisedën dhe vazhduam shëtitjen përgjatë bulevardit buzë Detit të Zi, duke kujtuar tregimet e Çehovit me temë nga Krimea.

Atë natë mezi më zuri gjumi. Nuk më hiqej nga mendja pyetja e tij për Plenumin e KQ. Nuk kisha dëgjuar gjatë tërë atyre ditëve fjalë me zarar nga rusët me të cilët kisha kontakt. Sigurisht, ata flisnin dhe për politikë, por brenda vijës së kohës. Kështu dhe unë, që vija nga një vend aleat i vëllait të madh sovjetik. Isha i matur, për mos të thëne njëfarë fanatiku, aq sa nisa të dyshoja për keq, por në fakt ai tregohej korrekt dhe miqësor.

Për këtë u binda sidomos kur shkuam në Moskë, ku ai kishte familjen dhe gjatë pak ditëve që më kishin mbetur më shëtiti për të parë Maozelumin Lenin-Stalin, Muzeun e Revolucionit, Teatrin Balshoi etj. Kurse një ditë më çoi të vizitoja Bibliotekën “Lenin” të Moskës, ku soditëm sallat kryesore. Në një moment, para se të largohesha, ai më tregoi se në katin e poshtëm gjendej fondi ku ruheshin librat e rrallë dhe ato të ndaluarit, por që nuk lejohej të frekuentohej nga të gjithë.

Kur dolëm nga Biblioteka, u ulëm në një lokal për t’u çlodhur. Aty Aljosha qëndroi për një kohë si i menduar, ndërsa unë sodisja lëvizjet e njerëzve dhe të makinave. Nuk di sa kohë qëndruam kështu, por mbaj mend se pasi pimë kafetë, ai u çel në fytyrë dhe më tha me një zë të përdëllyer:

“Ju nesër do të largoheni dhe unë po filloj të ndjej që tani mungesën e një miku që nuk do ta harroj. Më besoni për këtë që ju them. Lidhëm një miqësi tepër njerëzore dhe kjo është një gjë e rrallë si tek ne dhe tek ju. Ndaj do të të besoj një të vërtetë, që e mbaj brenda vetes prej vitesh dhe jo rastësisht ju solla në Bibliotekën Lenin dhe ju tregova për katin e poshtëm. Aty punon ime motër dhe unë kam fatin që, me ndihmën e saj, të lexoj disa nga librat e arkivit, të cilët u jepen vetëm njerëzve të autorizuar. Përjashtim bëjnë individë të veçantë që i sigurojnë ilegalisht, si unë nëpërmjet motrës. Kështu kam lexuar mes pak librave dhe një nga librat me letërkëmbimin e Marksit dhe Engelsit. Nga ky libër kam zbuluar një të vërtetë të madhe e të papublikuar në vendet tona, të cilën do të ta jap për ta marrë me vete dhe të mbetet si një e fshehtë miqësore.

Friedrich Engels

Libri i letërkëmbimit është pjesë e veprave të plota të Marksit dhe Engelsit, që u përkthye dhe u botua me porosi personale të Leninit, pa u censuruar pas revolucionit. Por me vdekjen e Leninit, ky botim i plotë i veprave të tyre, me urdhër të Stalinit, u hoq nga qarkullimi dhe u zëvendësua me një botim të ri të censuruar, që njihet si botim zyrtar.

E pra, unë kam pasur fatin e madh ta lexoj e të zbuloj me kohë, në librin e letërkëmbimit, një nga letrat e Marksit që i dërgonte Engelsit, mikut dhe bashkëpunëtorit më të ngushtë, ku gjendet ajo e vërtetë gjeniale për të cilën e kam fjalën. Ai ndërmjet të tjerash (duke nxjerr një copë letër nga xhepi) i shkruante:

“I dashur Fred, sapo i dhashë fund “Kapitalit” dhe tani rri e mendoj dhe pyes veten se cili do të jetë fati i ideve të kësaj vepre në të ardhmen e panjohur? Mendimi im është ky: në qoftë se do të përvetësohen e do të zbatohen në vende të zhvilluar si Anglia, Franca, SHBA e Gjermania, këto ide do të jenë fatlume, por në qoftë se do të tentohet të zbatohen në vende të prapambetura si Rusia, India, Kina, këto ide do të jenë fatkeqe.”

As sot e kësaj dite nuk e kam harruar seriozitetin dhe solemnitetin me të cilin i shqiptoi dhe ligjëroi Aljosha fjalët e atij paragrafi të letrës. Vetëm di të them se aq u emocionova dhe u habita nga ajo e vërtetë e madhe që dëgjova, nga vizioni gjenial i Marksit, sa m’u duk sikur në mes nesh shpërtheu një dritë e fortë, por nuk fola, vetëm tunda kokën në heshtje, si të bëja padashur një rit. Edhe Aljosha u tregua fisnik, nuk e çoi më tutje, nuk bëri asnjë koment. As unë nuk fola. Ishte biseda më e çuditshme që kisha përballuar në jetën time. Tani më takonte mua që këtë të fshehtë të rrallë ta mbaja thellë në vetvete. Me këto mendime u ndava nga Aljosha tek hoteli kur më përcolli për të mos u takuar e komunikuar më kurrë.

Karl Marx

Të nesërmen u ktheva në Shqipëri me bindjen se këtë të vërtetë që sillja me vete nuk do t’ia tregoja askujt, qoftë dhe në rrethin tim të ngushtë shoqëror. Çdo hapje e imja në atmosferën e rëndë politike të kohës, do të kishte efektin e një bombe. E gjitha kjo vinte nga mendimi se çështja e revolucionit proletar ishte konceptuar dhe zbatuar nga Lenini ndryshe nga Marksi.

Ata viheshin në kundërshtim me njëri-tjetrin. Për Marksin ky revolucion do të triumfonte në vendet e zhvilluara, kurse për Leninin revolucioni do të niste nga hallka më e dobët e sistemit kapitalist, siç ndodhi në të vërtetë me Rusinë e prapambetur. Duke arsyetuar vetmevete për këtë problem madhor të shoqërisë njerëzore, mendoja se fati i socializmit si sistem po të zbatohej sipas Marksit, do të kishte qenë krejt ndryshe.

Do të shmangte në një masë të konsiderueshme, pavarësisht nga disa arritje historike, kalvarin që shoqëroi revolucionin leninist në vendet e pazhvilluara ose në ato përafërsisht të zhvilluara, por që ndoqën modelin sovjetik. Një rrugë të tillë kish ndjekur edhe Shqipëria. Kjo është rezultantja historike-sociale e Revolucionit të Tetorit që mund të heqim në përkujtim të 100 vjetorit të triumfit të tij, pa mohuar kurrsesi tronditjen dhe goditjen e rëndë që i dha sistemit kapitalist dhe farës jetëdhënëse që hodhi për një botë të re, pa shtypje dhe shfrytëzim, për drejtësi e barazi, për ato të mira sociale që u solli masave të gjera, të cilat kapitalizmi më vonë i huazoi.

Të gjitha këto mendime që më zgjoi ai fragment i letrës së Marksit, unë do t’i kyçja brenda vetes për disa dekada. Vetëm kur ndodhi përmbysja politike e viteve 90-të, e bëra të njohur publikisht mendimin e Marksit në një mbledhje të gjerë të veteranëve të Luftës Nacionalçlirimtare, ku isha i ftuar të flisja në 50 vjetorin e rënies heroike të Qemal Stafës. Fjalët e mia patën një pritje të dyzuar në sallë: një pjesë i mirëpriti duke i duartrokitur, kurse pjesa tjetër qëndroi indiferente. Dhe kjo u duk në mbarim të mbledhja, kur një pjesë më shtrënguan dorën, të tjerë nuk m’u afruan. Ndërsa unë gjithë atë situatë e prita me gjakftohtësi, duke u dhënë të drejtë të dy palëve, ashtu siç na mëson dialektika.

 

November 12, 2017 10:33
Komento

56 Komente

  1. Veterani November 12, 11:01

    E verteta eshte qe Lenini
    e dinte qe nuk duhej ta bente Revolucionin ne RUSI , por ne gjemani .
    1- Marksi e shkrojti ne Gjemani Kapitalin .
    [ edhe Filozofet jane te ndikuar , nga ambjenti ku rriten []

    2- Gjemania Kishte Klase puntore ,
    kurse Rusia ishte Feudale .

    3 – Ishin Gjemanet qe e shtyne Leninin ta bente
    ne Rusi Revolucionin.

    Keto diheshin.

    Reply to this comment
    • Salehu Dixhital November 12, 16:52

      Moska dhe një sekret mbi socializmin që e mbajta fshehur për dekada…
      Ne te gjithe e kemi ditur..ne te gjitha librat e marksizmit neper shkolla ishte e shkruajtur qe: Lenini ne ndryshim nga Marksi dhe Engelsi vertetoi qe socializmi mundt te triumfoi edhe ne nje vend te vetem edhe ne je vend te varfer…Kete Partia e argumentonte gjithmone….
      Hajde Nasho hajde…Nuk behet disidenca keshtu!Lerja kete pune Malos….

