Shqiptarët dhe ndërhyrja serbe në Mal të Zi si rrezik për Ballkanin

May 20, 2020 09:44

Shqiptarët dhe ndërhyrja serbe në Mal të Zi si rrezik për Ballkanin

Shaban Murati

Pas humbjes së madhe gjeopolitike të influencës zyrtare në Mal të Zi, që pësoi Serbia me anëtarësimin e Malit të Zi në NATO në vitin 2017, nuk kanë reshtur përpjekjet e Serbisë për të aktivizuar ndërhyrjen fetare dhe gjeopolitikën fetare serbe për të rimarrë kontrollin në shtetin fqinj. As në kohën e pandemisë së koronavirusit, që bllokoi Ballkanin dhe gjithë botën, Serbia nuk ndali me provokimet e saj të destabilizimit të Malit të Zi dhe nxitjes së një lufte fetare atje.

Në mënyrë sfiduese ndaj ligjeve, rendit publik dhe pandemise, kisha ortodokse serbe organizoi procesione maive fetare proserbe në datën 12 maj, duke shkelur ligjin e gjendjes së jashtëzakonëshme, që ndalonte çdo lloj grumbullimi e manifestimi publik me qëllim të mbrojtjes së jetës dhe shëndetit të popullit. Shkelja e qëllimëshme e ligjit nga priftërijtë e kishës ortodokes serbe me të drejtë çoi në ndalimin e peshkopit të Nikshiqit dhe disa priftërijve, që organizuan manifestimin publik të qindra anëtarëve të kishës ortodokse serbe.

Ky shah i paramenduar i shkeljes së ligjit nga kisha ortodokse serbe në Mal të Zi u përdor nga qeveria e Serbisë për të ndërmarrë një fushatë të re të ndërhyrjes brutale në punët e brendshme të Malit të Zi. Presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe kreu i kishës ortodokse serbe Irinej ngritën alarmet fetare dhe politike kundër Malit të Zi me përkrahjen zyrtare ndaj shkelësve me raso serbe të ligjit në vendin fqinjë.

Presidenti serb zhvilloi në 15 maj një bisedë telefonike me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, me temën e shkeljeve të të drejtave të kishës serbe në Mal të Zi. Në 16 maj ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiç, shpalli se situata në Mal të Zi “është në prag të luftës vëllavrasëse midis serbëve dhe malazezëve”. Ndërkaq kisha ortodokse serbe dhe shërbimet sekrete serbe kanë nxitur forcat politike filoserbe në Mal të Zi të vazhdojnë me protestat e tyre të paligjëshme antiqeveritare. Që ka një fushatë të orkestruar e tregon fakti se në këto protesta fetare filoserbe kanë marrë pjesë falanga priftërijsh dhe paramiltarësh nga Serbia, nga Rusia dhe nga Ukraina.

Serbia me kishën e saj ortodokse dhe me shërbimet e saj sekrete po përdorin kartën fetare për të krijuar një klimë të fortë destabiliteti në këtë shtet anëtar të NATO-s dhe shtet-kandidat në BE.

Ndërhyrja e Serbisë në punët e brendshme të Malit të Zi nën pretekstin e mbrojtjes së kishës ortodokse serbe në atë vend, është një kërcënim real imediat për sovranitetin dhe pavarësinë e Malit të Zi. Në datën 16 maj ministri i jashtëm i Malit të Zi, S.Darmanoviç, thirri në një takim ambasadorët e vendeve të NATO-s dhe të BE, të akredituar në Podgoricë dhe u paraqiti elemetet e luftës hibride, që po manifestohen në fushatën e orkestruar kundër pavarësisë dhe integritetit të Malit të Zi.

Në datën 16 maj ministria e jashtme e Malit të Zi publikoi një komunikatë, ku dënon me forcë “ndërhyrjen brutale dhe të rrezikëshme të ministrit të jashtëm serb në punët e brendshme të Malit të Zi ”.

Shkallëzimi i ndërhyrjes së qeverisë serbe, të shërbimit sekret serb dhe të kishës ortodokse serbe në punët e brendshme të Malit të Zi, dhe provokimet destabilizuese fetare serbe, kanë arritur në një nivel shqetësues për fatet e këtij shteti anëtar të NATO-s . Në datën 18 maj presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, u detyrua të dënojë ashpër strategjinë e Serbisë dhe të kishës ortodokse serbe kundër shtetit të pavarur dhe sovran të Malit të Zi. Ai i akuzoi ata se “ duan të marrin në duart e tyre fatin e Malit të Zi. Kjo don të thotë ta sakrifikosh Malin e Zi në altarin e Serbisë”. Presidenti malazez paralajmëroi qartë Serbinë: ”Mos na ofroni formula të përgjakëshme për të ardhmen e Malit të ZI dhe të Ballkanit”.

Këto zhvillime të rrezikëshme, që po krijon Serbia në kohën e pandemisë së koronavirusit komprometojnë qartë politikën dhe strategjinë hegjemoniste të Serbisë ndaj shtetit fqinj. Është një politikë dhe strategji që synon rimarrjen e kontrollit të pushtetit politik në Podgoricë nga forcat filoserbe dhe daljen e Malit të Zi nga aleanca atlantike. Instrumenti i vetëm i fortë, që i ka mbetur Beogradit, është kisha ortodokse serbe në Mal të Zi, e cila me organizime fetaro-politike dhe paramilitare i është kundërvënë pavarësisë së Malit të Zi, anëtarësimit në NATO dhe krijimit të Kishës së pavarur autoqefale malazeze. Serbia po përpiqet ta çvleftësojë pavarësinë, shtetësinë dhe sovranitetin e shtetit malazez dhe ta shndrrojë kishën ortodokse serbe në qendrën e vetme të pushtetit politik në Mal të Zi.

Trazirat e shkaktuara nga Serbia nën maskën e të drejtave fetare serbe në Mal të Zi evedentojnë disa elementë të rij, të cilat duhet të tërheqin vëmendjen e shteteve fqinj me Malin e Zi dhe të gjithë shteteve të tjera ballkanike. Së pari, Serbia e shpall veten protektore e gjithë ortodoksëve në shtetet, që kanë dalë nga ish Jugosllavia. Është interesant se si ministri i jashtëm serb, I. Daçiç, në datën 18 maj, duke justifikuar ndërhyrjen serbe në punët e brendshme të Malit të Zi, deklaroi se në Mal të Zi mbi 70 përqind e banorëve janë ortodoksë. Sipas logjikës fondamentaliste të diplomacisë serbe, ortodoksët që jetojnë në shtetet që kanë dalë nga ish Jugosllavia janë serbë dhe Beogradit i lind e drejta e proteksionit mbi gjithë ortodoksët e ish Jugosllavisë. Pikërisht për këtë arsye kisha ortodokse serbe nuk njeh kishën ortodokse të pavarur të Malit të Zi, e cila e ka pasur autoqefalinë përpara kishës serbe, dhe as kishën ortodokse të Maqedonisë së Veriut. Burime diplomatike bëjnë të ditur se kisha ortodokse serbe i ka bërë presion Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë që të mos njohë as kishën ortodokse të Malit të Zi dhe as kishën ortodokse të Maqedonisë së Veriut.

Së dyti, ministri i jashtëm i Serbisë në 18 maj, si kundërvënie ndaj akuzave zyrtare malazeze për ndërhyrjen serbe në Mal të Zi, u kundërpërgjigj me tezën e re të diplomacisë serbe se është Mali i Zi që ka ndërhyrë në punët e brendshme të Serbisë, meqë Mali i Zi ka njohur Kosovën dhe ka votuar në UNESCO që objektet fetare ortodokse në Kosovë të jenë trashëgimi kulturore e Kosovës. Sipas logjikës së palogjikëshme të diplomacisë serbe vlerësohet se të gjithë shtetet, që kanë njohur pavarësinë e Kosovës, kanë ndërhyrë në punët e brendshme të Serbisë dhe kjo i jep Beogradit të drejtën e ndërhyrjes në punët e brendëshme të vendeve ballkanike.

Së treti, fushata fetare dhe strategjia serbe për destabilizimin e Malit të Zi është e koordinuar me Rusinë. Jo rastësisht Vuçiç zhvilloi bisedime në 15 maj me Putinin për ngjarjet në Malin e Zi. Jo rastësisht kemi këto ditë një fushatë të orkestruar në mediat ndërkombëtare ruse kundër shtetit të Malit të Zi. Në datën 18 maj agjencia zyrtare ruse “Ria Novosti” frynte histerinë e luftës se “në Mal të Zi seriozisht flitet për luftë civile vëllavrasëse. Besimtarët janë gati të luftojnë për peshkopin Amfilohije dhe për kishën”. Agjencia zyrtare ruse arrin në absurditete të tilla, sa shkruan se “karantina është pretekst për sulme kundër kishës serbe në Mal të Zi”. Përzierja e diplomacisë dhe e shërbimeve sekrete ruse në Mal të Zi është e njohur që nga tetori i vitit 2016, kur sëbashku me shërbimet sekrete serbe dhe kishën ortodokse serbe u organizua përpjekja për grusht shteti në Podgoricë për rrëzimin e qeverisë së ligjëshme malazeze, me qëllim që të sabotohej anëtarësimi i vendit në Nato. Presidenti i Malit të Zi, M.Gjukanoviç, jo pa qëllim e theksoi edhe në konferencën e shtypit të 18 majit se ministri i jashtëm rus, Sergej Lavrov, i është drejtuar personalisht dhe e ka quajtur “tradhtar të interesave ruse”. Pra Rusisë i duhet në Podgoricë një qeveri që të jetë mbrojtëse e interesave ruse, siç i duhet edhe Serbisë që të jetë një qeveri malazeze mbrojtëse e interesave serbe.

Përballë tablosë së errët të këtyre zhvillimeve negative kundër Malit të Zi, vështirë të ketë mendje të kthjellët që të besojë se Serbia me projektin e saj të aleancës së “minishengenit” e ka hallin t’u dhurojë ballkaniko-perëndimorëve “katër lirëtë e famshme”. Serbia e ka hallin të realizojë vetëm lirinë e pestë, atë të ndërhyrjes së saj në punët e brendshme të shteteve, që kanë aderuar në projektin serb të federatës së re të cunguar jugosllave. Kërkon të drejtën e kontrollit dhe të influencës mbi shtetet e projektit të “minishengenit”, që për fatin e keq diplomatik të shtetit dhe të kombit tonë, Tirana vazhdon ta glorifikojë si “familja ballkanike”. Tirana nuk don të hapë sytë dhe të kuptojë realitetin që po ua paraqet presidenti malazeze Milo Gjukanoviç, udhëheqësi ballkanik, i cili e njeh Serbinë më mirë nga të gjithë drejtuesit e sotëm ballkanikë, dhe i cili paralajmëron për “formulat e përgjakëshme”, që vijnë nga Beogradi.

Serbia po destabilizon Malin e Zi. Serbia është përpjekur të destabilizojë Maqedoninë. Serbia po destabilizon Kosovën. Serbia po destabilizon Bosnjë-Hercegivinën. Serbia ka tre vjet që po krijon rryma destabilizuese në Shqipëri. Kur ajo nuk kursen as popujt e një race, të një feje dhe të një alfabeti me të, dhe don që t’i shtypë e t’i sundojë, përse vallë do të tregohet befas bujare me kombin shqiptar, të cilin ka 100 vjet që e përgjak dhe i ka pushtuar territoret dhe që e ka masakruar masivisht deri në vitin 1999. Përrallat e “familjes ballkanike dhe të paqes ballkanike” që si psallme vazhdojmë t’i dëgjojme edhe në kohë pandemie, shfryhen menjëherë mjafton të shohësh se çfarë po bën Serbia në Mal të Zi. Imagjinoni se çfarë të papriturash përgatit Serbia ndaj shtetit dhe kombit shqiptar, të cilët i urren zyrtarisht dhe historikisht.

****

Botuar në DITA. Rubrikën e z.Murati mund ta lexoni një herë në javë. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

May 20, 2020 09:44
Komento

13 Komente

  1. Ismail May 20, 13:23

    Duke lexuar këtë analizë brilante, që zbërthen objektivat, piketat e politikës, diplomacisë dhe gjithçka tjetër në botën sllave, lexuesi me një logjikë pse jo, edhe mbi nivelin mesatar njerëzor, kur e mbaron së lexuari, psherëtin dhe bën një “Urim”:- Hëngshin njëri-tjetrin, e i fundmi, hëngërt veten e vet!
    Mirëpo ja që nuk është, e s`mund të jetë kështu.
    Sepse ata edhe kur grinden me njëri-tjetrin, synimin e kanë te Shqipëria, te Kosova, te Maqedonia Perëndimore. Domethënë, kudo ku ka shqiptarë.
    Në pamje të parë, duket sikur politika dhe shteti serb, jetojnë në vitet 1850. Sepse përmes represionit fetar dhe ushtarak, ata themeluan një “kishë serbe”, një “shtet serb”, pavarësisht se sa serbë kishte brenda ajo ngrehinë që më pas u quajt Jugosllavi.
    …“Sekush ka hallin e vet` e mullisi ka hallin e ujit”-thonë shkodranët. Por jo ata “shkodranët” e Amfiloqijes.
    Dhe ky Ambasador i jashtëzakonshëm, i pa paguar i “shtetit shqiptar”, ky pensionist(me letra), që nuk bën gjumë për Çështjen Kombëtare, vazhdon t`i bjerë kambanës për Tiranën zyrtare.
    E ajo tiranë, nëse i ka sytë në vend, le të veprojë.
    Por…SHQIPTARISHT. SI AUTORI I KËSAJ ANALIZE.

    Reply to this comment
  2. Arben May 20, 13:29

    Muzhikët përtej uraleve.

    Reply to this comment
  3. Marku May 20, 15:33

    Tirana zyrtare antishqipetare historikisht e ka trathtuar dhe vazhdon ta trathtoje ceshtjen kombetare shqipetare . Fjaline a mesiperme e verteton fakti se te gjitha qeverite e 30 viteve te fundit te tiranes zyrtare I kane shkaterruar me qellim dhe vazhdojne te rrefuzojne rindertimin dhe rritjen e kapaciteteve ushtarake kombetare shqipetare, pa marrur parasysh faktin se te gjitha shtetet fqinje kane kapacitete ushtarake me te fuqishme se shteti 100 vjecare shqipetare . Eshte fakt I pamohueshem se rusia fashiste dhe Serbia gjenocidiale nuk kuptojne gjuhe tjeter vecse gjuhen e forces . Keta spurdhjaket e tiranes zyrtare te cilet sillen si stratege nderkombetare le te marrin shembullin e Kroacise
    “primitive ” e cila e shkeli fashizmin serb me forcen e armeve dhe vazhdon ta mposhte ne garen per superioritet ushtarak ne Rajon.
    Jemi vendi I vetem I rajonit pa asnje avjon luftarak.
    Jemi vendi I vetem I rajonit pa artileri te levizshme
    Jemi vendi I vetem I rajonit pa helikoptere sulmues .
    Jemi vendi I vetem I rajonit pa asnje mjet te rende transportues/ sulmues .
    Jemi vendi I vetem I rajonit pa artileri te rende .
    Si eshte e mundur qe UCK ja e vitit 1999 e financuar plotesisht nga diaspora shqipetare dhe e ndertuar ne me pak se nje vit nga nje personel 100% vullnetare te arrinte te kishte nje kapacitet me superiore se sa ka sot ne vitin 2020 ushtria e shtetit 100 vjecare shqipetare ??????.
    Serbet dhe ruset prap aty Jane dhe perseri do te vazhdojne me provokimet e tyre perkunder cdo fqinji tjeter me te dobet ushtarakisht por jo perkundrejt Kroacise sepse ajo I shkeli me forcen e armeve .
    Tironacit e ” emancipuar” te kryeqytetit shqipetare e ndejne veten si italjane, franceze, spanjolle dhe cdo gje tjeter vecse jo shqipetare.

    Reply to this comment
  4. Eagle May 20, 16:03

    Amerika po mundohet te Shkaterroje Kishen,ortodokse ne Lindje sic bene me Katolicizmin ne Perendim. Kisha Ortodokse eshte kisha e vertete. Qelbesirat Amerikane po e Bejne kete dhe ne Ukraine dhe Gjeorgji. Ata ushtruan presiin mbi kishen e Malit te Zi te lejoj paradat Gay por Kisha nuk i lejoi. Amwriqente jete gje po bejne dhe me Islamin. Ameriqente dhe sot ne Shqiperi burgosin,dhe internojne te gjithe ata fetar qe i dalin kunder axhendes masonike Amerikane

    Reply to this comment
    • fluturak May 20, 21:51

      Dhe une familje ortodokse jemi, por edhe pse doktrina ortodokse eshte e sakte, biblike dhe patemete, si institucion kisha dhe drejtuesit e saj jane dhe kane qene vecse servila te politikes lindore, qe nuk eshte me pak e qelbur se ajo perendimore. Nje kishe qe perdor gjerat e Zotit per t’i bere MISH PER TOP besimtaret, per politiken ruse.

      Komenti juaj eshte copy/paste i propagandes lindore, qe eshte militariste, akoma komuniste dhe diktatoriale ne natyre – Ankesa ndaj paradave gay eshte vetem fasade qe mbulon mekate te tjera – jo me pak te ndyre dhe te fshehur me kujdes nen petk fetar konservativ. Moral konservativ predikonte dhe regjimi i Enverit, por ishte nje bishe me dhembe shqyes.. te tille e shoh politiken lindore dhe kisha ortodokse eshte e katandisur ne nje sherbetore servile e saj!

