“Djali yt nuk duhet që t’i dërgojë më letra Enver Hoxhës”. Historia e hungarezit që kaloi 50 vjet në kërkim të një nënshkrimi të Enverit, si e mori nga Nexhmija dhe Ilir Hoxha

January 18, 2021 09:33

“Djali yt nuk duhet që t’i dërgojë më letra Enver Hoxhës”. Historia e hungarezit që kaloi 50 vjet në kërkim të një nënshkrimi të Enverit, si e mori nga Nexhmija dhe Ilir Hoxha

 

Nga Xhevdet Shehu

Botuar në DITA

 

Në këtë botë ka koleksionistë pikturash, koleksionistë armësh e gjithfarëlloj të tjerësh. Dr. Zoltan Márián ka patur dhe vazhdon të ketë një pasion krejt tjetër: Të koleksionojë firma dhe nënshkrime të burrave të shteteve. Të cilëve u bën dhe një biografi të shkurtër.

Gjithcka e ka përmbledhur në një libër të çuditshëm për nga zhanri që është botuar në fund të vitit të kaluar.

Autori është hungarez, me emrin Zoltan Márián dhe ka punuar me një durim të pashembullt të mbledhë firma dhe nënshkrime të burrave më të shquar të shteteve gjatë shekullit XX.

Për këtë libër që po flasim ai ka punuar prej më shumë se 50 vjetësh. Dhe ka koleksionuar më shumë se 3 mijë firma burra shtetesh nga më të shquarit e shekullit të kaluar. Ndër këta ka zgjedhur 500 për botimin e tij dhe ndër të përzgjedhurit e zotit Marian figurojnë edhe dy shqiptarë: Enver Hoxha dhe Geraldina.

Mund të ketë njëfarë anësie në futjen e Geraldinës (për shkak të origjinës hungareze të saj), por kjo mendoj se nuk qëndron në rastin e Enver Hoxhës, sikurse do ta vini re në shpjegimet që ai bën vetë në libër.

—–

Parathënia

Parathënia e botimit

Nga Dr.Zoltan Márián

Unë jam rritur në Csenger, një fshat i vogël në qarkun e Szabolcs-Szatmár, në Hungari. Ne jetonim pas Perdes së Hekurt, praktikisht të izoluar nga vendet e Europës Perëndimore dhe vendet e tjera të huaja. Fillova të interesohesha në gjuhët e huaja dhe politikat e jashtme që prej klasës së shtatë në shkollën fillore. Shtytjen e parë ndoshta ma dha xhaxhai im i cili u arratis për në Angli në 1956-n dhe rregullisht e ka vizituar Hungarinë me familjen e tij uelshiane prej fund viteve ‘60.

Kam mbledhur personalisht foto të firmosura presidentësh, kryeministrash dhe personalitetesh mbretërore prej fillimit të viteve ‘60. Isha rreth 14 vjeçar kur mora foton e parë me nënshkrim të Presidentit Kryepeshkop Makarios të Qipros dhe Princit Norodom Sihanuk të Kamboxhias. Sot kam rreth 3 mijë nënshkrime origjinale prej pothuaj të gjitha vendeve të botës pa asnjë diskriminim politik ose ideologjik.

Shumica e autografëve janë përftuar direkt nga kërkesa ime. Sidoqoftë, disa herë është vërtet e vështirë të marrësh një nënshkrim. Mbretërit dhe mbretëreshat në fuqi zakonisht nuk i begenisin kërkesa të këtilla. Ata shpesh përgjigjen se ata u japin foto me firmë vetëm miqve të tyre personalë.

Duke mëtuar për lidhje të ndryshme në ambasada të huaja, ministri të huaja, miq dhe anëtarë familjeje me pozita të larta, më në fund ia dola të marr nënshkrimet origjinale të udhëheqësve politikë prej gjysmës së dytë të shekullit të kaluar deri sot.

Koleksioni im përfshin fotot me autografë nga Perandori Hirohito, Mbretëresha Elizabeta e Dytë dhe Princ Filipi, Princ Çarlsi dhe Princeshë Diana, Mbretëresha Margareta II, Mbretëreshat Beatrix dhe Juliana, Perandor Haile Selassie, Mbretërit Baudouin dhe Albert II, Mbreti Hussein, Mbreti Faisal, Mbreti Simeon II, Mbretëreshë Geraldina, Dukesha e Lartë Charlotte dhe Shah Reza Pahlavi.

Koleksioni përmban po ashtu fotot dhe dokumente të nënshkruar nga Presidentët amerikanë Harry Truman, Dwight Eisenhower dhe Jimmy Carter, ashtu sikurse Kryeministrat britanikë Harold Macmillan dhe Margaret Thatcher.

Përveç këtyre, në këtë libër mund të gjeni: Presidentin Putin, Gjeneralin De Gaulle, Kancelarin Adenauer, Pierre Trudeau, Presidentin Mitterrand, Aldo Moro, Indira Gandhi, Ten Hsiaopin, Fidel Castro, Leonid Brezhnjev, Ben Balla, Juan Peron, Salvador Allende, Antonio Salazar, Kolonel Kadhafi, Gjeneral Francon, Jean-Claude “Baby Doc” Duvalier, Kim Ir Sen, Enver Hoxha dhe Nikolai Çaushesku, e të tjerë.

Për një koleksionist, origjinaliteti është mbi të gjitha. Sot, politikanët udhëheqës shpesh përdorin pajisje për të bërë nënshkrime shabllon faksimile si autopen-i, pre-print ose stampa. Këto disa herë janë të vështirë të siten, por vetëm materiale të mirëfillta mund të futen në një koleksion.

Vendosja e nënshkrimeve në secilin kapitull shpesh është arbitrar. Ka shumë personalitete të cilët që do të mund të ishin futur edhe në dy a tre kapituj gjithashtu. Në këto raste jam përpjekur të përzgjedh më të rëndësishmin. Teksti në anglisht nuk është përkthyer “fjalë për fjalë”, por është një përmbledhje më e shkurtër e variantit në hungarisht.

Kam organizuar disa ekspozita të “fryteve” të 50 viteve të fundit në qytezën time të Debrecen dhe në kryeqytetin hungarez, Budapest.

Për herë të parë, rreth 500 nga 3 mijë autografë do të paraqiten bashkë shoqëruar me rrëfenjat e tyre si u përftuan në formën e një libri. Shpresoj që do ta shijoni këtë lloj udhëtimi politik, historik e kulturor nëpër shekujt e 20-të dhe të 21-të.

——

Pjesa për Hoxhën

Pjesa për Enver Hoxhën:

Enver Hoxha, 1908-1985

Enver Hoxha qe një udhëheqës i fuqishëm komunist, i cili sundoi Shqipërinë për 44 vjet si Sekretar i Parë i Partisë Komuniste (1941-1985) dhe Kryeministër i Shqipërisë (1944-1954). Gjatë Luftës së Dytë Botërore, si një udhëheqës i partizanëve, ai kontribuoi shumë në çlirimin e vendit të tij. Në atë kohë Shqipëria qe një vend i izoluar. Në ato kushte nuk kishte praktikisht asnjë marrëdhënie midis Hungarisë dhe Shqipërisë. Nuk kishte lajme që dilnin nga Shqipëria dhe nuk mundnim të dëgjonin shumë rreth Hoxhës.

Ndoshta edhe ky izolim më ka ndikuar të dua të kem një nënshkrim origjinal të Enver Hoxhës. Shkrova shumë letra drejtpërdrejtë për në Tiranë, por dyshoj nëse ka mbërritur qoftë edhe një atje. Nuk mora kurrë një përgjigje. Departamentet hungareze të Policisë nuk toleronin që unë të korrespondoja me Tiranën. Në një rast babanë tim e “ftuan” në Rajonin e Policisë dhe u paralajmërua nga policia, “Ndaloje birin tënd, mos e lërë t’i shkruajë letra Enver Hoxhës!”

Pas viteve ’90, edhe Shqipëria u ngërthye në ndryshime politike. Vendosa të përpiqem të marr një nënshkrim origjinal të Enver Hoxhës me ndihmën e të vesë së tij, Nexhmije Hoxha (1921-2020).

Gjatë sundimit të të shoqit të saj ajo ishte aktor politik. Ajo ishte anëtare e Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë dhe ishte kryetarja e Frontit Demokratik të Shqipërisë.

Në 1998-n, pata fatin që të kontaktoj me të venë e Hoxhës. Unë i shkrova dhe ajo më telefonoi. Ajo më tha se do mund të më jepte një nënshkrim të Enver Hoxhës, të cilën ajo do ta priste prej një letre të vjetër.

“Sidoqoftë, marrë parasysh situatën kaotike në Shqipëri, nuk do t’ua dërgoj me postë. Duhet të gjeni dikë në Tiranë të cilit t’ia jap letrën dhe ai person do të ta sjellë në Hungari.” – tha zonja Hoxha. Ajo e shkroi këtë edhe në një letër më pas.

Asokohe, nuk ishte e kollajshme për mua të gjeja një hungarez në Tiranë të cilit mund t’i kisha kërkuar të kryente një punë të tillë. Më në fund ia dola dhe ai person më solli letrën e vejushës në Budapest me nënshkrimin origjinal të Hoxhës në të dhe ma dorëzoi personalisht mua.

Pjesa për Hoxhën

Më vonë isha në kontakt me zonjën Hoxha përmes email-it dhe ajo më shkroi disa letra gjithashtu. Kur ajo u plak shumë, i biri i saj, Ilir Hoxha, më kontaktoi. Ne kemi qenë në korrespondencë prej shumë vitesh tashmë. Iliri shkroi një libër për të atin e tij – të botuar vetëm në shqip – dhe më dërgoi një kopje kushtuar për mua.

Për Vitin e Ri në 2019-n, Ilir Hoxha më dërgoi një nënshkrim të dytë të Hoxhës si dhuratë. Autografi është shënuar në një zarf të kohës nga i ati i tij. Ai shkroi mbi të: “Nexhmijes nga Enveri”. Nexhmije Hoxha mbërriti një moshë të shtyrë, duke vdekur në 2020-n në moshën 99-vjeçare.

I biri i Kryeministrit shqiptar gjeti një tjetër nënshkrim të të atit në 2020-n që ka këtë histori që vijon: Hoxhës i pëlqenin stilolapsat “pelikanë”. Kur mori një të ri, ai gjithnjë e provonte duke shkruar emrin e tij me të.

Një “letër provash” e këtillë ka mbijetuar, me nënshkrimin origjinal të Enver Hoxhës. Dërgesa me nënshkrim u bllokua në zyrën postare në Tiranë për pothuaj dy muaj në saje të pandemisë së koronavirusit. Isha mjaft i sigurt që kishte humbur, megjithatë e pyeta Ilir Hoxhën nëse do më nderonte e të pyeste për të në zyrën postare. Dërgesa mbërriti në adresën time pak kohë paskëtaj.

Firma e Enver Hoxhës është tejet e rrallë ndër koleksionistë. Me aq sa di unë, ai nuk i është bindur kurrë kërkesave të tilla.

 

—–

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

January 18, 2021 09:33
Komento

72 Komente

  1. Doni January 15, 15:23

    Doni nuk doni Enver Hoxha ishte burre shteti.
    E mori Shqiperine 1 milion e beri 4. 90% analfabeta i beri te tere me shkolle. Pa drita drita me drita. Martesa veri jug e jo vrasje veri jug. Permbytje nuk pati. Termet menjehere shtepi. Ushtri tani nje skuader etj e etj. Kur iku nuk mori gje Por la pasuri ku notuan politikaret Saliu Likja etj borxhe jo sot ne fyt. Gruaja grua nuk guxonte ta vriste njeri sot krime etj etj. 1997u vrane 4700 , gjate viteve te Enverit me pak. Lerini denglat e kalocit. Komunist Saliun e quani demokrat e kush thote nje te vertete e quani komunist. Popull ju ka humbur shtylla kurizore.
    Mos bllokoni komentin ju lutem sic beni gjithmone.

    Reply to this comment
    • Nje qytetar neutral January 15, 18:16

      Edhe une mora 10 lepra, per 1 vit i bera 120. Kur i mora nuk dinin te benin asgje, une i mesova te me vinin rreth e rrotull kur i ushqeja. Kafazit i vura dy poca per drite dhe dy rezistenca per ngrofje. Kisha hap nje kanal aty rreth e rrotull kafazit ku rridhte ujet kur binte shi. Termeteve u cova nje telegram e u thashe saken se bini e me vrisni leprat se ju denoj me burgim te perjetshem etj. etj Kujt i plasi [email protected]? Kaq per leprat.

      Per Saliun e ke kot fare, Saliu ishte biri shpirtror i Enver Bastardit, nuk beri gje tjeter veç garantoi kelyshet e Enverit qe te mos i hynte gjemb ne kembe. Askush kur iken nuk merr gje, pervec dy metra vend ne varreza, po ti si mendon ata kelyshet e Enverit megjithe Nexhmijen sa qe gjalle cfare kulloten e cfare kullotin deri tashti, apo ju ra bretku ne pune e mezi u del rroga. Ik or fanatik e mo na caj derrasa kot. Nuk po thote njeri qe sot nuk eshte mut, ti nuk kupton qe eshte po ai mut qe ka nisur qysh ne 1944 vetem sa kane nderruar uturakun qe ai muti i meparshe ty te duket si hallve.

      Reply to this comment
      • Raimond vlonjati January 15, 20:16

        Per Enverin ka folur Enciklopedia Britanike, por sic duket ju nuk lexoni,

        Enciklopedia Britanike eshte libri qe flet per gjithe personalitetet e Botes me pa-aneshmeri .

        Dhe per Enverin thote , qe ” Enver Hoxha e shnderroi Shqiperine nga nje gjysem relike te feudalizmit Otoman,
        ne nje vend modern Industrialo-Agrar”…

        Reply to this comment
        • Nje qytetar neutral January 16, 13:19

          Une nuk kam perse lexoj Enciklopedine Britanike per te mare vesh ate qe kam jetuar vete. Enveri nuk ketheu gje vete, vuri sklleverit te punojne. Eshte njelloj si te thuash qe Piramidat i bene Faraonet. Enveri talli bythen dhe i ngordhi nga uria shqiptaret-dele. Sa per ate industrine moderne, ky duhet te jete ndonje gabim shtypi i Enciklopedise ose ndonje dalldisje e redaktorit.

          Reply to this comment
          • Politika shqiptare duhe te punohet QELIZEM January 17, 21:25

            Tek komenti jot,Z. Nje Neutral, kam gjetur VETVETEN.
            Nese do te kisha 300 Kalores, si ti ne vitet 90 – te ,pra me KETE mendim,do te kisha arritur shume…. Dhe shpresoj se nuk do te ishim ne kete gjendje qe jemi sot.
            Te uroj shendet dhe jete.

      • 555 January 15, 22:28

        Ti qytekar neutral merr 10 krrica,beji gomere dhe provoji se sume qe ta kuptosh me mire se si rriten kafshet!
        Enveri mori ne 1944 800 mije analfabete dhe i coi ne 4 milion te tere me shkolle,univesrsitete,te punesuar,ne cerdhe,kopshte,shkolla,teatro,kinema,stadiume,pallate sporti,opera e baleti,fabrika,uzina ,kom,binate,bujqesi,arsim,, e shendetesi moderne e falas,ndersa pas 90-tes shkerdhatokracia e juaj na coi prapa 100 vjetesh!
        Po ku keni surrat ju o kellira qe te shani Enverin!

        Reply to this comment
        • ELIOT January 16, 18:53

          morri analfabete ;; ne cdo vend ne bote u ben shkolla morre tyc ku jeton ne afrike ;;; fancezet hapen shkolla ne afrike per te mesua gjuhen franceze ;;;por ishte poolitika ; cdo njerii tjeter do te bente shkolla dhe 5 fabrika 5 uzina e 50 vite ;; enveri beri 500 mje vrasje nterrnime si nje kriminel qe ishte ;;; i vrau te gjthe ish kmandantet e luftes per interesat e tje personale ;na percau me politikene tije prej ditatori edhe sot zihemi nga politika e enverit ; ja realiteti coban ;; enveri shte me pisi nnga te gjhe burrat qe ka pare shqitari

          Reply to this comment
      • 555 January 15, 22:29

        Ti qytekar neutral merr 10 krrica,beji gomere dhe provoji se sume qe ta kuptosh me mire se si rriten kafshet!
        Enveri mori ne 1944, 800 mije analfabete dhe i coi ne 4 milion, te tere me shkolle,univesrsitete,te punesuar,ne cerdhe,kopshte,shkolla,teatro,kinema,stadiume,pallate sporti,opera e baleti,fabrika,uzina ,kom,binate,bujqesi,arsim,, e shendetesi moderne e falas,ndersa pas 90-tes shkerdhatokracia e juaj na coi prapa 100 vjetesh!
        Po ku keni surrat ju o kellira qe te shani Enverin!

        Reply to this comment
      • 555 January 15, 22:29

        Ti qytekar neutral merr 10 krrica,beji gomere dhe provoji ne sume qe ta kuptosh me mire se si rriten kafshet!
        Enveri mori ne 1944, 800 mije analfabete dhe i coi ne 4 milion, te tere me shkolle,univesrsitete,te punesuar,ne cerdhe,kopshte,shkolla,teatro,kinema,stadiume,pallate sporti,opera e baleti,fabrika,uzina ,kom,binate,bujqesi,arsim,, e shendetesi moderne e falas,ndersa pas 90-tes shkerdhatokracia e juaj na coi prapa 100 vjetesh!
        Po ku keni surrat ju o kellira qe te shani Enverin!

        Reply to this comment
        • Nje qytetar neutral January 16, 13:17

          Ti 555 ke harruar qe Enveri mbasi i coi neper teatro, stadiume, pallate sporti, kombinate, pallate me shume kate, u dha te hanin bar se ashtu i leverdiste per te ruajtur bythen e vet. Sa per shkerdhatokracine e sotme, shumica e tyre ishin sherbetore te Enverit dhe vec vazhduan ate qe kishte filluar Enver Bastardi.

          Nje gomar te vetem qe e kam qe nga koha e Enverit e kam ruajtur per ty, kur te te haje bytha duku se ta ben sherbimin.

          Reply to this comment
          • Kadriu January 16, 23:20

            Qytetar neutral do te thote MUSHKE,as kale por as edhe pele!

          • Neutrali saliut January 17, 17:52

            O neutrali salikomunistit,po pate nje gomar qe i bije te jete babai jote qe te ka bere ,ruaje se po qe i ri mund te bej edhe gomer te tjere si puna jote qe ke mesuar shkrim e kendim ne sistemin e gomereve…
            Shiko qe sot po shtohen analfabetet gomere…
            Edhe ata qe dalin nga shkollat jane me gomere se sa ata pa shkollet e para 90tes

          • Nje qytetar neutral January 17, 23:01

            @Neutrali saliut, te dhjefsha Saliun me gjithe ty. Lexoji te gjithe komentet e mia per te ditur se cfare mendoj une per Saliun o b.lepires i Rames. Saliu = Rama = MUT.

      • Kadriu January 16, 23:18

        Qytetar neutral do te thote MUSHKE,as kale por as edhe pele!

        Reply to this comment
    • ELIOT January 16, 18:47

      ky spiuni enverit eshte nje idot qe se ka shokun ;;; nota e mbare e njeh enver hitleri s nje nga skizofrenet me te medhenj ne bote dhe ku katnai qe enveri e pruri nga fshati ne tirone na e en te mencur ;; po te ishte pozitive enveri ;; shqiperia sd te kishte ngalur si en afrike po do te ishte si europa ;;; pandaj debile mentale mos ja fut kot ; edhe franca ishte 20 milion ne 45 dhe u be 60 milion ne 1990 por si beri as enveri as politika u zhvilluan vete d nuk kishte me lufte ;;cdo vend ne bote u shumefishuan prandaj coban mos ja fut kot ;;enveri vrau me shume shqiptare se te gjite te tjeret qe nga 1912 ; enveri vrau opoziten dhe popullin e pajajshem iste nje socioat debile koqe tek daja ;;; turp te kesh te mbrosh enver hitlerin ;;po te shkosh ne gjermani edhe ne france gjen 500 firma qe do te thone se hitleri ishte burre shteti ;;jam i sigurte ;;; merci ;;

      Reply to this comment
  2. Mas Tur Bimi January 15, 15:42

    Uaaaaaaaaaaaaaa, çfare çudie. Tani te gjithe nostalgjiket e bastardit kane nje objekt masturbimi.

    Reply to this comment
    • ganiu January 15, 20:50

      Ha,ha ju të tre e bëni në grup apo ja bëni njëri tjetrit?
      Kush fillon i pari?
      Sigurisht Turi e Bimi, masturbojnë Masin?

      Reply to this comment
    • Galdin January 18, 13:14

      Mire, keq, Enver Hoxha eshte padyshim, shqiptari me i madh qe ka lindur ndonjehere.

      Reply to this comment
      • Mas Tur Bimi January 18, 22:02

        Po o Galdin po, ka edhe gomere te medhenj, edhe kriminele te medhenj etj. etj. Kot po te pyes une, kush te ka dhene ty kompetencen qe te caktosh kush na qenka shqiptari me i madh qe ka lindur ndonje here?

        Reply to this comment
  3. Pensionisti January 15, 15:44

    Nji shkrim qe nuk tregon asgje dhe nuk dihet perse eshte botuar!;ose autorit i ka shteruar deshira per kerkime ose gazeta ka mbetur ”keq” per shkrime !

    Reply to this comment
  4. katarakti January 15, 16:06

    Duke u nisur nga ato çfarë ka bërë për vendin Enver Hoxha mund të llogaritet si një ndër 100 udhëheqësit më të shquar të botës për shekullin e kaluar. Ky ështê mendimi im, i një antienveristi të hershëm, në një kohë që ata që e shajnë sot, u bëheshin duart “gjak” atëhere nga duartrokitjet e “zjarrta” për të!

    Reply to this comment
  5. Dhimbia e madhe popull. January 15, 17:37

    Xhevdet Shehu,pene atdhetare, me te lumte sa jlelle.

    Jo thjesht se permendet mes tyre dhe Udheheqesi Shqiptar, in yni Enver Hoxha ne ate liber te vecante me mbi 500 firma origjinale nga Burra shtetesh te BOTES.
    Kjo perben te vecanten e ketij botimi te rralle.
    Dhe juve faleminderit per shkrimin sjelle per lexuesin shqiptar,qe pa tjeter, ndihet krenar,per nje NENVIZIM te tille per udheheqesin e popullit tone per mbi 45 vjet,nga lufte heroike N.Cl. ne 40 vite ndertimit te atdheut tone te Ri. Persshendetie dhe djalit Ilir Hoxha,sa ka bere e duhet te beje.jo thjesht si BABAi tij po si nje nga TRE BIRRAT e shtetit shiptar: Gjergj Kastrioti-Skendrbe,plaku Ismail Qemali dhe i TRETI i VERTETI Enver Hoxha…
    I perjetshen kujtimi TYRE.. . *(*qente le te lehin-karvani shkon para* Ate dhe vendin e tij e ka vendosur dhe e vendos .

    Toronto 15=01-2021 Dhimbia e madhe POPULL!

    Reply to this comment
    • Nje ne Kanada January 15, 18:20

      O Guri, o Alzheimer shetites, o debil zyrtar, po c’ben ne Toronto ti mo? Cili kar-van shkon perpara o derezi, ai kar-vani me kuaj te ngordhur. Ik o fosile atje ku ke vendin, e liro hapsiren, o te zente buka e Torontos, te zente.

      Reply to this comment
    • Si je me majasellin? January 18, 11:05

      Or taj pri Kanadaje. Mos e trazo dhimbjemadhin se e ka nga majaselli. E ka kapur qysh ne kohen e largqoftit kur i jepte mesim kalavicave ulur mbi gur diku nga fshatrat e Petereles. Kaqolave si ky dhe ai kapterri madhor duhet t’jau besh shuk tollonin hoxhist dhe t’ja u fusesh me zorr ne goje, qe mos te lehin me keq se qente

      Reply to this comment
  6. Fisniku January 15, 18:37

    Jemi krenare qe jetuam dhe punuam me BURRIN ME TE MADH TE SHTETIT SHQIPTAR, Heroin Kombetar Enver Hoxha!
    Vetem armiqte e Shqiperise nuk e duan kete legjende kombetare!

    Reply to this comment
    • Kinez Kosovar January 15, 21:43

      Krenarine fute ke ai veni se tashti vec germadhat kane mbetur. Po te ishte aq Burre i madh kishte mbetur prapa ndonje gje e mire, po veç mysybete la prapa duke filluar nga Saliu e deri te ky Edvini. Nuk lahet kaka me çiç.

      Reply to this comment
      • XXXL January 17, 21:05

        Çinez Brahimin Salihin Edvinin i zbuluat ju Udbashët e jugoserbëve

        Reply to this comment
        • Kinez Kosovar January 17, 23:04

          Ate pune e kish filluar Tito me Enver Bastardin. Enveri la Ramizin, qe la Saliun me gjithe Fatosin, qe la Edvinin. Kot rref çunat dhe le baben rehat. Keta cunat kishin baben UDBash, pavarsisht se beri si kur e drodhi.

          Reply to this comment
    • ELIOT January 16, 19:01

      ik more debile ;; sa fitonte nje francez ne nje muaj ne shqiei si fitonin ne 10 vite me sociopatin enver;; more analfabet ;; more injorant edhe gezim kullufi ka me shume mend se ju ;;; jam i lumtur qe sja shoh me surratin hitlerit enver dhe rraces se te te spiunave ;;; jeta eshte shume me e bukure pa spiunat e enverti dhe tradhetarte e poullit ;; qe te fusnin n burg per nje fjale goje ;; bur i madh ha ha ha ndejti 5 vjet n e france dhe 2 fjale si mesoi burri i madh ;,,,??? LIBERTE EGALITE FRATERNITE … JA KUSh OSHTE MUTI ENVER NJE COPE FSHATARI QE JA KSHTE HONGER DHIJA LIBRAT .. po per disa injorante ishte i zoti por jo per mua ;; ai ishte nje cope jevgu qe e beri vendin afrike ;;e la ne varferi dhe cdo gje e beri me rracion ;;;dhe na percau per te drejtuar vendin me spiunat nga fshatrat ;;merci je vous en merde ;;;

      Reply to this comment
    • Vladimorr Rrocka January 18, 11:16

      Ik o rrote yzberishti se le koqen e nomit duke leshuar dokrra qe s’i beson as vete. Aha, s’ka me qurravitje popullore. Cofi koha e propagandes fallco. Shko bej dy lek pune o rrocke hoxhiste, se je bere me keq se xim kllufi

      Reply to this comment
  7. ganiu January 15, 20:45

    Nuk e di sa e kupton ndryshimin ndërmjet fjalëve “sundim” e “qeverisje”, o Xhevdet Shehu, por e ke shkruar drejtë.
    Enveri “sundoi” tërë kohën.

    Reply to this comment
  8. Paul Tedeschini January 15, 22:18

    DIKTATURA NUK QUHET SHTET.

    Reply to this comment
  9. mirel January 15, 22:39

    Enver Hoxha eshte kurore lavdie per Shqiperine. Dhe une si Fisniku, jam i atij brezi qe perjetuan caste jete te paperseritshme, gjera qe ky brezi i sotem zor se i kupton.
    Ishte mbyllje, por liri per te jetuar si enderimtar, si idealist, dhe si i ri. Ne gjithe Shqiperine ishte e njejta fryme, nga veriu ne jug njerezit ishi nje. Duheshin dhe e respektonin njeri tjetrin si vellezer. Kohe te arta

    Reply to this comment
  10. cezari ballkanit January 16, 00:08

    Nga cfare lexova me siper me beri pershtypje kjo fjali:

    .(citoj
    Ndaloje birin tënd, mos e lërë t’i shkruajë letra Enver Hoxhës
    .
    Pra autoritetet policore hungareze ndalonin nje djalosh ti shkruaje nje leter Enverit.

    Kjo tregom dy probleme te forta

    1
    “Izolimi” qe na beri Enveri ishte me i vogel se izolimi deri dhe racizmi i sotem qe na ben Europa…
    .
    2
    Frika qe paskan patur keto hungarezet edhe pse ishte vete vend komunist nga Shqipria e Enverit e ben udheheqesin e Shqiperise figure boterore

    Kam patur biseda me njerez te ndryshem ne Itali apo Greqi ku shumica e quanin te ashper por patriot te madhe per vendin e tij

    Me cfare kemi pare vitet e fundit jashte deshires tone mund te themi NA MUNDE ENVER ! dhe i vdekur…

    Reply to this comment
    • Për një viç (shishe qumësht) m'xu nata jasht January 18, 14:12

      Ç’të të mundte Dulla ty? Po ti i mundur ke qon qysh pa le o kokërr ngordhalaqi. Sa ma kishte gjallë tutorin i rije lepe peqe. Tani që s’është më përçmallohesh me portretin e tij varrur në murr me mendimin se ,,ishim më mirë kur ishim keq”. Po ç’mirë zeza o derdimen nostalgjik, kur tallonin e djeshëm hoxhist ta kanë zëvendësuar me tollon salinist?

      Reply to this comment
  11. demo January 16, 09:22

    E ka siguruar vendin ne listen e VIPAve me Pol Potin,Sissokon,Dyvaljene dhe ca kafshe kanibale te Afrikes,Azise dhe xhunglave te Amerikes.

    Reply to this comment
  12. Murat January 16, 10:10

    Kombi mburret me tre figura historike- Kastrioti- Ismaili- Enveri.

    Reply to this comment
    • ? January 16, 13:22

      Per cilin komb e ke fjalen ti Murat, per ate me kryeqytet Ankarane?

      Reply to this comment
      • Lavdi Enver Hoxhes January 16, 18:54

        Idiot ! Edhe sikur ta kete emrin Murat, nuk do te thote qe eshte turk. Ti duhet te jesh nga ata qe i vene emrin femijes Francesko dhe kujtojne se eshte italian.

        Reply to this comment
        • ? January 17, 01:20

          Une femijes ia kam vene emrin Agim. Sa per ialianet i respektoj per cfare jane, por nuk i kam zili. Ju te Enver Bythes kishit tmerr nga bota se mos ju perdhunonte mutizem – lenkarizmin, gjoja se ne te vertete kete e bente ustai juaj qe t’ju shkerdhente me kollaj e t’ju mbushte mendjen qe kur ua vinte ai ju bente me patriote.

          Reply to this comment
        • Kristof Murati (emer tipik shquptar) January 18, 11:22

          O shuku Vladimorrrrrrr. Po boll o rryp kaishi se mbete duke lene koqen e nomit me budallalleqe. A nuk e kupton se po tallet gjithe forumi me ty? Pa le pastaj kur ben sikur kacafytesh me ate kapterrin madhor, thua se ti je bajge me ere me te mire

          Reply to this comment
      • .!!! January 17, 21:09

        Po që të ndērseu 5 shekuj

        Reply to this comment
        • ? January 17, 23:08

          Edhe baba edhe nena ime paten lindur pas pavaresise, per gjyshet nuk e di a i kishte ndersyer njeri apo jo, po ato 5 shekujt qe thua zotrote per mua nuk kane asnje domethenie pervec qe shof qe ka shume Murata, Mahmuta, Xhemile, Sadije, etj. etj. Ja psh ti duhet ta kesh Abdurrahman, ose Muzaferr, ose Haramut etj. qe ma kujtojne edhe mua qe ca si paraardhesit e tu duhet te jene shkerdhyer mire me ate kombin qe nuk po ia zeme emrin.

          Reply to this comment
  13. Elka January 16, 19:11

    Qytetari neutral,po Enveri te beri me shkolle e kulture,se gjyshrit e tu dhe te mite i hengri malarja dhe morri,ne 45 vite ka bere shume te mira,po ska njerez te kulluar e te pa gabueshem
    Krahaso cfar beri Enver per 45 vite e cfar kane bere keta zagaret e sotem gjate ketyre 30 viteve,Ska te krahasuar.Sa per pederasti ua martonte nenat atyre horrave,sot pa problem,jan shtuar ca si shum bythe cpuarit,,deri dje keta politikan me sali vucidolin kerkonin te hapeshin kufijte,kurse sot te mos hikin rinia.e ka degjeneruar kete vend..kjo quhet mutokraci.

    Reply to this comment
    • Nje qytetar neutral January 16, 19:51

      O Elka, Enveri hapi shkollat qe te shplante trute e miletit. E shof qe edhe ti e paske te paster xhom akoma. Mos krahaso Enverin me cfare kane bere ne 30 vjet keta te tjeret. Nuk ka mut te mire e mut te keq, muti eshte mut, dhe e quajne Enver, Sali apo Edvin nuk ka rendesi.

      Reply to this comment
  14. Nyugdijas January 17, 00:58

    Tisztelettel, dr Zoltan!
    Egyeduli ember Magyarorszagrol, aki irja vmt az alban nagy, hires, halhatatlan es rendkivuli nepvezetuje-rol.
    Mindenekelott Hoxha Enver igazi, hazafi, bator, latnok es nagyon kedves volt.
    Nagy tisztelettel az alban nep elkiserte OT temetésért.
    Nincs szo most egy masik emberrol hasonlo VELE! Talan sok szazad lehetseges, hogy lesz az O hasonloja.
    Mostani az alban vezetok – babák!

    Reply to this comment
  15. fteri January 17, 08:49

    Me këtë shkrim kujtese mes 500 liderve më të shquar të botës të shekullit -XX ,ne kujtojm me respekt e dashuri nga një hungarez ,djalin tonë e birin e këti vendi , legjendarin Enver Hoxha ,njeriun e dashur dhe atdhetarin me shumë vlera të këti vendi ,në gjenezën ,shtim ,formimin ,edukimin e modernizimin e popullit shqiptar ,e ngriti lart nga errësira në dritë ,nga ,padija,vrasjet ,egërsia e jetesa e popullit të ndarë si fise të egra që jetonte në pemë ,i zhvilloi u dha kulturë e modernizim sa 1000 vjet qeverisja mëparshme anti-popullore , të çifligarve e bajrektarve zogistë e fashistë dhe shfrytëzimit barbar popullit e mbjelljes t e injorancës shekullore nga pushta ,të hurit e litarit që zhvatnin popullin pa mëshirë .

    Enver Hoxha lidri i bashkimit e zhvillimit te popullit ,te shkollimi ,te qytetrimi te shqiptarve ka shumë v lera në formimin e një familje të shëndoshë me normat morale nga më të mirat e kohës ,me dashuri ,kulturë e respekt të ndërsjellta .Le tu vlejë brezave Enver Hoxha si një model i lartë zhvillimi e pajtimi kombit ngritje lartë të prestigjit kombëtar të shqiptarve në botë dhe një supërfuqi ushtarake në ballkan e aftë për ti dalë zot vendit tonë të shqiponjave.

    Fshatarin e varfër shqiptar e mori e nga balta ,e rriti të pastërt ,në shkolla nëpërmjet vështërsive të skajshme ,i dha përveç vlerava të mira familjare patëriotike .kulturore e profesinale e bëri njeriun më me fat në botë ,larg ,drogës ,prostitucinit ,pedofilisë dhze veseve kësaj plage që gërryen sot shoqërinë shqiptare ,dhe në një kohë të shkurtër e edukoi para kohe tër popullin shqiptar me u bë NJERI-me vlera si nënat e gjyshet tona shembullore ,babalarrët e vllezrit tanë shembullor ,jemi brezi më me fat në botë që morëm atë edukatë të lartë që gjithë aftësitë tona i vumë në funksion të Luftës Çlirimtare ,turp të kenë eksponentë të tradhtarve dhe ballit kombëtar që anatemojnë v lerat që fitoi kombi për epokën e socializmit .

    Prandaj duhet të vendosim kajrafila te freskët te monumenti nënë-shqipëri ,dhe shtarorja e Legjendarit ENVER hOXHA TË NDËRTOHET PREJ FLORIRI ,KJO ËSHTË E VËRTETA.

    Reply to this comment
    • ? January 17, 13:56

      fteri, idiot si gjithmone, as ilacet e fundit nuk te kane bere derman.

      Reply to this comment
    • Fterr pordha January 18, 11:30

      Mos ma ngacmo fterr rrocken o pikepyetje se do na beje ndonje harakiri tani ne kulmin e karones. Nuk e shikon se si po skermit dhembet nga marrazi se nuk po i del njeri ne brojtje pervec nja dy fosileve si puna e fend iksit?

      Reply to this comment
  16. edi January 17, 10:37

    Si more na ofendon keshtu ky hungarezi.Enveri ishte njeshi ne bote pavaresisht se tani ka dale i dyti (mbas Rames qe eshte lideri boteror )por ne s’duhet t’a pranojme kurrsesi kete ofeze.Enveri beri punen me te bukur,hoqi fene dhe na beri te mbajme ramazan jo 30 por 365 dite ne vit,A ka me sukses

    Reply to this comment
  17. Shqiperia e bukur January 17, 16:08

    Enver Hochschule punoi per Shqiperine e nuk ishte hajdut si kta larot sot….me vila, busnese e llogari pa fund.

    Reply to this comment
  18. DRENICA E KUQE January 17, 18:33

    Hungarezi Zoltan Márián, nuk eshte i vetem ne kerkim te nje nenshkrimi te te lavdishmit Enver Hoxha… Enveri beri EPOKE SHQIPTARE! Per Enver Hoxhen kane shkruar libra, ata qe jane te paanshem dhe jo keta komentuesit me shkolle te Sali Viçidolit… Jon Holliday ka shkruar nje liber me titull “Shqiptari dinak” qe i kushtohet fund e krye Enver Hoxhes, te cilin e quan nacionalist dhe e rendit politikanin e dyte ne bote, pas Charles de Gaulle-it…Pastaj Pero Zlatar ka shkruar tre libra per Enver Hoxhen dhe thote ne to shume te verteta qe shqiptareve si Sali Viçidoli ju dhambin veshet t’i degjojne e lexojne ato te verteta per Enver Hoxhen dhe Epoken e tij shqiptare…
    Xhevdet Shehu ka bere punen e duhur, i lumte!…

    DRENICA E KUQE

    Reply to this comment
  19. Kosovari January 17, 20:06

    Enveri e shkaterroi shqiperine, i la qytetaret pa shkolle, pa kulture, pa arte, pa muzkike, pa artin dramatik, pa spitale, pa fabrika, pa kombinate, pa drite elektrieke, mbi te gjitha pa ushtri, tere pasurine e pervesoi, medet. Ne koen e enverit hakmarrja ishtmershme, vdisnin njerzit per buke, per uje, kishte moral fare, femijet dhunoshin ne shkolle, ne rruge medet. Ne kohen e Enverit, skishte pune, te gjite veten vjedhnin grabitnin pronat dhe pasurite. Nuk guxonte kush me dale naten se e vrisnin, edhe diten ia minonen shtepit, ne ere ia ngrinin. Tani kemi liri, kemi moral, arte, pune sa te duash, shkolla fakultete dhe dije,

    Reply to this comment
    • ? January 17, 23:10

      Kemi edhe idioter si puna jote sa te duash, me shumice, fosile te trushpelareve qe la pas Enveri.

      Reply to this comment
      • Covidi/ER January 18, 13:10

        Mjaft shkruajte ti legen.
        Fole njehere te morem vesh. Duhete te jesh si pikepyetje dhe ne jete.

        Reply to this comment
        • ? January 18, 15:08

          Ti mbase je kapil dhe merr vesh kollaj, une flas shume here per vellezerit e tu qe nuk ka bir none qe ua shkul Enverin nga trute. Megjithese tashti qe po mendohem mire edhe ti mut muti duket te jesh edhe ne jete.

          Reply to this comment
  20. demo January 17, 21:13

    Mos ere! E paskan persekutu fort ket hungarezin qe i conte letra enver hoxhes!!!!???
    Cfare i bente enveri nje shqiptari po t`i conte letra Udheheqesit REVIZIONIST, BORGJEZO-KAPITALIST te Hungarise???
    Edhe pulla poste po ti kerkonte?
    Eeeee,cfare i bente,,,me sigurimin e tij famekeq?
    Enveri ishte si nje grua e keqe,si nje shtrige cmirezeze,qe kontrollonte ne pullaz cdo famile shqiptare.Ne bire te cilsit hynte enveri-thonin shkodranet..
    Prandaj o Xhezari Ballkyzes,,mos e ngaterro enverin me burra qe kane bere historine,por krahasoje me laviret shpirt dhjera te sokakeve te Gjirokastres.

    Reply to this comment
  21. VATRA January 17, 21:14

    Sa i takon anës kombëtare dhe shtetërore Enveri do të mbetet i Pari gjatë gjithë historisë shqipëtare sa i takon anes ekonomiko sociale nuk ishte në hap me rrethanat dhe kohën

    Reply to this comment
    • ? January 17, 23:15

      Shtei i Enverit ishte nje burg i madh. Po, dakord per kete do te mbahet mend Enveri sa i takon anes shteterore. Sa i takon anes kombetare, nuk kuptohet cfare e mire i erdhi kombit shqiptar nga qendrimet e Enverit, mos u permiresua gjendja e shqiptareve jashte kufijve te Shqiperise? Lesh! Ate te fundit e ke mire, e ke shprehur pak si bute, po nejse, nqs ekonomiko-sociale nuk ishte ne hap me rrethanat e kohes do te thote qe populli shqiptar vuante nga uria me mungesa te rendesishme ushqimore, dakord.

      Reply to this comment
  22. Rrnofsh parti sa halet tona January 18, 10:11

    – Në atë kohë Shqipëria qe një vend i izoluar… (dhe pse? cila ishte aresyeja?)

    – Nuk kishte lajme që dilnin nga Shqipëria dhe nuk mundnim të dëgjonin shumë rreth Hoxhës?(po mire mo, po kasapi ishte “burre i mire”, pse te mos behej pak me i njohur dhe jashte “therrtores”?)

    – Shkrova shumë letra drejtpërdrejtë për në Tiranë, por dyshoj nëse ka mbërritur qoftë edhe një atje. Nuk mora kurrë një përgjigje. (dhe pse jo? se i hapnin se mos gjenin brenda “ato dollarot”?)

    ***

    Andej nga vitet 70/80-te nje qytetar norvegjez, sot sigurisht ne moshe te thyer, e kishte bere zakon qe pushimet t’i kalonte ne detin Mesdhe, e vecanerisht brigjet e Adriatikut. Bazuar ne fotot e albumit, vendet e tij me te preferuara ishin plazhet e Italise, Kroacise dhe Malit te Zi, por sipas asaj qe me ka treguar, ai kishte shume deshire te vizitonte edhe bregdetin e Shqiperise…

    Ne rastin me te pare qe iu afrua me veture kufirit, atje ne te hyre e ndaluan rojet kufitare malazeze, te cilet i rekomanduan qe te mos shkonte me tej se “atje tutje, ne Shqiperine hoxhiste, ishte ferri”, duke nenkuptuar vendin e pare ateist ne bote, ku njerezit ishin kycur si majmuner ne kafazin diktatorial.

    “Me ate pashaporte qe ke, ti je i lejuar te shkosh ku te deshirosh” – i kishin thene malazezet, por atje tutje ka shume mundesi qe ta arrestojne dhe te kalbnin ne burg nen akuzen e spiunazhit dhe venies ne sherbim te agjenturave te huaja.

    Kishte shtangur ne vend i shkreti njeri. Nuk e besonte qe diku midis bukurive natyrore te ekzistonte nje vend aq i vockel, pothuajse i panjohur, qe sundohej me nje egerrsi kanibaleske qe te kujtonte mesjeten.

    Reply to this comment
  23. Kole Brana i Mokres January 18, 10:15

    Dita do te bente mire qe te kishte nje shtojce per publikim kujtimesh, rrefenja, faqe letrare. Nuk me duket e gjetur moda e publikimit te artikujve kryesisht nga e kaluara, por edhe nga burime pa ndonje kontribut te mirefillte, shqiptare apo te huaj. Ju flm!

    Reply to this comment
    • U ka gjet Kola n'pun January 18, 11:41

      Akoma nuk ja paske marre doren barsaletave te xhevdeterve te partise? Edhe sa dokrra xhelilesh, xhemilesh, xhahilesh, xhaferrash, xhelatesh, xhavidesh, xhevrinjsh duhet te degjosh or Kol qe te bindesh se ketyre u ka mbetur ora ke… bishti i qenit?

      Reply to this comment
  24. Adih January 18, 18:03

    Ky shkrim i ketij Hungarezi ,eshte mire ta lexojne fansat e Enver Hoxhes .

    Komkretisht ,ky thote, se ne 56 u arratis Xhaxhai im nga Hungaria dhe shkoi ne Angli ,dhe mbas 4 viteve pra ne 1960 ,xhaxhai vinte shpesh here ne Hungari per vizite .Pyetja eshte shume e thjeshte ,a do mund te vinte ndonje i arratisur shqiptar ,prap ne shqiperi ,vetem per te vizitur te afermit e tije ? Pergjegjen jepini vete ju o fanca budallenj te diktatorit Enver .Dihet Enver Hoxha ishte nxenesi me i mire i Stalinit dhe i Mao Ce Dunit , si Kampioni i diktatures .me “medalje te arte”

    Reply to this comment
  25. Kole Ksionisti January 18, 22:06

    Ore po perse mania e nje hungarezi per te mbledhur autografe (apo firma sic e doni juve) na qeka prova e madheshtise se Enverit. Ne bote ka lloj – lloj koleksionistash per autografe duke filluar qe nga kengetaret, fubollistet, boksieret etj etj. Une kam njohur nje qe mblidhte firmat e grave qe dilnin nga materniteti.

    Reply to this comment
  26. ? injorante ..&....me kundërshtar - tallava January 19, 09:13

    Bekimi :Zoti “ është kur ke kundërshtar injorant si komentues ? …me &……!……që i rruajnë hallatet.
    .Po marrin rastin me te favorshem per ju duke menduar si te sakte qe Enveri ishte dhe eshte njeriu me negativ ne historine e njerzimit po ashtu dhe hungarezi eshte sipas jush vlersuesi me I keq sot per sot ?….

    Problemi sot eshte pse hordhija e tropojes qe dikur ishin sum-lepires te Enverit edhe pse kane bere krime te pabesueshme kombetare dhe njerzore 30 vjet mbrohen nga berishistet e washingtonit te Eleserbiberit?
    .
    I mire apo I keq Enveri kaloi dhe tribloi traktatin e varshavës me hrushovin dhe 10 presidente amerikane si rralle kush ne bote .
    1.Franklin D. Roosevelt (1933-1945)
    2.Harry S. Truman (1945)
    3. Harry S. Truman (1945-1953)
    4. Dwight D. Eisenhower (1953-1961)
    5. John F. Kennedy (1961-1963)
    6. Lyndon B. Johnson (1963-1969)
    7. Richard Nixon (1969-1974)
    8. Gerald Ford (1974-1977)
    9. Jimmy Carter (1977-1981)
    10. Ronald Reagan (1981-1989)

    Por ato qe ja ringriten monumentin 100 here me te larte jane keto miqte ketu poshte:
    1 -Chris Hill
    2 -William Ryerson
    3 -Joseph E. Lake
    4 -Marisa R. Lino
    5 -James Pardew
    6 -Joseph Limprecht
    7 -James F. Jeffrey
    8 -Marcie Berman Ries
    9 -John L. Withers II
    10-Alexander Arvizu
    11-Donald Lu
    12.Yuri Kim
    .
    Pra eshte mikroskopike kjo perpjekje e hungarezit per te na I “sheqerosur” Enverin ne krahesim me hipokrizine e euro-atllantikasve qe prodhuan monstren Berishe “made in CIA-UDB” ne vitet 90’ dhe po e mbrojne sot me cdo cëmim KOLIBORACIONISTËT me me damkë -Eleserbiberet e tyre
    duke na perdhosur dinjitetin kombetar..

    Reply to this comment
    • ? January 19, 15:41

      Ju dora juaj keto hallatet e Enverit i keni shenjteruar. Dhe dihet perse e beni kete. Te gjitha punet Verua i bente me hallate e nuk po flas per ato pune si puna e Ilirit, Sokolit e Pranveres se ato pune te gjithe me hallatet i bejne. Po ai drejtoi shtetin me hallatet dhe ju nuk i hiqni nga goja tashti.

      Reply to this comment
  27. Kot po pyes January 19, 18:40

    Ouuuuu, cfare i ndodhi atij titullit me 500 lideret me te shquar?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim