Ndahet nga jeta kompozitori Kozma Lara

January 19, 2019 09:40

Ndahet nga jeta kompozitori Kozma Lara

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e djeshme, një nga themeluesit e muzikës shqiptare pianisti dhe kompozitori Kozma Lara.

Homazhet në nderim të tij do të mbahen ditën e sotme në hollin e Universitetit të Arteve nga ora 11.00-12.00.

Lara u lind në Durrës, më 10 Korrik 1930. Veprat e tij të para, filluan të dëgjoheshin në vitet ’60-të. Në 1965, u duartrokit sinfonia, një vit më vonë, kompozoi muzikën e baletit “Fatosi partizan”, që u vu në skenë nga koreografi Panajot Kanaçi.

Mësimet e para në piano e kreu me profesorin Tonin Guraziu. Më pas në vitet 1946-49 mbaron shkollën e mesme të përgjithshme “16 Shtatori” në Durrës. Ndoqi liceun Artistik “Jordan Misja” në Tiranë ku dhe diplomohet në degën e pianos në vitin 1954.

Në vitin 1958 studion në Konservatorin P. Iliç. Çajkovski në Moskë (ish BRSS), në degën e Kompozicionit, student i Profesorit Sergey Artem’yevich Balasanian.

Gjatë viteve ka kontribuar në Asamblin e Ushtrisë Popullore, në Teatrin e Operas dhe Baletit në Tiranë si Koncert Maestër dhe në Shkollën e Mesme të Muzikës Mujo Ulqinaku-Durrës.

o.j/dita

January 19, 2019 09:40
Komento

2 Komente

  1. KORÇARI January 19, 18:10

    Ngushëllime familjes , por dhe Shqipërisë , sepse humbi një Artist të vërtetë.

    Reply to this comment
  2. Dh. M.Xhoga (Guri Naimit D) January 19, 22:54

    Ariste si i ndieri pianist-kompozitor
    Kozma Lara, nuk kane vdekie.

    Me dhimbie nga tej oqeani;ne “Pasuesit vetereane” shprehim ngushellime,per largimin ga jeta te te rralit artist krujues, Pr.Kozma Lara.
    Ngushelime families dhe dashamiresve.
    Me “Pasuesit Vetrane”
    Toronto.
    Toronto 19-01-2018 Dh .Xhoga.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*