Ndalohet edhe një tjetër person i shpallur në kërkim nga Lazarati

May 2, 2015 10:20

Ndalohet edhe një tjetër person i shpallur në kërkim nga Lazarati

Kapet dhe ndalohet një tjetër person i shpallur në kërkim nga Lazarati për sulm me armë ndaj Policisë gjatë Operacionit Antikanabis Qershor 20124 , si dhe i akuzuar edhe për një sërë veprash të tjera penale. Specialistët e Sektorit Kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër kanë bërë ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkimin Florjan .N. Shurdhi, 31 vjeç, banues në Lazarat. Kapja e këtij shtetasi u bë në Pikën e Kalimit të Kontrollit Kufitar Kakavije nga ana e Shërbimeve të Policisë Kufitare të Kakavijes në bashkëpunim me Specialistët e Sektorit Kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër , në hyrje për në territorin shqiptar, pasi shtetasi Florjan Shurdhi po kthehej nga Greqia . Materialet do i kalojnë Prokurorisë për Krime të Rënda Tiranë.

May 2, 2015 10:20
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*