Ndërhyrjet në treg, BSH bleu 19.3 milionë euro në tremujorin e parë

July 3, 2018 17:38

Ndërhyrjet në treg, BSH bleu 19.3 milionë euro në tremujorin e parë

 

Banka e Shqipërisë raportoi sot se ka blerë në tregun valutor gjatë tremujorit të parë të vitit 19.3 milionë euro në dy ankande të organizuara në bankat e nivelit të dytë.

Ankandet u organizuan në muajt shkurt dhe mars.

Në të dy rastet, Banka e Shqipërisë ka përdorur opsionin e blerjeve në raundin e 2-të, sikurse parashikohet në rregulloren përkatëse.

Në muajin qershor Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë disa herë në tregun valutor, duke blerë euro.

Ndryshe nga veprimet e zakonshme, që shërbenin për të rritur rezervat valutore, këto ndërhyrje u konsideruan të jashtëzakonshme dhe synonin që të frenonin rënien e euros, që doli jashtë kontrollit.

Në fillim të muajit qershor, euro zbriti në 124.17 lekë, niveli më i ulët në 10 vjet, nga gati 134 lekë që u hap në fillim të vitit.

Shuma që ka blerë Banka e Shqipërisë nuk bëhet ende e ditur, por këto ndërhyrje arritën që të stabilizojnë kursin në rreth 126 lekë.

Përgjatë dy viteve të fundit monedha vendase është mbiçmuar në këmbim me euron në mbi 11 për qind si rrjedhojë e ofertës më të madhe për valutë dhe rënies së lekut në qarkullim.

Hyrjet e valutës nga kanalet formale si remitancat, eksportet dhe turizmi nuk po justifikojnë prurjet e mëdha të valutës, teksa në tremujorin e parë të vitit deficiti i llogarisë koherente u thellua më tej.

Nga tjetër sipas të dhënave të INSTAT numri i të huajve që kanë zgjedhur Shqipërinë për pushime ka rënë me 13 %.

Ende nuk ka një ekspertizë të thelluar nga institucionet përgjegjëse në vend për të hulumtuar mbi arsyet e mbiçmimit lekut, por tregues të tërthortë sinjalizojnë se ekonomia po furnizohet me valutë nga burimet jo formale që burojnë kryesisht nga eksporti i drogës, shkruan Monitor.

a.s/dita

July 3, 2018 17:38
Komento

5 Komente

  1. Martin Iden July 3, 18:13

    banka emetoi ne treg,2.4 miliarde leke, duke rritur sasine e parase ne qerkullim perseri efekt negativ

    Reply to this comment
  2. Socialisti i Ndershem July 3, 18:17

    Kjo eshte metoda me e lehte qe krimi te pastroje parate e pista.
    Direktivat e Rilindjes per Guvernatorin e Bankes po rezultojne teper efikase per trafikantet.

    Reply to this comment
  3. Arben July 3, 18:25

    Parate e popullit Shqipetar trim dhe heroik

    Reply to this comment
  4. info analitike July 3, 21:09

    Mos u merzitni se se shpejti do te vershojne aq euro sa do ta blejne edhe BSH-ne.

    Reply to this comment
  5. Vito Kermilli, shoku i Nikos July 3, 22:20

    Banka e Shqipërisë raportoi sot se ka blerë në tregun valutor gjatë tremujorit të parë të vitit 19.3 milionë euro në dy ankande të organizuara në bankat e nivelit të dytë.
    Pastaj me poshte :
    Shuma që ka blerë Banka e Shqipërisë nuk bëhet ende e ditur, por këto ndërhyrje arritën që të stabilizojnë kursin në rreth 126 lekë.
    Ja keshtu shkruan Ornela Liperi e Monitorit te Varuzhanit te Union Bank

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*