Ndalu beg, se ka hendek!

April 23, 2019 14:44

Ndalu beg, se ka hendek!

Lulash-ti po luan shumë,
me nervat e Shqipërisë,
se parvjet kishe më shumë,
se gjysmën e qeverisë!

Para taborëve të tu,
tani flisje dhe pa letër,
u thoshje-se në qershor,
do merrje dhe gjysmën tjetër!

Kur mbaroi numërimi,
ju dolët fare skandal,
jo që gjysmën tjetër s’more,
por t’u mor dhe çfarë t’u fal!

Kryetari i KQZ-së,
dhe Avokati i miletit,
që i ke ende dhe sot,
fiks nga ajo kohê të mbeti!

Meqë Marrëveshja ka rënë,
dhe juve jini shpartalluar,
edhe këto dy “kështjella”,
duhet t’i kishe dorëzuar!

Ne nuk e dimë çfarë Asi ke,
që mban të fshehur thellë në xhep,
por qesharak dhe idiot dje,
ultimatume kur na jep!

Ti nuk guxon-me kundërshtarin,
të ndeshesh ballas në beteja,
sa herë zgjedhjet ngrenë siparin,
na imponon norma të reja!

Rregullat me kohë janë vendosur,
s’mund të ndryshojnë se do ti,
në trurin tënd janë vulosur,
budallallëk dhe çmenduri!

Këtu nuk ka krizë politike,
ndaj çmendurinë sa më parë ndale,
se P-ja jonë demokratike,
ka shpikur krizë artificiale!

Ti hedh pa fund shashka në erë,
porse kështu kurrkush s’rrëzohet,
dhe më i dobëti asnjëherë,
të fortit s’mund t’i imponohet!

Këtë padurim s’mund ta përkthejmë,
se është i gjithi pa logjikë,
në Botë të ngjashmit dot s’ta gjejmë,
në gjithë spektrin politik!

Me shkop s’ju ndoqën nga Kuvendi,
po vetë i bëtë punët përshesh,
dhe për tre muaj nga gjithë vendi,
as njëzet mijë s’nxore në shesh!

Nga deklaratat plot skandale,
tallet një menxhilis i tërë,
dhe atë listë elektorale,
ju Edi Rama s’ua ka bërë!

Ata që hynë në Kuvend,
i akuzuat-tradhtarë,
kjo shprehje në demokraci,
nuk ekziston-o rob i shkarë!

Unë që nga larg e parandjeva,
këtu të renë forcë politike,
veten dhe juve s’ju zhgënjeva,
lindi:”Bindja Demokratike!.”

Tani gjithë politikë e vjetër,
është në alarm e në panik,
kjo do të ndodhte me patjetër,
PD-së askush nuk i tha:”Ik!.”

Menjëherë spektri u plotësua,
për abuzime s’ka më shteg,
me zë të lartë thoni me mua:
“Ndalu-o beg-se ka hendek!.”

Fiks tani: “Bindja Demokratike”,
kënetës sonë i futi tmerrin,
në prapaskenat politike,
pengesa plot dhe mund t’i nxjerrin!

Ka përfaqësime politike,
nga Konispoli në Vermosh,
pa:”Bindjen Demokratike”,
gjithë spektri i djathtë kish mbetur bosh!

Parti e re duhet mbështetur,
nga çdo njeri përparimtar,
aty strehë kanë për të gjetur,
gjithë demokratët shqiptarë!

Rudina mund të bëjë ndryshimin,
me performancë e qasje ndryshe,
t’u ngjallë njerëzve frymëzimin,
si më e para dallëndyshe!

Janë dy vargje porsi blind,
gatuar me beton e hekur:
“E ç’mund t’i bëjë Atij që lind,
ai që vetë është duke vdekur?!..”

Basha ka bërë shumë kundërshtarë,
më shumë pak vite politike,
ata do jenë në vijë të parë,
tek forcë e re demokratike!

Luli me Monën po plas nga halli,
dhe e kuptojnë që kjo s’është lodër,
çdo bëjnë ata-sikur Topalli,
të konkurrojë tani në Shkodër?!

Po s’është vetëm Jozefina,
që Lulëzimin e sfidon,
se gati është gjithë gardë e vjetër,
që Luli nxori në pension!

Ultimatumet s’pinë më ujë,
që bën Monika-Lulëzimi,
sot që të dy janë për kujë,
se u ka humbur orientimi!

Rama s’do bëjë dy hapa mbrapa,
si Ilir Meta i ka thënë,
ka bërë ç’ka dashur opozita,
dhe shumë më tepër u ka dhënë!

Arsye s’kish që LSI-ja,
ta lidhte fatin me Salinë,
sepse i mbyturi të mbyt,
të shpie drejt e në greminë!

Monika është diktatore,
vendos e vetme në parti,
për asgjë bazës s’e ka pyetur,
s’ka marrë mënd nga asnjeri?!

Rrethuar nga një tufë servilash,
kokë ulur gjer në neveri,
tipa “Luanësh” dhe Vasilash,
që shkatërruan një parti!

A.DUKA

April 23, 2019 14:44
Komento

11 Komente

  1. demo April 23, 17:21

    Puna me e mire qe ka bere Basha deri tani,eshte shporrja e zhosefines,per zhelesh.

    Reply to this comment
  2. shqipe-pelivani April 23, 18:37

    RUDINA!
    Më pare te krijonte Bindjen
    Të atin,kush ja vrau?!
    Apo , te “Bindja demokratike”
    kjo përgjigje iku, shkau…

    Gjithesesi,kjo bukurane
    Beri mire qe doli ndryshe!
    Dhe me hak Beni e Quan
    Si te paren dallandyshe…

    Reply to this comment
  3. Vasili April 23, 19:59

    I ka djegur benit,profili i xhaxhait dhe si ne pjesen me te madhe te kasaj gazete tallave,qe specia laramane ´´pseudodemokratike´´ e llojit,islami,shehu,duka,bejne ligjin duke te hequr dhe shkrimin apo repliken,qe me pare e kishte lejuar moderatori.

    Reply to this comment
  4. demo April 23, 20:11

    Kam qe ne 1991 qe pres ta shoh partine e Berishes ne kete derexhe.Dua ti them ,,heee mor malok ku e ke partine qe vodhe? Vodhe ofshin e popullit te vuajtur,,mor malok ,,te hipen xhindet,u bere si i terbuar me rrugacerine hajduteterine,llumin e rruges,perzure intelektualet ,se s`po te linte daci i zi qe ke ne barkut,.U terbove se u be Gramoz Pashko kryeminister,,..
    S`ke per te gezuar paret qe ke vjedhur,tek femijte dhe cke lene mbrapa do ti vuajne,,atje te dalcin!
    U be maloku i katoit te dhive,nga shpella bishes,sikur ishte bir mbreti,e kishte Shqiperine Ciflik,ja kishte lene ai vulhumbti brinjar.Ska me!Ne qershor PD perfundon si partia hysni milloshit.

    Reply to this comment
  5. shqipe-pelivani April 23, 20:51

    Demo!
    Më ndje per vargjet,shaka, qe hodha më larte…
    Te pershendes…

    Reply to this comment
  6. dori April 23, 21:53

    Ke filluar ke ca kohe
    vargje hic te mira s’ben
    O Arben o i uruar,
    ktheu atje ku ke qene.

    Reply to this comment
  7. MH April 23, 23:58

    Bravo z.Duka.

    Kur mbaroi numërimi,
    ju dolët fare skandal,
    jo që gjysmën tjetër s’more,
    por t’u mor dhe çfarë t’u fal!

    Per mue kjo strofe me 4 vragje asht ma e bukura.

    Pershendetje perzemersisht.

    Reply to this comment
  8. rapsodi popullor April 24, 08:37

    Hidh syte ca or Duke neper Shqiperi,
    kudo vec mjerim, kudo vec varferi,
    dhe per kete ekonomi te shkaterruar,
    zor ta kete fajin Basha or ti byth e zgjuar,
    shiko or qorr rinine qe vetem po largohet,
    se qeveri e RamBoles me nuk po durohet,
    eshte zhytur vendi ne fukarallek komplet,
    e ti si trap akoma vec per opozite pellet,
    dil e thuaj ketu si Rama po qeveris sot?
    dil e mbroje kete qeveri-hale te ketij idiot,
    nuk e fshehin dot rrenimin e ekonomise,
    mallkimet per opozite or ti poeti qeverise.

    Reply to this comment
  9. kris 1 April 24, 15:00

    Rilindjen votuam
    Na kishte marre malli
    Te rilindte krishti
    Por rilindi djalli

    Reply to this comment
  10. Labi April 24, 15:18

    Ju ne Shqiperi mendoni se kush vjen ne pushtet do hapi thesin dhe do ju jape te jetoni, pa bere asnje minut bismilah e te filloni pune.
    Po jo mor njerez , hapni syte ju qe te tjeret e quani qorra.
    Ekonomia ka marre teposhten qe ne vitet 90 e jo sot me 4 vjet te Edit ne pushtet,ju aty se shikoni ndryshimin,sepse jeni mesuar te mos paguani asgje,.
    Po a pyesni ndonjeher gjithe ate pasuri qe na la ai Enveri, qe ca laro dhe hajdut ,kriminela me vule ,mundohen te hedhin sa me shume balte ne figuren e tij,
    O shqiptar mos i bjer te drejtes me shkelm se po kerkon te vesh vetulla po nxjerresh dhe syte,
    Ju keni harruar qe pak para se te vinte ai gjatoshi ne postin qe ka , ” u vodh “banka e shtetit, apo keto nuk ju vine fare neper mend ju atje,
    Kush vjen nga pertej kufirit i shikon ndryshimet, e shikn punen qe eshte bere , po ju o njerez as vete nuk dini se çfare doni perveç se ai gjatoshi tju mbaje parazita .
    Kushi ka vene krehet punes ,kush ka dashur te punoj e te jetoj eshte bere me mire se vete Edi,
    Ne jemi popull dembel kur eshte fjala qe te punojm per vete ,ama kur duhet te jemi skllever te te huajt ,uuu si punoojjm.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim