Ndahet nga jeta kirurgu i njohur Flamur Tartari

October 24, 2018 18:36

Ndahet nga jeta kirurgu i njohur Flamur Tartari

U nda sot nga jeta në mënyrë të papritur mjeku dhe kirurgu i njohur Flamur Tartari, në moshën 75-vjeçare. Tartari ka pasur 52-vjet në profesion, ndërsa njihet ndryshe si ‘bisturia e artë’ e mjekësisë shqiptare.

Profesor Flamur Tartari ka lindur në Tiranë dhe rrjedh nga një familje e hershme tiranase por me banim në Durrës. Ka mbaruar Fakultetin e Mjekësisë më 1996 dhe ja filluar punën si kirurg në qytetin e Durrësit pranë kirurgut të shquar Paskal Prodani dhe punoi pas specializimit të kirurgjisë dhe anestezoillogjisë në Tiranë pas profesorit Petro Cani dhe Besim Elezi. Ai punoi si pedagog në Fakultetin e Mjekësisë për 43 vite.

Ai ka mbrojtur doktoraturën më 1980-1981 dhe më 1983 e ka botuar atë si libër të vlefshëm për student dhe mjekë me titull “Diagnostifikimi dhe mjekimi kirurgjikal I HIPOSPADIVE.”

Në Francë u specializua edhe për Urollogjinë Pediatrike dhe sapo u kthye në Shqipëri bëri shumë operacione për herë të parë në vendin tonë, duke zgjidhur shumë problem sidomos për anomalitë e lindura të aparatit urinar tek fëmijët e vegjël dhe me të drejtë quhet themelues i Urollogjisë. Tartari ka shkruar rreth 20 libra për mjekësinë dhe për historinë e mjekësisë shqiptare brenda dhe jashtë vendit. Për botimet e tij me 1999 është zgjedhur Antar i Akademisë së Shkencave të New Yorkut, SHBA

***

Presidenti Ilir Meta iu është bashkuar reagimeve për ndarjen nga jeta të kirurgut Flamur Tartari.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Meta ngushëlloi familjen e mjekut, ndërsa shtoi se Tartari ia kushtoi gjithë jetën detyrës fisnike.

Mesazhi i Presidentit Ilir Meta:

Me hidhërim të thellë mësova lajmin e ndarjes nga jeta të mjekut të shquar dhe të devotshëm, kirurgut Flamur Tartari, intelektualit aktiv dhe të pashkëputur për asnjë çast nga detyra fisnike së cilës i kushtoi gjithë jetën, me humanizëm, modesti e dashuri.

Kontributi i tij në fushën e mjekësisë spikat dhe me botimin e një sërë veprave të rëndësishme kushtuar shkencës së urologjisë dhe njerëzve të shquar të humanizmit dhe të mjekësisë shqiptare.

Duke ndarë me ju dhimbjen e thellë për humbjen e këtij mjeku të veçantë, i përcjell ngushëllimet më të thella të gjithë familjarëve dhe të afërmëve të tij e njëkohësisht gjithë bashkëpunëtorëve dhe kolegëve të të ndjerit Tartari.

Iu prehtë shpirti në paqe!”

v.l/ Dita

October 24, 2018 18:36
Komento

2 Komente

  1. patriot me kembe ne toke October 24, 19:37

    Ngushellime familjes per humbjen e njeriut te dashur, kirurgjia nje specialist unikal.

    Korigjoni iu lutem “Ka mbaruar Fakultetin e Mjekësisë më 1996”

    Reply to this comment
  2. A October 24, 21:20

    Ngushellime familjes per kete vdekje te papritur te Dr. FLAMUR TARTARIT.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*