Nata e parë në Shqipëri, De Biasi: I vendosa karrige derës sepse…

September 23, 2017 09:06

Nata e parë në Shqipëri, De Biasi: I vendosa karrige derës sepse…

Ish-trajneri i Shqipërisë Gianni De Biasi tashmë do të fillojë aventurën e re në Spanjë në drejtimin e ekipit të Alaves, por pavarësisht kësaj ai vijon që të flasë për periudhën në tokën e shqiponjave. Duke folur për paragjykimet në fillim për Shqipërinë, De Biasi ka zbuluar se natën e parë në hotel vendosi karrigen para derës së dhomës për shkak të frikës se do ta vidhnin.

“Natën e parë në hotel e vendosa karrigen para derës së dhomës për shkak të frikës se do të më vidhnin. Sot e them duke qeshur, sepse me
kalimin e kohës mësova t’i dua shqiptarët” tha ai.

Përsa i përket kualifikimit në Euro 2016 dhe më pas largimit nga Shqipëria, De Biasi thotë se “Nuk e di se kush mund jetë ky njeri, ndoshta një marsian. Në fakt, me Shqipërinë arrita një objektiv që në fillim dukej me të vërtetë i pamundur, duke e çuar në kampionatin e fundit evropian, duke sfiduar çdo parashikim. Kam provuar një ndjenjë të mrekullueshme. Por, kuptova se një cikël ishte mbyllur, prandaj mendova të shkoj në kohën më të mirë të mundshme, jo për krizën e rezultateve, në një grup ku Spanja dhe Italia po dominojnë pa rivalë” deklaroi ai.

September 23, 2017 09:06
Komento

1 Koment

  1. fevzo allati September 23, 16:27

    De biazi beri gabim qe u largua. U tremb. Kujtoj se deshtimi e priste. Tani beri nje tjeter zgjedhje te gabuar ku vertet suksesi do te jete shume I veshtire.
    I uroj suksese.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*