Ndal përçarjes Veri – Jug!                            

September 6, 2018 12:42

 Ndal përçarjes Veri – Jug!                            

 

Apel i Shoqatave Atdhetare e Kulturore të fshatrave të Tepelenës

Kryesitë e Shoqatave Atdhetare e Kulturore që veprojnë në Tiranë, që përfaqësojnë Krahinat e Tepelenës, të mbledhura më datë 31.08.2018 në Tiranë, bazuar në misionin e tyre atdhetar,  që,  e kryejnë  në bazë të programit të sanksionuar në statutin e tyre, kanë ndjekur me vëmendje dhe shqetësim të madh, debatin e hapur kohët e fundit për Kampin e Punës në Tepelenë, nga Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit dhe Ministria e Kulturës. Disa muaj më parë u debatua ashpër për kampin, për nismën e marrë për ta shndërruar atë, në një kamp si “Aushvic i Shqipërisë.” Absurditet dhe miopi historike e këtyre nismëtarëve dhe e Ministres  së Kulturës.

Në kushtet e reja të pluralizmit, të lirisë së shtypit dhe të informacionit, një kryqëzatë e zezë me shumëllojshmëri shpifjesh e banalitetesh publicistike është ngritur kundër LANÇ-it, duke arritur deri aty sa ta quajnë atë si luftë civile. Jo zotërinj! LANÇ-i nuk ka asnjë element të luftës civile. Duke dashur të japin ligjërata allaturka, këta ideologë, teoricien e apologjetë të reaksionit shqiptar, kërkojnë të korrigjojnë historinë. Por historia nuk është koniunkturë politike që bëhet me konsensus politik, ajo është e fiksuar në dokumente që provojnë të vërtetën historike.

Partia neofashiste PD-ja,  dhe pinjollët e bashkëpunëtorëve të fashizmit, të drejtuara nga komunisti fanatik i kthyer në “demokrat” e antikomunist flaktë, Sali Berisha, ky Neron i Kombit shqiptarë, ju vërsulën simboleve të LANÇ –it, duke shkatërruar  lapidare, memoriale, varrezat e dëshmorëve, muzeumet, ju hoqën ëmrat e heronjve dhe dëshmorëve, institucioneve, shkollave rrugëve dhe ju vunë emrat tradhtarëve e bashkëpunëtorëve të fashizmit. Të njëjtën gjë bënë këto forca të errëta me pasoja të rënda për ekonominë shqiptare, duke e vjedhur e shkatërruar çdo vepër e ndërtuar nga komunistët,  si  në bujqësi, industri, në arsim, shëndetësi, shkatërruan ushtrinë dhe sistemin e drejtësisë me kursin e plepave.

Ne e kemi ndjekur me vëmëndje këtë revansh anti Jugë,  anti Labëri,  antihistorik e antikombëtar që kanë ndërmarrë në  të kaluarën  dhe  kohët e fundit, këto mendje të çmëndura dhe antishqiptare, me idenë e anti komunizmit  përpiqen, me të gjitha mënyrat e format që të godasin e të denigrojnë një nga trevat më patriotike të vendit, siç është Labëria, si baza kryesore e LANÇ. Këto grupe, pseudointelektualë dhe pinjollë të bashkëpunëtorëve të fashizmit, të mbështetura nga PD e neofashistët e rinj,  insistojnë se në Tepelenën Labe, ishte ndërtuar kampi famëkeq i shfarosjes në masë duke e quajtur “Aushvci shqiptar”. Kjo është një e pavërtet historike. Në Tepelenë ka pasur një kamp pune, kur në Tepelenë nuk kishte fare punë, me përjashtim të një hoteli privat dhe një kafene që ndalonin autobuzët e linjës Tiranë – Gjirokastër.

Nga muaji prill e deri më sot, nga përfaqësuesit e Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit po propagandohet me të madhe, për ta paraqitur kampin e punës në Tepelenë si “Aushvicin e Shqipërisë”. Pse ky sulm ndaj Tepelenës dhe  Labërisë në këtë kohë cili është qëllimi?  Shtypi ka trajtuar probleme të neveritshme dhe të pavërteta gjatë kësaj periudhe. Ne si shoqata shprehim keqardhjen dhe indinjatën e thellë, se të gjitha gjërat që janë thënë dhe shkruar janë të pavërteta. Pse doni ta njollosni Tepelenën dhe Labërinë, sepse  vetëm e vetëm, se ajo është e krahut të majtë, ky është një abuzivizëm i rëndomte dhe jashtë çdo logjike për kohën që po kalojmë.

Kush e kërkon përçarjen Jug e Veri, Kur ne jemi të gjithë shqiptarë, pse kjo politikë dashakeqëse dhe urrejteje ndaj tepelenës dhe Labërisë? Sepse Labëria dhe Tepelena kanë qenë baza e fuqishme e LANÇ-it dhe është kundër neofashistëve të rinj që kanë kapur politikën shqiptare dhe është për unitet kombëtar dhe jo përçarje. Ne si Kryesi shoqatash, mbështesim porosinë që i bëri kongresmeni Amerikan Joe DioGuardi Kryetarit të Bashkisë Tepelenë Z. Tërmet Peçi, mbështasim të gjithë ata autorë që kanë marrë pjesë në këtë debat dhe kanë dhënë mendimet e tyre të drejta si Prof.Dr. Pëllumb Xhufi,  gazetarët, Bedri Islami, Xhevdet Shehun dhe Viktor Mala, Mero Baze, studiuesin Bashkim Qeli, veteranët Krenar Progonati, Drago Shehu, Beqar Skënderin  për mbështejen kurajoze e drejtë e bindëse për opinion e gjere mediatik, për kampin e punës në Tepelenë. Ne do të respektojme vauajtjet e njerëzve të pafajshëm por do të mbrojmë me vendosmëri idealet, vlerat, zakonet e tradita labë dhe kontibutin patriotik të popullit të Tepelenës, si gjatë LANÇ-it dhe në ndërtimin e vendit pas luftës.

I sugjerojmë Këshillit Bashkiak Tepelenë dhe Kryetarit të Bashkisë Z. Tërmet Peçi, që të organizojnë një referendum në të gjithë Tepelenën, për problemin e Kampit dhe në rast se Qeveria e vendos, që të bëhet memoriali,  është referendumi ai do të vendos. Në rast se nuk pranohet referendum, historia ka treguar se populli  tolerant i Tepelenës,  simbolet e pa dëshiruara,  që njollosin krenarinë e tij, i ka hedhur në lumin Vjosa si të pa dëshiruara për trevën Labe.

Shoqata Atdhetare “Labëria”, Kryesia e Shoqatës “Luzati”, Kryesia e Shoqatës “Tafil Buzi”,  – Kryesia e Shoqatës “ Derveni”, – Kryesia e Shqatës “ Krahësi”,  – Kryesia e Shoqatës “ Lopësi” dhe përfaqësues nga të gjitha krahinat e Tepelenës.

September 6, 2018 12:42
Komento

3 Komente

  1. "Pasuesi veteran" September 6, 15:41

    Degjijeni Zerin Atdhetar te shoqartave Tepelenase e me tej.

    Pershendetie solidaritetit te Shoqatave atdhetare te solidaritetit te fshatrave te Tepelenes, per ate ploblem sa jetik dhe prestigji per te ashtuquajturin”Kampin “Aushvici tepelenes”.Eshte nje veprim Antikombetar. Te ndalohet ndrtimi dhe funksionimi tij..

    Nga nje gup “Pasues Veterane”
    Toronto.

    Reply to this comment
  2. Ylli September 6, 18:33

    Ndal perçarjes Veri-Jug por PD eshte antikombetare ,propozimi eshte antikombetar, njerezit qe kritikojne banden e Enverit me usta Dushan Mugoshen jane antikombetar ,madje dhe foshnjat qe vdiqen ne kampin e Tepelenes ishin antikombetare sepse e kishin parashikuar orakullet e Laberise qe do beheshin armiqe te pushtetit popullor !!!!
    Hajde atdhetarizem hajde.Tamam provincial delirant qe kjo mut demokracie u jep mumdesine te shkruajne e botojne cfare u thote mendja e tyre injorante dhe fshatareske.
    Gallate eshte se dhe shoqata “Tafil Buzi” (nje nga kreret e Kryengritjes kunder Tansimatit),prononcohet per kampin antinjetezor e antishqiptar te Tepelenes ??!!??
    Jane vrare burra e gra e kane vdekur foshnja ,o atdhetare fshatare provincial e qehallare Partie.Nuk po thote njeri qe Tepelena eshte Aushvic ,por menyrat e trajtimit te shqiptareve nga shqiptaret ngjante me te Aushvicit.
    Do thoni qe ne Tepelene nuk kishte furra djegjeje ??? Kjo na ngeli dmth per ta percaktuar si Aushvic.Se po te kishte ,ju te paret do ta propozonit ??? Mjaft me hipokrizi dhe cinizem sharlatenesh se po vjen 2020 e ju akoma sikur beni mbledhje te mullaret e barit.
    E mos u lodhni me emra shoqatash “Kuçi” “Muçi” “Sulua” ” Milua” e lloj lloj fshatarizmash por mblidhuni dhe vendosni veç nje titull.
    Shoqata e Oficereve ,Policave ,Kapterave ,Sigurimsave Tepelenas ….”O ME DELE ,O ME KAPELE”

    Reply to this comment
  3. Alban Dega September 7, 04:57

    From: [email protected]
    Date: November 28, 2012 at 10:30:45 AM EDT

    JUG E VERI …
    JEMI SHQIPERI

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Mos shihni Jug
    Mos shihni Veri
    Veri a Jug
    Jug e veri
    Nje trup ne jemi
    Jemi Shqiperi !
    Nga Presheva deri ne Cameri
    Nga Preveza gjer ne Plave- Guci
    Nga Mitrovica deri ne Rumeli
    Ne jemi nje trup…
    vetem nje ne jemi
    Jemi Shqiperi!
    Ku bukes buke i thone
    E ujit i themi uje
    Eshte toka jone
    S’ka vend i huaj!
    Ku jetes i thone jete
    E kujes i thone kuje
    Gjaku shqiptar s’ humbet
    Kurre s’ behet uje
    Sa te jete njerezia
    E te gjalloje jeta
    Askush si ne s’uron Tungjatjeta
    Askush ne Gjithesi
    Si ne nuk mirepret
    Buke e kripe e zemer
    Mireseardhe o vella
    Lipsar a n’qofsh mbret
    I njohur a panjohur
    Asnje dallim s’ka
    Kush ne Bote
    Bese si ne mba !
    Askush si ne
    Besen nuk e jep
    Te bashkuar nje grusht
    Jemi mbret mbi mbret !
    Nje trup te bashkuar
    Si gishtat e dores
    Sio dhomezat e zemres
    Si stuhi e Vlores
    Suferine e bores !
    A ka gisht te Jugut
    A gisht te Veriut
    A ka gisht te Lindjes?
    A ka gisht te Perendimit ?
    Jemi nje pellembe dore
    Ne zemer te Njerezimit !
    Jmei si pese gishtat
    Ne pellembe te dores
    Nje pellembe Shqiperia
    Ne Globin e Botes
    Malesia ne Veri
    Ne Jug Cameria
    Kosova ne Lindje e Ilirida
    Gegni apo Toskeria
    Nje pellembe dore
    Nje zemer rrah Shqiperia
    Kemi ne nje gjuhe
    Nje gjak ne kemi
    S’na mposht dot askush
    Te nje Nene jemi
    Gen Iliro- Pellazg
    Ne damare ne kemi!
    Shqiptare te bashkuar
    Vdekje nuk kemi
    Mallkuar percarja
    Ngaterresat mallkuar
    Nje trup ne jemi
    S’ka aspak rendesi
    Jug apo Veri
    Ne jemi nje
    Jemi Shqiperi !
    Nje per te gjithe
    E te gjithe per nje
    Te gjithe se bashku
    Ne jemi vetem nje
    Veri a Jug
    Jug apo Veri
    Hej … mos gabo!
    Ne jemi vec nje
    Jemi Kuq e Zi
    Jemi Shqiperi !

    Shenim:
    Shkruar gjate ceremonise se ngritjes se flamurit me rastin e 100 vjetorit te Pavaresise se Shqiperise ne Vlore me 28 nentor 2012 ora 10:30 para dite…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*