Ndalimi i celularëve në shkolla, çfarë mendojnë prindërit

August 7, 2018 20:39

Ndalimi i celularëve në shkolla, çfarë mendojnë prindërit

 

Fillimi i vitit të ri shkollor do bëjë që nxënësit shqiptarë të mos kenë aspak dallim nga bashkëmoshatarët e tyre francezë, të cilëve iu është ndaluar me ligj përdorimi i telefonave në shkollë.

Urdhri i ministres së Arsimit përmbush dëshirën e prindërve të cilët janë të shqetësuar se fëmijët po bien nga mësimet pasi shpërqendrohen nga përdorimi i smartfonëve. Ata e kanë pritur me entuziazëm këtë vendim me shpresën se fëmijët do të përqendrohen më tepër në mësim.

Urdhri vlen edhe për mësuesit, të cilët duhet të japin një shembull të mirë për nxënësit, ndërsa këta të fundit për mikrofonin e News24 shprehen dakord me masën shtrënguese për sa kohë telefonin e përdorin edhe jashtë ambienteve të shkollës.

“Koha e madhe e shpenzuar në telefon, po shqetëson prindërit edhe për një tjetër aspekt…fëmijët e tyre po bëhen çdo ditë e më shumë antisocial.

Përdorimi i teknologjisë po bëhet gjithnjë e me shqetësues në vendin tonë, pasi me kalimin e kohës është ulur edhe mosha se kur një fëmijë duhet të pajiset me aparat celular.”, janë disa prej mendimeve të prindërve.

l.h/ dita

August 7, 2018 20:39
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*