Ndahet nga jeta Adem Demaçi

July 26, 2018 18:33

Ndahet nga jeta Adem Demaçi

Ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare aktivisti i shquar nga Kosova Adem Demaçi.

Lajmin e bëri të ditur nënkryetari i kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, gjatë seancës ku ishte duke u diskutuar për dialogun me Serbinë.

“Ka ndërruar jetë mësuesi jonë, njeriu që i dha 28 vjet të jetës së tij nëpër kazamatet serbe. Ai ka ndërruar jetë por vepra e tij do të lartësohet e të kujtohet për sa të ketë jetë”,ka thënë Haliti.

Ndërkaq, është mbajtur një minutë heshtje.

Demaçi ka vuajtur 28 vite burg në kohën e ish-Jugosllavisë. Ai ishte laureat i çmimit “Saharov”. Demaçi ishte gazetar e shkrimtar, politikan e aktivist për të drejtat e njeriut.

 o.j/dita
July 26, 2018 18:33
Komento

8 Komente

  1. Aliu nga Selenic July 26, 19:00

    Ngushellime familjes , ngushellime te gjith shqiptarve kudo ku jan per humbjen mesuesit tone te shtrejte qe me shembullin e vete heroik beri rezistec 28-vjecare kunder pushtuesve serbe, dhe asnjeher nuk u gjunjezuar.! Shembulli heroik i tij do te jet burim frymezimi per brezat ne vazhdime.!

    Reply to this comment
  2. Shqiptare July 26, 19:19

    Ngushellime te afermeve e Familjes se Adem Demaci-t . Nji shqiptare i vertete qe nuk e shiti nderin e shqiptarit ,
    per kariere politike .Nji Mandela Shqiptare i Kosoves :
    R.I.P

    Reply to this comment
  3. BLACK SWAN July 26, 19:32

    çmimin Saharov e mori ne 91, ku ishte ende esell, se me vone ngrinte brrylin e lavderonte enferrin ….
    nejse, ngushellime shokeve marksiste-leniniste..
    jeni nje me pak .

    Reply to this comment
  4. naimi July 26, 20:24

    U rritem dhe jetuam me idolin TONE qe ne zemer dhe shpirte kishte lirine dhe barazine e shqiptareve ne ishJugollavi.Kjo ishte EPOKA E ADEM DEMACIT.Baci Adem ishte nje humanist nje revolucionar dhe mbi te gjitha nje shqiptare i devotshem.Ngushllime

    Reply to this comment
  5. Sejdi Veseli July 26, 20:25

    Kush është i njerëzishëm, të gjithë ata të cilët mendojnë dhe jetojnë shqip, janë prekur thellë në shpirt, në këto çaste dhembjeje, të familjes së Bacës dhe të të gjithë liridashësve. Por, edhe në këto çaste dhembjeje, duhet të sillemi sipas shembullit jetësor që mësuam nga Baca Adem -Dhembjen duhet ta shndërrojmë në forcë, për të qëndruar të pa lëkundur, të vendosur dhe të bashkuar në shtigjet e lirisë!
    Qoftë i përjetshëm kujtimi i jetës dhe veprës së të Madhit Adem Demaçi!

    Reply to this comment
  6. Lala July 26, 20:51

    RROFSHI SEJDI!
    LAVDI VEPRES SE BAC ADEM DEMACIT!
    I PERJETSHEM KUJTIMI I TIJ!
    Ngushellime familijes.

    Reply to this comment
  7. Fatmiri July 26, 21:43

    Ngushellime familjareve per humbjen e martirit te vertete te liris. Ai e meriton permendoren jo vtem ne Prishtine por edhe ne Tirane!

    Reply to this comment
  8. Fatmiri July 26, 21:47

    Ngushellime familjareve per humbjen e martirit te vertete te liris. Ai e meriton permendoren jo vtem ne Prishtine por edhe ne Tirane!Mos i mbushni piedestalet me ata qe nuk e meritojne , ruajini per martiret e vertete te kombit!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*