Ndahet nga jeta ish-trajneri i Kombëtares, Zyber Konçi

January 19, 2015 22:31

Ndahet nga jeta ish-trajneri i Kombëtares, Zyber Konçi

Futbolli shqiptar në zi. Pas një sëmundje të rëndë, në moshën 88-vjeçare u nda nga jeta ish-trajneri i Kombëtares shqiptare të Futbollit dhe një prej figurave më të njohura të trajningut shqiptar, Prof. Dr. Zyber Konçi.

Ai ishte trajneri i parë që drejtoi Shqipërinë në një fushatë eliminatore ato të Euro 1964, ku arriti dhe suksesin e parë historik të kuqezinjve 1-0 ndaj Danimarkës në Tiranë. Konçi e drejtoi Kombëtaren në dy periudha të ndryshme tetor 1963-maj 1965 dhe nga shtatori e deri në dhjetor të 1980.

I shkolluar në një prej akademive më të mira të Botës në Çekosllovaki, ai injektoi në Shqipëri, idetë dhe skemat e trajningut më modern të kohës. Profesor Doktor Zyber Konçi ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm edhe në futjen e metodave shkencore në Institutin e Kulturës Fizike dhe Sporteve.

Shkëndija e tij e vitit 1970 mbetet e paharrueshme për rezultatet e saj. Për vdekjen e Zyber Konçit reagoi dhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka që e cilësoi humbjen e tij të trishtueshme për futbollin shqiptar, duke e cilësuar atë si një prej figurave më të spikatura të këtij sporti në Shqipëri.

January 19, 2015 22:31
Komento

1 Koment

  1. "BALASHI" January 19, 22:48

    Zyberi do te ngelet i mrekullueshem e pune shume ne futboll. Sidomos me SHKENDIJEN beri cudira…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*