Natë terrori në Londër: 7 të vdekur, ekzekutohen edhe 3 atentatorët

June 4, 2017 09:14

Natë terrori në Londër: 7 të vdekur, ekzekutohen edhe 3 atentatorët

 

Shtatë persona mbetën të vrarë në një sulm terrorist në qendër të Londrës mbrëmjen e së shtunës, ku tre sulmues u vranë nga policia.

Një furgon duke ecur me shpejtësi ka goditur këmbësorët në Urën e Londrës të shtunën në mbrëmje.

Më pas ata kanë bërë edhe një sulm të dytë duke sulmuar me thika personat në lokalet e lagjes “Borough Market”.

Autoritetet britanike thonë se sulmi ishte një akt terrorist.

Dëshmitarët përshkruajnë një skenë të rëndë në Urën e Londrës, ku furgoni me shpejtësi doli nga rruga dhe hyn në trotuaret e këmbësorëve, duke lënë pas skena gjaku.

Më pas, personat në furgon kryen sulme me thika në lokalet në lagjen “Borough Market”.

Sipas autoriteteve shtatë vetë humbën jetën dhe rreth 30 të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe po marrin mjekim në pesë spitale.

Policia njofton se ka vrarë tre të dyshuarit për sulmet

Më shumë se 80 mjekë u dërguan në vendngjarje për t’i ndihmuar të lënduarit.

Një nga të plagosurit është një oficer i Policisë Britanike të Transportit, i cili u godit me thikë pas reagimit ndaj incidentit. Gjendja e tij është serioze, por jo e rrezikshme për jetën.

Sulmet shkaktuan panik në zemër të Londrës në një mbrëmje të bukur qershori.

Shumë njerëz ishin dëshmitarë të asaj që ndodhi.

Në lokalet në lagjen “Borough Market” dëshmitarët tregojnë se klientët i qëllua me karrige dhe shishe personat që hynë brenda duke tundur thika gjuetie 25 cm të gjata.

Policia njoftoi se autorët e sulmit mbanin të veshur jelekë-bombë, por që rezultuan të ishin fallco.

Kryetari i Bashkisë së Londrës Sadiq Khan, i dënoi sulmet duke thënë se “ndonëse nuk dihen të gjitha hollësitë, ky ishte një akt i qëllimshëm dhe prej frikacakësh ndaj banorëve të pafajshëm dhe turistëve në Londër”.

Unë i dënoj me fjalët më të rënda të mundshme. Nuk mund të ketë asnjë lloj justifikimi për akte të tilla barbare”, tha zoti Khan.

Incidenti i të shtunës ndodh në më pak se një javë pas sulmit vetë-vrasës terrorist në Mançester, ku humbën 23 persona gjatë një koncerti të këngëtares amerikane Ariana Grande.

 

June 4, 2017 09:14
Komento

1 Koment

  1. Arben June 4, 12:17

    ME SA DUKET E PASKAN NDARE MENDJEN PER TE RIFILLUAR BOMBAT MBI SIRI.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*