Ndërmjetës tek Erdogan? Rama: Konspiracion!

April 4, 2018 17:51

Ndërmjetës tek Erdogan? Rama: Konspiracion!

Të martën, kryeministri Edi Rama u takua me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, që kishte mbërritur në Tiranë në një vizitë të beftë dhe jozyrtare.

Ky takim u zhvillua në ambiente informale dhe u raportua se temë ishin tensionet mes Kosovës dhe Turqisë pas deportimit të gjashtë shtetasve turq, të akuzuar si terroristë nga Erdogan.

Por, kryeministri Edi Rama mohoi se atij i është kërkuar që të ndërmjetësojë tek presidenti turk.

“Prodhojmë më shumë histori seç mund të tresim! E gjithë kjo ishte një histori e prodhuar që është më shumë se ç’mund të tresim. Kur vjen puna për teoritë e konspiracionit… s’po e them atë fjalën turke (kazan), se pastaj mërziteni ju!”, iu përgjigj kryeministri Edi Rama pyetjes së Top Channel.

Thaçi ka marrëdhënie të mira me presidentin turk Erdogan dhe si president i Kosovës i cilësoi personat e depërtuar në Turqi si njerëz të përfshirë në aktivitete antiligjore, duke mbrojtur kështu dorëzimin e tyre pranë autoriteteve turke.

Kundër këtij veprimi ka dalë hapur kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili shkarkoi ministrin e Brendshëm dhe kreun e Shërbimit Informativ, pasi nuk e kishin vënë atë në dijeni. Kjo e çoi në një përplasje ballore me presidentin turk, i cili në dy deklarata publike e ka kërcënuar se do të jepte llogari se përse mbështet gylenistët.

Në këtë mes, Edi Rama është ai që ka marrëdhënie të mira me të tre, Thaçin, Haradinajn dhe Erdoganin, duke u përpjekur kështu të rikthejë paqen jo vetëm mes dy aleatëve në Prishtinë, por edhe mes Kosovës dhe Turqisë.

Rama u takua pak ditë më parë me Erdogan në Stamboll.

o.j/dita

April 4, 2018 17:51
Komento

15 Komente

  1. anticensurë25642654 April 4, 18:11

    një lajm rrëmujë!
    por sidoqoftë ka vlerën e vet!!
    çuni i tironës i është përgjigjur pyejtjes me asgjë,”“Prodhojmë më shumë histori seç mund të tresim!”,që po të bazohemi në përvojën tonë të leximit të thënjeve të tij!?
    ka shumë mundësi që të jetë e vërtetë ajo që përmban pyetja e gazetarit!!
    nëse basha është kapur në çdo pisllëk që ka bërë,ky ka dal gënjeshtar në të gjitha gjërat që i ka mohuar në fillim!!
    vaj me det për qeveritarët tanë!!
    njëri mut e tjetri kakë!kape për veshi përplase për sheshi!ske çtë bësh tjetër!!

    Reply to this comment
  2. Vicidolisti Digital April 4, 18:21

    Vec produkteve te kazanit mediatik duhet te bluajme edhe halucinacionet e tua ne blog o anticensure bythe. Beji hyzmet mendjes se eshte koker gruri

    Reply to this comment
  3. katarakti April 4, 18:57

    “Dashuria” me Erdoganin mund t’i dale nga hundet Rames. Erdoganin nuk e durojne dot ne Europe, sidomos ne Gjermani. Dhe Rama do te duhet te zgjedhe midis Markelit dhe Erdoganit ose midis Berlinit dhe Stambollit. Ai ndofta nuk do te doje te zgjedhe por Europa ia mban shenim te gjitha. Nga kjo politike idiote mund te perfitoje fare bukur PD-ja dhe LSI-ja. Rames dikush duhet te ia terheqe veshin se eshte duke bere gafa te njepasnjeshme si nje i çoroditur.

    Reply to this comment
  4. Zgjidhen Problemet e Shqioerise mediat shqiptare dhe tani po merren me Ramen si 007 April 4, 19:33

    bote idiotesh ,
    qe dijn te jetojne vetem ne kaos te gjithanshem ,
    politike ,shoqeror ,personal .

    Jeni ber per ne Spitale te gjthe.

    Reply to this comment
    • Hammerhaituri April 5, 09:06

      Ate qe kupton katarakti se kuptoka dot Edi?!
      Ta bejme kshilltar per punet e jashme

      Reply to this comment
      • anticensurë25642654 April 5, 09:42

        edi kupton shumë gjëra.e ka kuptuar se ka shumë lamashë që i rrinë në krah,në fakt janë lamash të krahut të sundimtarit dhe jo personalisht të edit,se ka shumë injorancë,ka humë adituri,ka shumë pisllëk rreth vetes.
        prandaj shin si do edi!prandaj e ka këthyer atë parti që u bë shpresë për një farë kohe,në një plehrë ku vetëm bythëlëpirja funksionon,ku vetëm korrupsioni ka vlerë!!edi e ka kuptuar se me njerëz si ti mund të sundojë sa të dojë!!
        ajo që nuk ka kuptuar edi është thënja e sokratit”e di që nuk di asgjë”!!
        të gjithë sundimtarët,dikatorët,I KANË DITUR TË GJITHA!
        pra për diktatorët të gjithë janë budallenj dhe ata të mënçur!dhe nuk ka në faj!!njerëz si ti ja vërtetoni bindjen e tyre!!
        Hammerhaituri,mbro diktatorin tënd,njëlloj si ata që mbrojnë diktatorët e tyre të rënë nga karrigja!!
        përsa kohë do të të kemi ty dhe ata që duan të sjellin berishën?!
        në mut kemi për të qëndruar!!

        Reply to this comment
  5. vasili April 4, 20:14

    Dy vllezerit e vegjel te Erdoganit(me baba tjeter),jane takuar dje,ne nje vizite te pa paralajmeruar dhe pikerisht,kur institucioni qeveritar dhe presidenti kosovar,kane ndihmuar dhe ndezur driten jeshile,qe njerzit e erdoganit te merrnin pa u trazuar,qytetare turq,qe ndodheshin prej vite ne Kosove dhe te pa akuzuar asnjehere nga shteti kosovar.
    .As me shume as me pak Kosova,pushoi se qeni shtet i pavarur dhe u prezantua,si nje vilajet i dikurshem pushtimi turk.
    Rama mbasi shpalli,ne fillim te vitit me zhurme te madhe kete vit si vitin e Gjergj Kastriotit,me real politiken e tij te jashtme alla rama alla turka,e ktheu ne krejt ne te kundert si viti i vllait te madh erdogan.
    Nje pune muti e vertete,prej rajai dhe dylberi qe vazhdon ta gatuaje edi,ku pjesen e vogel europiane te territorit turk,rama kerkon te na mbushe mendjen se ajo eshte Europa e tere demokratike.

    Reply to this comment
    • Hammerhaituri April 5, 10:12

      Ne disa vende europiane ka dege te organizates se Gylenit financojne shkolla fetare jo radikale pa probleme me ligjet por nuk gezojne simpati (shtypi Belg dhe Gjerman)
      Nese behet fjale perhapje feje ne Kosove eshte nje problem dhe nese kishin kerkuar strehim nje tjeter po nga ktu ta besh Thacin vlla te Erdoganit eshte shum.

      Reply to this comment
      • anticensurë25642654 April 7, 09:53

        o trap propagandist i diktaturës!
        në europë ka shkolla katolike që nuk gëzojnë simpati nga vetë të krishterët!
        përse do të thuash ti??
        ti që dy pare tru nuk i ke në kokë,sepse të bësh propagandë në këtë mënyrë duhet të jesh i mangut!!
        sepse dhe brënda të ngjashmëve ka përplasje!për ti rënë shkurt,dhe erdo kasapi dhe ftulla guzhinjeri kanë probleme mes tyre!!
        kështu o lamash,nuk je i zoti të kuptosh se këtu ka dy mundësi!
        1-“luftë civile”,luftë brënda llojit!në një anë të dy janë të njëjtë!RADIKALË!në anën tjetër,erdogani është radikal agresiv,i dhunshëm,në krahun tjetër është gyleni,radikal me bindje!!
        që të dy kanë të njëjtën shkallë rrezikshmërie!!
        erdogani me dhunë kërkon ta vendosë në vënd të parë islamin,me qëllim strategjik,botën e tërë!!
        gyleni me “pambuk”,me përhapje të ngadaltë dhe me bindje,kërkon të bëjë të njëjtën gjë!!
        po ta marrim nga ana njerzore,erdogani nuk ka të drejtë,kurse gyleni po!!pra mënyrën e veprimit të tyre!!
        erdogani nuk të lë mundësi zgjedhjeje,gyleni,po!!
        unë personalisht jam kundër të dyve!!
        si dhunës së erdoganit dhe radikalizmit bindës të gylenit!!
        megjithëse gyleni të lë mundësinë e zgjedhjes,me kalimin e kohës,je i detyruar të zgjedhësh atë që ai ka mbjellë!!mësimet e tij tek dishepujt e tij nuk janë të hapura!ato janë radikale dhe për pasojë detyrojnë pjesën tjetër të popullsisë që ti bindet!shkaku është bllokimi i mundëisë për të zgjedhur në një rreth radikal!!
        ata me kalimin e kohës do të shëndrohen në “erdoganistë”!!pra mundësia e zgjedhjes së sotme do të zhduket nesër!!
        gyleni,si një dishepull i themeluesit të vëllezërve myslymanë,nuk kërkon zgjerimin e menjëhershëm,ai këtë zgjerim,si e ka marrë nga të tjerët,do dhe ta vazhdojë!!
        tashti të shkëputemi nga turqit e mutit,që kanë për të shkatërruar dhe vëndin e tyre e jo më ne,që po vazhduam kështu,duke mbrojtur këtë halenë tonë,që e mban veten për katolik,dhe atë halenë e kosovës që e mban veten për luftërar çlirimtar,do të përfundojmë në valën e re 500 vjeçare!do të shkojmë në rrugën e kundërt të asaj që na kërkoi të ndjekim sami frashëri!!
        ai sami që ishte qindra vjet para tipave si ti!!tipa si ti që duhet të keni me shumicë,në genet tuaja,mangësi intelektuale!!njerëz që në qëndër të mendimit tuaj keni budallallëkun!!

        Reply to this comment
  6. Vatra April 4, 22:47

    Ku lodhet Erdogani për çobanët e Kosovës ate e intereson populli cili shtete ma shum se Turqia kan marrë për shërim ma shum po sa të ri për studime po FSK kush po e nihmon ma shum se qeveria turke edhe pse ka 2-3 milion sirian të ikur ku Gjermania e fuqishme pë 800 000 refugjat u çmend

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*