NATO, SHBA nominon komandantin e ri

March 11, 2016 18:10

NATO, SHBA nominon komandantin e ri

Gjenerali Curtis Scaparrotti është nominuar këtë të premte për të komanduar forcat amerikane dhe ato të NATO-s në Europë, duke pasuar në këtë pozicion gjeneralin Philip Breedlove, ku do të përballet me një ambient thuajse të qetë sigurie, por që tenton herë pas here të ndizet prej tensioneve të ngjashme me Luftën e Ftohtë me Rusinë, apo nga kriza e refugjatëve që kërcënon rendin politik të Europës.

Pentagoni njoftoi këtë të premte se, Scaparrotti është nominuar si komandant i Komandës Europiane dhe Komandant i Forcave Aleate të NATO-s.

Scaparrotti, nominimi i të cilit është miratuar po këtë të premte nga aleatët në Bruksel, aktualisht shërben si komandant i Forcave amerikane dhe ato të kombinuara të Kombeve të Bashkuara në Korenë e Jugut. Nëse nominimi i tij miratohet edhe nga Senati amerikan, ai do të marrë detyrën nga komandanti aktual Philip Breedlove.

Përpara se të kryesonte në Kore, Scaparrotti, i diplomuar në 1978-n në West Point, ka mbajtur poste drejtuese në Irak dhe Afganistan.

March 11, 2016 18:10
Komento

3 Komente

  1. Salver Edmagari March 11, 19:32

    SCAPPARROTTIKam pas dite se skraparriotet kan qen shume besnike ndaj mbretit, edhe diktatorit, Tani na doli nje xheneral me kater yje, komandant i NATO-s.

    Ia hodhi Skrapari – do te benet shpejt baze e NATO-s, aty ku laveri kishte bunkeret e tunelet e luftes qe do te bente ne mal, sipas teorise rreshqanthi.

    Reply to this comment
  2. XXXL March 12, 00:34

    Qenka i sprovuar ne luftra pushtuese, si ne Irak dhe Afganista.

    Reply to this comment
  3. aqo March 12, 06:15

    Salver Gomari……………..mos e kruaj me Skraparin,he djale I xhaxhait,gjej ndonje bythe lisi dhe shqyeje po te hengri aq shume. Injorant!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*