NATO të bëjë detyrën për të cilën është krijuar! Ajo është sulmuar!

Arben Duka November 16, 2015 13:14

NATO të bëjë detyrën për të cilën është krijuar! Ajo është sulmuar!

Në kohën që nga ISIS-i,
po bëhej kërdia,
BE-ja dhe Amerika,
i mbanin sytë nga Rusia!

Se si rritej kuçedra,
bënin sikur s’shikonin,
dhe Ukrainën me armë,
kundër Rusisë furnizonin!

Këtë histori idiote,
të gjithë mund ta dini,
kur armiku më i madh i paqes,
konsiderohej Putini!

Kuçedra e shkretëtirës,
u la në qejfin e vet,
u shpalos e keqja kundër të mirës,
dhe shumë u tallën me më të riun shtet!

Amerika me BE-në,
as gishtin e vogël s’lëvizi,
dhe njerëzit më të egër të Botës,
u bënë ushtarë ISIS-i!

Errësira e zezë e Mesjetës,
gjysmën e Irakut kish kapur,
njëzet mijë njerëz të egër,
i bënin Perëndimit sfidë të hapur!

Perëndimi e la vetë të rritej,
Kuçedrën e zezë me emrin ISIS,
me shpresën sa ajo një ditë,
do hante Asaddin e Sirisë!

Por ata Xhihadin e Shenjtë,
loznin në skenën botërore,
atëherë Perëndimi u kujtua,
të niste ca sulme ajrore!

Njerëzit në çdo cep të Botës,
kanë të drejtë të dyshojnë,
si është e mundur që këta mostra,
me armët më moderne luftojnë!

Të patrazuar në masakrën e vet,
egërsirat u bënë tregtarë,
çdo ditë me naftën e grabitur,
fitonin një milionë dollarë!

Amerika tok me BE-në,
nuk kishte si mos ta dinte,
nga vinte lumi i dollarëve,
dhe atë naftë kush e blinte!

Dukej që dita ditës po ngrihej,
një shtet i zi-i pabesë,
që me paratë e Perëndimit,
joshte perëndimorët e pashpresë!

Po ngrihej një konglomerat,
me aventurierë e fanatikë,
që për një vit ekzistencë,
u kthye në tmerr e në frikë!

ISIS për gjithë Europën,
krijoi më të vështirën situatë,
dyndi në dyert e saja,
me qindra mijëra refugjatë!

Në këtë terr edhe mjegull,
në ankthin më të madh të njerëzimit,
së bashku me refugjatët eksportoi,
celulat e zeza të terrorizmit!

Hynë në lojë kamikazët fanatikë,
që dinë veç dy fjalë: “Allahu Ekber!”,
krijuan në zemër të Europës,
një natë me shumë gjak e tmerr!

Po NATO akoma s’ka folur,
zërin e saj s’e kemi dëgjuar,
se e paimagjinueshmja ka ndodhur,
një vend i saj është sulmuar!

Ne jemi pjesë e Traktatit,
dhe e dimë përse ai është bërë,
kur sulmohet një vend anëtar,
NATO reagon si një e tërë!

Unë pres reagim të menjëhershëm,
dhe pikërisht tani quhet vonë,
pres reagim të tmerrshëm,
të justifikojë miliardat që harxhon!

NATO-n për këtë punë e kemi,
kamxhik të zjarrtë të demokracisë,
me NATO-n urgjentisht duhet të vemi,
gjer në zemër të shtetit ISIS!

Hakmarrja të jetë e egër,
e egër dhe o sot-o kurrë,
nuk mund të sfidojë Botën e Lirë,
një palo shtet karikaturë!

Tani as nga më skeptikët,
nuk duhet as më i vogli hezitim,
të shfaroset rrjedhë e fanatikëve,
aty ku del-m’u në burim!

NATUA ka tretur mijëra-miliarda dollarë,
dhe gjer më sot shumë pak ka marshuar,
ndaj ta filloi aksionin sa më parë,
sa ende më keq s’jemi turpëruar!
 

Shënim i autorit: Në muajin Gusht në “Dita” janë botuar vargjet me tituj: “ISIS po prish gjithë ekuilibrat botërorë!” dhe: “Mos u merrni me Putinin dhe Rusinë, po me ISIS-in që po bën kërdinë!”

 

Arben Duka November 16, 2015 13:14
Komento

5 Komente

  1. Objektivi November 16, 13:50

    Para se tu shkruaj dy fjale, po ju them se jam simpatizant Nr 1 i USA-s e po aq simpatizant i Frances.

    Prandaj denoj ne menyren me absolute aktet terroriste ne France.

    Tani dy fjale per ata qe fluturojne me presh:

    Shihni pakez harten e AFRIKES e mejnehere do te kuptoni se ajo, ka nje porte te madhe qe e ndan me Evropen e perbere nga 7 kanata; Iraku, Siria, Egjypti, Libia,Tunizia, Algjeria, Maroku.

    Nga keta, Iraku, Siria e Libia jane kanata te thyera, pra afersisht gjysma e portes eshte e thyer.

    Si u thye kjo pjese e kesaj porte te madhe, u thye per shkak te gabimeve madhore qe bene si Amerika ashtu dhe Franca, ku here vec e vec e here bashke, eleminuan qeverite e ketyre dy vendeve me menyrat me te gabuara, me te papergjegjeshme, me skandaloze qe ekzistonin, kur shume mire mund te spostonin si Sadam Hysenin ashtu dhe ate budallain tjeter te Libise Gedafin, me menyra te tjera, dhe duke e kaluar pushtetin ne duar te femijeve te tyre qe ishin shume me te moderuar, por pa sulme ushtarake, pa nje lufte te vertete, gje qe beri te mundur qe Iraku te bjere ne duar te disa tribuve e Libia ne duart e shume me teper tribuve, kur nderkohe dhe Sirine e kemi akoma si nje Han pa porte.

    Hiqni dore nga shprehjet, islami ashtu e katoliku keshtu e ortodoksi keshtu. E keni pare Shqiperine cfar ndodhi pas vitit 1997 kur nuk kish shtet ose ish shtet i dobet, u kethye ne vend skafistesh per Italine etj, etj.

    E gjithe kjo qe ndodhi ne France, ish pasoje e nje politike shume te gabuar qe ndoqen Amerika me nje pjese te shteteve te Evropes, ndaj kanatave te portes se Afrikes.

    Deri ne sekondat e fundit, bente thirje Berluskoni e disa lider te tjere te Evropes e Botes, e beme nje gabim duke sulmuar Irakun (pothuajse padrejtesisht) te pakten mos bejme GAFEN TJETER, te mos e sulmojme ushtarakisht Libine, pasi nuk mund ta parashikojme ne dore te kujt do te bjere Libia qe pastaj do te kete dhe popullin te gjithe te armatosur.

    Te largojme Gedafin nga froni, duka ja kaluar pushtetin me te moderuarve me revoluion portokalli ose menyra te tjera te buta, por pa e thyer njeren kanate te Afrikes me Evropen.

    Cti besh, u bene pak xheloze Francezet, pse Libia kish me preference firmat italiane etj etj se te tyret per investme ne Libi.

    E ja cfar ndodhi, sot kemi gjysmen e portes se thyer nga mund te vershojne tere afrika sikurse dhe vershuan.

    Parisi a Franca nuk mbrohet duke forcuar forcat e rendit apo ushtrine apo terrci e verrci, apo me peralla Parisin ta mbojme ne Tirane, apo NATO do beka hatane me bombardime por duke ristabilizuar ato shtete qe u destabilizuan artificialisht, si Iraku, Libia, Siria sepse eshte e pamundur si per NATON dhe cdo force tjeter ti jape zgjidhjen perfundimtare, pa u stabilizuar sa me shpejte qeverite e tyre, sepse e perseris jane tre shtete, tre popuj qe jane plotesisht te armatosur, e vetem qeverite e tyre mund ti bejne zap, mund ti kontrollojne.

