Ndarja territoriale, Çuçi prezanton variantet, Rama: Reformë radikale

June 29, 2014 11:02

Ndarja territoriale, Çuçi prezanton variantet, Rama: Reformë radikale

Isuf Kurtaj

Ministri i Shtetit për Çështjet vendore, Bledi Çuçi prezanton në komisionin e posaçëm variantet për ndarjen administrative-territoriale të Shqipërisë.

Prezantimi bëhet përpara kryeministrit Rama dhe deputetëve të komisionit të cilët do të japin edhe udhëzimet për ndarjen e re të Shqipërisë. Ndarja e re administrative do të ketë një numër më të vogël të njësive vendore.

Ministri Çuçi prezantimin e nisi me një rrugëtim të takimeve me grupet e interesit për të mbërrritur në prezantimin e sotëm të varianteve.

Gjatë prezantimit , ai bëri të ditura dhe disa nga kriteret mbi të cilat do të bëhet ndarja e re territoriale në vend.

“Kriteret që u miratuan nga komisioni lidhen me zonat funksionale, pra që të krijohen njësi që të jenë zona funksionale, ku të ketë hapësirë dhe ndërveprime sociale-ekonomike-kulturore. Zona funksionale do jetë e përqendruar në një zonë urbane, dhe me një numër të madh popullsie, dhe të ofrojë shërbime publike.”deklaroi Çuçi.

Sipas ministrit, një tjetër kriter ka të bëjë me distancën nga territori, nga qendra në periferi.

“Ka një traditë historike, pra kjo zonë të ketë lidhje tradicionale mes të tjerave. i vetmi moment, që nga kriteret e përgjithshme të bëhet përjashtim ato komuna me kriter etnik.”tha ministri.

Nga kriteret përjashtohen komunat me minoritet etnik

“Nga kriteret e përgjithshme u ra dakort që përjashtim të bëjnë vetëm komunat që kanë një përkatësi të pastër të minoritetit etnik. Pra këto komuna nuk do t’i nënshtrohen aplikimit të kritereve të përgjithshme”.

Prezantimin e reformës e ka përshëndetur edhe kryeministri Rama në rrjetin social Facebook, i cili e ka quajtur një hap të rri drejt një reforme radikale.

“Prezantohet në Kuvend projekti i Reformës Administrative Territoriale. Hap i ri drejt një reforme radikale të vendit”, shkruan Rama

June 29, 2014 11:02
Komento

7 Komente

  1. aratisur,syrgjynosur May 16, 11:39

    Nuk jam dakort qe komunat me minoritare greke qe ministri etnike te perjashtohen ,ndarja teritorjale te aplikohet njesoj per gjithe teritorin shqiptar .qeveria shqiptare nuk pse ti serviloset apo te kete frike nga athina .ceshte kjo tolerance e qeverise karshi grekerve !!!.

    Reply to this comment
  2. May 16, 14:59

    Une mendoj qe te beni 6 bashki dhe 6 qarqe gjithsej . Njkohesisht komunat me minoritet etnik ,si p.sh dropullin ta kthejme ne kyeqytetin e vendit.

    Reply to this comment
  3. arben May 16, 15:53

    Zoti Kryeminister! Po humbni kohe! Duhet reforme radikale ne te gjithe sektoret e vendit ashtu sic premtuat dhe per te cilen ju votoi populli! Mos prisni qe plaku Mere t’ju mbeshtesi!

    Reply to this comment
  4. Pëllumb zaimi May 16, 23:51

    Nuk e kam akoma te qartë këte reforme administrativo-territoriale por e shoh me vend ate qe thotë “arratisur,syrgjynosur” per minoritetin etnik!? Me kalimin e kohes mund te kërkojne “republikë” me vehte këta? I lihet shteg separatizmit!? Duhet shumë kujdes!

    Reply to this comment
  5. Pëllumb zaimi May 16, 23:54

    @@@ Nuk e kam akoma te qartë këte reforme administrativo-territoriale por e shoh me vend ate qe thotë “arratisur,syrgjynosur” per minoritetin etnik!? Me kalimin e kohes mund te kërkojne “republikë” me vehte këta? I lihet shteg separatizmit!? Duhet shumë kujdes!

    Reply to this comment
  6. Fanolist May 17, 06:37

    Reforma kerkohet teresore :
    -ndryshime kushtetuese .- kuvendi me 100 deputet – ndryshime ne qeveri e drejtorira.
    – eliminimin e (rajoneve apo qarqeve ).- forcimin e rretheve si veteqeverises te pergjegjshem.
    …e shume probleme te tjera te anes cilesore -funksionale.

    Reply to this comment
  7. Mark uk May 17, 07:46

    Arben:Rradhen tjeter beri flet rrufe E Rames.Pse shkruan gomardheqe more i shkret sikur po flet ne brigat dikur.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim