Ndalimi i filmave, regjisori Saimir Kumbaro: Po na trajtojnë si kriminelë

March 20, 2017 16:14

Ndalimi i filmave, regjisori Saimir Kumbaro: Po na trajtojnë si kriminelë

Të ndalohen, të kufizohen apo të shfaqen të shoqëruar me një bisedë paraprake, ku të shpjegohet konteksti e qëllimi. Shfaqja e filmave të realizuar gjatë viteve të komunizmit ka ndezur së fundmi një debat mbi mënyrën se si duhen shfaqur ata. Për kundër atyre që mendojnë se filmat e komunizmit, që kanë shërbyer si propagandë e pastër e kohës, nxisin urrejtje te brezi i ri dhe i edukojnë keq ata, regjisori Saimir Kumbaro thotë se të rinjtë e sotëm as duan t’ia dinë për ideologjinë, por i pëlqejnë shumë ata.

Në vijim të këtij debati, Kumbaro, firmën e të cilit mbajnë 12 filma artistikë, ofron variantin e tij si krijues për mënyrën e “trajtimit” të kësaj pasurie filmike të para viteve ’90.

Këto ditë është hapur një debat mbi filmat e realizuar gjatë viteve të diktaturës. Është hedhur propozimi që shfaqja e tyre të kufizohet, për shkak se shumica prej tyre kanë përmbajtje ideologjike. Ç’mendoni për të gjithë këtë debat?

E gjithë kjo fushatë mua më duket një fyerje. Nuk mund të fyesh të gjithë ata krijues që i kanë bërë këta filma me mund. Mund të ketë ndonjë film “problematik”, siç i quajnë, më së shumti dokumentarë, që i japin disa kanale televizive, që i kanë marrë pa lekë, por edhe në këto raste thirren krijuesit, regjisori e skenaristi e pyeten se si është realizuar ky film, në çfarë konteksti, cili ishte mesazhi që doje të përcillje etj.

Po na trajtojnë si armiq dhe po na duket vetja si pjesë e procesit të dekriminalizimit, por ne nuk kemi bërë asnjë krim. Çfarë krimi paskam bërë unë që kam realizuar filmin “Rrethimi i vogël” apo “Koncert në vitin ’36”?! Këtu nuk kanë kërkuar ndjesë udhëheqësit në diktaturë, ndërkohë po na trajtojnë ne si kriminelë.

A mund të ngrihet një komision vlerësues për këto krijime, siç edhe është hedhur si ide?

Komision? Kush janë këta zotërinj, këta profesionistë që nuk i njohim, që do të vlerë- sojnë se cili film bën e cili nuk bën, cili është i mirë dhe cili është i keq. Këtë duhet ta bëjnë kritikët e filmit, por ne nuk kemi të tillë. Filmi është një krijim shumëplanësh, ndaj i thonë edhe arti i shtatë, pasi përfshin në të shumë lloje artesh dhe nuk mund të vlerësohet aq thjesht sa pretendojnë këta.

Por s’mund ta mohojmë se kanë përmbajtje ideologjike…

Ideologjia dhe propaganda ishte pjesë e kohës. Nuk kishe mundësi zgjedhjeje, por duhet thënë se ideologjinë e bën ai që të jep lekët. Sot, një producent amerikan të jep lekët dhe të thotë që filmin do ta bësh si dua unë. Asokohe, producent dhe financues ne kishim Partinë e Punës, ai të thoshte urdhëro miellin, me këtë do të bësh bukën.

Po a ka mes tyre nga ata që duhen ndaluar apo kufizuar në shfaqje apo komentuar…?

Po, ka filma “problematikë”, sidomos ata dokumentarë ku paraqitet Enveri si Krishti, si shpëtimtari i kombit. Këta filma duhet të jenë pjesë e arkivit dhe duhet të trajtohen si të tillë. Ata duhet të shoqërohen me shpjegimet dhe komentet përkatëse, duke dhënë informacion për kohën kur janë realizuar, mbahet edhe një qëndrim, por nuk mund të shfaqen vetëm me komentin e vitit ’80 apo më herët. Këto prodhime duhet të trajtohen si në të gjithë botën. Le të marrim rastin e Gjermanisë, që shfaq dokumentarët për Hitlerin. Edhe filmat tanë, sidomos ata dokumentarë, për të cilët fola më sipër, mund të shoqërohen me një bisedë me realizuesit e tyre, që të tregojnë historinë e krijimit, kontekstin në të cilin janë krijuar.

A mendoni se shfaqja e dendur e këtyre filmave mund të ndikojë në edukimin e brezit të ri?

Mund të shërbejë sërish si propagandë? Rinia nuk do t’ia dijë fare për propagandën. Kam pyetur unë qindra vetë dhe as u intereson ana ideologjike. Veçanërisht fëmijët e diasporës lënë kokën për filmat shqiptarë, sidomos për shkak të gjuhës. Personalisht kam qenë partizan i idesë që këta filma të kufizohen, mos të jepen kaq shumë, por edhe kjo është e pamundur, në gjithë Shqipërinë ka 70 televizione që japin pa fund këta filma. Askush nuk ka të drejtë t’i ndalojë. Jemi në demokraci dhe kushdo t’i shohë e kushdo jo. Në asnjë vend të Lindjes nuk janë ndaluar filmat.

Nëse kjo do të ndodhte, a ju cenon juve kjo nismë?

E dini? Unë nuk kam asnjë përfitim nga shfaqja e këtyre filmave. Kam realizuar 12 syresh dhe marr vetëm 1 milion lekë të vjetër në vit për të gjithë. Unë duhet të paguhem 50 mijë lekë të vjetër për një projeksion. Do të ishte mirë sikur të m’i jepnin ato para. Por filmi jepet 20 herë dhe unë paguhem për vetëm një projeksion. Kjo është vjedhje dhe kjo është çështja që është ngritur e me të cilën duhet të merren./Panorama

March 20, 2017 16:14
Komento

9 Komente

  1. Zgalem March 20, 17:11

    Si ka mundesi , qe nje intelektual I njohur dhe shkrimtar , te pretendoi te tjetrsohet trashegimia kulturore e nje populli ? Po pse te ndalohen filmet ? Sepse bejne prepagande komuniste , argumenton shkrimtari . Po e kaluara nuk mund te ndryshohet , as te retushohet . Ajo merret e ngrire , ashtu cic eshte zhvilluar . Duke retushuar trashegimine , I beni nje favor te madh enverizmit ; e paraqesni me demokrat se ai ishte . E kaluara as duhet retushuar , as duhet zbukuruar , te jepet e ngrire , sic na ka ardhur antikiteti . Shkrimtari , qe ka ngritur kete problem , lipset te beje autokritike publike , ne se me te vertete e ndjen veten shkrimtar . A i lexon “shkrimtari ” ato , qe fliten ndaj tij ? E kam ditur te moshuar . vetem nje I moshuar extreisht mund te barti te tilla ide inatcore dhe aspak demokratike . Mendimet e tij , jane me extermiste se ata , qe ju versulen bunkerit artistik dhe turisik . Kthjellou zoti “Shkrimtar ” . Dielli I demokracise ndrit per te tere . ! Zgalem

    Reply to this comment
  2. Mark uk March 20, 17:35

    Filmat shqiptar jan te gjith idologjik,po sidoqoft nuk duhet hequr.Njerzit e kuptojne se cfar mashtrimesh ka pasur,duke tjetersur te verteten,duke lartesue komunizmin.Dua te pyes ket regjizorin si e tjetersuet te verteten te filmi rruget e bardha ku behet fjal per fillerojtsin Pjeter Llesh Doda.E verteta eshte se ai vdiq ne krye te detyres,po familjen e tij e internuen,duke menduar se ai eshte arratisur.Ne pranver kur u shkri bora trupi i tij u gjet i vdekur atje ne mal.Partia e beri hero,kurse ju sajut ket film qe vertet eshte i bukur.

    Reply to this comment
  3. 9 Maj 1945 March 20, 18:12

    Filmat e mi jane te mire dhe une duhet te paguhem per ta thote Kumbarua. Te keqij ishin partia e punes dhe Enveri ne vecanti, vazhdon ai. Producent dhe financues ishte partia e punes.Pra te keqijte financionin filma te mire ose keta filma te mire i financionin te keqijte . Hajde kuptoje llogjiken meskine te Kumbaros.jam i sigurt se po te mos ishte vete krijues kushedi sa llum do te kishte derdhur per ta. Pra regjimi ishte i keq por filmat( propaganda) ishin te mire sepse kete e bente Kumbarua. E verteta eshte se filmat kane vlere por pa vlere eshte Kumbarua

    Reply to this comment
  4. Guri Naimit D. March 20, 18:32

    Te lumte,pena komanduar ajo mendie, komentuesi “9 Maj 1945-sa”me kenaqe sa me fjalet vlersuese dhe me pseudonimin zgjedhur.

    Guri Naimit D.

    Reply to this comment
  5. A March 20, 19:32

    I them mender ish te persekutuarve politik, mire se ka filma artistik perpara viteve 1990 te frymezuar nga idelogjia komuniste, por e verteta financuesja dhe sponsorizimi u benin direkt nga PPSH-ja. Qeni lef atje ku japin me henger.
    Po ju more derdimen te persekutuar politik, me ardhjen e ashtuqujtures demokraci cfare i bete udheheqjes se larte te PPSH, asgje.
    Bile, arriten qe kryetarit te PD-se, komunistit, sekretarit te partise se punes, bashkepunetorit te sigurimit te shtetit me pseudodimet “Penicelina” dhe “Bisturiua” te quajturit SALI BERISHA ti lepinit bithen, kur ky fare derdimeni ishte mjek blloku dhe dale ne foto ne varke me familjaret e Enver Hoxhes ne Liqenin e Pogradecit. He mo cfare i bete, vetem se i shkonit si dele manare nga mbrapa duke i ndigjuar vetem pordhet e tij qe qelbin dynjane.
    Ku jeni ju trimat te persekutuar politik qe ata qe ju kane persekutuar, arrestuar, torturuar, rrahur, internuar dhe burgosur si tipi i gjykatesit ARANIT CELA, jo vetem qe si keni bere asgje, bile i hapni rrugen me respekt dhe pershendetni per ate qe ju ka bere si person, si familje me lloj dhe sorollop.
    Kur ju kerkoni te luftoni idelogjite e filmit artistik shqiptar te sistemit komunist te Enver Hoxhes, pse e mbyllet Konostudion “Shqiperia e Re”??!!
    Ju mendje shprishur qe nuk dini as cfare kerkoni dhe as cfare deshironi, ju duhet te kishi forcuar financiarisht Kinostudion “Shqiperia e Re” me xhirime filma artistik sipas idelogjise se juaj duke patur parasysh edhe deskretitimin e sistemit komunis ne Shqiperi ne te gjitha aspektet e tij, politike, ekonomike dhe sociale.
    Por ju nuk jeni ne gjendje te beni asgje sepse jeni do lepuj te rrahur.
    Prandaj, rrini urte, sepse politika shqiptare e ketyre 27-te viteve te fundit eshte tallur me ju pa fund se nuk keni marre akoma pronat e juaja te sekuestruara dhe mbani vetem letra ne duar, duke ju tallur te gjithe. Pamvaresisht se i keni ditur, lexuar “Direktivat e Katovices” per t’ju degraduar dhe shperfytyruar nga pamja e jashtme si debila dhe pa personalitet. Yt rrace pa dinjitet dhe pshtire. Po ju prishin ju pune filmat artistik shqiptar??!! mbyllni televizorin dhe mos e shikoni ose ndrroni stacion.

    Reply to this comment
  6. Thanas L. Gjika March 21, 01:39

    Mendimi për të ndaluar shfaqjen e shumicës së filmave të krijuar gjatë periudhës së diktaturës së komunizmit, më duket i nxituar. Më duket i nxituar sepse sot në kohë demokratike nuk duhet ta detyrojmë popullin se cilët filma të shikojë e cilët jo, por duhet ta ndergjegjësojmë atë për të kuptuar vlerat dhe antivlerat e atyre filmave. Këtu nuk fus ato pak filma dokumentarë ku i thurreshin lavde figurës së diktatorit, sepse të tillë filma, ashtu si monumentet kushtuar diktatorit, janë hequr nga qarkullimi me kohë.
    Eshtë e vërtetë se mbas vitit 1992 shfaqja e gjithë filmave të krijuar në kohën e diktaturës, pa asnjë bisedë paraprirëse në TV me vlerësime specialistësh, ka ndihmuar për mbajtjen gjallë tek shumë persona të nostalgjisë për atë kohë. Shumica e atyre filmave e kanë pasqyruar realitetin e kohës në përputhje me normat e realizmit socialist, pra sipas kërkesave të partisë shtet, investueses së tyre, duke e zbukuruar realitetin. Kjo është ana e dëmshme e tyre.
    Gjatë këtyre viteve të tranzicionit, partitë politike, sidomos drejtimet e tyre, ishin të mbushura me ish anëtarë të PPSH-së dhe elementë të ish Sigurimit, prandaj ato edhe kur ishin në pozitë edhe kur ishin në opozitë nuk organizuan analiza kritike me specialistë për gjithë trashëgiminë letrare, artistike e shkencore të periudhës 47-vjeçare të diktaturëstë. Nuk u ushqye mendimi kritik shkencor, por urrejtja midis grupazheve partiake dhe simpatizantëve të tyre. Ndërkohë mbetja e popullit në nivel të ulët ekonomik e kulturor ka qenë një faktor ndihmës për ngjalljen dhe mbajtjen gjallë të nostalgjisë për kohën e diktaturës e të diktatorit.
    Për fat të keq shumica e krijuesve të asaj kohe nuk përqafuan një qëndrim qytetar të moralshëm sipas të cilit duhej të kishin dalë publikisht në shtyp e në TV me autokritika serioze për të treguar se e dënonin këtë e atë aspekt të veprës së vet të krijuar nën presionin e partisë shtet. Këta krijues e pëlqenin, ndoshta dhe e nxisnin vetë, shfaqjen e filmave të tyre të krijuar sipas metodës së realizmit socialist, si ngushëllim, se “veprat tona i pëlqen populli”. Thënë shkurt, ky qëndrim i këtyre krijuesve ka qenë dy herë i pamoralshëm, së pari sepse atëhere ndihmuan partinë shtet për ta qorrollepsur popullin sipas ideologjisë së saj dhe së dyti tani gjatë tranzicionit, duke mos u përpjekur për ta çlriruar popullin nga droga komuniste.
    Shfaqja e shpeshtë e atyre filmave, tërthorazi ndikonte për ngjalljen e nostalgjisë ndaj kohës dhe sistemit diktatorial dhe kjo është vërtet një krim që duhet të shqetësojë jo vetët zotin Agron Tufa, drejtor i Institutit të Studimit dhe Dënimit të Krimeve të Komunizmit, por çdo intelektual të ndershëm.
    Veprat artistike populli i gjykon jo thjesht për përmbajtjen ideore por edhe për realizimin artistik. Ajo vepër që e tërheq nga përmbajtja ideore dhe artistike, populli dëshiron ta shohë, ta lexojë, ose ta dëgjojë përsëri (film, roman, poemë, këngë, ose muzikë), kurse veprat artistike që nuk e tërheqin për përmbajtjen ideore dhe artistike ai nuk ka dëshirë t’i shohë, t’i lexojë ose dëgjojë përsëri. Mirëpo ka dhe vepra artistike që ndonëse nuk e kanë përmbajtjen ideore të pëlqyeshme, përsëri ato mund të pëlqehen në rast se e kanë realizimin artistik në nivel të lartë. Kështu ka ndodhur dhe ndodh me veprat e artit fetar bizantin. Ikonat e piktorëve Onufri, Shpataraku, Katro, Zografi, etj u pëlqejnë sot jo vetëm besimtarëve që admirojnë në to përmbajtjen fetare dhe artin, por edhe ateistëve, madje dhe besimtarëve myslimanë, etj, sepse në to ata pëlqejnë realizimin e kombinimit të ngjyrave. Po kështu vlerësohet edhe arti muzikor bizantin.
    Edhe sot vijojnë të na pëlqejnë veprat dramatike te Korneit, Rasinit, Molierit, etj krijues të periudhës së Klasicizmit. Këto vepra për nga përmbajtja ideore dhe për nga rregullat e hartimit nuk na tërheqin, por ne i lexojmë me kënaqësi, për faktin se në to janë realizuar me mjeshëri artistike karaktere atdhetarësh, për të cilët ka nevojë çdo shoqëri njerëzore.
    Rruga më e mirë është që të organizohen simpoziume shkencore për të analizuar vlerat dhe antivlerat e veprave të letërisë, kinematografisë, shkencës, arteve figurative e muzikore të periudhës së diktaturës komuniste tek ne. Këto arritje të transmetohen sa më gjerë në media dhe të pasqyrohen në tekstet shkollore. Vetëm kështu do të ndihmojmë popullin, sidomos rininë, për t’u çliruar nga nostalgjia dhe për t’u aftësuar që t’i vlerësojë veprat e kinematografisë, artit e të letërsisë sipas vlerave reale që ato kanë.

    Reply to this comment
  7. kris 1 March 21, 02:00

    Kur u goditen forcat e armatosura shqiptare dhe gjithe ushtaraket u trajtuan si armiq klase pati nje mirekuptim te intelektualeve ose te themi me mire ish intelektualeve shqiptare e te klases politike.Keta preferuan te lepinin sahanet qe u ofroi Saliu dhe corben antikombetare te gatuar ne guzhinat e turpit.
    Tashti erdhi radha e artit per ru goditur nga profesoret e Sahaneve.
    Taria demokrat do vazhdoje te germoje deri sa te gjeje bishtin e qenit.

    Reply to this comment
  8. Fatos March 21, 10:21

    Filmat ne ate periudhe perfaqesojne nje epoke dhe nuk mund te arshivohen.kishte regjizore piktore kineaste kalibri dhe qe sot nuk ka. Flasin injorarantet qe nuk e njohin vlerat e asaj epoke,

    Reply to this comment
  9. Gjirokastriti March 21, 13:44

    Ky kumbaro ka bere filma me autor uran butken per te mohuar LANC e per ta nxjerre si lufte civile.
    Turp. Ti qe ke lujt dhe role te aneterave te njesiteve guerile.
    Turp.
    Nga filmat e kohes para 90 te mos marre as nje leke se i ka marr atehere. Nje rroge me te larte se sa mesatarja e popullsise.
    Cjane keta kameleone e keta ineresaxhinh te shpifur mor aman.

    Ose filmat pas 90 kur shan komunizmin e ka marre shume leka (prandaj dhe i bere) ose filmat para 90.
    Rruge te mesme ska o kumbaro qe su ngope kurre.

    Po cke a derezi, ci do ato leka. U plake u dhieve.
    Cupe. Ta la Genc Pollo me plot leka te vjedhur ketij populli e ti su ngopke akom.

    Pfui race e poshter e luani bishtin nga te gjitha anet e hani nga te gjitha sahanet, mbi sufra e nen sufra, slini mish e kokalla

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*