    Ka plotesisht te drejte Ministri Alfano ne Itali qe tha, nuk ka kurre Rrezik Zero, por ja qe budallenjte e Frances e rriten rezikun me duart e tyre, me kokfortesine e tyre, me mendjemadhsine e tyre, duke na e lene nje kontinet te tere me porten gjysme te thyer.

    Mire se Amerika po themi e beri gabimin e saj pak me heret, duke sulmuar ushtarakist Irakun, po Franca me Angline, c’mutin paten qe e fuen ne lufte Libine duke e lene ne duar te dhjetra tribuve e ploteshit te armatosur.

    Paqja e Frances, e tere Evropes, e tere ne evropianeve do te jete pothuaj e plote, kur se me shpejte te ristabilizohen keto vende, pasi popujt pa nje te pare ne krye, te kujtdo religjioni te jene behen te rezikshem, sidomos, sidomos, sidomos kur kane tribu te fuqishem brenda e jane te armatosur.

    E mbani mend nje gje: njerezit, kushdo qofshin ata, te cdo lloj ngjyre, moshe, religjioni, duan me shume paqen se luften.

    Njekohesisht hiqni dore nga budallaleqet qe thote dikush se Evropes i paskan shpallur lufte, se kjo na qenka lufte e terci e verrci.

    Na qenkan ngritur 7-8 tekayte e bene terror ne France me aq sa i tha mendja e tyre, e Frances, Evropes i qenka shpallur lufte.

    Shpallje lufte eshte kur organizohet nje ushtri e tere e nje shteti apo disa shteteve e i shpall lufte psh nje shteti apo disa shteteve bashke.

    Keta quhen sulme terroriste, por kurre shpallje lufte. Lufta eshte dicka krejt tjeter e shume, shume e rende,sot me pasoja katastrofale.

    Prandaj dhe Evropa apo Bota me pak kujdes, me pak perdorim force e me dialog me qeverite e tyre te ristabilizuara, me siguri do te arij rezultate optimale, pasi sic thosh Kenedi: Thithim te gjithe te njejtin ajer.

    Reply to this comment
  2. LOVE P A R I S November 16, 18:57

    “From Paris with love”
    humor i zi kinez ,
    po vrasim me dashuri ata qe na vrasin pa dashuri ,ne menyre qe tu tregojme se po gabojne
    e cuditeshme kjo menyre ,shume e cuditeshme ….
    Poet ,kjo nuk eshte nje hakmarrje ,do ishte teper e thjeshte …
    dhe nuk do zgjidhet me bomba te firmosura me humor kinez ….
    do jete e gjate ,nje rruge teper e gjate …..sepse idiotet dhe sikur qyteterimi te binte ne forme shiu ,ata do hapin cadrat ….

    Reply to this comment
  3. shqipe November 16, 20:39

    Mallkuar,kush fet n’a i poftisi,
    K’ta ndjellakeqas te gjemave pa fund!…
    U nxi nga dhembja jo vetem Parisi
    U tund Globi, i teri u tund…

    C’i dhane njerzise k’to fe parazite,
    (Kane toka, e pasuri, me shume nga shteti?!)
    Na rrijne shaluar k’to pjella erresire
    E ne mijra vjete,s’na u ndaka dreqi.

    Zotin, njeriu e ka te futur ne zemer.
    ( Mos vri,mos vith,mos genje,mos shaj!…)
    Jane cilsi,qe fea i sheh si shtrember.
    Sakaq njerzimin, barroskan ne faj!…

    Me pasurit e medha, qe fea ka rrembyer.
    Popujt e botes do ishin te lumtur!
    S’do kish me lufte,as fe per t’i ndersyer,
    S’do kish as te varfer, plehrave humbur!

    Reply to this comment
  4. dituria November 17, 10:05

    objektivi ndaj te njejtin opinion me ty bravo

    Reply to this comment
  5. shpati November 17, 10:12

    Po mir thua o arben po nato ka politike si plas se vriten 150 apo 200 vete terrori,le te veproje pa kur te hyje nato duhet te kete shkuar thika ne palc .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*