Ndahet nga jeta ish-i dashuri i Ariana Grande

September 8, 2018 10:08

Ndahet nga jeta ish-i dashuri i Ariana Grande

Ndahet nga jeta Mac Miller, reperi dhe producenti i ri në industrinë e muzikës. Nuk bëhen ende të ditura detajet për shkakun e vdekjes së tij. Ngjarja është njoftuar nga familja, e cila shpreh dhimbjen e saj nëpërmjet deklaratës së bërë për mediat.

Malcolm McCormick, i cili njihej me emrin e artit si Mac Miller, e nisi karrierën e tij muzikore që në adoleshencë duke patur sukses që në hapat e para. Albumi i tij më i fundit u lançua muajin e kaluar. Ai gjithashtu kishte një sërë koncertesh dhe projektesh për të zhvilluar në muajt në vazhdim. Reperi amerikan shokoi mediat vendase me ndarjen e parakohshme nga jeta duke lënë brengë gjithashtu dhe tek kolegët e tij, të cilët shprehën ngushëllimet e tyre nëpërmjet postimeve në Twitter.

Artisti bëri bujë disa vite më parë më këngën “The Way” në bashkëpunim me këngëtaren Ariana Grande, me të cilën ishte në një marrëdhënie. Ata u frekuentuan bashkë për 2 vite dhe u ndanë në maj të këtij viti. Miller, më parë është rrëfyer dhe për betejën e tij më varësinë nga lëndët narkotike. Kjo dyshohet të ketë qenë arsyeja e vdekjes së tij, por mbetet për t’u konfirmuar.

Në një intervistë për Vogue ai ka treguar se: “Jam duke ndryshuar mënyrën time të jetesës, këndvështrimet e mia. Kur je esëll për herë të parë ti ndihesh si një superhero. Ti ndjen emocione të vërteta sepse deri më tani ke qenë duke i shtypur ato.”

Më herët ai është arrestuar dhe për ngarje të makinës në gjendje të dehur.

o.j/dita

September 8, 2018 10:08
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*