      Reply to this comment
      • zhapiku May 22, 06:54

        kisha ortodokse eshte kisha e krijuar prej Konstatin i cili u konvertua ne te krishter (shekulli 3 i eres sone) dhe beri besimin kristian besimin kryesor te tere empririt romak lindor.

        https://en.wikipedia.org/wiki/List_of_Byzantine_emperors

        Si eshte besim kristian sepse bibla e vjeter eshte e perkthyer ne greqishten arkaike (e vjeter ose primitive).
        Ne fakt greqishtjia primitive e ka origjinen midis dy gjuheve asjaj mezopatamiane dhe babiloniane e perzjier ne alfabet cirilik per vete faktin se avaret jane race e perzier ruse te bardhe me barbaret e veriut.
        Greqia ska egzistuar asnjeher si shtet kete e provojne luftrat e saja,sparta me athinen,lacedomianet me sparten,epiri me spartent,dorianet me athinen, pra pricnpita kundra principates ose krahina kundra krahines.Greqia ka filluar te egzistoje ne saje te epokes te renesance ku u frymezuan shume filozofe,shkrimetare,princa apo mbreter nga lashtesia e pellazgjise.
        Formuesi i kultures Helen eshte Aleksandri Madh.
        Te tjerat jane perlladhea persa i perket historise se popullit batard grek.
        Ndaj sot europa e mbron fort teorine e helenizmit sepse bie psohte krijimtaria e historise se rreme e transformuar gjate tre atapave me kryesore ne hovin e jetes kulturore ne europe.

        Renesance
        Reforme
        Lumieres

        https://en.wikipedia.org/wiki/Renaissance
        https://en.wikipedia.org/wiki/Lumières
        https://en.wikipedia.org/wiki/Reformation

        Pra greqia ka ozurpuar helenizmin ne saje te mbeshtetjies qe i jep zhvillimi europian pergjate ketyre tre epokave.
        greqia njihet si principat e krijuar me ozurpimin e pellazgjise primitive (illyrie e re) nga emigrante qe vinin per ti shpertuar reprazjaleve qe shkaketonin luftrat qe zhvillonin tre empiret e kohes ndermjet tyre:
        Babiloni+Parsi+Mesopotami.
        Sot e kesaj dite ne alfabetin grek ka germa nga keto tre empire sidomos babiloniane dhe mezopotamiane.
        Biles dhe shprhjiet apo aksiomat i ka ne babilonsiht por te shprehuar nen tingujt e zanoreve apo bashtingelloreve te alfabetit cirilik.
        Pra kisha kristiane (ortodokse) kishte per baze latinishten e me pas greqishten primitive.
        Sot e kesaj dite popet jetojne siç jetonin dikur neper manastire te ngrituar ne babiloni,maje kodrave te thepisura dhe te mbrojtura nga nje krah nga terreni i thepisur nga sulmet qe ju beheshin.

        Reply to this comment
  5. Buda May 20, 16:13

    Analize brilante!

    Reply to this comment
  6. Prostituta Kombetare Sali May 20, 18:21

    Mendoj se serbija i ka be llogarite gabim.
    Doktor Mortja, Likja, Psikorama kane mbledh sot Lek Plepin, Taulant Ballen, Xenin, Giten, Edi Paloken, Ciljeten, Bujar Qamilin, Sinanin, Artjola Tosken, Tritan Shehun, Ferdinand Xhaferrin dhe jane nis per Mal te Zi!
    Forcat ushtarake serbe sot kane nise terheqjen e trupave drejt Vojvodines!

    Reply to this comment
  7. !!! May 21, 14:01

    Reziku ka ardhë si çdo herë nga hegjemonia ruse dhe kisha e tyre që financojnë një popull hibrid të cilët duke vrapu pas interesave serbe të fundit në Europë janë pranu si i thirrur serfi në OKB

    Reply to this comment
  8. Gjergji May 21, 16:39

    Para nje jave eshte djegur shkolla shqipe ne fshatin Dacaj. Zjarri ka perfshire edhe arkivin historik te shkolles. Zjarrvenia ishte e qellimshme sepse jane perthyer hekurat e dritares, nga ku kane hyre autoret. Kjo eshte veper e malazezeve dhe serbeve qe duan te zhdukin cdo gjurme historike dhe kulturore te shqiptareve autoktone ne keto treva.

    Reply to this comment
  9. Lili May 24, 08:02

    K’ta t’Tiranes nuk jane mesuar me provokacionet e Serbise, qe tedukemi ne fajtor per krize e ata moderator e paqedashese per te perfituar poena tek opinioni nderkombtar!
    Nuk ndezjin tek shqipet keto provokime, po tek ustallaret e slaveve po!
    Vetem n’tirane besohet ende se Serbia na do shkollat shqipe! Te tjeret e dime se gjeja e pare qe ka ba e bene serbia eshte me vra mesueset, me ndaluar librat shqip e me mbyll shkollat – ne kete raste e dogjen – !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim