NATO, Shqipëria me 100 milionë euro mangët shpenzime

July 11, 2018 14:54

NATO, Shqipëria me 100 milionë euro mangët shpenzime

 

Shqipëria shpenzon për mbrojtjen rreth 1.2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, që përkthyer në para do të thotë 146 milionë euro.

Por, kjo shifër nuk është aspak e mjaftueshme me atë që kërkon vetë Aleanca e Atlantikut Verior, e sidomos së fundmi, Donald Trump.

NATO kërkon që shpenzimet për vendet anëtare të jenë në 2% të PBB, çka përkthehet në 240 milionë euro në vit për Shqipërinë, ose praktikisht 94 milionë euro në vit më shumë, shkruan Scan.

Të paktën ky është detyrimi që Shqipëria ka vendosur të respektojë që kur u anëtarësua në aleancë.

Gjithsesi, Shqipëria nuk është aspak vendi i vetëm që nuk e respekton këtë detyrim, por një ndër vendet e shumta që shkel normën e 2%.

Që prej zgjedhjes në krye të Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump ka sulmuar vazhdimisht këto vende.

Një raport i pak kohë më parë ndërkohë, i publikuar nga PriceWaterHouseCoopers (PwC), projektonte një rënie të shpenzimeve për mbrojtjen nga vendi ynë gjatë periudhës 2017-2021, me plot 6.3%, pra tërësisht kundër angazhimeve të përbashkëta.

Kështu, rezulton se, Shqipëria është jo vetëm një ndër të paktat vende të botës ku projektohet rënie e shpenzimeve për mbrojtjen, por edhe vendi i parë në NATO me një rënie të këtyre përmasave.

a.s/dita

July 11, 2018 14:54
Komento

1 Koment

  1. Une... ti... ne te gjithe... July 11, 20:54

    Ne i japim leket po duhet pyetur presidenti se ca po i bene se ka mindesi ja heq monika nga kuleta kur e ze gjumi presidentin.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*