Ndahet nga jeta mjeshtri i kinematografisë shqiptare, Todi Bozo

February 4, 2018 10:25

Ndahet nga jeta mjeshtri i kinematografisë shqiptare, Todi Bozo

Është ndarë nga jeta kineasti i njohur shqiptar Todi Bozo.

Ka qenë familja që e ka dhënë lajmin e trishtë.

Nuk është e lehtë të shkruaj për të treguar se ti nuk jeton më Todi Bozo. Ti heroi i heshtur i ëndrrës së kinemasë shqiptare…pionier i prodhimit të filmit shqiptar…ti baba e shok që na lë pas kujtime te bukura. Bëhet me dije se të dielën më dt 4 shkurt ora 10:00 me 13:00 ne Sallën e Muzeut Historik Kombëtar do të jenë homazhet për t’i dhënë lamtumirën e fundit. E kam të pamundur ta besoj o Baba! Të desha e do të të dua në përjetesi si njeriun që më ka dhënë bekime e besim”,  shkruan djali i tij Petri Bozo.

Kush ishte Todi Bozo

Todi Bozo kineasti shqiptar, shkollën shtatëvjeçare e mbaroi në Lushnje, ndërsa arsimin e mesëm e mbaroi në Gjimnazin “Qemal Stafa” në Tiranë. Studimet e larta i kreu në Universitetin e Kinematografisë “VGIK” të Moskës.

Më 1958 Todi Bozo filloi punën në Kinostudion “Shqipëria e re”. Filmi i tij i parë ishte “Furtuna”, një prodhim i përbashkët me “Moskëfilm”. Më pas e vazhdoi veprimtarinë e vetë krijuese me disa filma dokumentarë, sidomos artistikë si “Debatik” (1961), “Detyrë e posaçme” (1963), “Vitet e para” (1965), “Oshëtimë në bregdet” (1966), “Ngadhënjim mbi vdekjen” (1967), “Plagë të vjetra (1969).

Në vitin 1971 Todi Bozo kaloi në detyrën e zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të Kinostudios, detyrë që e mbajti për 12 vjet.

Todi Bozo vazhdoi të punojë për prodhimin e filmave dokumentarë. Ka qenë skenarist dhe regjisor i shumë filmave si “Noli ynë”, “Ditë plot diell”, “Pejsazh me mollë”, “Shkripëzimi i tokave”, “Shtegtimi”, “Moj e bukura Arbëri!”, “Këngët e zemrës”, “Drejt kuvendit pluralist” etj. etj.

Edhe mbas daljes në pension Todi Bozo nuk e ndërpreu veprimtarinë e vetë prodhuese e pedagogjike. Vazhdoi të jepte leksione në Akademinë e Filmit dhe Multimedias “Marubi”. Paralelisht me këtë, vazhdoi punën edhe si kineast. Kështu, deri në vitin 2008 punoi si producent ekzekutiv në filmat “Kolonel Bunker’ dhe “Syri magjik” me regjisor Kujtim Çashkun, në filmin “Kronikë provinciale” me regjisor Artan Minarollin dhe në filmin “Koha e Kometës” me regjisor Flamur Koçin. Të gjithë këta filma janë realizuar në bashkëprodhim me partnerë perëndimorë.

Kineasti Todi Bozo është marrë edhe me botime të ndryshme, ndër të cilat mund të përmendim librin “Produksioni i filmit”, një libër profesional e shkencor, që bën fjalë për organizimin dhe teknologjinë e prodhimit të filmit. Në vitin 2014 botoi librin “Copëza kujtimesh, të ëmbla e të hidhura”, në përmbajtjen e të cilit përfshihen edhe episode të ndryshme nga puna në Kinostudion “Shqipëria e re”.

o.j./dita

February 4, 2018 10:25
Komento

8 Komente

  1. R.I.P February 4, 10:38

    Ngushellime Familjes se
    Artistit ,Mjeshtrit
    te Kinematografise Shqiptare
    Todi Bozo

    Reply to this comment
  2. intelektuali February 4, 14:07

    IKU EDHE NJE NGA “MAESTROT” E MASHTRIMIT TE PROPAGANDES BOLSHEVIKE TE KINEMATOGRAFISE SONE ENVERISTE TE REALIZMIT SOCIALIST

    Ne te gjitha vendet ish komuniste te Evropes Lindore filmat mashtrues propagandistike te realizmit socialist jane hedhur me kohe ne koshin e plehrave dhe jane denuar nga shoqerite civile ne keto vende si te demshme per shendetin mendor te popullates dhe brezit te ri, pasi jo vetem kane shtremberuar historine reale me urdher nga Partyia-Shtet, por edhe kane indiktrinuar breza me radhe me shpelarje truri ne ate fare feje saqe duhet dekada per te dale nga bataku i filmave te shpifur komuniste. Keto filma ne vendet qe kane hyre ne rrugen e Demokracive Perendimore jane ndaluar te xhirohen ne median publike kombetare dhe ne ate private me te vetmen arsye:

    JANE TE DEMSHME PER SHENDETIN MENDOR TE POPULLATES

    E njejta gje ka ndodhur ne Gjermani me filmat e Hitlerit, por kjo nuk po ndodh ne Shqypni ku filmat propagandistike te Enverit te implementuara nga Moska dhe Kremlini sic del e qarte nga kjo autobiografi ne DITA, pra keta filma pa kurfare vlerash artistike dhe historike, te indiktrinuara nga fillimi e deri ne fund shfaqen papushim jo veten ne TV kombetare por edhe ne ato private qe i xhirojne sepse nuk paguajne asgje per letyrat e kineasteve te Enverit qe e mbushen kinematografine tone me mashtrime ideollogjike te Partise se Punes,

    prandaj:

    Ata shqyptare qe u vrane dhe u masakruan nga xhelatet e Enverit mbetet vetem te thone:

    IKU EDHE NJE NGA “MAESTROT” E MASHTRIMIT TE PROPAGANDES BOLSHEVIKE TE KINEMATOGRAFISE SONE ENVERISTE TE REALIZMIT SOCIALIST

    pa kerkuar falje per krimet e tij ndaj shqyptareve.

    Reply to this comment
  3. intelektuali February 4, 14:08

    IKU EDHE NJE NGA “MAESTROT” E MASHTRIMIT TE PROPAGANDES BOLSHEVIKE TE KINEMATOGRAFISE SONE ENVERISTE TE REALIZMIT SOCIALIST

    Ne te gjitha vendet ish komuniste te Evropes Lindore filmat mashtrues propagandistike te realizmit socialist jane hedhur me kohe ne koshin e plehrave dhe jane denuar nga shoqerite civile ne keto vende si te demshme per shendetin mendor te popullates dhe brezit te ri, pasi jo vetem kane shtremberuar historine reale me urdher nga Partia-Shtet, por edhe kane indoktrinuar breza me radhe me shpelarje truri ne ate fare feje saqe duhet dekada per te dale nga bataku i filmave te shpifur komuniste. Keto filma ne vendet qe kane hyre ne rrugen e Demokracive Perendimore jane ndaluar te xhirohen ne median publike kombetare dhe ne ate private me te vetmen arsye:

    JANE TE DEMSHME PER SHENDETIN MENDOR TE POPULLATES

    E njejta gje ka ndodhur ne Gjermani me filmat e Hitlerit, por kjo nuk po ndodh ne Shqypni ku filmat propagandistike te Enverit te implementuara nga Moska dhe Kremlini sic del e qarte nga kjo autobiografi ne DITA, pra keta filma pa kurfare vlerash artistike dhe historike, te indoktrinuara nga fillimi e deri ne fund shfaqen papushim jo veten ne TV kombetare por edhe ne ato private qe i xhirojne sepse nuk paguajne asgje per letyrat e kineasteve te Enverit qe e mbushen kinematografine tone me mashtrime ideollogjike te Partise se Punes,

    prandaj:

    Ata shqyptare qe u vrane dhe u masakruan nga xhelatet e Enverit mbetet vetem te thone:

    IKU EDHE NJE NGA “MAESTROT” E MASHTRIMIT TE PROPAGANDES BOLSHEVIKE TE KINEMATOGRAFISE SONE ENVERISTE TE REALIZMIT SOCIALIST

    pa kerkuar falje per krimet e tij ndaj shqyptareve.

    Reply to this comment
  4. ' February 4, 15:01

    intelektuali ,
    ty lal te flete terbimi jo arsyeja e llogjika ne shume raste .
    Ky Maestro i Filmit Shqiptare ,
    beri Art jo propagande .
    Duhet bere dallimi i Artistit nga propagandisti .

    Reply to this comment
    • intelektuali February 4, 17:05

      Degjo o lal historine e artit te Enverit:

      Ne burg drejtori i burgut ku kalova shumicen e jetes e kishte zakon te leshonte altoparlantet ne cdo qoshe me kengen e tij te preferuar

      VALSI I LUMTURISE

      qe e kendonte me nje pasion te vecante kengetarja e Beqir Ballukut, Vace Zela me autor spiunin e Sigurimit Avni Mula dhe kur gramafoni i drejtorit fillonte te punonte papushim duke ushqyer altoparlantet sovjetike te montuar ne cdo qoshe te burgut, ne mjeranet i mbylnin veshet me pambuk qe te mos cmendeshim nga ARTI i Realizmit Socialist i spiuneve te regjimit me katil ne Bote qe mund te krahasohej me Kampet e Hitlerit te tipit Auschwitz ku gjithashtu nje orkester artistesh dhe muzikantesh e posacme luante valset e kompozitorit austriak, Straus pepara se mjeranet t’i conin ne dhomat e gazit,

      prandaj:

      Maestrot e Enverit kane kryer krim dhe jo art me filmat letyra bolshevike te tyre qe kane shpelare trunin e shqyptareve ne deri ate fare feje sa kane mbetur pothuaj debile fanatike deri me sot ne dallim nga popujt e tjere dhe nuk arrijne dot te kuptojne se nga i vjen e keqja dhe fajin per kete e ka kryesisht politka jone enveriste kombetare, por edhe media amatore qe perhap propagande te shemtuar per artin dhe moralin enverist.

      Reply to this comment
      • Hammerhaituri February 5, 08:33

        Simbas mendjes tuaj te ndritur ta mohojme ate Pak shkolle kinematografike ti prishim e ti djegim filmat e vjeter bashke me to Universitetin Hidrocentralet Portet detare rrejetin Elektrik se shkollat e marines te aviacionit i shkaterruam si kombinatet dhe uzinat Planet urbanistike hidrovoret (hapi syte c’behet ne Fier e gjetke)

        Reply to this comment
  5. patrioti February 4, 18:31

    Nuk ke faj ti , more intelektuali i by..es . Fajin e ka Enveri , qe te la te gjalle .

    Reply to this comment
  6. Hammerhaituri February 5, 08:35

    Ngushullimet shkojn ke Lila dhe Petri!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*