Nata para çlirimit të qytetit tim

October 18, 2017 14:46

Nata para çlirimit të qytetit tim

Faslli Haliti

Një natë para çlirimit të qytetit Lushnjë, gjithë banorët e lagjes  sonë periferike Plug i Madh, u shpërngulën për ta kaluar natën larg qytetit, buzë kënetës së Tërbufit, në Fushën e Labotit dhe Marinës së Vidhit. Këtu do të ishin jashtë rrezikut. Parashikohej që plumba, predha apo copa, cifla predhash, plumbash qorr mund të binin mbi banorët e lagjes sonë e të vrisnin apo të plagosnin fëmijë, gra, pleq.  Unë atëherë  isha i vogël, sapo kisha mbushur shtatë vjeç dhe nuk e dija kush po kujdes, e kush mendoi po përpiqej të shmangte rreziku që po kërcënonte banorët e lagjes sonë dhe gjithë banorëve të qytetit.

Në fillim të zhvendosjes së njerëzve nga shtëpitë, u fol se trupat gjermane në ikje e sipër, kishin minuar urën e madhe të qytetit për të hedhur në erë. Në katër cepat e urës kishin vendosur katër arka me kallepe dinamiti të cilat, të nesërmen e ikjes së trupave gjermane, unë i pashë me sytë e mi fitilat e prerë nga një qytetar me guximin e një marroku, para se fitilat t’u vinin zjarrin arkave me mina. Ndaj duhej të iknim sa më shpejtë që t’i shpëtonim rrezikut. Mbase ky kishte qenë urdhri i  Shtabit operativ partizan.

Familjet e lagjes periferike Plug i Madh u vendosën gjatë gjithë  Fushës së Labotit, nga veriu në jug. Në veri të Fushës së labotit, te marinës së Manolit dhe Vijës së Lim Sefës në kufi me lagjen më të thellë të qytetit Plug i Vogël, ku ndodheshin fiset Loshaj, Pirrajt, Stakët, Poçët, Kaloçët dhe Brahim Meta,.. Në pjesën qendrore të Fushës së Labotit deri në ekstremin jugor drejtpërdrejt me Vijën e Lilës, u vendos familja e vejushës Kushe Shefa, nënës kapedane të katër djemve partizanë dhe dy vajzave të saj Dile e Sherife, aktiviste të luftës të cilat s’pushonin së qepuri  yje për partizanët, së bashku me Bane Shurdhin, Lahe Zhurin, Dafinën e Themije Çanakun,Vara Buxhelin, Gjena Bicën… Pas familjes së vejushës Shefa, vinin familjet: Gjoni dhe Kajdo, dy familje asnjanëse gjatë Luftës; pastaj familjet e Qamil e Idriz Thanës, Çamët e flakët Durro e Tefik Qerimi, familja e Xhik Gjylës, Kryetarit të Këshillit NacionalÇlirimtar të lagjes Plug i Madh, familjet: Shurdhi, Daka, Fishta, (Harrem) Zhurët, Buxhelët,  Liçkët, Llamër Çanaku, Bicët, Kondakçinjtë, Bilbilët, Brushtulli… Familje  këto, të lidhura të gjitha me Luftën nacionalçlirimtare, së bashku me familjet Loshaj, Pirra, Meta (Brahim) dhe Bali (Dini)… Kurse familjet Staka, Poçi, Kaloçi, ishin familje nacionaliste, por që ne banorët e lqgjjes u thoshim  ballistë.

Të gjitha familjet ndezën zjarre që nga veriu e deri në jugë të Fushës së labotit. Zjarret natën dukeshin fare afër njeri-tjetrit, por ky ishte një iluzion. Në  të vërtet më afër me njeri – tjetrin ishim ne të depërtuarit.

Edhe pas shtatëdhjetë viteve, ajo përflakjen e qytetit gjatë gjithë asaj nate Tetori me krisma, mbeti në përfytyrimin tim prej fëmije,  si një film me ekran të gjerë. Duke mos e ndier fare rrezikun, mua më dukej e bukur ajo përflakje që ngrihej mbi kodrat e qytetit. Nuk më dukej si zjarr e flakë lufte, por si flakë e zjarre partizane në fushim. Sidomos krismat e automatikëve dhe mitralozave më krijonin një gjallëri të pakuptueshme, por të kumbueshme. Krismat më bënin të pagjumë. Në të vërtetë, nuk më kujtohet të kem fjetur atë natë prag çlirimi të qytetit. Nuk e kuptoja, bëhej luftë apo gjatë gjithë asaj nate në qytet festohej ajo nata prolog i ditës së Çlirimit të qytetit. Në çaste dremitjeje, më përhumbeshin flakët, por jo buçimat e bombave. U gëzohesha atyre flakëve të harbuara lufte apo flakëve të bukura festive të mbarimluftës së egër.

Nuk ishte pa gjë ajo historia e dy fëmijëve në djep që e kapën gjarprin njeri nga koka e tjetri nga bishti dhe e këputën më dysh.

Dëgjoja pleqtë që thoshin: po digjet Kuçedra. Nuk u shpëton dot flakëve të çunave tanë me yll në ballë. Dëgjoja të rriturit që tregonin për luftimet e brigadave partizane së Brigadës VIII dhe XVI Sulmuese, Kur  një i rritur po tregonte për luftimet e këtyre  dy brigadave partizane, në përfytyrimin tim prej fëmije, u shfaq imazhi i dy fëmijëve si dy drangojë, si dragonjtë e përrallave tona e mërmërisja me vete: Brigadat duke theksuar fjalën bri. Me afrimin e agsholit, filloi të ikte nata me bisht në shalë. sapo agimi nisi t’i lante me një dritë të kulluar ngjyrë pjepri të pjekur kodrat e qytetit. Po  shuheshin edhe flakët, por nuk po pushonin krismat të cilat me agun e ditës, jo vetëm që s’po pushuan, por po shtoheshin duke shoqëruar kështu  gëzimin dhe harenë e popullit për çlirimin e qyteti dhe theqafjen e pushtuesve nazistë gjermanë.

Ngordhi kuçedra e zezë, na e mori të keqen, thoshin të rriturit. Dhe un, kuçedër të zezë, përfytyroja pushtuesin të cilin dy brigadat VIII dhe XVI partizane, si dy dragonjtë e vegjël që e këputur gjarprin më dysh, si ata dhe brigadat partizane e thyen dhe e bënë copë e çikë pushtuesin nazifashist duke e detyruar të ikte nga sytë këmbët, me bisht në shalë…

Shyqyr, thanë plakat dhe gratë se na hëngri djemtë.

Mua nuk po më pritej gjersa të shkoja në qytet, të shihja partizanët, të prekja pushkët e tyre, t’u merrja kapelën e ta vija në kokë, të isha dhe unë me kapele me yll  si ata.

***

Kalova teqen e Çelës në fillim të qytetit,  pastaj dhe Teqen e Lekës që ishte pranë sheshit të pazarit, aty, ku sot, ndodhet Teatri i estradës «Vaçe Zela». Pikërisht këtu ishin grumbulluar partizanët që në mëngjes herët. Partizanë pushonin të qetë, por qyteti ziente nga gëzimi. Njerëzit i gëzoheshin Çlirimit të qytetit, Lirisë. U futa mes partizanëve. I shihja nga afër, dëgjoja bisedat që bënin mes tyre. Një partizan i kërkoi shokut një cigare. Ke apo s’ke, i tha. Kam si s’kam i tha shokut dhe i zgjati një gjysmë cigare që i kishte mbetur. Po ti      për vete? S’ka gjë. Do të më japi dhe mua një tjetër. Kisha dëgjuar se partizanët e ndanin kafshatën e bukës me shokun, por s’kisha dëgjuar që ndanin dhe cigare. Kisha dëgjuar se partizanit shkonin si vëllezër, tani po shihja me sy dhe po e dëgjoja me veshët e mi. Ika më tej.  Njëri nga partizanët më përkëdheli. Unë i mora kapelën dhe e vura në kokë. Nderova me grusht. Vdekje fashizmit, thashë. Fashizmi vdiq tha një nga partizanët. Të rrojë Shqipëria e lirë, thanë në kor të tjerët… Do të ma japësh mua, pak kapelën, i thashë një partizani që qeshte vazhdimisht. Po, tha partizani. Me gjithë yll?. Me gjithë yll!, tha ai dhe qeshi. O të keqen, thashë dhe fluturova i gëzuar nëpër qytet, me kapelën në kokë.

 

***

Qytetarë e partizanë, diku kërcenin, diku këndonin. Të tjerë u merrnin pushkën partizanëve dhe shtini lart. Në qytet nuk pushonin krismat. Xhovani, italiani që kishim strehuar në shtëpi, por që i fyer nga xhaxhai, iku nga ne dhe filloi punë kovaç te Nuzo Jevgu, gëzonte aq shumë sa mori pushkën e Murat Kërçukut, djalit partizan të hallës sime dhe nisi të shtinte me aq shpejtësi, sikur pushka e Muratit të ishte automatik dhe jo pushkë. Bravissimo Xhovani, e lavdërova unë italisht me atë fjalë që ma kishte mësuar vetë Xhovani, bravissimo. Por Xhovani desh e pagoi me kokë gëzimin e Çlirimit të qytetit. Ndërsa bëri gati pushkën për të shtënë përpjetë,  ktheu kokën nga unë që të më falënderonte  për  vlerësimin  që i bëra, Faku, kushëriri im, ndërkaq vuri gishtin në këmbëz dhe e tërhoqi. Pushka shkrepi. Plumbi i fshiku mjekrën Xhovanit i cili u bë dhè në fytyrë, tha: Dio mio!

Kishte  shpëtuar për mrekulli.

***

Në qytet flitej se partizani trim i lagjes sonë Plug i Madh, Xhafë Shefa, së bashku me Çlirimin e qytetit, kishte ardhur edhe me Bulen, nusen partizane. Në lagje do kishim dasmë të madhe. Po kështu dhe Andrea Bano erdhi ditën e Çlirimit të qytetit me të fejuarën e tij, Lute Haxhiun. Fejesa e një të krishteri me një myslimane e la gojëhapur qytetin. Por nga mali së bashku me partizanët zbriste, jo vetëm Çlirimi, por edhe qytetërimi, zakonet dhe normat e reja. Pra dasmë të madhe nuk kishte vetëm në lagjen periferike Plug i Madh, por edhe në lagjen Topallti të qytetit.

Qyteti po çmendej nga këngët dhe vallet, krismat e fitores. Po sikur fitorja, Çlirimi i qytetit, ashtu si kalaja e Rozafës, të kërkonte kurban?! Dhe ndodhi vërtet tragjedia në mes të qytetit, në qendër të ciklonit të gëzimit, të brohoritjeve, ovacioneve, këngëve, valleve, krismave gazmore  të pushkëve. Dy miq, dy shokë, vëllamë me gjak, Fon Nani dhe Gaq Pjetri, për ta shprehur më gjithë shpirt harenë e Çlirimit, i drejtonin me shaka armën njeri-tjetrit duke bërtitur: duart lart se të vrava, tradhtar dhe shkrepnin armët pa fishekë drejt njeri-tjetrit duke qenë, të sigurt që armët e tyre ishin të zbrazura. Mirëpo armën e mbush shejtani. Fon Nani i kishte zbrazur të gjithë fishekët pushkës së tij duke qëlluar si të gjithë të tjerët përpjetë në qiell, por shejtani, i kishte lënë një fishek në gojë pushkës së tij fatale. Fon Nani ia drejtoi armën shokut në gjoks, tërhoqi këmbëzën…, dhe arma u zbraz, plumbi u fut në zemër të shokut të tij Gaqi Pjetri i cili tha me zë të shuar, oh, më vraaaaa-ve Fooooo-ni, dhe u këput e ra i vdekur. Si në legjendën e Doruntinës edhe Fon Nani  u këput e ra sa gjatë e gjëre në tokë, pa ndjenja, i vdekur pothuaj…

Kjo tragjedi nuk u harrua për shumë vite gjer ditët që vdiq Fon Nani. Por vrasja nuk u keqkuptua.  Për të humbur disi mendjen Fon Nani u bë tifoz i çmendur i futbollit. Ai u harrua si autor i tragjedisë. Tashmë  njihej si tifoz i çmendur i skuadrës së futbollit «Traktori». Dhe kur Foni vdiq, kur lexonin lajmërivdekjen e tij në shtyllat e qytetit, asnjeri nuk thoshte paska vdekur ai që vrau shokun e tij, ditën e Çlirimit të qyteti, por të gjithë thoshin paska vdekur Foni, tifozi i çmendur i «Traktori». Vrasje tragjike ndikoi vetëm në një rreth të mbyllur familjar e miqsh, por jo në gjithë qytetin i cili nuk pushonte së kënduri dhe së kërcyeri. Klima festive e qytetit, ishte behar edhe pse ishim në Tetor dhe kishin nisur shirat e vjeshtës shira që  do të më kujtoni çdo vjeshtë librin «Kur zunë shirat e vjeshtës» të Vath Korreshit, shkrimtarit të pavdekshëmr të qytetit tonë.

 ***

Një ditë para se të largoheshin, gjermanët, minuan urën e madhe të qytetit. Në të katër qoshet e urës vendosën katër arka me mina. Ndezën fitilat, por… por një guximtar i krisur, preu fitilat e ndezur dhe ura shpëtoi. Megjithatë. në qoshen e majtë të urës në hekurin në formë shine, mbeti shenja e një plumbi mitralozi si një cikatrice e cila do të na kujtonte përherë kohën e pushtimit të qytetit nga nazifashistët.

Para se të largohesha nga qyteti për të shkuar në shtëpi vajta të shihja edhe një herë partizanët. Isha kurjoz të shihja komandantin e Bigadës XVI Sulmuese legjendarin Rrahman Ruçi. Gjatë luftës kisha dëgjuar se ishte tepër trim, ashtu si Myslim Peza, si Baba Faja, Qemal Stafa, Mehmet Shehu… Kisha dëgjuar, por nuk e kisha parë. Kisha parë vetëm djalin e tij të vogël partizan, Pasho Ruçin, me automatik anglez në krah, me kapele me yll dhe me dollakë e këpucë angleze, me qafa. Ma bëri tak zemra. I vogël, por partizan. E pata zili. Sa herë që  shihja filmim «Partizani i vogël Velo», më dukej sikur të shihja partizanin e vogël Pasho.Thuhej se komandant  Rahmani ishte i shkurtër, si Napoleoni. Shkova përsëri te partizanët, te sheshi i pazarit se mbase e shihja aty por nuk e pashë që nuk e pashë. Vetëm pas disa muajsh e pashë duke shëtitur në rrugën kryesore të qytetit. Ecte me një dorën që e mbante pas belit, me gishtat futur nën rripin e gjërë ushtarak. M’u duk vërtet i shkurtër, por shumë autoritar. Kjo mbase nga që kisha dëgjuar për trimëritë e tij, kokëkrisjen e tij. Kur u muar vesh se në krye të qeverisë u vu Enver Hoxha, thashë me habi e naivitet: Si?!, Enver Hoxhën, në krye të qeverisë. Pse jo Myslim Peza, Mehmet Shehun, Rrahman Ruçin..?! Unë për këta luftëtarë trima  kisha dëgjuar gjatë gjithë Luftës, kurse për Enver Hoxhën jo. Nuk ma kishte zënë veshi. Hera  e parë që po e dëgjoja… Thuhej se gjatë viteve të luftës, kur dikush kishte lavdëroi Abaz Ermenjin, si një intelektual e udhëheqës  i Ballit me kulturë e ushtarak të zotë, Mehmet Shehu, komandant i «Brigadës së parë Sulmuese», heroi i «Tendës së Qypit» aty për aty ia priti; flet kështu ti për Abaz Ermenjit, e ngre në qiell, sepse nuk njeh shokun Shpati, udhëheqësin e partizanëve i cili i bën hije Ermenjit tuaj, jo vetëm si intelektual erudit, por edhe si strateg lufte që nuk e ka  shokun…»  Kështu flitej, të kish thënë Mehmet Shehu, luftëtari i Spanjës, heroi i Tendës së Qypit.

Por pas Çlirimit, Komandant Ruçi, ky vullkan u shua. E shuan intrigat, shpifjet dhe ambiciet e karrieristëve…   Mëkat.

Por djali i tij, ish partizani i vogël Pasho Ruçi, doli përsëri «malit», në vitet ‘90-të, këtë herë, jo me automatik anglez në sup, por  me idealin demokrat në kraharor e dritën evropiane në sy, për përmbysjen e diktaturës, sepse ai kishte luftuar që adoleshent për Çlirimin dhe jo për izolimin  e atdheut.

 

 

October 18, 2017 14:46
Komento

9 Komente

  1. Letra October 18, 15:57

    hahahahaha
    Shkrim nga nje muzhik analfabet dhe 2 vjeç me 1944 dhe analfabet pensionist edhe tani. Shkrim per pioniere muzhike pensioniste. Jo vetem historianet e Perendimit “duhet” ta citojne kete shkrim, por edhe historianet sllave ruse dhe serbe. Hahahahah

    Reply to this comment
  2. fshatari pafshat October 18, 15:58

    Sikur eshte botuar nje here, me pare, ky shkrim?
    Megjithate.
    Po ky Halit Faslliu mos ka qene valle partizan, pas bythes te komandantit dhe komisarit te Grupit Partizan te Myzeqese, ose, me von, Brigades XVI, qe na shkruan me kaq kopetence luftarake? Po ky Halit Faslliu a nuk e di, meqenese po ben padronin, se Myzeqeja kishte 850 djem dhe vajza partizane te organizuar ushtarakisht, dhe se mese 10% e tyre rane deshmore per Atdhe me arme ne dore? Ne vend te
    ketyre Haliti na ngre dhe ul myslym pezen, mehmet vrasesi myzeqareve shehun, etj., etj????!!!., qe nuk kane shkelur ne Myzeqe, po edhe kur kane shkelur vetem dem i kane sjelle Partise K.SH,. dhe Grupit partizan. Edhe pas Clirimit. Dhe nuk mjafton, po na ben, Faslliu, insinuata sikur trimi i vertete Rahaman Ruci, trim vertet i vertete ishte Rahmani, mund te ishte edhe mbi Enverin!!! Me ke flet ky Halit Faslliu? Tollumbace ne qiellin blu. Na u be si Shanab Qosja nje here e nje kohe.
    Boll more djema, shoke te halit faslliut. Lushnja komuniste dhe Grupi Partizan i Myzeqese kane historikun e tyre, te shkruar nga partizanet dhe komunistet pjesmares, dhe nuk mund te tejkalohen caqet e Historikut ne fjale – qofsh Halit dhe qofsh Fassli. Madje edhe Historiku, melartpermendur, ka vend per disa saktesime, pasi Historiku u perfundua pas vitit 1991, kur bythet komuniste filluan te leviznin djathtas nga frika, oportunizmi, meskiniteti, dobiclleku etj., etj.
    Te na rroc ore halit se Fassliu na paska lene.

    Reply to this comment
  3. Dh.M.Xhoga (Guri Naimit D) October 18, 18:07

    Nje shkrim i shkelqyer…
    Me bere ta rilexoj me lot shkrimin, mua 82 vjecarin-Pena juaj i nderuar Faslli Haliti !
    Po jetoj me “Dangelline Naimjane”.

    Kete histori, si te shkruaje per clirimin e Dangellise se “Vellezerve Frasheri”, me “Bijte e Zavalanit”Me 12 Tetore bere festa,(nga Mendy Zavalani e Jano P Xhoga rene me arme ne dore, me 1912-13, pasuar me Peci Xhogen,rene me1940 ,)me shembullin e tyre,dale 6-shte partizane; tashme te njohur..Qazim,Hamiti ,Mestant, te tre te Sulo-Hamitaj, Mina P Kosta,Stavri M.Xhoga e Xhoxhi C Xhoga,ky luftuar, deri ne Kosove e Metohi.ne krah Apostol Thanasin e Rushan Tahiri. Bere keta pas clirimit, veterane te rindertiimit e Ndetimit te Vendit.(Stavri nje jete drejtor kantieresh Hekurudha e Hidrocentrale ndertuar).Te tjeret ushtarake( Hekurani,Llukani,Llazi, apo mjeshter te profesioneve, deri ne fshat kthyer e punuar Sulollaret(Hasani).Pos ketyre kujtimeve me kujton, shtepite e djegura te Selenices,(gjithe fshati) e Frasherit, ne nen tymin e tyre ne rreze shkembit te Selenices e Ogrenit…ishte korrik !944-er.
    *Ndodhem tej oqeanit, marre gezimin nga Nip e Mbese,
    Tashme lindur e rritur rrugeve te emigracionit.(sot Nipi vazhdon “Daktoratore”,direkt nga Univeristeti e dy vjet pas tij.(Pjanist po behet “engjelli”im,sot 26 vjecar,lindur e rritur rrugeve te emigracionit.E motra,sa po mbaron per Dietolloge).Nipi nisi ate ne Montreal,familien ne Toronto.Me te kalova kete fund jave sa me gezimin me te madh,ardhur nga Njy Jorku,shoku im veteran, jo vetem nisur ne viteve te emigracionit,po atje ne Lushnjen Tuaj,nga viti 1955-58,,,Ishte Mihal Laqi Jano,qe ju, i nderuari.Pene arti Faslli Haliti,besoj e njihni dhe e njihni mire Mihalin, sa te atin,Llaqin, partizani atyre diteve qe pershkruani Ju, me aqe vertetesi e besim.
    Me erdhi posacerisht nga Njy Jorku familirisht; me Te shoqen Meri, vajzen Ana dhe djalin Marsel,tashme bere zot te vetes.Ju kujtohet besoj Marsel pionier me falamurin shqiptar me Athines ne ato manifestimet proteste,apo pritien e Fatos nanos te atyre viteve. C’nuk kujtuan ne ate vizite; ne familien e dhenderrit tim gjirokastrit,sa deri partianet dhe kolaboratoriste si shkruan ti, si ju ky, nje atdhetar i flakte, mbaruar UT,martuar”rruges” te atij vitit te prapshte 1991 drejt kufirit jugor…26 vjet rrugeve te emigracionit,sot e 10 vjet ne Toronto.
    Si po perjeton dhe pershkruani Ju i dashur Halit, kete histori Lufte, sa clirimin e Qytetit tend te Lushnjes,(Une 3 vjet aty 1955-58, njohur me pellembe,me Llaqi Janon te parin sa pas Tij, Vace Zele pioniere me shoke e shoqe,.(Juve keq me vjen, njohurr von,po ndihem i kanaqur,me mire von se kurre,sa zbatohet amaneti; zere shokun e mikun me te mire se veten: me ju Ndihem mire.)
    Sot,( 82 vjecar)jetoj,me clirimin e Dangellise sime.
    Sikur ti, tia vinje emrin Dagelli- Lushnjes,do dukej ky shkrim per ate krahine emer lene,si Lushnja jone, me Kongresin Historik te 1920-tes..
    Ju tregoni,banoret e Lushnjes ne thellesi te kenetes Terbufit,banoret e Zavalanit drejt shkendimit, tje ne “Dalge”,keshtu quhej proi,dege e Lengarices Vjoses, fund Shkendimit,mes Zavalanit,Selenices e Frasherit, qe digjeshin,si. lagjia jone,bri Kishes rreze Sanjoves e Sopotit,ne femijet me te moshuarit, ardhur aty per tu mbrojtur nga sulmi gjermano-ballist. Tek ne ne Zavalan nuk hyne Gjermanet,po ballistat,marre fuqi nga ata,u shkeputen nje pjese dhe erdhen,per te djegur shtepite Partizane .(Dy dogjen-Te Stavri Xhoges dhe Novruzit Tahirit).
    O… skena lufte po me sjell para syve,(une 1 vit me i madhe se JU, 8 te), qe me jane skalitur ato turtura lufte,deri babane, pare te varur me koke poshte e vene tymin e dellinjave ne diegie mes sheshit te xhamise Zavalani.Pa atyre turturave vdiq sa mare lajmin e clirimit. Me qe jam te fjala Zavalan dua te falenderoj te miren shkrimtare Meri Lalaj,shkruar ate veper”Roman”, me rastin e “!00 Vjetorit PV” me titull: “Atdhetari Fehim Bej Zavalani”,sa veterane: Apostol Kotani, Pr.Stilian Adhami e Dh.Xhoga,shkruar per Dangelline dhe Zavalanin.
    Me fali i nderuar mik- sa PENEN-Pene-,se po i bie “Gjoksit”,po me nxore dyf te dyfishte.apo me mire te shumefishte; Falenderuar juve, per kete shkrim prefekt, Falenderuar, ate qytet sa rreth,ruajtur kujtime ushterie sa me Laqi e Mihal Janon, vite emigracioni nga Athina tej oqeani,me Dangelline qe sa me njofuan me telefon i shkuar ne Frasher, i miri veteran Orhan Frasheri 96 vjecar,festuar “12 Tetorin,Diten e clirimit te Frasherit dhe gjithe Dangellise”,si me telefonoj dhe pasionati korespodent i Permetit, ish oficeri,Muharrem Kamani.Ju faleminderi. Faleminderi dhe ju i nderuar Faslli Haliti me kete shkrim sa real dhe te rralle.
    Paci miresi .
    Pasuesi Veteren 82 vjecari;
    Dhimiter M.Xhoga(Guri Naimit D)

    Reply to this comment
    • Bari October 20, 15:52

      Po ç’deshe o derdimen qe shkove ne strofken e imperialzimit kapitalist kanadez? Pse nuk emigrove ne Rusi, Serbi e Siberi o derdimen? Atje ke shume uzhike. Pse i lepihesh kapitalizmit kanadez?

      Reply to this comment
  4. Kumandari October 19, 03:23

    Faslli Haliti eshte kthyer serish ne FEMIJE…

    Femije ka qene ne kohe lufte, por edhe pasi u be piktor e poet fabulist,

    Naiv si femije i vertete,
    nuk merret vesh ne se e ka seriozisht apo ben shaka ne ato qe rrefen…

    Duket sikur mbetet goje hapur per partizanet, por aty nga fundi tallet me ilegalin Shpati, i lutet nje partizani t’ja japi kapelen me gjithe yll, a thua se beson te Lufta e Djajve te Kuq njelloj si naivi muzeqar i 1944-es,,,por aty nga fundi kalon nga ana tjeter e bashkohet me nacionalistet qe po ai, i ka quajtur ballist, si sharje!

    Kujton zjarret e luftes, driten e partise e te partizaneve, uren ne lushnje e do ta hidhin ne ere gjermanet dhe fitilat qe i hoqi nje i…rrjedhur fare, qe nuk e dinte rrezikun…
    Lushnja jone qytet i Fierit
    O shoke more…!

    Reply to this comment
  5. demo October 20, 04:40

    C`deshe qe e shkrove kete m,ysybet,o Faslli??.!!!!.Kur ishe 7 vjec gezove per fishekzaret e pushkeve,se nuk e dije qe pushket vrisnin.Vajte 80,dhe s`e paske kuptuar akoma?/.Tani qe i fute te gjithe bashkefqinjetaret ne histori,a u kenaqe?Keshtu u gezuan kur Raqa u clirua nga ISIS.Femije me arme,me kapele,pa kapele qe therritnin:Allahu Hyqber! Roit njeriu ne pleqeri! Ky axhami plak eshte ay Faslli Haliti, qe pat shkruar “Dielli dhe Rrekete”,Babai,Une dhe burokracia,Njeriu me kobure,Djali i sekretarit….

    Reply to this comment
  6. Alariku October 20, 10:27

    Sa shkrim me domethenie te Madhe !
    Ju lumte zoteri ne pjesen qe ndani LANC me cfare ndodhi
    ne vitet e mevonshme.Ky eshte nje sqarim me vlere.Le ta lexojne mire ata njerez meskine, ata njerez pavlera e identitet qe hedhin balte mbi deshmoret,mbi heronjte e Luftes te cilet ishin djem idealiste,patriote dhe qe nuk luftuan per kolltuqe e privilegje.

    Reply to this comment
  7. demo October 20, 19:26

    Nuk rri pa e thene dhe nje fjale tjeter.Qenke bere si ai komentuesi nga Zavalani Kanadase,Dhimiter zhoga,qe ta pikon shpirtin per nje cike sajdisje,per nje mehraba qelepir! .A nuk ke njeri ne shtepi te te thote:-Baba mos shkruaj me,se po shkruan keq,boll se do e besh si ajo lopa..Po c`pune ke me rronxho-bonxhot e Lushnjes?Ke hall se s`te vijne ne varrim,?Ti je Faslli Haliti qe shkrove ate tufe me poezi tek “Nentori” 72,qe tronditi inteligjencen,sepse diktatura e kapterrave te organizates ,veteranet e keshillit popullor,nuk e kapen,nuk e pikasen,nuk i kuptuan.i kuptuan vone ato vargje.Dhe ishin ne vigjilje te terrorit me te eger fanatik mbi letersine dhe artet,Shpetove,je me fat.Nuk gjykoj,se shpirti jot e di c`ka hequr.Por duhet te jesh fatlum qe ato vargje nuk i lexoi,ose nuk i kuptoi nje fanatik shpirtqen sekretar organizate,qe quhej Sali Berisha..Nuk i ka lexuar as Mehmet Elezi,ka qene me sherbim.Po ti kishin lexuar keta te dy,nuk shpetoje ..

    Reply to this comment
  8. Trimi i mire me shoke shume October 3, 11:58

    Faslli Haliti, o xhuxh i mjere, je vecse nje plehre e pafytyre qe shfrytezon fatkeqesine e te tjereve per njecike fame

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*