      Reply to this comment
    • Che Guevara November 12, 17:35

      Edhe Nashua i shkrete e pa se mbeti pa buke dhe ndoqi rrugen e Kadarese duke hedhur poshte te kaluaren e tij socialiste!
      Po mire,more Nasho,kur ti qenke bindur se ajo qe te tha Aljosha paska qene e vertete,pse e mbeshtete socializmin me romanet e tua?
      Po “Mergaten e Qyqeve” pse e shkruajte o njeri?
      Po tani pse nuk shkruan ndonje roman apo novele me treme nga jeta ne demokracine kapitaliste se si u shkaterrua arsimi,shendetesia,drejtesia,per 26 te vraret e Gerdecit,per 4 te pushkatuarit e 21 janarit,per Kushtetuten qe i jep te drejte vetem kryetareve te partive te caktojne deputetet,ndersa populli voton si dele,per drogen,prostitucionin,korrupsionin,per shkaterrimi e fushave te naftes,Myzeqese,pyjeve,minierave,uzinave te superfosfatit,te kobaltit,te ferro kromit,te instrumentave mates ne Korce,te Uzenes se Kabllove te bakrit ne Shkoder etj,etj?
      Ke tema plot Nasho,pranda edhe ti edhe Kadarea mund te beni kryevepra te realizmit kapitalist,meqenese te dy qenkeni bere pishman nga e kaluara!
      Shkruaj Nasho per Sali Berishen qe i ka share me liber shtepie koleget e vet dhe askush nuk ka bere gje?
      Lere Leninin dhe Marksin atje ku jane dhe merru me hallet e sotme te popullit ne se ke….bithe,Nasho!

      Reply to this comment
    • atentatori November 12, 17:39

      Po mire more Nasho vellai,qe Marksi nuk e dinbte se cfare do ndodhte me pas,po zotrote,120 vjet pas tyre a nuk e ke kuptuar se ne revolucion ngrihet vetem nje popull i varfer,i shtypur dhe pa perspektiive?
      Si mund te thuash sot,qe te ngrihet ne vrevolucion populli ne Suedi,Finlande,Danimarke etj,perpara se te ngrihen popujt ne Indi,Brazil,Afrike etj??
      He ,po kesaj ke cfare i thua zotrote?

      Reply to this comment
    • Poshte komunistet e gjithe botes.. November 13, 18:56

      O veterani, të mbytte buka e kapitalizmi kanadez, ore delenxhi!
      Shko ore ne Korenë e Veriut se kushedi të mban më mirë, se vrau të vëllain e di ti, siç vrau Enver Hoxha miq e shokë

      Reply to this comment
  2. Nero November 12, 11:07

    Zoti Jorgaqi,

    Revolucionet nuk ndodhin ne vendet e zhvilluara por ne ato ku varferia eshte e tejskajeshme, sepse ata qe ngrihen kane arritur piken e vlimit per jeten e pamundur qe bejne e ku zemerimi nuk mban me, rjedhimisht nuk kane se cfare te humbin.Ky eshte rrjedhim historik i te gjitha revolucioneve. Keshtu qe Lenin nuk ka then asgje te gabuar.
    Problemi eshte tek vazhdimesia pas revolucionit qe percakton se si u zbatuan ato qe Marksi shkroi por nuk ju dha mundesia t’i zbatonte, dhe nuk do ta dime kurre se cfare zbatuesi i ideve te tij do te ishte ai.

    Nga te shkruarit e ideve tek zbatimi i tyre qendron ne mes nje det i tere.

    Gjithashtu, nuk e dime, dhe kurre nuk do ta dime se cfare do te kishte bere Lenini po te mos kishte vdekur, dhe si do te shkonte ecuria e ngjarjeve ne Rusi po te ishte ai ne krye te shtetit rus e jo Stalini.

    Rrjedhimisht keto krahasime nuk mund te behen. Krahasimet behen midis dy gjerave te njejta:
    Midis dy zbatues te nje teorije

    Ose

    Dy Teoricieneve

    Lenin eshte nuk i takon as njerit grup krejtesish, sepse parashtroi teorite e tij, dhe sa filloi t’i zbatoje iku nga kjo bote.

    Marksi eshte thjesht nje teoricien, qe nuk ju dha mundesia te zbatoje asnje nga teorite e tij, teori qe u perdoren me shume nga ecuria kapitaliste se nga ajo komuniste.
    Marksi nuk shkroi se si do te ecte nje shoqeri ku do te fitonte komunizmi dhe si do te aplikohej sistemi ekoonomik ne nje shoqeri te tille.

    Eshte lehte te flasesh e te shkruash, nuk eshte aq e lehte te zbatosh.

    Reply to this comment
  3. 'Guida e leterDHISE' se 'supermbeses' se salise November 12, 11:27

    Shkrim qe mund ta kuptoje serbi Sali si enverist po jo Edvini si antikAmunist te dy provinciale mesjetare…
    Shqipetaret jane populli me injorant i vepres se Marksit e teorise ‘komuniste’ sepe nuk kane lexuar e as perkthyer as 5 perqind te kesaj vepre biles edhe ajo perkthyer KEQ ose si e deshi shoku Hisni e shoku Simn Stefani qe u sherbente sala….

    Reply to this comment
    • aljosha November 12, 17:45

      Duke perfituar nga rasti fatlum edhe une do te deklaroj hapur nje te fshete per demokracine kapitaliste,qe ma ka thene drejtori i UDB-se jugosllave kur sherbeja ne Beograd si dipllomat!
      Ai me tha ta mbaj te fshehte,se kishin rekrutuar nje shqiptar me emrin Sali Berisha,qe pas rrezimit te socializmit,do te rrenonte Shqiperine me themele!
      Ja , e thashe edhe une dhe u lirova!
      Po pse nuk e thashe atehere,do thoni ju?
      Po kalamajte e mij kush do t’i ushqebnte po te futesha une ne burg se po spiunoja mjekun e Hysni Kapos?

      Reply to this comment
  4. ELIOT November 12, 12:13

    PROF NASHO JORGAQI ….PER NJE HERE PO TREGOHESH REALIST … PO I THUA TE VERTETEN POPULLIT QE .KURRE STA MBAJTI TJA THUAJE NE KOHEN E DIKTATORIT .. EDHE KADAREJA …QE PER CDO VIT VINTE NE FRANCE …DHE KA SHUME PER TE TREGUAR ….. P SH … SI LUFTUAN AMERIKANET NE NORMANDIE DHE ALEATET QE DHANE JETEN PER EUROPEN .. SI NE 1963 REAVOLUCION ….???? QE NE SHQIPERI E BENE TE MADHE ..SEPSE CLASAT PUNETORE U NGRITEN NE GREVE .. DHE DISA STUDENTA ME IDE MARKSISTE BENE … RREMUJE … GENERAL DE GAULLE ..NUK FUTI NJERI NE BURG …. NUK VRAU NJERI ..DHE KISHTE VETEM 1 TE PLAGOSUR LEHTE …POR NE SHQIPERI ….. ZERI I POPULLIT E BENE MASAKER NE PARIS … SHUME TE VDEKUR DHE RRENA TE TJERA …..POR REALITETI ISHTE NDRYSHE ..DHE KADAREJA E DINTE SE LEXONTE CDO DITE GAZETA … SI EDHE ENVERI QE I MERRTE 2 GAZETA NE JAVE LE MONDE ….DHE LIBERATION … GAZETA SOCIAL KOMUNISTE …POR QE POPULLIT I TREGONIN RRENA … PRANDAJ EDHE SHOKU KADARE BEN MIRE TE FLASI PER REALITETIN QE NDODHI … DHE JO PROPOGANDEN E KOMUNISTAVE …… MERCI ..

    Reply to this comment
  5. Mashtrimi Vazhdon... November 12, 13:37

    Eh, profesor Nasha…

    Aljosha i shkreete ta ja rrwfyer si Njeri,
    ti e ka mbajtur si Sekret Sigurimi!

    Aljosha ta ka besuar si ndricim, si drite,
    ti e ke mbajtur brenda si cirak…

    Sic mbajte te vertetat e Nolit per Enverin:
    Noli thishte ndonje fjale per ju, misionaret
    por nuk e donte Kumandarin,
    si mund te kthehej ne Shqipwri ai,
    kur Lamen e Vogel, Sejfullane
    e kishin degdisur ne Fier
    ku Luftetar Paja bente gallate…

    Reply to this comment
  6. MH November 12, 14:49

    Te lexova me kureshje!
    Enigmes tende sekrete qe e shpalle boterisht mbas vitit 1990.I asht pergjigjur Enveri qe kerkonte me imponim te qellimshem te bindete cdo organizat e deri cdo njeri qe ne shqiperi ekzistonte klasa punetore per ti ndenjur strikt mendimit gjenial te Marksit,Siduket kete e dinte Enveri pa u njohur me Aljoshen qe i punonte e motra ne arkivine nendheshem tepre sekrete.
    Shoqeria kishte ndryshuar dhe pse vargu poetik i Nolit vlersohesh pozitiv,kritikohesh ideja e Nolit qe bante thirje te ngrihen ne kryengritje KATUNDAR edhe PUNETORE qe nga Shkodra deri ne Vlore .Nuk mund te shkoje nji i ditur mbrapa nji te paditurit.Per kete,shembull ma te kjarte se periudha qe po kalojme ne kete cerek shekullit nuk mund te gjej si rasti tipik i nji vicidolistit me mentalitete mesjetare kanunore te udheheq klasen puntore te vendit qe kerkon lopen e humbur dhe humbe edhe vete,kur lopa gjindet e nuk gjindet kerkuesi i lopes se humbur.Faji dhe pergjegjesia i mbetet POPULLIT qe e votoj dhe jo individit vicidolas “gjej shesh e bej pershesh”.
    Enveri kundershtonte kete linje te kryengritjeve apo revolucionit,nuk mund ti udhehiqte shtresa ma pak e civilizuar,ma pak e perparuar,ma pak e paditur per te ardhmen sociale e pa eksperience.Po duhet te ishte KLASA PUNETORE.Ku ne fakt Shqiperia nuk ishte aspak e kohes per revolucion sepse mungonte klasa punetore.Enveri donte me cdo kusht e vetmohim te njihesh ne mbare shoqerin shqiptare ekzistenca e klases punetore qe bani dhe luften clirimtare.Klase punetore me fabriken e cimentos Shkoder dhe disa punishte artizanati e rakijet.Ku shumica 80-90% e popullsise ishin fshatare ne ate kohe te larget te para 70 vitesh qe mbas clirimit u ba zot pronar i tokes me motivin “Toka i takon ati qe e punon”.Kur me kalimin e kohes e kthej pronen e ati qe i takon ne prone te te gjithe fshatarsise koperativist qe punonte,pa prone personale.Po me prone koperativiste shtetenore.Ku imponohesh me detyrim ideja e prones per te gjithe dhe kurrsesi per asnjenit.

    Reply to this comment
  7. Kamunisti November 12, 15:18

    Profesor Jorgaqi! Gjithmone na tregoni gjera interesante qe te bejne te kuptosh njeheresh, se sa me shume te lexoje njeriu, aq me shume e prek paditurine e vet dhe njeheresh kenaqesin e te mesuarit te diçkaje te re.
    Respekt per Ju i nderuar!

    Reply to this comment
  8. Bilbil November 12, 15:36

    Respekt për Prof Nasho Jorgaqin por këtë e kam ditur që prej 50 vitesh. Të paktën, më 1967 e kam gjetur të shkruar dhe më ka shoqëruar tërë jetën. Edhe në leksionet partiake cilësohej si në veçori.
    Thuhej: Në vendet e zhvilluara që përmende.
    Në hallkën më të dobët (Lenini)
    Edhe në një vend të vogël (Enveri).
    Nuk ka qenë e fshehtë.

    Reply to this comment
  9. Plaku Xhuxhumaku November 12, 16:15

    Vetem nje gje mbetet e vertete nga gjithe llafollogjia dhe masakrat qe pesuan njerezia mga Revolucioni i Tetorit:

    “Sistemin Kapitalist jo vetem qe nuk e tronditi (dmth i hengri mutin), po e nxorri edhe me te forte, se shiko sot pas plot 100 vjetesh te kesaj cmendurie njerezore na ka mbetur si fosile vetem Kimi i Korese se Veriut qe po i vjen fundi. Per Kinen mos flisni kot eshte hibrid kapitalisto-socialist dmth ekonomikisht eshte kapitalizem puro, por qe i detyron kapitalistet te jene antare te Partise Komuniste Kineze, si instrument per te manipuluar pushtetin politik sipas interesave te po ketyre kapitalisteve. Vietnami dhe Kuba shofin nga Kina dhe mundohen te kuptojne se cfare duhet te bejne, si perfundim Revolucioni i Tetorit mbase e tronditi pak Boten kur ndodhi, por pas 100 vjetesh sherben vetem per ca si qy Nashoja per te shfryre nostalgjine.”

    Reply to this comment
    • Veterani November 12, 17:38

      Per Xhuxhumaket e Mark – Ujkezuar .

      i dashur debili xhuxhumak ,
      nuk eshte me ne mode te shash Komunizmin .
      Tashme eshte koha e Reflektimeve ,
      dhe jo e Xhelosjes se Truve , o Te lirise se Tangave demokratike .

      Ja nje tregim per Xhuxhumaket e Mark ujkezuar , qwe klasen e Pare e kane bere 4 here .

      Na ishte nje here nje Qytet , qe jetonte ne hijen e
      VargMaleve qe ishin gjithmone me debore .

      Uji rreshkiste nepernjet luginave ,
      qe ai qytet e Perdorte .

      Politikanet [ qeveritaret ]
      e kuptonin rendesine e Ujit ,
      dhe kishin bere Ligjin
      Perdorene Ujin , por mos e vidhni .

      Natyrisht , shume qytetar nuk i bindeshin Ligjit ,
      disa e fshihnin ne kantine me damixhane ,
      te tjeret benin pishina , Kishte nga ata qe ndertonin edhe Rezervuar te medhenje .

      Malet e medhenje prodhunin aq Uji sa
      tubacioni i shtetit nuk ngelej PA UJE .
      PRA uje per te gjithe edhe se e vidhnin ””Ballistat ”’. haaaaaaaaaaaaaa

      Merr fryme Xhuxhu , e futi nje berdhak me uje .

      Nje dite te Keqe nje shpirt mut ,
      tha se do te ndertonte nje dige , ku te mblidhte te gjithe
      ujin e lunenjeve qe zbrisnin nga malet .
      Dhe padron te ishte aI SHPIRT muti .
      duke vene nje rregull , qe te linte vetem pak uje ,
      dhe dihet qe nga ajo dite , ai Vend vuante nga mungesa e ujit .
      Menjehere ,
      ata qe kishin fshehur ujin , e kishin ndertuar pishina e rezervar shikoheshin si kriminele ,
      tani qe mbreteronte Etja .

      Media si gjithmone ulerine si çakenje
      kur ndodh nje evazion fiskal , Kombetar apo internacional , si pershembull Panama ose
      PARADISE PAPERS .
      DHE ATY dalin emrat e shume milardierve .

      Publiku si puna jote , qe nuk kupton nga Lidhet
      ” gomari ”’ [ ekonomia ]
      Kercasin dhembet dhe zemerohen kur degjon
      per evazion fiskal , apo jO XHUXHU ?
      A kemi te drejte te zemerohemi me evazionin FISKAL ?^
      Po ç’fare me intereson mua ivazioni fiskal ?
      eshte ky qe me demton mua ?

      Mjafton te bejme aritmetiken e çdo shteti ne 5 minuta
      dhe do te kuptojme se , edhe se kemi nje efazion me Pile miliardesh , nuk ndryshon asgje
      ne Jeten tone .
      Diku tjeter eshte e keqja .

      Kthehemi tek Uji , se vetem keshtu NDOSHTA
      kupton pak nga ekonomia Mark – XHUXHUMAKU .

      Toka ka Atmosferen , dhe atje jane Rete ,
      Jane Rete qe sjellin Shiun dhe deboren .
      SI DHUA TI XHUXHU ?
      Si thone ekonomistet dhe bankieret ?

      E pre jane Fshataret dhe puntoret qe çojne Ujin
      tek Rete , qe pastaj te bjere shiu dhe debora .
      Shko beje shuren , se mo shurosesh ashtu si e ke zakon .

      Ke pare ndonje ti XHUXHU qe te perdore shkallet qe te çoje uje tek Rete ?

      Rete prodhojne Shi e debore ,
      spontanisht dhe PRAKTIKISHT pa arxhuar asgje ,
      e keshtu ka ndodhur prej Milioarda vjetesh

      Tani Xhuxhumak torrollaku ,
      Fjalen uje zevendesohe me Leke ,
      fjalen kove me fjalen Takse ,
      Dhe fjale Rete me shtet me Monedh sovrane .

      Shteti krijon monedhen , dhe eshte Ai monopolisti
      i monedhes , dhe ne keto kohe moderne [ mbas 1971 ] e krijon duke e stampuar .

      ASHTU si qielli , edhe i monopolisti Shtet ,
      krijon shiun dhe deboren [ nga hiçi ]

      Ti , une dhe te gjithe qytetaret
      mund te Fitojme lekun , shpenzojme dhe ta japim hua .

      Pra shteti , me monedhe Sovrane [ rete]
      Se i fshehin disa kova me uje tek PARAJSAT
      FISKALE ,
      NuK NGELET kurre pa shi e debore .

      Nuk eshte shteti qe ka nevoje per kovat [ taksat ] me uje te QYTETARVE ,

      Ekonomia eshte ajo QE duhet te kuptosh xhuxhu .

      Si duhet ndare torta Xhuxhu .
      Ky SISTEM kapitalist po mbaron dhe
      ti akoma NUK KE KUPTU SISTEMIN ?

      tashme kemi hyre ne epoken
      e Inteligjences artificiale [ AI ]
      kU STAMPANTJA 3D do te prodhoje
      fasho per kirrurgjine e urgjences ,
      kU operacionet do te drejtohen nga Robotet ,
      ku plaget do te lyhen me substance Celulose Nanofibilis …………………………………..

      e GJTHA kjo do te thote
      qe kapitalizmi sot por edhe Neser , ka çelsat e Jetes , te shendetit e te industrise , te ambjentit , e te energjise ….
      Pra ”””’ kapitalizmi”””” sot ka çithòka ne dore .

      Nuk do te paguash ? atehere vdis .

      Reply to this comment
      • Plaku Xhuxhumaku November 12, 18:42

        Eh mor veteran, mua nuk ma lejon as edukata, as shkalla e kultures te te drejtohem ty me debil, shurre e ku di une c’tjeter pjell truri jot i marre fund me kohe ne bangat e shkolles se partise v.i.lenin, format e edukimit dhe te gjitha format e shpelarjes se trurit neper te cilat me dashjen tende apo pa dashjen tende ta kalben inteligjencen.

        Ate perrallen me uje tregoja nipave te teu, apo atyre me te cilet pi kafen se ata te besojne.

        Te fala Marksit, Leninit, Stalinit, Maos, Kimit edhe te gjithe komunisteve e proletareve te ndershem.

