Ndahet nga jeta aktori durrsak Lazër Vlashi

October 9, 2015 16:37

Ndahet nga jeta aktori durrsak Lazër Vlashi

Është ndarë sot nga jeta në moshën 96­vjeçare aktori durrsak Lazër Vlashi, një prej veteranëve të teatrit dhe filmit shqiptar.

Lazër Vlashi lindi në Durrës më 15 shtator të vitit 1919, ndërsa aktivitetin artistik filloi në Teatrin Popullor në vitin 1948, pas një përvoje në teatrin amator. Roli i tij i parë në skenën e këtij teatri është roli i Celuhovit në pjesën “Guvernatori i provincës” në 1949.

Ka interpretuar mbi 80 role kryesore e episodike si Simplin tek “Gratë gazmore të Uindsorit”, Stasin tek “Një nuse për Stasin”, Rastakofski­“Revizori”, Montani ­“Otello”, Murashi­ “Toka jonë”, Rusakov ­“Në kopshtin e jargavanëve”, Kazanoku – “Orët e Kremlinit”, Ymeri – “Shtatë Shalianët”, Shpend Hekakeqi – “Besa e madhe”, etj. Megjithëse doli në pension në mars të vitit 1976, Vlashi doli në skenë deri në mesin e viteve 90, në role të vegjël.

Ka interpretuar me nivel edhe në disa filma artistikë si Ndërgjegjja (1972), Vitet e para (1965), Toka jonë (1964), Detyrë e posaçme (1963), Debatik (1961), Tana (1958) etj. Lazer Vlashi punoi për një kohë të gjatë si regjisor i varietesë së Durrësit.

October 9, 2015 16:37
Komento

6 Komente

  1. La verita October 9, 16:57

    Nderime!

    Reply to this comment
  2. Mark .uk October 9, 18:04

    Shpirti i tij pushoft ne paqe!Krishti e paste ne parris!

    Reply to this comment
  3. Etrita Ibrahimi October 9, 19:03

    Ngushellime familjes se aktorit Lazer Vlashi, por ju lutem korrigjoni emrin ne fund te shkrimit tuaj…keni shkruar Gjergj Vlashi…!

    Reply to this comment
  4. info-analitike October 9, 19:26

    Njerez te shkelqyer si Lazri si Karmelina. Ngushellime asaj dhe djemve. Pushofte ne paqe!

    Reply to this comment
  5. andre October 9, 19:30

    Respekt dhe konsiderate e vecante per artistin Lazer Vlashi – nje nga pionieret e pare te teatrit dhe filmit shqiptar!
    I paharuar do te jete, sepse jete-gjate do te jene filmat qe i dha jete dhe bukuri shpirterore dhe artistike!
    Ngushellime familjes dhe me te shtrenjteve te shqiptarit te madh Lazer Vlashi!

    Reply to this comment
  6. Ashtueshte October 9, 22:43

    O gazetar INJORANT!!!
    Kush ka vdekur: LAZER VLASHI apo GJERGJ VLASHI?????????????????????????

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*