Ndaj Interit, Pordenone mendon sikur të ishte Champions

December 11, 2017 20:26

Ndaj Interit, Pordenone mendon sikur të ishte Champions

Një numërim mbrapsht që ka zgjatur thuajse një javë dhe është pritur me ankth të madh. Nga një “cicërimë” çdo ditë për të festuar në mënyrë ironike ngjarjen më të rëndësishme të “jetës” për skuadrën e Pordenones, skuadër që militon në Lega Pro.

 Mbrëmjen e së martës, në “San Siro” do të zhvillohet sfida historike e tyre kundër Interit, e vlefshme për raundin e 1/8-ave të Kupës së Italisë.

“Championsi ynë”, lexohet në postimin e fundit të klubit, që e fut ndeshjen e Kupës së Italisë sikur të ishte pjesë e programit të javës së ndeshjeve të Champions League. Ndërkohë, trajneri Colucci dhe presidenti Lovisa kanë lëshuar sfidën: Nëse fitojmë, kthehemi në këmbë nga Milano. E nuk bëhet fjalë për një distancë dosido, por plot 352 km…

Në “San Siro” priten të jenë rreth 3.500 tifozë të Pordenones. Ndërsa ekipi pritet të zbresë me fanellën e dytë, një bluze speciale homazh për qytetin.

December 11, 2017 20:26
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*