        Reply to this comment
      • Poshte komunistet e gjithe botes.. November 13, 20:14

        O veterani, të mbytte buka e kapitalizmi kanadez, ore delenxhi!
        Shko ore ne Korenë e Veriut se kushedi të mban më mirë, se vrau të vëllain e di ti, siç vrau Enver Hoxha miq e shokë…

        Reply to this comment
      • Edi November 13, 20:17

        O veterani na thuaj bërtet je në Kanada?
        Po qenke në Kanada, qenke njeri i poshtër me këto gjë shkruan…

        Reply to this comment
    • Tartufi November 12, 18:03

      Plako,,,e forte dhe kjo [ dmth i hengri mutin ] e keqija e
      madhe e ketij mileti hajvan komunist nuk kuptoje kurre nga kjo loje ,qe pushtat e kapitalizmit i ngopen me mut kete
      lloj hajvanerije komuniste. Mutin jua kishte paketuar shume bukur me reklamen e agjentit gjerman Lenin.
      Me nje fjale o plako populli hajvan Rus hangri mut te paketuar te kapitalizmit,,,dhe muti qe ushqeu kete popull hajvan doli popull- muti,qesharaku i terre botes
      Jorgaqi eshte pjese nga ky popull – muti. Pershendetje.

      Reply to this comment
  10. Plaku Xhuxhumaku November 12, 16:19

    Vec te tjerave kjo tregon edhe qe Lenini ka qene revizionisti i pare i marksizmit. Po ti o Nasho kot thua qe ky ka qene sekret, kjo dje mesohej ne shkolla ne ate kohe dhe i shtohej komenti qe :

    “Lenini e zhvilloi ne menyre krijuese marksizmin kur ndryshe nga c’kishte thene Marksi Revolucioni proletar do te kepuste hallken me te dobet te kapitalizmit”

    Nasho, ti ke ruajtur sekretin e Pulcinelës.

    Reply to this comment
  11. betixho November 12, 17:42

    Profesor Nasho Jorgaqi,si gjithmonë shumë interesant, edhe me këtë shkrim,ashtu siç di Ai të shkruaj aq ëmbël e bukur,na jep nje detaj të një bisede mes dy të rinjsh student të Moskës të atyre viteve,por që në fakt Profesori e ka qëllimin të evidentojë -jo se teoria e Marksizmit nuk e ka shprehur-se socializmi mund të realizohet ose në të gjitha vëndet e botës njëherësh ose, të paktën,në vëndet më të zhvilluara kapitaliste si Amerikë,Angli,Francë,Gjermanietj,jo,këjo dihesh,por Prfesor Nashua,tregon pikërisht atë pjesë të komunikimit Marks-Engels,ku Marksi sapo e mbylli veprën e tij madhore Kapitali, dhe me gjenialitetin e tij e ka parashikuar fatin e teorisë së Tij,qysh atë ditë,se “ai fat do të ishte i mjerushëmm nëse do të aplikohej në vëndet e varfra,siç u aplikua dhe siç rezultoi në fakt.
    Ky është thelbi.Pikërisht këjo është fshehur.
    Dhe këjo na mjafton ta kuptojmë atë rrugë,se ka qënë e gabuar,pamvarësisht reperkusioneve që solli,,por ajo që mbetet ka rëndësi prioritare për të arthmen-se teoria e Marksit dhe socializmi i tij nuk ka vdekur,dhe se e ka kohën për tu realizuar në të arthmen e cila-pa dyshim-do jetë agimi i shoqërië njerëzore.Ky është thelbi,dhe besoj se këtë ka dashur të thotë Nasho Jorgaqi,dhe në kohën e rinisë së Tij edhe shoku i tij Aliosha T.
    Përshëndetje Z.N.Jorgaqi.

    Reply to this comment
  12. Guri i Kamjes November 12, 18:25

    Ne te vertete idea e Marksit nuk ka qene aq e fshehte. Ne nje leter qe i shkruan Kugelmanit( nje marksist i shquar e mik i Marksit) Narksi shprehet: ” Si orvajtje te ardhshme te revolucionit” une shpall se ai duhet te shpertheje ne nje ose ne disa prej vendeve me te zhvilluara te kontinentit(Europes) ne te njejten kohe. Kjo teze e Marksit u ndryshua me pas prej Leninit.

    Reply to this comment
  13. Kasandra November 12, 19:01

    Marksi dhe Lenini!
    “Sekreti” i Z. Nasho Jorgaqi si dhe ndonjë “sekret” tjetër që nuk është përfolur akoma diheshin. Por dy mendimet gjeniale nuk janë të ndryshme, ato plotësojnë njëri tjetrin. Lufta për drejtësi dhe revolucioni nuk marrin leje për të shpërthyer, janë objektive, dhe Marksi nuk ka thënë që kur piqen kushtet dhe vjen momenti i shpërthimit të revolucionit drejtuesit e lëvizjes revolucionare të tërhiqen dhe ta lenë atë të shuhet, ose ta shfrytëzojnë kundërshtarët ose ta shtypi reaksioni. Marksi nuk ka thënë që popujt dhe revolucionarët të flenë gjumë, të durojnë shtypjen dhe padrejtësinë deri sa revolucioni të fitojë në vendet e zhvilluara. Por arsyetimi i tij paralajmëron për rreziqet që kërcënojnë një vend të prapambetur qoftë edhe i madh nga kapitalizmi i zhvilluar e i armatosur mirë. Revolucioni i Tetorit i udhëhequr nga Lenini i dha jetë ideve të Marksit për gjithmonë dhe përvoja shekullore sot në njëqind vjetorin e tij i mëson proletarët dhe popujt, revolucionarët dhe drejtuesit e tyre që në vlerësimin e situatave dhe caktimin e objektivave, t’i mbajnë parasysh të dyja tezat, si të Marksit për fatin e revolucionit në varësi të vendit ku do të shpërthejë edhe të Leninit për hallkën e dobët si vendi më i mundshëm i shpërthimit të revolucionit, si dhe thirrjen e famëshme “Proletarë të të gjithë vendeve bashkohuni”! Shqipëria është vendi tipik ku janë zbatuar e vërtetuar të dyja tezat që treguan vitalitetin dhe guximin e shqiptarëve për të bërë e mbrojtur shtetin e tyre të pavarur, siç e bënë, madhështor!. Kasandra.

    Reply to this comment
    • xxx November 13, 02:43

      faleminderit dhe respekte!!

      (po besoj profesor Nashua na e ka stisur, me shume sesa na tregoi, nje sekret.

      Besoj Nasho Jorgaqi shkroi nje tregim ketu, nga ata te tijte, ne kuptimin letrar te fjales.

      Sepse me c’shihet nga gallata e pjesemarresve komentues, “sekreti” nuk ish dhe aq sekret, po te mos ishte per suspensin me te cilin e mbeshtolli aq bukur shkrimtari i nderuar, dhe qe ne e besuam. Apo jo.

      faleminderit komentuesve per humorin.

      Reply to this comment
  14. demo November 12, 19:02

    Marxizmi si teori eshte nje utopi,si praktike eshte nje deshtim kriminal,.E para sepse eshte hartuar nga nje parazit demagog,qe nuk e njohu kurre punen.Jetoi gjithe jeten ne kurriz te gruas se tij dhe te familjes se saj.Kapitalin dhe Manifestin Komunist NUK E DISKUTOI NE DEBATE ME FILOZOFE SHE EKONOMISTE PROFESIONISTE,QE GJERMANISE,ANGLISE,FRANCES NUK I MUNGONIN,POR E SHPERNDAU SI SKUTH FSHEHURAZI NEPER PUNETORET E SILEZISE DHE MINATORET E MINIERAVE TE RUHRIT.
    Maredheniet ekonomike te kapitalizmit trajtohen nga Marxi vetem si trajtim i vleres dhe mbivleres,duke mos kuptuar maredheniet komplexe te MALLIT,qe nga burimi,prodhimi,tregtimi,oferte-kerkesa,mbiprodhimi,
    stoku,rrisku,falimenti etj etj.Maredheniet shoqerore ne shoqerite njerezore Marxi nuk i kuptoi kurre,sepse nuk njihte natyren komplexe te njeriut,SI TULLE TE NDERTIMIT TE SHOQERISE,PRANDAJ DESHTUAN TE GJITHA TEORITE E MARXIT PER SHOQERINE SOCIALISTE,KOMUNISTE,ETJ.
    Sikur te kishte studiuar me me vemendje Teorine e Pershtatshmerise se Llojeve,te Darwinit,do ta kishte kursyer Manifestin e Partise Komuniste dhe teorine e Revolucionit boteror.Njeriu sado i zhvilluar dhe kamufluar eshte ende 98% kafshe antropomorfe me egon,unin,agresivitetin,friken dhe passionin dhe vetem 2% qyteterim.Kete nuk e kuptoi kurre Marxi.Kete vecori fiziologjike te njeriut si pjese e pandashme te natyres e solli per here te pare ne debat intelektual mes specialistesh gjenia veshguese,experimentuese,udhetuese e Darwinit,per t`u persosur prej Froidit,Jungut,etj.Marxi ishte krejt Jasht loje ne njohjen e materialit njerezor me te cilin do te ndertonte Shoqerite socialiste,Komuniste.Prandaj edhe pretendimi se ne shoqerite e zhvilluara kapitaliste utopia Marxiste do te kishte sukses,rrezohet vetvetiu.Prandaj o Profesor Nasho,mos kujto se ke mbajtur ndonje sekret te madh! Ishin Elitat drejtuese te shteteve te zhvilluara kapitaliste,qe nuk lejuan qe morbi shkaterrimtar i teorise diletante te nje paraziti cifut te shkaterronte shtetet e tyre.Ku ka dhene gjykime Marxi edhe ne fusha te tjera,vec politikes dhe ekonomise,perseri jane nje deshtim.Ne kohen e tij,mje amator pasionant i quajyur Henrik Shliman hapi nje expozite me gjetjet arkeologjike te qytetit te famshem te Trojes se Homerit.Nxitoi dhe Marxi te jepte gjykim.Luften e Trojes e quajti :Rivalitet ekonomik midis qytet shteteve.Eshte nje gafe.Kete Gafe te profetit Marx e futi ne textet e historise se letersise Zhdanovi,Spiro Comora e mori prej andej dhe e futi ne parathenien e Iliades,(se ju or profesor Nasho,fisniket perkthyes te letersise boterore si Gjon Shllaku,i kishit vetem per te bart uje ne dasem,paratheniet i benit vete).Sot ne te gjitha textet e letersise dhe historise do te gjesh kete Gafe te Marxit.Jo,or joooo,eshte ajo qew shkruan Homeri dhe e perserit ne cdo faqe te Iliades: Lufta e Trojes shpertheu sepse princi i Trojes Paridi,rrembeu me te pabese gruan e mbretit te Spartes Menelaut.Marksi ngaterron shoqerite fisnore te XIII shekujve para krishtit me qytet shtetet greke qe u cfaqen 700 vjet me vone.E megjithate ato maredhenie fisnore gjetke reziztuan deri ne ditet tona,si ne Malesine shqiptare.Nuk eshte Lenini,por eshte Marxi nje deshtim.
    Leninit car Alexandri i ekzekutoi vellane dhe ai u betua per haskmarrje. Dhe duke eksperimentuar utopine Marxiste,realizoi qellimin.Hakmarrjen ndaj familjes Romanov.

    Reply to this comment
  15. me duket. sikur po u drejtohem ufo-ve, por duhet . November 12, 19:09

    qe e ka thene Marxi se socializmi triumfon me pare ne vendet e industralizuara ky s’eshte as sekret dhe as zbulim i vonshem . po pikerisht kjo thenje e tij s’eshte e sakte . ai e trajtoi ne menyre anaitike kete aspekt dhe kishte te drejte . perkundrazi ne menyre emocionale, revolucionet u bene lehtesisht, ne vende si rusia (dhe LENINI ishte me se emocional) dhe shqiperia, pasi çmenduria anti njerezore e e kastes cariste dhe anadollizmit zogist, do benin dhe me çnjerezorin, t’i bashkohej deshires per zhdukje te atyre sistemeve, ashtu dhe siç ndodhi . ne vendet e zhvilluara (dhe Marxi e tha dhe kete) socializmi, mund te arrihet dhe ne menyre konstitucionale (me vote) . si ide kete e ka perifrazur ne ditet e sotme dhe papa Fracesku . ndersa s’eshte çudi, qe kete tras formim (nga kapitalizem ne socialializem) e bejne dhe tipa si Tramp (siç e bene teorikisht, kapitaliste si ENGELS dhe ne praktik, intelektual si LENINI apo ENVERI) pasi njerezit, qe kane prirje te POPULIZMIT altruist, nuk pyesin per dorezimin e pasurive te tyre kolosale, SHOQERISE, qe gjithsesi, me pak arsyetim MARXIST dhe KRISTIAN, e kuptojne qe nuk jane te tyre .

    Reply to this comment
  16. Bushi November 12, 19:23

    Kame krijuar shume respekt per shkrimtarinNasho Jorgaqi,fill me leximin e romanit “MERGATA E QYQEVE”,dhe nuk e heq.Per mua eshte nje shkrimtar i madh.Persa i perket letres se Marksit drejtuar Engelsit,eshte e vertete,e kame lexuar edhe une rreth viteve 80,ku Marksi i shprehet Shokut te tij me te ngusht Engelsit per idet e tij ne kryevepren KAPITALI.Por Lenini ka meriten e madhe se teorine e Marksit e ktheu ne praktike,dhe e vuri ne jete,pavaresisht se Rusia ishte nje vend i varfer,len nga caret e medhenj te shthurur.Pra ai beri nje hap me tej,duke i thene botes se socializmi triumfon edhe ne nje vend te varfer,aty ku hallka e kapitalizmit eshte gati ne te keputur.Ishte pikerisht proletariati i ineresuar per ndryshimin e sistemit,ardhjen e socializmit i cili ishte pllakosur nga shtypja e shfrytezimi barbar.Edhe eshte e vertet se fakti qe socializmi trumfoi ne Rusi,ku u pasuan nga shume shtete te botes.Lenini me socializmin i tha botes se e ardhmja,jeta e lire,drejtesia dhe barazia,demokracia e vertete,eshte demokracia SOCIALISTE.Por kapitalizmi,duke qen i shumt ne numer,edhe gjeografikisht,e me politiken e tij i cili e beri nepermjet shume kanaleve diplomatike,duke derdhur dollarin lum,duke blere trurin ne europe e ne bote,beri te mundur deshtimin e socializmit ne Rusi e ne disa vend te demokracive popullore nepermjete tradhetise.Eshte e vertete,se, revolucioni socialist i Tetorit ne Rusi tronditi nga themelet boten kapitaliste.Per kete kapitalizmi iu pervesh punes per t’a zhdukur qe ne djep socializmin nga frika se do zevendesohej nga ai rend i ri..Rendi i komunizmit eshte rendi me i perparua,human,ku sundon drejtesia dhe barazia.E ARDHMJA I TAKON KETIJ RENDI,SEPSE JANE TE INTERESUAR POPUJT E BOTES PER NJE RENDE PA SHTYPJE E SHFYTEZIM TE NJERIUT NGA NJERIU.

    Reply to this comment
  17. Paul Tedeschini November 12, 20:07

    Po me dhimbet shume ai “Aljosha T, djalë i mençur e simpatik, tipik rus, flokëverdhë dhe sy të kaltër, natyrë e dashur dhe e sinqertë”.

    Ndokush mund te me pyes: Pse po dhimbet ai djali rus?

    Nashua, si spiju i regjun dhe kolonel i sigurimit, do ta kete padite ne KGB-n sovjetike dhe kushedi ku do ta kene syrgjynosur ate djalin e sinqerte rus.

    Reply to this comment
  18. intelektuali November 12, 20:18

    Nasho Jorgaqi ka mbetur ne Kohen e Qepes te Enver Hoxhes. Kur lexon Nasho Jorgaqin mendon se cfare karikature ka qene Lidhja e Shkrimtareve te Enverit me Driteroin ne krye qe kur vdiq Edi Rama qau dhe vajtoi si nje enverist i vertete.

    PO PSE ME KETA SHKRIMTARE ENVERISTE DO TE HYJE SHQYPNIA NE BE?

    Qe mallkojne Leninin dhe i kendoje elegji Marksit qe shkruajti Manifestin e tij Komunist me porosi te fajdexhinjeve nga Gjermania, Rothschild per te yshtur proletaret kunder punedhenesave te tyre ne revolucione gjakatare si Jakubinet ne France do vite me pare.

    PO MARKSIZMI COFI NJEHERESH NE TE GJITHA VENDET KOMUNISTE KUR RA MURI I BERLINIT SI NJE PRAKTIKE EKONOMIKE E GABUAR DHE SI IDEOLLOGJI MASHTRUESE PER BARAZI IMAGJINARE.

    Teorine e Marksit si ENGJELL dhe Leninit si DJALL nuk ka kush ta besoje me ne Bote, percese dinsaureve prehistorike te Partise se Punes si Nasho Jorgaqi qe shkruan dacibao groteske bolshevike ne gazeten DITA,

    sepse:

    Kur Marksi perfundoi me se fundmi se shkruari vepren e tij KAPITALI dhe fajdexhinjte gjermane nga Frankfurti, Rothschild nuk i paguan kestin e fundit Karl Marks, motra e tij i shkruajti nje leter mbreselenese qe ka mbetur deri me sot ne arkivat gjermane:

    MIRE E SHKRUAJTE PER BOTEN KAPITALIN O VELLA, PO SI NUK VURE PAK KAPITAL PER VETE?

    Reply to this comment
  19. ShkoDrani November 12, 20:49

    Dy paragrafet e fundit jane nje deshmi e sinqerte e autorit. Si ish-student te Filoqyli e kujtoj keshtu si e pershkruan veten si frikacak unik e i bindur me eproret

    Reply to this comment
  20. Lisi November 12, 21:07

    Këto thënie të Marksit i dinte edhe shoqja Nexhmije Hoxha .
    Në intervistën me Janosh Bugajskin tha po këtë , që na thotë Nashua sot . E , megjithse e dinte ç’ka thënë Marksi , ajo dhe i shoqi trumbetonin , se Shqipëria është i vetmi vënd socialist në botë ( thënie tragjike për shqipetarët dhe komike për botën që na dëgjonte ) !
    Revolucioni bolshevik ka patur një ndikim të jashtëzakonshëm në historinë e njerëzimit . Borgjezia ndërkombtare nxori mësime nga ky revolucion , u bë më e zgjuar , më e butë , më tolerante , nga frika e përmbysjes !
    Komuna e Parisit zgjati 2-3 muaj dhe pati nje jehonë të jashtëzakonshme ( kujto si e vlerëson Marksi )
    Revolucione ka patur edhe para lindjes së marksizmit , popujt nuk do presin të plotësohet receta e Marksit , e pastajë të ngrihen . Edhe Pol Poti , që vrau 2-3 milionë kamboxhianë , e quante veten marksist .
    Kjo është një temë shumë gjërë e shumë e thellë . Këtu duhet të flasin filozofët dhe jo militantët , të majtë apo të djathtë qofshin !

    Reply to this comment
  21. intelektuali November 12, 22:02

    PSE NUK U FESTUA ME BUJE 100 VJETORI I REVOLUCIONIT TE TETORIT NE RUSI?

    Nasho Jorgaqi ben mire te shkoje ne Moske serish qe te mesoje te Verteten qe ka dale happur dhe eshte bere transparante ne kete vend te Leninit dhe Stalinit qe propagandoi Marksin dhe Manifestin e tij Komunist per 100 vjet me radhe. Dhe e verteta eshte:

    Leninin e hypen gjermanet ne nje vagon treni me disa valixhe me pare dhe e plumbosen vagonin qe u hap ne Peterburg ku organizoi Revolucionin me porosi te huaj.

    KJO ESHTE E VERTETA QE KANE MESUAR RUSE DHE PRANDAJ PO KERKOJNE TA HEQIN SARKOFAGUN E LENINIT NGA SHESHI I KUQ NE MOSKE.

    Detyra per te sqaruar popullaten i takon edhe politikes sone kombetare qe feston datat e zeza te historise me shall te kuq ne qafe dhe me grushtin komunist lart mbi koke dhe dekoron xhelatet e Enverit me medalje trimerie njesoj si stalinistet ne Rusine Bolshevike.

    prandaj:

    AMAN DHE BOLL O GAZETA DITA ME KETO LLOGJE IDIOTE ENVERISTE PA PIKEN E LLOGJIKES ELEMENTARE TE MORALIT EVROPIAN.

    sepse:

    ME KETO LLOGJE DO TE HYJE SHQYPNIA NE BE?

    Reply to this comment
    • Peskara November 12, 23:28

      Prandaj popujt e te gjitha vendeve komuniste , tani jane bere nostalgjik per sistemin e socializmit ?
      Pyet gjermanet lindore se çfare thone ,
      Bullgaret , Romunet qe jane penduar qe vrane çausheskun , çeket e polaket , Ruset dhe ukrainasit ….
      Me ata punojme çdo dite o Intelektual Nastradini .

      Reply to this comment
      • Ottima November 13, 02:34

        O Stavri…!
        Po si t’i nxe goja keto fjale, o Njeri?!
        Dy prinderit e tu jane robetuar ne pune dhe ju rriten ju femijeve si njerez te ndershem, ju dhane edhe shkolle sa munden,
        por ju duhet te vazhdonit te lexonit edhe pas renies se Komunizmes…se ndaj i ka syte njeriu,
        te marre dije e drite e dituri…

        Qysh ta nxe goja ty, o Stavri, te thuash se Lindoret jane nostalgjike ndaj komunizmes?! Si ka mundesi?

        Ngaterron pakenaqesine ndaj ishKomunisteve qe erdhen ne pushtet dhe u korruptuan?

        Kapitalizmi ka tere ato probleme, te cilat vret mendjen e nuk e mbyll gojen e njerezve per t’i zgjidhur, por eshte si dita me naten me ate naten e kuqe e te zeze qe quhej komunizme…he vella!

        Reply to this comment
        • Peskara November 13, 11:14

          kujt i thua stavri ti more Ottima ,
          une jam Kiqoja ………………………..
          Nuku e thaçe U , po keshtu degjoje
          ata qe kane jetuar ne socializme .

          a sme thua o Ottima ,
          me pensionin si i ke punet ”?
          do te ta japin kapitaliste ?
          kur 67 – 68 apo 70 ?
          ku ne oren 17 mbaron punen dhe ne 19 do te vdesesh kur te kesh mbushur 70 vjeç?
          ky eshte kapitalizmi yt ?

          Reply to this comment
          • ottima November 13, 16:51

            ….po ja edhe te nxoren (te nxirrnin) 55 vjec ne pension ata te Tute Dje, a derezi, me thua dot ça beje ti me ato dite pa pune?!
            Lozje domino ne shkallet e MAPO-s?
            Degjoje lajme nga radio Tirana, qe vetem per ty s’fliste?
            Merreshe me thashetheme, dhe veshtronje cilet e perse shetisnin ne shetitoren ne vetme?
            Prisje SATEN, autobuzin qe vinte nga Bregu i Llanit?!

            Puna, kur e perballon, vetem te mira ka, o Kico, kur nuk mundesh, po gezon penionin, nuk te ikin dritat, nuk te tremb njeri per te foluren, te ngrenat jane lloj llojsh…femijet nuk ndalohen per shkolla…

  22. intelektuali November 12, 22:03

    PSE NUK U FESTUA ME BUJE 100 VJETORI I REVOLUCIONIT TE TETORIT NE RUSI?

    Nasho Jorgaqi ben mire te shkoje ne Moske serish qe te mesoje te Verteten qe ka dale hapur ne media dhe eshte bere transparente ne kete vend te Leninit dhe Stalinit qe propagandoi Marksin dhe Manifestin e tij Komunist per 100 vjet me radhe. Dhe e verteta eshte:

    Leninin e hypen gjermanet ne nje vagon treni me disa valixhe me pare dhe e plumbosen vagonin qe u hap ne Peterburg ku organizoi Revolucionin me porosi te huaj.

    KJO ESHTE E VERTETA QE KANE MESUAR RUSET DHE PRANDAJ PO KERKOJNE TA HEQIN SARKOFAGUN E LENINIT NGA SHESHI I KUQ NE MOSKE.

    Detyra per te sqaruar popullaten i takon edhe politikes sone kombetare qe feston datat e zeza te historise me shall te kuq ne qafe dhe me grushtin komunist lart mbi koke dhe dekoron xhelatet e Enverit me medalje trimerie njesoj si stalinistet ne Rusine Bolshevike.

    prandaj:

    AMAN DHE BOLL O GAZETA DITA ME KETO LLOGJE IDIOTE ENVERISTE PA PIKEN E LLOGJIKES ELEMENTARE TE MORALIT EVROPIAN.

    sepse:

    ME KETO LLOGJE DO TE HYJE SHQYPNIA NE BE?

    Reply to this comment
    • gjermani i fundit November 13, 11:21

      aaapapapaaaaa, nastradin profesori, sa te mençura qe i ke keto keshillat. Nje tjeter teori komplotiste thote qe Leninin dhe Trockijn e mbushen me para Rokfeleret qe jane komuniste te thekur. Kishin edhe interesa per rezerva hidrokarburesh me ane te Standard Oil, memes se shtate motrave qe komandojne boten e naftes. Mirepo po te njejtes teorike komplotiste thone qe edhe Hitlerin po keta e financuan qe te vinte ne pushtet. Dhe qe te jemi me te sinqerte duhet te themi ca etapa zoti profesor Nastradini. Te themi qe Lufta e Pare ishte lufte imperialiste, per kapje kolonish te lendeve te para e ndarje tregjesh. Ne mes te kesaj lufte boterore – e ku ka krize me madhore ses Lufta boterore?- lindi revolucioni i Tetorit. Pra, nuk lindi ne diskoteke apo ne shatervanet e Tajvanit, por ne mes te luftes, ku Rusia imperiale ishte pale. Mbyllja e Luftes se Pare u shoqerua me nje krize te thelle identiteti per Kapitalin. Pati kriza ekonomike afatgjata dhe inflacion te pashembullt. Ne Gjermani komunistet fituan mandate ne parlament, deri ne 15% te totalit, pra, i nderuar profesor Nastradini, edhe ne Gjermani po krijoheshin kushtet e nje revolucioni identik, gje qe Kapitali mund ta frenonte vetem me ardhjen ne fuqi te nje grupi te dhunshem e jo rastesisht Hitlerit iu hap rruga e pushtetit. Duhen thene keto i nderuar Nastradin, se ti ben sikur harron dhe te rinjte kujtojne se komunizmin e sollen Ufot. Duhet thene se nazifashizmi u armatos rende per ta luftuar kete komunizem ne embrion. Vrane e burgosen drejtuesit kryesore ne Gjermani, Roza Luksemburgun dhe Karl Libknehtin, ne Itali vdiq ne burg Antonio Gramshi, ne France e Angli qene krijuar partite socialiste dhe komuniste, por perplasja e madhe ndodhi ne Spanje, qe solli edhe luften civile. Bota ne Spanje u nda me dysh, ne perkrahesit e falangisteve dhe te republikaneve. Gjermania dhe Italia derguan forca ushtarake, avione dhe tanke, ruset po ashtu organizuan brigadat internacionaliste. Keshtu dmth profesor Nastro, Marki kishte vdekur, Lenini po ashtu, por makina ishte ne levizje dhe nuk ndalej me. Thuhet se nuk qene dy luftera boterore, por vetem nje, e ndare ne dy periudha. Ardhja e diktaturave fashiste ne Gjermani, Itali dhe Spanje trazoi letrat ne tavoline dhe mund te thuhet se ky shkak madhor pengoi avancimin e levizjeve komuniste ne vendet e zhvilluara, siç Marksi pretendonte. Pas Luftes se Dyte e sidomos pas levizjeve per te drejtat e punetoreve dhe ato rraciale te viteve ’60 kemi nje hapje liberale per tete orareshin, te drejten e pushimit, lejes se paguar,kontrates sindikale, etj. Eshte pema qe ben kokrren zoti Nastro, por edhe nga kokrra behet pema. Ne shqip i thone qe dardha e ka bishtin prapa.Te shohim si do i veje filli struktures ekonomike aktuale; a do shtohen Tajvanet me te papune qe pijne kafe me ndihme sociale, se kestet e dhjeta mbaruan dhe Edi o beje ura te reja, nuk ia ka ngene zogisteve me tapite e Turqise.

      Reply to this comment
    • Nausika November 13, 18:31

      7 Nëntori 1917 është lindja e shtetit të parë terrorist të kohës moderne.
      Lenini që një vrasës, me keq se Stalini. Janë bërë të ditura fakte, ku ai ka qenë për dënimin me vdekje dhe është indinjuar shumë nga propozimi i asgjësimit të dënimit me vdekje
      Ka dhënë urdhër për pushkatimin e miliona bujqve..
      Në periudhën e urisë së viteve 30, kishin vdekur mbi 20 milion bujq, nga uria…
      Këto janë nga mediat gjermane me te fundit…viktimat e sistemit socialist ne Rusi, ja kalojne në numër atyre të luftës së dytë botërore, qe pati Rusia.
      Pa kontributin e shtetit gjerman të asaj kohë, që ndihmonte financiarisht bolshevikët, e Lenin nuk do kishte as revolucion, pra që revolucion i pompuar..

      Reply to this comment
  23. gjermani i fundit November 12, 22:25

    Marksi ka thene shume gjera, ka thene se siç erdhen punet, edhe ai vete(Marksi) nuk ishte me marksist. Ne te vertete Marksi analizoi kapitalizmin anglo-franko-gjerman dhe maredheniet kapitaliste ne ate periudhe ishin siç i pershkruan Marksi duke denoncuar natyren shfrytezuese te kapitalizmit. 150 vjet me pare revolucioni industrial nuk u njihte asnje te drejte punetoreve. Kurse Lenini, natyrisht qe do drejtonte revolucionin ne vendin e tij dhe ideja leniniste ishte qe revolucioni do behej i perbotshem dhe do fitonte kudo. Kjo nuk ndodhi per nje sere faktoresh objektive dhe subjektive, por gara mes dy rendeve nuk ishte nje fairplay. Qe lufte e ashper me arme dhe bllokade te gjithanshme. Ndofta edhe nuk ishin pjekur kushtet e thuhet rendom se do duhen 100 vjet te piqen kushtet kur vete kapitalistet te behen socialiste, siç meson teoria e ngopjes e Trickle down, sipas te ciles pronaret do ngopen sa s’ka e do mbeten therrime edhe per te varferit; s’ka ç’u duhet me paraja e keshtu do investojne ne vepra filantropike per te miren e te gjitheve e keshtu perfiton gjithe shoqeria. Marksi megjithate ka thene se ne vendet e zhvilluara kapitaliste do krijohet nje aristokraci e klases punetore dhe inteligjenca e blere me fonde te majme do ti sherbeje interesave te kapitalit. Kesisoj, gati e pamundur te fitoje revolucioni kur i mungon udheheqja.

    Reply to this comment
  24. Claus November 12, 22:55

    Ishte nje shkrim qe ja vlente per tu lexuar, por si gjithmone mbetet ne shablonizmat e nivelit dhe botes „demokratike“ shqiptare ku te gjithe dolen ne nje perfundim:
    Socializmi si sistem deshtoi per kete apo per ate arsye!
    Me duket pak siperfaqsore, per te mos thene qe dhe Nasho Jorgaqi nga frika se do te quhet „marksist“ a „leninist“ gjejne me te lehte rrugen, rrugen historise me Aljoshen me batuten e „deshtimit“ te sistemit ne Bashkimin Sovjetik. Edhe Jorgaqi nuk mund te dale nga ky rreth vicioz, rreth ne te cilen vijne verdalle filozofe dhe historiane nga te kater anet e botes. Dikush ja kercet „ se dhe historia mbaroi“ me ate deshtim, tjetri fillon dhe ben analiza qe padyshim ja vlejne apo nuk ja vlejne per tu lexuar, por askush nuk ben nje pyetje:
    Po prit njehere, si u zhvillua ajo beteje ne Nentor te vitit 1917, cfare gjurmesh la ai sistem i „deshtuar“ ne shoqerine njerezore?
    Sot lexova nje pasazh ne gjermanisht marre nga nje liber i perkthyer pothuaj ne te gjitha gjuhet e botes te autorit J.R., liber qe ne vitin 1999 ishte nder 7 librat me te famshem te shekullit.
    Po e sjell ate pasazh ashtu ne shqip dhe ne fund dua te ngre nje pyetje:
    „Nje Europe federale ose nje Europe e bashkuar eshte ajo qe duhet te ndodhe. Shtetet nacionale nuk na sherbejne me. Zhvillimi ekonomik kerkon eliminimin e kufijve nacionale. Qendron Europa me tej akoma e copetuar ne kufij nacionale, atehere imperializmi do te filloje zanatin e tij nga fillimi.Vetem nje Republika e Europes federative do te siguroje paqen ne bote.“
    Kush mund ti kete thene keto fjale valle dhe kur?
    Keto fjali nuk i ka thene as Adenaueri, as Miterrand, Helmut Kohl dhe as Angela Merkel, ata i kane perseritur. Keto fjali jane te ideologut te njohur dhe nje nga personazheve te Revolucionit socialist te Tetorit. Jane fjalet e Leo Trockit, thene ne Nentor te vitit 1917!!!!! Pra 100 vjet perpara.
    Keto fjali mund ti degjosh nga cilido sot ne vitin 2017, ndersa mua me lane me goje hapur kur sot i lexova ne intervisten e dhene gazetarit socialist amerikan J.R.
    Po si ishte atmosfera e asja kohe ne Rusine cariste?
    Neper rruget e Petrogradit vloni bisedat politike, ne metro, sheshe, shkolla, institute, tek ushtria dhe marina ruse, ato ishin kthyer ne grupime dhe keshilla ku idete perplaseshin me tere forcen e kohes.
    Lufta e Pare ishte ne kulm. E ne cilin vend i gjen ti keto sot? Ndergjegjesimi i masave ishte ne kulm.
    Atmosfera ishte revolucionare. Nuk mund te shkonte me ushtari rus te hidhej ne sulm si mish per top per Carin. Ja pra qe solli dhe ne botekuptimin e njerezve nje mentalitet tjeter. Ate te analizes dhe mendimit njerezor. Njeriu nuk mund te ishte me skllav.
    Kjo ishte situata ne ate kohe ne Petrograd dhe Moske.
    Pra dua te dal ne nje perfundim, qe zor se mund te hidhet poshte:
    Revolucioni socialist i Tetorit hapi nje faqe te re ne epoken njerezore. U krijua nje shtet sa 1/6 e botes qe po te mos ishte bashkuar me republikat e prapambetura ne Azise Qendrore ndoshta Rusia do te merrte rruge tjeter.
    Ai shtet derrmoi nazizmin hitlerian duke krijuar nje bllok te vertete kunder botes se kapitalit.
    Mbi te gjitha solli nje emancipim te tere shoqerise boterore qe nga emancipimi i grave e deri te krijimi i shoqatave dhe klubeve ku vlonte jeta politike dhe ajo ideore. Bota kishte marre nje rrjedhe tjeter ne zhvillim ideor dhe filozofik. Debatet vlonin kudo, ku e majta kishte gjithnje nje supremaci ideore dhe filozofike ne cdo kerkese te saj ndaj te djathtes se lodhur dhe konservatore.
    Dhe ajo beri ate, qe ben sot aq mire Angela Merkel. „Vjedhjen“ dhe pervetesimin e ideve nga te tjeret.
    Kapitalizmi u be human nga te kater anet. Idete e te majtes marksiste u pervetesuan nga kapitali dhe nuk u doli dhe aq keq.
    Jane thase me plot ide te majtet. (Ketu ju lutem mos e ngaterroni me te „majten“ e Rames dhe ate shqiptare)
    Shume nga keto arritje ne shikim te pare i dedikohen kapitalizmit, por kjo nuk eshte aspak e vertete, shembulli me i mire eshte ai i Trockit.
    Nga ana tjeter renia e bllokut komuniste solli edhe shume andralla ne bote dhe per vete sistemin kapitalist. Dhe ky eshte nje problem sot per kete sistem me ngjyrime te theksuara neoliberale. Sot me ide nuk luftohet si me pare dhe kjo ka bere qe ne plan te pare te dalin dogmat dhe grupime radikale myslimane dhe kjo vetem si nje krijese e strategjise amerikane.
    Nuk me harrohet thenia e Brezhinskit kur ndihmoheshin me te gjitha menyrat grupet muxhahidine ne Afganistan kunder ushtrise sovjetike.
    „Me mire te kemi regjime islamike se sa komuniste“!
    Dhe nje gje te kihet parasysh. Me udheheqesit komuniste mund te bisedohej ne cdo kohe, por me islamiket zor se ja gjen strofullen.
    Me kaq po e mbyll duke thene se, sistemi socialist me te vertete nuk ekziston me, por te deshtuar nuk mund te them, sepse gjurmet jane aty dhe ato nuk mund te fshihen aq lehte.
    Cdo sistem ka fundin e tij edhe ai kapitalist, „reformime“ po ben dhe do te bej sa te duash, por nje dite do te kete nje fund, sepse bllokun kundershtar nuk e kam e nga te „mesoje“ dicka me shume.
    „Kapitalizmi eshte varremihesi i vetvetes“, ka thene Marksi.
    Inekzistent mund te jete socializmi, por i deshtuar ne asnje rast. Si ide dhe si utopi ekziston, rendesi do te kene njerezit qe do ta realizojne dhe zhvillojne.
    Pershendetje

    Reply to this comment
  25. Albani November 13, 03:43

    TE GJITHE QE KOMENTONI KETU, PERVEC VETERANIT, OSE JENI TE PASHKOLLUAR, OSE NE RASTIN ME TE MIRE PER JU, KINI QENE STUDENTE TEPER TE DOBET.
    MARKSI NE ” KAPITALI” K A HEDHUR IDENE SE REVOLUCIONI DO TE FITOJE NE TE GJITHE BOTEN OSE NE SHUMICEN E VENDEVE TE SAJ.
    PER KETE, MARKSI, NUK PARASHIKOI QE NE BUXHETIN E VENDEVE KU DO TE TRIUMFONTE SHOQERIA KOMUNJSTE, TE KISHTE DHE NJE ZE TE VECANTE QE DO TE PARASHIKONTE FONDE PER MBROJTJEN E TYRE.
    ISHTE LENINI QE ME TEORINE E TIJ ( ndryshe nga Marksi) THOSHTE SE REVOLUCIONI MUND TE FITONTE EDHE NE NJE VEND TE VETEM, ATJE KU HALLJA ISHTE ME E DOBET. RUSINE, LENINI, E QUANTE HALLKEN ME TE DOBET TE SHOQERISE BOTERORE.
    DHE DIHET HISTORIKISHT SE SI, TE GJITHA VENDET KAPITALISTE TE EUROPES, KRIJUAN NJE ALEANCE DHE SULMUAN RUSINE E LENINIT PER TE MBYTUR QE NE DJEP KOMUNIZMIN.
    NE KETO KUSHTE, KUPTOJME QE KAPITALI I MARKSIT KISHTE IDETE VETEM PER PERMBYSJEN E KAPITALIZMIT DHE JO SE CDO TE BEHEJ NE RAST SE FITONTE KOMUNIZMI NE SHKALLE BOTERORE.
    LETRA QE PERMENDEN NASHO JORGAQI, MUND TE JETE E VERTETE DHE E BESUESHME, SEPSE TREGON SE VETE KRIJUESI I KAPITALIT, NUK DINTE SI DO TE ECTE ME TEJ SHOQERIA KOMUNISTE PAS FITORES NE SHKALLE BOTERORE.
    SHOQERIA KOMUNISTE ESHTE E MREKULLUESHME DHE QE I SHERBEN NJEREZIMIT, POR E PAREALIZUESHME PER SHKAK TE NATYRES GRABITQARE TE NJERIUT QE DO TE KETE VETEM AI PASURINE.
    PRANDAJ DHE MARKSI VETE NUK SHIKONTE TE ARDHME PER SHOQERINE PURO KOMUNISTE.
    KAPITALIZMI I KOHES TE SOTME, NDRYSHE NGA AI I KOHES KUR U SHKRUA KAPITALI, ESHTE KAPITALIZEM POPULLOR OSE KAPITALIZEM SOCIAL. KESHTU QE FISA TEORICIENE KANE TE DREJTE KUR PARASHIKOJNE SE KAPITALIZMI PO ECEN DREJT KOMUNIZMIT.
    2. ATA QE KRITIKOJNE JORGAQIN JANE THJESHT NJERES QE NUK KUPTOJNE SE CFAR KA DASHUR TE THOTE JORGAQI ME KUJTIMIN PER LETREN E MARKSIT.
    LE TE SHIKOJNE VEPRIMTARINE E FAMILJAREVE TE TYRE QE MUND TE KENE JETUAR NE KOHEN E ENVERIT. CFAR BENE ATA KUNDER SHOQERISE. TE ASAJ KOHE, ASHTU SI I KERKOHET NASHO JORGAQIT

    Reply to this comment
  26. Rilindas me çitjane November 13, 10:24

    Eshte kenaqesi te lexosh , gjermanin dhe clausin.
    komplimente te dyve .

    Reply to this comment
  27. Peskara November 13, 11:16

    kujt i thua stavri ti more Ottima ,
    une jam Kiqoja ………………………..
    Nuku e thaçe U , po keshtu degjoje
    ata qe kane jetuar ne socializme .

    a sme thua o Ottima ,
    me pensionin si i ke punet ”?
    do te ta japin kapitaliste ?
    kur 67 – 68 apo 70 ?
    ku ne oren 17 mbaron punen dhe ne 19 do te vdesesh kur te kesh mbushur 70 vjeç?
    ky eshte kapitalizmi yt ?

    Reply to this comment
  28. demo November 13, 14:51

    Ata qe e gjykojne REVOLUCIONIN KOMUNIST si ilac kunder regjimeve te padrejta diktatoriale,cfrytezuese,gjakatare,luftenxitese,etj,etj.duhet te dijne se regjimin carist ne Rusi nuk e permbysi Revolucioni Bolshevik i tetorit,por Revolucioni demokratiko-borgjez i Qershorit.Ishin Demokratet ruse me ne krye Kerenskin qe permbysen dinastine Cariste.Duhet te dijme se populli rus dhe kupola e tij drejtuese ishin mesuar te duronin skllaverine Cariste per sa kohe kjo klike sunduese i jepte fitore ushtarake dhe zgjerim territoresh.Ishin mesuar me Shtetin mesjetar Osman,qe e kishin kthyer ne nje KAVIE EXPERIMENTALE,per te arritur fitore te lehta ushtarake,dhe per t`i rrembyer territore.Kur pesuan humbjen e pare ushtareke me Japonine,plasi revolucioni 1905;kur rane ne hundlesh me Gjermanine,e dorzuan frontin dhe bene revolucionin demokratiko borgjes te Qershorit.Sjellja e Bolshevikeve ne pushtet eshte merite e sherbimit te fshehte Gjerman .Pse??Sepse ruset demokrate vendosen te vazhdonin luften kunder Gjermanise,kurse Lenini jo vetem premtoi paqen me Gjermanine,por u premtoi edhe territoret ne Prussine Lindore te cilat ia dha me paqen e Brest-Litovskit.

    Reply to this comment
  29. Arber Iliri November 13, 17:35

    O Nasho apo Natali si te duash i vjen rrotull muhabetit dhe nuk i ven koke, pra e ka thene apo jo Marksi kete eshte e vertete qe socializmi ishte nje fatkeqesi per Rusine e te tjere.Te shohim nese do fitoje ne USA, Angli e Gjermani, pra revolucioni qe ti e ngre ne qiell ishte nje katastrofe per Rusine, Shqiperine e gjithe vendet e europes lindore, kjo eshte koka e muhabetit, e reja qe po thua eshte se kete e ka parashikuar Marksi vete.Shume interesante.Tamom burre i mencur nese e ka thene kete.Shume gjate e paske mbajt kete sekret o Nasho- Natali

    Reply to this comment
  30. Edi November 13, 20:18

    O veterani na thuaj bërtet je në Kanada?
    Po qenke në Kanada, qenke njeri i poshtër me këto gjë shkruan…

    Reply to this comment
  31. Nausika November 13, 20:20

    7 Nëntori 1917 është lindja e shtetit të parë terrorist të kohës moderne.
    Lenini që një vrasës, me keq se Stalini. Janë bërë të ditura fakte, ku ai ka qenë për dënimin me vdekje dhe është indinjuar shumë nga propozimi i asgjësimit të dënimit me vdekje
    Ka dhënë urdhër për pushkatimin e miliona bujqve..
    Në periudhën e urisë së viteve 30, kishin vdekur mbi 20 milion bujq, nga uria…
    Këto janë nga mediat gjermane me te fundit…viktimat e sistemit socialist ne Rusi, ja kalojne në numër atyre të luftës së dytë botërore, qe pati Rusia.
    Pa kontributin e shtetit gjerman të asaj kohë, që ndihmonte financiarisht bolshevikët, e Lenin nuk do kishte as revolucion, pra që revolucion i pompuar..

    Reply to this comment
  32. Javer November 13, 20:21

    Qe ne te ardhmen do krijihet nje shoqeri globale ku cdokush do te plotesoje Te gjithe nevojat ekonomike eshte e besueshme bazuar ne aftesite gjeniale te mendjes njerezore. Do te vije bazuar ne perparimet teknologjike, jo si nje kryengritje e klases punetore, qe ndoshta sdo te egzistoje fare. Marsizmi ishte nje utopi sic ishte edhe utopia e Murit. Deri me sot askush nuk ka parashikuar si do te jete e ardhmja dhe askush nuk do te parashikoje ate. Por cdo sistem shoqeror qe ndihmon zhvillimin teknologjik duhet mbeshtetur dhe jo lufuar sic propgandonte Marksi mbeshtetur ne deshiren utopike per ti bere Te gjithe te barabarte si dhite ne vathe.

    Reply to this comment
  33. demo November 13, 21:38

    Mos doje te thoje Thanas?

    Reply to this comment
  34. Gzim Kulufi November 14, 19:58

    Hi-hi-hi-hi, ha-ha-ha c’po qesh me te madhe! Po aty i ke patur librat e Marksit dhe te Leninit o Nasho! E nese pertoje ti lexoje nga fillimi ne fund, te pakten tu lexoje tezat kryesore! Pas kesaj do te vrisje mendjen pse Marksi thosh se ky revolucion (sepse pa revolucion e kishin te thene te tjeret me pare) duhet te ndodhte ne vendet me te zhvilluara kapitaliste per te kaluar permes socializmit ne komunizem! E do te vrisje mendjen o Nasho edhe pse Lenini e ndryshoi tezen e Marksit, ate se ky revolucion mund te fillonte edhe ne nje vend te vetem, e biles te prapambetur, sic qe Rusia! Por as ke lexuar o Nasho, e as e ke vrare mendjen! Por vetem ke degjuar historirat e sigurimsave qe shkonin jashte dhe shkruajte “Mergaten e qyqeve”, qe c’eshte e drejta, e ke qare dhe e ke treguar te verteten ne 90%, sepse ashtu ishin (dhe jane) shqiptaret, si qyqe te vetmuara.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*