Ndalet rekordi i Manchester City

December 31, 2017 16:48

Ndalet rekordi i Manchester City

Rekordi i Manchester City në Premier League është ndalur me 18 fitore radhazi, pasi sot kryesuesit e kampionatit nuk kanë shkuar më shumë se një barazim pa gola në fushën e Crystal Palace.

Të besuarit e Guardiolës nuk kanë treguar ritmin e ndeshjeve të mëparshme dhe një pikë e marrë në transfertë ishte ajo që dha në fushë, madje në fund ka qenë me fat, pasi vendasit humbën penallti. Gjithsesi, City mban kreun me 59 pikë, 14 pikë para Chelsea dhe i pathyer në 21 javë, me 19 fitore dhe 2 barazime.

Pjesa e parë ka qenë jo me atë vrullin e zakonshëm të Manchester City-t, madje vendasit janë munduar të kapin në befasi kryesuesit e Premier League dhe në një rast edhe mund t’ia kishin dalë. I pafat Gabriel Jesus, që detyrohet të lërë fushën e lojës në 23’ dhe në fushën e lojës hyn Aguero.

Edhe e dyta nis pak a shumë njësoj, janë vendasit që tentojnë të ndëshkojnë, por nuk ia dalin. Më pas në fushë ka vetëm një ekip, me formacionin e Pep Guardiola që dominon, por gjuajtjet në drejtim të portës mungojnë.

Në fushë futet edhe Sterling, ndërsa Aguero është nervoz. De Bruyne ka një rast në minutën e 80-të, por gjuajtja e tij ndalet nga mbrojtja e Palace.

Në minutat shtesë ka penallti për vendasit, por Milivojeviç e humb, portieri Ederson ia pret.

December 31, 2017 16:48
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*