Ndalohen 11 persona, iu gjetën rreth 15 mijë rrënjë kanabis

August 26, 2016 09:18

Ndalohen 11 persona, iu gjetën rreth 15 mijë rrënjë kanabis

Policia e Beratit, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative për evidentimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike ka zhvillua një operacion antikanabis në fshatin Dobrenjë të Skraparit.

Në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar në flagrancë 11 persona, pas një pune disamujore nga shërbimet e policisë dhe konkretisht:

1. Leandro Myrteli, 26 vjeç, banues në Fier
2. Donald Velo, 20 vjeç, banues në Fier,
3. Alket Kurti, 34 vjeç, banues në Tiranë,
4. Sefedin Marku, 24 vjeç, banues në Sarandë,
5. Lorenc Alikaj, 27 vjeç, Banues në Tepelenëq,
6. Virion Tushallari, 33 vjeç, banues në Levan,
7. Redion Hamzaj, 28 vjeç, banues në Fier,
8. Ilir Omeri, 22 vjeç, banues në Fier,
9. Fadil Tushallari, 57 vjeç, banues në Levan,
10. Barjam Cjapi, 23 vjeç, banues në Tepelenë,
11. Andrea Arixhiu,41 vjeç, banues në Gramsh.

Policia njoftoi se arrestimi i shtetasve të mësipërm u bë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin u kapën duke kultivuar bimë narkotike në parcela të ndryshme. Në to u gjetën dhe asgjësuan nga forcat e policisë me djegie, 14 600 rrënjë bimë narkotike. Bimët ishin kultivuar në një zonë të pyllëzuar në fshatin Dobrenjë, Skrapar.

Gjatë kontrollit të ushtrua në kasollet e ngritura në këto parcela u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
140 kg lëndë narkotike marijuanë si dhe dy armë zjarri të lojit automatik, AK-47.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotikëve”, ”Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga nenet 283/2, 284/2 dhe 278 të Kodit Penal.

August 26, 2016 09:18
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim