Ndarja e re territoriale, ekspertët: Ndërhyrje dhe në Kushtetutë

January 13, 2014 09:19

Ndarja e re territoriale, ekspertët: Ndërhyrje dhe në Kushtetutë

Në 2 dekadat e fundit shumë gjëra kanë ndryshuar në Shqipëri, por deri më tani lufta politike e ka bërë të pamundur një reformë të plotë territoriale-administrative. Tashmë që kjo reformë është futur në axhendën e qeverisë, ekspertë dhe urbanistë kërkojnë që kjo reformë të përfshijë edhe decentralizimin. Ish-kryeministri Ylli Bufi i cili, po punon së bashku me eksperte për një projekt alternativ të reformës administrative territoriale deklaron se duhet të ndryshojë modeli i qeverisjes nëse kërkojmë që pushteti vendor të jetë funksional. Sipas tij përtej Kushtetutës nevojitet edhe ndryshimi i 12 ligjeve në mënyrë që njësite vendore të ofrojnë shërbimet për të cilat kanë nevojë qytetaret.

Edhe sipas urbanistit Dritan Shutina  ndarja e njësive duhet bërë në varësi të kompetencave që duam t’ju japim drejtuesve vendorë. Shutina vlerëson punën e qeverisë për hartimin e një draftit i cili e nis punën duke u bazuar tek 36 rrethet dhe përcakton 3 ndarje, zona me dendësi popullsie të lartë mesatarisht mbi 30 mijë banorë, të mesme mbi 20 mijë dhe të ulët mbi 10 mijë banorë. Bufi i cili ka qënë Bashkëkryetar i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Territoriale në vitin 2004, pranon se interesat politike janë shumë të forta në këtë proces pasi ndarja e re do të ndikojë në zgjedhjet lokale dhe parlamentare. Qeveria tashme ka përcaktuar kriteret mbi të cilat do të bëhet harta e re e ndarjes territorial dhe ky draft pritet të mbërrijë në Parlament në fillim të sesionit kur do të ngrihet edhe komisioni i posaçëm.

January 13, 2014 09:19
Komento

3 Komente

  1. mirush sakajeva January 13, 14:39

    Nderhyrjet ne Kushtetuten e RSH duhen bere per te hedhur ne ere kupolen e Ali Baba Saliut dhe 40 krimineleve e hajduteve te cetes se tij qe e betonoi me 70+1 vota ne Kuvend. Pa kete veprim mos ta genjeje mendja askend se do te kete lufte kunder kancer-korrupsionit. (e pate si doli pa lagur Mziu?!)

    Reply to this comment
  2. Kris January 13, 15:17

    Po u ribe kushtetuta eshte mire qe te pergjysmohet dhe number I baballareve te kombit(deputeteve)

    Reply to this comment
  3. Fani March 13, 19:31

    Po ps?? Po dredhi ktheneni komunat sic ISHIN.decentralizoni kete aeveri monster qe perqendroi gjith pushtetin ne duart e Ps. Monisto komuniste.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*