Ndahet nga jeta aktori i mirënjohur shqiptar Xhevdet Ferri

January 16, 2020 18:25

Ndahet nga jeta aktori i mirënjohur shqiptar Xhevdet Ferri

Ndahet nga jeta pas një sëmundje të rëndë aktori dhe regjisori Xhevdet Ferri.

Ai ndërroi jetë në moshën 60 vjeçare.

I lindur në Durrës në vitin 1960, Ferri ishte një prej aktorëve tanë më të mirë.

Ai ka luajtur në një numër të madh  rolesh në film dhe teatër.

Ndër më të famshmit, “Përrallë nga e kaluara”, “Besa e kuqe”, “Hije që mbeten pas”, “Skëterre”, “Treni niset në shtatë pa pesë”, “Dasma e Sakos”, e të tjerë.

Në vitet 1995-1999, ishte drejtor i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë dhe sërish e mori këtë detyrë në vitin 2006.

Në vitet 1999-2001, ishte drejtori i Teatrit Kombëtar.

j.l./ dita

January 16, 2020 18:25
Komento

10 Komente

  1. Ngushellime Familjes se Aktorit te shquar January 16, 18:53

    Nji Aktor i mire ,

    qe i dha dicka Filmit Shqiptare

    R.I.P

    Reply to this comment
    • Agim January 17, 08:05

      Ngatërrove rradhën Xhodë.Të rrije nga fundi i varganit. Pas vitesh e vitesh duhej të tregoje pasaportën atje te dera e Parajsës. Që të ikje i qeshur,i ngopur,i kënaqur. Por ja që ti i maturi në jetë e në filma kapërxeve klonin dhe u derdhe linkthi drejt errësirës. Të shtyu sëmundja,dhimbja,por mbase motiv kishe dhe filmin,teatrin,skenën,kolegët,artdashësit. Se ajo ndërtesë që po bëhet lakmi e vjedhjes ishte tempulli yt. Me shfaqje që u shiteshin biletat dy javë para. Në atë oborr lëviznin korifej. Tani ruhet nga rrënimi prej misionarësh që fe kanë traditat dhe historinë. Shteti e ka harruar artin. Shteti i ka hypur fadromës dhe shëtit si i marrë mbi betoniera.
      E di që nuk më dëgjon. E di që s’ma ve veshin. Por edhe unë nuk po e besoj lajmin. Është fake. Xhevdet Ferri rron. E kam te cd në shtëpi. Siç e kanë mijra familje. Ja,e hapa “Përrallë nga e kaluara “. Ja ku je. I ri,I shëndetshëm,i pashëm. Si doje të na lije kur ne të kemi salduar te tv dhe dvd e shtëpive.
      Xhodë,më dhembi zemra nga lajmi i zi. Mbase do mësohem me largimin tënd. Ama kur moshatarët e tu vite e vite më pas do ecin avash-avash e me karroca apo bastun ti do u dalësh para si kaçaku i filmit. Do qeshësh e do bësh romuze me ta. Hë mo e bëni dot shurrën,do u thuash.Atëhere ata do të kenë zili ty që në përjetësi do quhesh djalosh. Djalosh dhe bukurosh.
      Xhodë,të rrije dhe ca. Që sot më mori malli.

      Reply to this comment
  2. rip January 16, 18:56

    RIP XHEVDET FERRI

    ishte nje nga aktoret e shquar shqiptar ..nuk shkon shprehja ” nje nga aktoret me te mire…” sepse nuk dihet sa te mire kane qene 10.100 apo 500 ect
    .
    sidoqofte ngushellime familjes 60 vjec sot quhet shume i ri te shuhet nje njeri

    Reply to this comment
  3. mirel January 16, 19:14

    Ka luajtur nje numer te “madh” rolesh..
    Numeron 6, dhe pastaj etjera.
    Per ekranet tona ishte i dashur, sidomos ne Peralle nga e Kaluara. dhe Hijet qe mbeten Pas.
    Shume shpejt u shua.
    Ngushellime familjes.

    Reply to this comment
  4. fteri January 16, 19:18

    Nugushllime familjes dhe kolegve ,u nda nga jeta një ,aktor talent me vlera shumë i ri.

    Reply to this comment
  5. Gzim Kulufi January 16, 19:49

    Aktor i dashur per publikun dhe i persosur ne rol! Mbetet i paharruar! Dhe do ta kemi gjithmone prane, duke pare here-here filmat ku ka luajtur!

    Reply to this comment
    • NGUSHELLIME FAMILJES Aktorit Xhevdet Ferrit January 16, 21:07

      Ishte nder aktoret e mire ,
      te jemi realist ,

      identik me ate ,
      si ishte Luan Zhegu vs kengetareve te tjer
      #
      pra Xhevdeti kishte nji Mimike Statike ,

      qe nuk shprehte asgje ,(zerro ndjej )
      siedhe
      Luan Zhegu
      statik qe s’levizte asnji muskul kembesh mbi skene .

      Sidoqofte secili nga ne ka kendveshtrimin e vet mbi cdo
      aktrimin ,muziken etj e ne baze te njohjes ben edhe vleresimet .
      Por kjo gje ka pak kuptim sot ,
      gjynah qe iku ne ate moshe .

      Reply to this comment
  6. Dhimiter Xhoga (Guri Naimit D) January 16, 21:38

    Z,gjej fjalë të ngushëlloj këtë ndarie nga jeta të një artisti, si i dieri Xhevdet Ferri, ORIGJINAL artist, në rolet luajtur sa njeri i përsosur,në jëtë .
    Ngushëllime families sa shoqërisë për këtë ndarie nga jeta para kohë.Dyfish dhimbie ndiejmë
    Dashamirësi 83 vjecar..
    Mësuesi- Dhimitër Xhoga.

    Reply to this comment
  7. demo January 17, 05:23

    Stanjacioni,,dmth keneta parazitare,po i ha aktoret shqiptare.
    Keta marrin nje page qesharake duke ndenjur gjithe diten ne kafene.Nja dy premiera ne vit.Nje film ne 10 vjet.
    Krijime te reja nga autore shqiptare,nuk ka.
    interesi per teatrin ka rene.
    Cfare do bejne aktoret?
    Merren me lloqe,neper tavolina,luajne heroin neper kronika dhe hane shume.Jane fryre si derra Lezhe.
    Po pellcasin nga dhjami.Si pun e ketij po pellcet nga dhjami edhe Bujar Asqeriu.Eshte bere koka si qen stani.
    Jane nga 60 vjec.Kulmi i karieres per nje profesionist.
    Diktatura nuk i linte te zhgrryheshin si bullicat ne kenete.Mbaronin cfaqjet ne qytet,o burra ne fshat.
    Merrnin me vete skenen ne krahe dhe ngjiteshin maleve ne kembe,fshat me fshat,ne sheshin e kooperatives,qe te edukohej fshatarsia punonjese.
    Aktoret ishin sportive,Keta jane bere te gjithe si Mihal Popi.

    Reply to this comment
  8. shembull, per ata, qe duan te dine, si te jetojne . January 17, 10:18

    elegant ne pamje, elegant ne role, elegant ne..karakter .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim