Ndalohen në Tiranë dy iranianë të dyshuar si terroristë

March 22, 2018 14:51

Ndalohen në Tiranë dy iranianë të dyshuar si terroristë

Dy shtetas iranianë të dyshuar si persona të përfshirë në aktivitete terroriste janë ndaluar paraditen e të enjtes. Ata janë ndaluar në ambientet e jashtme të kryegjyshatës Botërore Bektashiane, pak përpara nisjes së ceremonisë festive të Sulltan Nevruzit.

Shtetasit iranianë janë ndaluar nga Shërbimi Informativ Shtetëror dhe njësia e anti-terrorit në policinë e shtetit. Ata janë F. Z 65 vjeç dhe S.M. 59 vjeç. Në momentin e ndalimit ata ishin duke bërë foto dhe u thanë oficerëve të anti-terrorit se ishin gazetarë dhe kishin ardhur me ftesë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane.

Nga informacionet e para mësohet se dy iranianët, kishin mbërritur disa ditë më parë në Shqipëri përmes aeroportit të Rinasit duke kaluar pa asnjë problem kontrollin policor. Këta dy shtetas iranianë janë ndaluar për verifikime të mëtejshme nga agjentët e antiterrorit në Shqipëri, pas informacioneve të mbërritura nga partnerët ndërkombëtar se ata kanë prirje të përfshihen në akte terroriste në vendin tonë.

Sipas mediave, prej fillim marsit agjencitë e inteligjencës dhe të anti-terrorit janë duke mbajtur në vëzhgim mbi 10 persona të cilët janë sinjalizuar si persona që mund të organizojnë akte terroriste në Shqipëri.

Të gjithë shtetasit iranianë që hynë në Shqipëri janë subjekt i kontrolleve të imtësishme në kufi dhe gjatë qëndrimit në vendin tonë. Agjencitë ligj-zbatuesve në vend tregojnë një kujdes të posaçëm për shtetasit iranianë për mos të lejuar futjen e agjentëve sekret të Teheranit të cilët mund të ndërmarrin akte që dëmtojnë sigurinë e 3.000 muxhahedinëve iranianë që strehohen në Shqipëri.

o.j/dita

March 22, 2018 14:51
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*