Ndahet nga jeta Kristo Frashëri

February 1, 2016 13:31

Ndahet nga jeta Kristo Frashëri

Akademia e Shkencave njofton se është ndarë nga jeta në moshën 96-vjeçare akademiku Kristo Frashëri.

Akademia bën të ditur se Frashëri ndërroi jetë mbrëmjen e 31 janarit, nga një vdekje natyrale. Homazhet për akademikun do të mbahen më 3 shkurt në Akademinë e Shkencave.

Akademia e Shkencave shpreh ngushëllimet e saj për familjen Frashëri.

“Akademia e Shkencave i shpreh ngushëllimet më të thella fëmijëve, familjarëve e të afërmve për humbjen e këtij personaliteti të shquar të historisë e të mbarë kulturës shqiptare”, thuhet në njoftimin e ASH.

Ai është djali i parë i patriotit dhe rilindasit Anastas Frashëri. Prof. Kristo Frashëri ka një prodhimtari shkencore që mbulon një periudhë 70-vjeçare.

Që nga viti 1938, kur ka botuar shkrimin e tij modest mbi Jeronim de Radën, ka botuar me dhjetëra e dhjetëra artikuj studimorë, referate historike, vëllime dokumentare dhe monografi shkencore, që trajtojnë pa përjashtim ngjarje, personalitete dhe procese të historisë së Shqipërisë.

 

 

February 1, 2016 13:31
Komento

16 Komente

  1. Beniku February 1, 14:05

    Ngushellime familes!

    Reply to this comment
  2. Artan February 1, 14:08

    ngushellime familjes dhe te afermeve. Kjo humbje eshte nje humbje per te tere kombin shqipetar.

    Reply to this comment
  3. A February 1, 14:43

    Humbje e jashtezakoneshme…
    U prefsh ne paqe o kollos!
    Ngushellime familjes e gjithe shqiptareve.

    Reply to this comment
  4. Bardhi Tolabi February 1, 15:02

    Nje humbje e madhe per Kombin,per studiusit e Historise tone te lashte dhe te re.Kristo Frasheri ishte dhe do te mbetet per cdo Shqiptare nje erudit,nje polemizues i fuqishem,i cili ishte i afte te vendoste me shpatulla mbas murit me argumenta shkencore,kedo qe i cenonte Kombin,Gjuhen,Atdheun,Besimin,shkurt,mbrojetes i shkelqyer i cdo gjeje Shqiptare.Profesor Kristo Frasheri la pas nje numur te madh veprash me vlere kapitale,te cilat do te sherbejne per breza te tere studiuesish e studentesh.Familja me humbjen e tij,humbi nje pjestar te denje te gjirit te saj,por humbja me e madhe eshte per Popullin tone,te cilit Profesorti i nderuar,i kushtoi jeten,pasionin dhe gjithe aftesite e tij mendore.Ngushellimet me te thella familjes dhe te gjithe miqve,dashamireve te tij…Emri i tij eshte i skalitur e i tille do te mbetet,ne Altarin e figurave me te ndritura te Kombit tone!

    Reply to this comment
  5. Vëzhguesi F. February 1, 15:09

    Ndonese moshen e kishte, se pesha e viteve bejne te tyren ne jeten e nje njeriu, perseri ikja e ketij Njeriu te Madh, kesaj Ikone te Histeriografise dhe Akademise se Skencave shqiptare, krijon nje boshllek te pazevendesueshem ne shkencen e historise dhe kultures shqiptare.
    Ne keto 25 vjete e fundit, te nje sulmi te pashembellt te lumpenit ndaj historise se vertet dhe kultures shqiptare, Profesor Kristo Frasheri mbeti burimi i pashtershem i te vertetave historike duke i thyer ne letar higjenike pa vlere te gjitha pretendimet, sajesat, shpifjet e atyre gjallesave dykembesh me diploma te blera qe kerkonin te servirnin pseudohistorine e mejaheneve per histori te vertete.
    Kombi shqiptar humbi njeriun e madh qe nuk reshturi se shkruari per historine e tij, ndaj do te jete pandershmeri dhe mosmirnjohje, nese flamuri kuq e zi nuk do te ulet ne gjysem shtize per te nderuar humbjen e ketij personalietit te permasave botrore.

    Reply to this comment
  6. intelektuali February 1, 17:11

    Ne shumicen e vendeve ish komuniste te Evropes Lindore 1 shkurti eshte data qe perkujton popujt per krimet monstruoze te komunizmit, por kjo date mbetet TABU per politiken tone kombetare qe nga njera ane po kerkon nga Bota Demokratike antarsimin ne BE-ne Antikomuniste dhe nga ana tjeter qan me lote krokodili per xhelatet e Partise se Punes dhe per servilet e saj sic ishte edhe kalemxhiu i Enverit Kristo Frasheri.

    Zoti e falte per mashtrimet e tij te historise tone kombetare me urdher nga MONSTRA Enver Hoxha!

    Reply to this comment
    • Albatros February 1, 18:01

      Ik more idiot qe s’di as te shkruash pa gabime. Sa nje grimce e Frasherit te ishe ti, por je thjeshte nje njeri pa vlere dhe qurrash anonim.
      Jeni ju “anti-komunistat” qe e mbani gjalle Enverin, jeni ju qe fluturojne ne tru akoma fantazmat e komunizmin e s’dini te beni dallimin e te mires ndaj se keqes. Jeni ju qe po e bllokoni Shqiperine te eci perpara.

      Reply to this comment
    • mano mano February 1, 22:09

      Ik ore ” intelektuali ” i gomereve, nje zgjebe e se kaluares. Po cfare intelektuali je ti! Nje cope hale qe, sa me shume shkruan mllefin tend prej te marri aq me shume na e mbush mendjen se Enveri ta ka bere mire, madje ka bere gabim qe te ka lene deri ne ditet tona te permjerresh web-et.

      Reply to this comment
  7. xha Beqo February 1, 17:31

    Une mendoj se ky eshte historian me I madh pellazg. Vetem Xhufi dhe S. Godo kane permasa te tilla gjigandeske. Ndaj te njejtin opinion me Idrizin e partise came ose partise se kateve te para ne dedikimin e tij per ‘professor” Frasherin. I qofte dheu I lehte dhe ta lej Idrizin prapa

    Reply to this comment
  8. dhori February 1, 17:42

    Nje njeri i jashtezakonshem, qe punoi deri ne frymen e fundti, nje studiues i madhe dhe nje shembull per t’u ndjekur per keto dhe per dashurin per atdheun dhe kombin e tij. Na la nje veper monutmentale qe
    prof. Kriston e ben te pavdekshme dhe neve krenare.

    Reply to this comment
  9. Albatros February 1, 18:33

    Profesor na ke pikelluar. Ndonese ne moshe te thyer prape ne mendjen tone prisnim qe ju te rronit pafundesisht. Studimet dhe puna juaj eshte nje pasuri per kete komb te vogel e te mjeruar. Na ike e na le ndermjet injorantesh, ndermjet mediokresh qe s’dine te shkruajne dy rreshta, jo me ti afruan punes suaj kolosale. Te qofte dheu i lehte, e faleminderit me shpirt per punen tuaj te palodhur. Zoti te bekofte!

    Reply to this comment
  10. Sejdi Veseli February 1, 19:46

    Ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë shqiptarëve kudo që janë.‎
    Qoftë i përjetshëm kujtimi për jetën dhe veprën e akademik Kristo ‎Frashëri.‎

    Reply to this comment
  11. E po kjo pune! February 1, 20:39

    e nderuar Dita, bejeni lajm te pare se eshte humbje e madhe dhe ka nevoje per reflektim kombetar. Nuk eshte kronike por gjeme sepse eshte rilindas modern dhe ka lene pas nje trashegimi unike per te verteten historike te gadishullit ku jetojme. Nderime profesor, je ne balle te panteonit kombetar, do frymezosh perjetesisht brezat e shqiptareve.

    Reply to this comment
  12. gjermani i fundit February 1, 21:20

    i lehte i qofte dheu, ngushellime familjes dhe miqve per humbjen e studjuesit dhe patriotit te madh Kristo Frasheri

    Reply to this comment
  13. DRENICA E KUQE February 1, 21:21

    Respekt per punen dhe vepren model te historianit dhe Akademikut tone shqiptar. Nderim te perjetshem jetes dhe vepres se Tij.
    Ngushellime Familjes.

    DRENICA E KUQE

    Reply to this comment
  14. Fahri Dahri February 2, 08:56

    Lamtumire profesor. Te gjitha ndarjet jane te dhimshme, por disa lene edhe trishtim. Ju i dhate atdheut maksimumin e diturise tuaj, dashurise. Ju u futet nder thellesite e shekujve dhe na treguat se kush jemi, ju u perballet me lloj lloj historianesh qe kane tjerre intriga, mashtrime, genjeshta per etnine shqiptare dhe fituat mbi ‘ta, duke i endur ne rrogoza mbi te cilet kemi ecur dhe do ecim duke i shkelur me kembe, ne, pellazget, iliret,shqiptaret. Ju arritet ne prag te ndarjes nga jeta te shkruani edhe per krahinen e Camerise. Pergenjeshtruat te pasaktat e shkruara nga historiania greke tek libri “Camet myslimane te Epirit”. Ju profesor i nderuar, keni lartesuar historine e kombit shqiptar, ju na keni mesuar se historia duhet te shkruhet me te vertetat e ngjarjeve, e paanshme, larg dallimeve etnike, fetare, racave dhe ngjyrave. Ju nuk e shkruat historine e kombit tone, duke udhetuar ne vende te tjera, as ne kolltuqet e pashallareve, as ne pallatet mbreterore, por e shkruat ne vendin tuaj, mes njerezve tuaj, mes bashkeatdhetareve tuaj, qe i takuat fushave dhe maleve ne luften per clirimin e atdheut, ju i takuat dhe jetuat me ata ne periudha te veshtira ekonomike, politike, sociale, ju ishit nje me ‘ta, prandaj dhe historia e shkruar nga ju eshte e vertete, e sakte, dhe qe do na sherbeje per jete ne udhetimin e etnosit shqiptar drejt lartesive qe ju na e keni shkruar.
    Profesor, megjithate ndarja nga jeta e jerezve te medhej mbetet nje trishtim per te tjeret, sepse jo gjithmone lindin njerez te medhenj.
    Eshte krenari per ne, qe jemi bashkekohes me njerez te tille si profesori. Falenderime dhe lamtumire i nderuar profesor Frasheri. Ngushellime familjes per ndarjen nga jeta te njeriut te tyre te dashur, gjeniut te historise shqiptare. Respekte per familjaret e profesorit. Fahri Dahri.- Itali, me 02/02/ 2016

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*