Nata e Bardhë, John Newman koncert në Tiranë, Veliaj i dhuron “Sahatin e Tiranës”

November 29, 2015 20:32

Nata e Bardhë, John Newman koncert në Tiranë, Veliaj i dhuron “Sahatin e Tiranës”

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i ka dhuruar sot “Sahatin e Tiranës”, këngëtarit të famshëm britanik John Newman, i cili do të mbajë sonte në mbrëmje koncertin në Sheshin “Skëndërbej” me rastin e ‘Natës së Bardhë’.

“Foto e ditës. S’ka mbaruar ende, Nata e Bardhë nis pas pak me John Newman dhe mbyllet me surprizë”, shkruan Veliaj në postimin e tij në rrjetin social “Facebook”.

Gjatë Natës së Bardhë në Tiranë, po organizohen koncerte, muzikë, art, lojra, filma dhe shumë argëtim. Ndërsa mbrëmja do të arrijë kulmin për kryeqytetasit pasi, John Newman, artisti që kryeson top listat britanike do të performojë në Sheshin Skenderbej.

Në koncertin më të madh festiv të organizuar ndonjëherë për Natën e Bardhë, Newman do të performojë për publikun shqiptar këngët që kanë kryesuar për javë të tëra top listat britanike. Koncerti që vjen në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës do të fillojë në orën 18 të së dielës, në sheshin Skënderbej dhe do të përfundojë pas mesnate.

John Newman numëron katër albume muzikore në repertorin e tij dhe mbi 480 milionë klikime në kanalin zyrtar në youtube. Këngëtar, kompozitor dhe tekstshkrues i këngëve të tij dhe shumë artistëve me famë botërore. Hiti i tij “Love Me Again” u rendit i pari në “UK Singles Chart” në korrik 2013 dhe ka mbi 355 milionë klikime në Youtube. I nominuar për tre çmime Brit Aëards, fitues i Best International Video nga Los Premios 40 Principales në 2013, Newman nisi të shkruajë muzikë që në moshën 14 vjeçare. Pika kulminante e festimeve në Natën e Bardhë do të rezervojë për ju pikërisht performancën e këtij artisti të talentuar, i cili ka emocionuar gjithë botën me tingujt e tij.

November 29, 2015 20:32
Komento

1 Koment

  1. Arben November 30, 17:03

    HAJDE URIME KETYRE TE TE BARDHES.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*