Ndahet nga jeta ikona e mjekësisë shqiptare,e para kirurge dhe ish-deputete

February 28, 2018 12:21

Ndahet nga jeta ikona e mjekësisë shqiptare,e para kirurge dhe ish-deputete

Një tjetër humbje e madhe për mjekësinë shqiptare. Ndahet nga jeta ikona e kirurgjisë Dr. Rushen Golemi (Kazanxhi).

Dr. Rusheni është jo vetëm e para femër kirurge shqiptare, por dhe deputete në vitet e para të demokracisë.

Homazhet në nder të saj do të zhvillohen sot te salla e Kuvendit të Shqipërisë, nga ora 12:00-15:00.

 

Më poshtë do gjeni Cv-në e saj:

Rushen GOLEMI  ka lindur në Durrës me 16 Korrik, 1935. Në vitin 1957 përfundon shkëlqyeshëm studimet në degën Mjekësi në Tiranë. Me kërkesën e saj i jepet specialiteti i kirurgjisë dhe fillon punën si kirurge në spitalin Civil të Tiranës në 1957. Është e para femër e diplomuar që merr specialitetin e kirurgut.

– Ne 1959 punon afro një vit si kirurge në Peshkopi.

– Nga viti 1963 e deri në fund, ka punuar edhe si Pedagoge në Fakultetin e Mjekësisë në lëndën e Kirurgjisë së Përgjithshme. Gjatë gjithë kohës është marrë me specializimin e mjekëve kirurgë si dhe me kualifikimin e tyre si nga ana teorike, ashtu dhe praktike.

– Pjesëmarrëse në të gjitha sesionet shkencore të organizuara në spitalin kirurgjikal.

 – Në vitin 1959 angazhohet dhe aplikon gjerësisht narkozën endotrakeale me frymëmarrje të drejtuar.

– Bashkëautore e tekstit të ” KIRURGJISE SË PERGJITHSHME”

 – Autore e Iibrit :”DESMURGIA”

– Në vitin 1974 merr nën drejtim Kirurgjinë e Përgjithshme, pasi ky specialitet ndahet nga ai i Kirugjisë Kardio-Vaskulare.

– Fillon ekzaminimet radiologjike me kontrast të sistemit kardio-vaskular duke dhënë më pas, ndihmesën e saj në operacionet e zemrës dhe të enëve të gjakut nën drejtimin dhe bashkëpunimin e Prof. P.Gaçen.

– Nismëtare e mjekimit modern të djegieve e plastikave të ndryshme.

 – Thellohet në mjekimin e sëmundjeve endokrine dhe mjekimin kirurgjikal të tyre, veçanërisht të gjendrës tiroide.

– Gjatë viteve 1964-1974 shërben si konsulente për çështjet kirugjikale pranë Institutit Pediatrik në Tiranë. Gjatë gjithë aktivitetit të saj si mjeke ka demostruar teknikë te lartë dhe krijuese jo vetëm në vendin ku punonte, por edhe në rrethe të tjera të vendit.

– Ne 1991 zgjidhet deputete e Partisë Demokratike në të parin Parlament Pluralist (pas diktaturës komuniste) duke vazhduar të kontribuojë si deputete edhe në legjislaturën pasuese.

 – Angazhohet në komisionin e “Politikës se Jashtme”; Lirive e të Drejtave të Njeriut”; anëtare e Delegacionit pranë Këshillit të Evropës.

 

– Mban titullin “Doktor”

– Njeh gjuhet e huaja: Rusisht, Frengjisht; Italisht

 

Për punën e saj 40-vjeçare është nderuar me:

– Medaljen: ” Në shërbim të Popullit” në 1981

 – Urdhrin e “Punës të Klasit të Parë” në 1990

– Urdhrin : “Mjeshtër i Madh” në 2006 

 

Ka marrë edhe vlerësime ndërkombetare nga të cilat mund të veçojmë:

Angli e dekoron në 1998 me: “Medaljen e Njerëzve të Shquar të shek. XX”

Instituti Amerikan i Biografive e përfshin në 1994, në enciklopedinë: “Who is Who”

s.a/dita

February 28, 2018 12:21
Komento

4 Komente

  1. MH February 28, 13:54

    Keni harrue grabitjen e tokave kur ishte deputete per ti sherbyer popullit me demokraci.Ishte dasht dekoruar per aftesin grabitese me dekorat te vecantsi fillestare e re ne grabitjet qe iu perkushtue Lirise Demokratike.

    Reply to this comment
  2. xixa February 28, 14:02

    Ne vemendje te redaksise: Universiteti i Tiranes eshte hapur per here te pare ne vitin 1957 si ka mundesi qe te jete diplomuar ne ate vit e nderuara doktoresha Golemi.

    Reply to this comment
  3. e verteta April 17, 07:55

    xixa lexo pak se ndryshe j fut kot, instituti mjeksor eshte hapur ne 1952 dhe bezi i pare i mjekeve ka dale ne 1957. mos beni te mencurin kur nuk keni lexu nje liber. kurse ti MH duhet te dish qe kur roi merr pronen qe komunzmi na e mori robi nuk quhet grabitje por merr drejtesine, e mohuar apo je akoma kumunist ti zotrote qe ta bejne mendjen dhalle gazetat. lexoni libra e histori o njerez se me gazeta deri ne banje shkohet.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*