Ndaloi kimioterapinë për t’i shpëtuar jetën vajzës, ndërron jetë nëna që i frymëzoi të gjithë

October 17, 2018 14:46

Ndaloi kimioterapinë për t’i shpëtuar jetën vajzës, ndërron jetë nëna që i frymëzoi të gjithë

 

Një 29 vjeçare që refuzoi trajtimin për kancerin ovarial ndërsa ishte shtatzënë, për të shpëtuar jetën e fëmijës së saj, ka ndërruar jetë.

Gemma Nuttall i frymëzoi dhe i preku të gjithë kur vendosi të ndërpriste kimiotermapinë për t’i shpëtuar jetën vajzës së saj. Por, pas pothuajse 5 vitesh në luftë me kancerin, ajo u nda nga jeta ditën e diel.

Aktorja e Hollywood-it, Kate Winslet ka folur për trishtimin e saj pasi mësoi për vdekjen e nënës së mrekullueshme”, të cilën ajo u mundua ta ndihmonte duke i paguar trajtimin.  Kate ngriti fonde për t’i bërë të mundur 29-vjeçares që të trajtohej me imunoterapi eksperimentale.

Gemma u diagnostikua me kancer ovarian, ndërsa ajo ishte shtatzënë me vajzën e saj, tani katërvjeçare, Penelope dhe shtyu kimioterapinë në mënyrë që mos t’i ndohte asgjë.

Pavarësisht se u trajtua me sukses pas lindjes së Penelope, kanceri u kthye.

Historia e saj kapi edhe vëmendjen e Leonardo DiCaprio-s, i cili e ndihmoi në ngritjen e 300,000 funteve për t’i mundësuar asaj terapinë në Gjermani.

Pasi mori lajmin e vdekjes, Kate Winslet e ka përshkruar vdekjen e saj si tragjikisht trishtuese duke shtuar që Nuttall ishte “një fener i fuqisë”.

l.h/ dita

October 17, 2018 14:46
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim