Ndalohen 14 sirian në Muriqan

August 8, 2016 10:19

Ndalohen 14 sirian në Muriqan

Policia Kufitare në Muriqan, Shkodër, kapi 14 refugjatë sirianë. 7 meshkuj e 7 femra, ndër ta 5 të mitur, u kapën në vendin e quajtur Shtuf, në afërsi të kufirit me Malin e Zi.

Ata u intervistuan nga policia dhe u mësua se kishin qenë emigrantë në Greqi e kishin hyrë ilegalisht në territorin shqiptar nëpërmjet Kufirit të Gjelber në Kapshticë, Korçë .

Destinacioni i tyre ishte Gjermania dhe pasi të mbërrinin atje, do t’u paguanin nga 1150 euro, dy personave që nuk ua dinin gjeneralitetet.

Tashmë, Policia Shkodër po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e dy personave që kishin marrë përsipër, kundrejt pagesës, refugjatët sirianë, për t’i dërguar në Gjermani.

August 8, 2016 10:19
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*