Gojet e Liga: NATO në alarm, PD kërcënon se zotëron Mulin dhe nuk do hezitojë ta përdorë

December 18, 2017 20:03

Gojet e Liga: NATO në alarm, PD kërcënon se zotëron Mulin dhe nuk do hezitojë ta përdorë

BRUKSEL – Pas sinjaleve të qarta kërcënuese se në rajonin e trazuar të Ballkanit ekziston një rrezik gjithnjë e më i afërt i përdorimit të Armëve Shkatarraqe pa Masë, shtabi i Aleancës Veriatlantike është mbledhur dje në Bruksel për të diskutuar opsionet e reagimit.

Burime pyjore pranë Kukësit bëjnë të ditur se shtabi i NATO-s ka vendosur të hartojë një plan emergjent masash pasi një grupim prapamilitar shqiptar me inicialet PD ka deklaruar se në arsenalin e saj të armëve, prej disa vitesh ndodhet edhe një sasi e konsiderueshme e Mulit.

“Po, ne e zotërojmë Mulin dhe nuk do hezitojmë ta përdorim,” tha një zëdhënës i organizatës i mbuluar me shall blu në fytyrë, në një video mesazh të postuar në faqen hamuço-pimuço.com.

Kërcënimet e PD-së për përdorim të Mulit në Shqipëri por edhe në shënjestra të tjera rajonale, nuk janë të reja.

Duhet kujtuar se kohë më parë, dështoi një përpjekje e madhe diplomatike ndërkombëtare që grupimi PD të mos shtinte në dorë teknologjinë e prodhimit dhe përdorimit të Mulit. Asokohe PD nguli këmbë se zotërimi i Mulit ishte një e drejtë legjitime e saj.

Lideri Sabile Risha deklaronte se teknologjinë Muleske do ta përdorte vetëm për qëllime civile, paqësore, novatore dhe ore-ore lule bore. Megjithatë ky pretendim ka rënë poshtë pasi investigimet ndërkombëtare kanë pikasur përdorim në sasi të vogla të Mulit në Kuvendin e Shqipërisë.

NATO druan se stabiliteti i brishtë i rajonit mund të vihet në rrezik nëse PD lihet të shtojë stokun e saj me Mul me rreze të mesme dhe të gjatë veprimi.

Shërbimet inteligjente kanë të dhëna se me teknologjinë aktuale, PD mund të dërgojë raketa Mul1 dhe Mul2 deri në Shishtavec dhe Novoselë të Kukësit. Por nuk do jetë e largët dita kur kjo rreze të shkojë deri në Dragobi dhe Vermosh.

Mësohet se NATO në mbledhjen e fundit ka shqyrtuar mundësinë që t’i kërkojë PD-së heqjen dorë nga arsenali i Mulit, duke i lejuar në këmbim ruajtjen e stokut ushtarak në Strazimir dhe Palokë.

“Edhe pse lëndë si Strazimiri dhe Paloka padyshim janë të rrezikshme nëse përdoren ndaj popullatës civile, ato nuk krahasohen me pasojat e Mulit,” konkluduan shefat e shtabit të NATO-s.

 

P.S. Fakti që kjo është rubrikë satirike, nuk përjashton domosdoshmërinë reale të demulizimit të PD-së

December 18, 2017 20:03
Komento

4 Komente

  1. Xha Braho December 18, 20:13

    Bravo Dita. Nje shkrim brilant per kamikazet e persheshit Nul Moka, Ed Paloqja dhe Strazo Kokerrjepuri. Respekte.

    Reply to this comment
  2. shvejku December 18, 22:37

    Mut i ati,mut i biri,mut ai qe beri t’ane!

    Reply to this comment
  3. KORÇARI December 23, 21:33

    hahahhahaha, JENI TË PAPËSËRITSHËM JU TË RUBRIKËS HAHHAHAHA

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*