Ndahet nga jeta ish-kryetari i Vatrës, Agim Karagjozi

April 1, 2018 21:36

Ndahet nga jeta ish-kryetari i Vatrës, Agim Karagjozi

 

Është ndarë nga jeta në moshën 92-vjeçare, në Long Island të Nju Jorkut Agim Karagjozi, ish-Kryetar i Vatrës dhe president nderi i saj.

Agim Karagjozi shkoi në SHBA në vitin 1956, pasi kishte përfunduar studimet në Robert College të Stambollit për inxhinieri elektrike.

Zoti Karagjozi nisi të aktivizohet në Federatën Panshqiptare Vatra duke filluar nga viti 1960 dhe ka qenë kryetar i saj në vitet 1992-2010.

Në mars 2010, për arsye shëndetësore, ai dha dorëheqjen si kryetar dhe Vatra e zgjodhi president nderi.

Agim Karagjozi do të mbahet mend për shpirtin atdhedashës, që shërbeu si frymëzim për anëtarët e Vatrës dhe për komunitetin shqiptaro-amerikan.

Ai dha një ndihmesë të dorës së parë për ruajtjen e vazhdimësisë së Vatrës dhe organizoi punën që gazeta e saj “Dielli” të dilte pa ndërprerje, me gjithë vështirësitë financiare.

Në pranverë të vitit 1999, zoti Karagjozi ishte në krye të një përfaqësie shqiptaro-amerikane që u takua me Presidentin Bill Clinton për të inkurajuar administratën të ndërhynte për të penguar shtypjen e përgjakshme ndaj shqiptarëve në Kosovë.

Bashkë me shqiptarë të tjerë të Amerikës ai udhëtoi deri në Tropojë për t’u takuar me luftëtarët e plagosur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke dhuruar medikamente dhe të holla.

Në intervistat që i ka dhënë Zërit të Amerikës, zoti Karagjozi ka shprehur dëshirën që Shqipëria të njihte përparim në rrugën e re të demokracisë dhe inkurajonte shqiptarët e Amerikës që të ndihmonin me të gjitha mjetet atdheun që po rilindte.

Agim Karagjozi do të mbahet mend si njeriu i përkushtuar, që luftoi deri në fund për të bërë detyrën ndaj atdheut, edhe në rrethanat më të vështira.

Shërbimi funeral do të organizohet të martën më 3 Prill ndërsa varrimi më 4 Prill.

l.h/ dita

April 1, 2018 21:36
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim