Ndahet nga jeta shkrimtari i njohur Fatos Arapi

October 11, 2018 09:25

Ndahet nga jeta shkrimtari i njohur Fatos Arapi

Ndahet nga jeta në moshën 89-vjeçare shkrimtari i njohur Fatos Arapi. Prej 10 vitesh shkrimtari ishte i sëmurë dhe nuk dilte nga banesa, pasi kishte pësuar një hemorragji cerebrale. Arapi sot do të përcillet për në banesën e fundit.

Fatos Arapi lindi në vitin 1929 në Vlorë. Po atje ai kreu shkollën e mesme, ndërsa studimet e larta i ndoqi në Bullgari (Sofje) në fakultetin e Matematikës dhe të Ekonomisë.

Ka punuar shumë vjet gazetar dhe pedagog në Fakultetin Histori Filologji të Tiranës. Disa herë ka fituar çmime kombëtare e ndërkombëtare për poezi. Në vitin 2008 e fitoi ‘Kurorën e artë’ në manifestimin poetik Mbrëmjet e poezisë strugane dhe është i pari poet shqiptar që e ka fituar këtë shpërblim.

Vepra e Fatos Arapit është e pasur në llojet e zhanret e ndryshme që ai lëvroi. Përveç poezisë ku ai qëndron në rreshtat e parë, Arapi ka shkruar disa novela: Patat e egra, 1969; Cipa e borës, 1985; Gjeniu pa kokë, 1999 etj; disa romane: dhjetori i shqetësuar, 1970; Shokët, 1977; Deti në mes, 1986; disa drama: Partizani pa emër, 1962; Qezari dhe ushtari i mirë Shvejk, në front diku, 1995; ka bërë disa përkthime: Këngë për njeriun, Nikolla Vapcarov, 1981; Poezi, Pablo Neruda, 1989; Safo, 1990; Antologji e poezisë turke etj; si dhe ka shkruar një numër të madh artikujsh e studimesh të ndryshme.

l.h/ dita

 

October 11, 2018 09:25
Komento

7 Komente

  1. Guri i Kamjes October 11, 09:52

    Siç e thote permbajtja e shkrimit, Fatos Arapi ka qene poet i rreshtave te pare e jo shkrimtar siç e thote titulli. Ne te vertete, persa i perket poezise ka qene nder dy tre me te medhenjte e periudhes se tij, ne mos me i madhi. Eshte tjeter pune qe poezia e tij nuk eshte perkthyer per shkak te veshtiresive qe jane te njohura ne kete gjini.Lajmi na shkaktoi dhimbje. U prehte ne paqe!

    Reply to this comment
  2. Besniku October 11, 10:34

    I qofte i lehte rrugetimi i tij per ne parajse.

    O shqiptare, u largua nga kjo jete poeti me i madh qe ishte bashkekohes me ne.

    Minimalisht i detyrohemi nje percjellje dinjitoze.

    Faleminderit i nderuar Fatos per çfare krijove dhe çfare pasuri na le.

    Reply to this comment
  3. BLACK SWAN October 11, 12:28

    RESPEKT PROFESORIT!!

    ishte vlerë e shtuar për atë dhe këtë kohë.

    Ne Tiranë ka vetem tiranë,

    Ne Tiranë të vrasin të gjithë
    një shëtitje me vehten të vret.
    Mos e ndill kujtimin në Tiranë,
    është tmerrësisht i pamëshirshem.-Të vret.
    Mos guxo ta shohësh në sy lirinë në Tiranë,-
    dielli i syrit shuhet, shkërmoqet e zhbëhet.
    Ti i barabartë me lirinë?-Mos e beso!
    Liria të vret.
    Hipokritë shpresa sy-picigjatë e Tiranës
    ti i vdekur-e ajo me gojën e saj të jep frym,
    të ngjall që sërisht ty të vrasë-të vret.
    Është tjetër,tjetër trishtimi i tetorit në Tiranë,
    vjen duke ikur-të vret.
    Si krye-ëngjelli,Sovrani i zymtë,ferrin e tij-
    e dua Tiranën se të vret.

    Reply to this comment
    • Mary Tereza October 11, 16:02

      Po, Black Swan,
      bashkohem natyrshem me konsideraten tuaj ndaj Arapit.
      U ndodhi te jetojne e shkruajne ne kohe pa-lirie
      Fatos Arapi-poet safi- sidosi e kishte nje lloj mburoje,
      jo ne privilegj sa Kadare dhe Agolli, natyrisht…
      Te tre, sipas vete-perdorjes nga regjimi, mbeten ne borxh ndaj Elites se viteve ’30: Lasgushit, Mitrushit, P.Markos, aq me shume ndaj Fishtes dhe Verioreve te Eperm, por edhe ndaj Letrave shqipe ne Mergim Politik…
      Sidosi, jo thjesht per Lamtumire, Fatos Arapi beri sa mund te respektonte poetin, edhe me menyren se si u mbylle per te mbyllur syte ne kohe te pasinqerte ndaj Njeriut dhe Artit…

      Reply to this comment
  4. Guri Naimit D(Dh Xhoga) October 11, 15:52

    Xhevahiri -XHEVAHIR ma dha lajmi e kombshem..
    *** Ngushellime families e shoqerise.
    %
    ( Jo keshtu komentuesi “BLACK SWAN” Jo!)
    Mire ate ngushellim per te ndierin POET…
    Po e ben si lopa.-permysh vedren.me qumesht ?!
    – Pse na e thua ate vjersherim VRASES per Tiranen.Nu eshte vendi..-Njerezisht kjo!

    Me dhimbie bashkemoshatari-MESUES.
    .
    Toronto11-10-2018 Guri Naimit D.

    Reply to this comment
  5. Kur te behet i perulur dhe modest, do SHPETOI, ky komb . October 11, 20:02

    Kush flet per demokraci, “para komuniste” ne SHQIPERI, eshte nje moster, sa injorant, aq edhe i degjeneruar .
    Nje komb, koke e kembe turkoshak, qe fitoi pavaresine, nga turqia, ne 1912 nga fuqite e medha, nuk do mund te dinte, t’a SHQIPTONTE, fjalen DEMOKRACI .
    Kete deklarate, do t’a botoj c’do dite ne vazhdim …
    Vo. per disa komentus “demokrate” , qe te marin gjake “ne vetull”, (QE TE HANE M..UNE)

    Reply to this comment
  6. Kur te behet i perulur dhe modest, do SHPETOI, ky komb . October 11, 20:38

    po ku e gjete lirine ti moj, mrika e sumbrices drunit( mary tereza) . mire qe keni bere jete primitive fizike, po nga trute pse je po aq primitive, sa sorra e zeze (alias mjellma e zeze), mos valle nga “fisheku ne paje” ???

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*