NATO, stërvitje të përbashkët me anijet shqiptare në Vlorë

August 24, 2018 14:24

NATO, stërvitje të përbashkët me anijet shqiptare në Vlorë

 

Një stërvitje e përbashkët mes NATO-s dhe anijeve shqiptare “Butrinti” dhe “Oriku” është zhvilluar në portin e Vlorës.

Lajmin e bëri të ditur sot Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila publikoi edhe foto nga kjo stërvitje e përbashkët.

“Grupi i Dytë i Përhershëm i NATO-s Kundër Minave (SNMCMG2) kreu një stërvitje të përbashkët me anijet shqiptare “Butrinti” dhe “Oriku” këtë javë, pas një vizite produktive në portin e Vlorës”, informoi Xhaçka.

SNMCMG2 vepron si një njësi integrale e NATO-s dhe merr pjesë në stërvitje të përbashkëta ose kryen misione dhe  operacione në gjithë botën.

Është kryesisht e angazhuar në rajonin e Mesdheut, por kjo njësi është në dispozicion kudo ku NATO e kërkon atë për t’u dislokuar ose për të kryer operacione.

SNMCMG2 normalisht përbëhet nga tetë dragamina (minaheqëse, minakërkuese) dhe një anije mbështetëse (ndihmuese) nga vendet anëtare të NATO-s si Belgjika, Gjermania, Greqia, Italia, Spanja, Turqia, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara.

a.s/dita

August 24, 2018 14:24
Komento

5 Komente

  1. mirel August 24, 14:52

    Olta po na genjen me dy anije, kur greket e kane marre 12 milje det.
    Mjafton show dhe gishtin ne b..

    Reply to this comment
  2. Butrinti dhe Oniku August 24, 15:48

    Anijet Butrinti dhe Oriku anije peshkatare te. pa para ndonjehere ne brigjet e Adriatikut, shume te shpejta …hahaha..

    Reply to this comment
  3. UCSH August 24, 18:11

    Po ato anijet tona me top uji, cfare bejne?!
    Ju bejne dush anijeve luftarake te NATOs dhe i pastrojne halete me presjon?!
    Ajo qe ben NATOja ne kete toke pazot, por me zorraxhinj, eshte detyra jone si shqiptare.
    NATOja, token dhe detin e shqiptareve, qe nuk dine cte bejne, e ka. Mjafton ta zbraze, sic po ben , me hemorragjine e emigracjonit masiv, me qeverite e horrave qe mbeshtet dhe me humneren e borxheve.
    Poshteruese menyra si na sodomizojne jo vetem si emigrante ne vendet e tyre, por edhe ne vendin tone, pa zot e pa shtet!

    Reply to this comment
  4. Arben August 24, 20:40

    paskemi edhe force detare??!!

    Reply to this comment
  5. Vaiti August 25, 01:16

    Force detare kishte Enver Hoxha qe ja u fuste friken fqinjeve.Tani greku nuk le peshkataret te peshkojne ne ujrat territoriale.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*