Ndahet nga jeta ish-futbollisti i Tiranës dhe Kombëtares

February 22, 2021 18:48

Ndahet nga jeta ish-futbollisti i Tiranës dhe Kombëtares

Ish-futbollisti i Tiranës, Seit Hyseni, ka ndërruar jetë ditën e sotme.

Në rolin e qendërmbrojtësit, Hyseni ishte rritur si futbollist në ekipet zinxhir të Tiranës, duke u angazhuar edhe me Shkëndijën e Tiranës dhe disa prej Ekipeve Kombëtare të moshave.

Pasi u tërhoq nga futbolli, ai që kishte studiuar në Fakultetin e Fizkulturës, ka punuar për disa kohë si trajner me ekipet e moshave të Tiranës.

Presidenti i Federatës Armand Duka e kujtoi sot përmes një postimi, duke e cilësuar si “pjesë e një plejade të shkëlqyer të futbollit shqiptar e veçanërisht të klubit kryeqytetas, pikë referimi për disa sezone, duke mbetur në kujtimet e arta të tifozëve”.

j.l./ dita

February 22, 2021 18:48
Komento

1 Koment

  1. beni February 23, 09:48

    RIP Tit Hyseni Modh

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim