PS që mungoi në përvjetorin e Myslim Pezës dhe një histori e 1992

May 2, 2019 14:11

PS që mungoi në përvjetorin e Myslim Pezës dhe një histori e 1992

Xhevdet Shehu

Dje në Pezë është zhvilluar një mbledhje me rastin e 120-vjetorit të lindjes së Myslim Pezës, një nga figurat më të shquara të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.

Pjesëmarrje e pazakontë.

Ndoshta nuk do të kishte këto përmasa kjo ngjarje, nëse nuk do të kishte ndodhur debati i beftë në jubileun e 75-vjetorit të çlirimit të Atdheut mbi veprimtarinë e një instituti shtetëror që listoi 265 “kriminelë” të asaj lufte ku futeshin gjithë udhëheqësit, dëshmorë dhe heronj të saj.

Myslim Peza, anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UNÇ-së, komandant i partizanëve të Pezës, renditej i 142-ti në atë listë.

Dje në Pezë u përmendën meritat e padiskutueshme të Babë Myslimit, sikurse thirrej sa ishte gjallë dhe sikurse njihet nga të gjithë.

Ishin aty veteranë të Luftës, ishte kryetari i Komitetit Kombëtar të veteranëve të Luftës, ishin Pëllumb Xhufi, Fatos Klosi, Moikom Zeqo. Ishte dhe deputeti Spartak Braho, por individualisht, jo në emër të Partisë Socialiste.

Mungesa e përfaqësuesve të qeverisë dhe të PS-së në këtë ditë përkujtimore për një burë të madh të luftës, ra në sy dhe u komentua nga të gjithë.

Mua si gazetar m’u kujtua një ngjarje e fillimvitit 1992, të cilin po e sjell në vijim ashtu si e kam përjetuar.

***

Me marrjen e pushtetit nga PD, filloi një fushatë e re kundër Enver Hoxhës, ku etiketimet më të pëlqyeshme ishin kriminel dhe antikombëtar. Ish-të përndjekurit politikë të regjimit komunist filluan të kërkonin me këmbëngulje dënimin e Enver Hoxhës për gjenocid dhe tradhti të lartë kombëtare. Për këtë shkruanin gazetat, bëheshin mbledhje, hartoheshin peticione…

Dhe ja, papritmas, natën e 3 majit 1992 ia behën varrmihësit.

Me anë të një vendimi të posaçëm të pushtetarëve të rinj, (u tha se e kishte firmosur vetë presidenti i sapozgjedhur Sali Berisha), varrmihësit autorizoheshin për të hequr nga Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë eshtrat e Enver Hoxhës, Hysni Kapos, Nako Spirut, Myslim Pezës, Gogo Nushit, Josif Pashkos e të disa ish-udhëheqësve të lartë komunistë, gjithësej 13. Zhvarrimi u bë vetëm dy ditë para 5 Majit, ditës së Dëshmorëve.

Pezakët i morën eshtrat e Babë Myslymit dhe ia rivarrosën në fshatin e tyre.

Dje varri i tij u mbulua me shumë kurora…

Si gazetar i Zërit të Amerikës, kam ndjekur një takim të Sali Berishës me popullin e Pezës gjatë fushatës elektorale të 22 marsit 1992. Peza më ka tërhequr gjithnjë në mënyrë të veçantë, ndoshta sepse terreni kodrinor, shtëpitë e përhapura në shpatet e kodrave të buta, të valëzuara e të mbuluara me ullinj e pjergulla, yrtet dhe luginat, më krijonin gjithmonë përshtypjen sikur isha në Mallakastrën time.

Dhe midis Pezës e Mallakastrës ka përveçse ngjashmëri natyrore, edhe ngjashmëri historike, ku padyshim ajo e Luftës së Dytë Botërore është më e prekshme. Të dy këto krahina u dogjën dhe u martirizuan në një luftë të vendosur kundër fashizmit, duke u kthyer në simbole të luftës për liri.

Takimi u bë në shtëpinë e kulturës të fshatit dhe udhëheqësin e atëhershëm të opozitës e pritën me entuziazëm. Në fjalimin që mbajti Sali Berisha përmendi midis të tjerash faktin se Çeta e Pezës ishte ndër të parat në Europë që i ktheu pushkën fashizmit, ndërsa pezakët i quajti njerëz trima dhe të besës, etj.  Paradoksalisht, nuk tha asnjë fjalë për komandantin e çetës, birin e tyre më të shquar, Myslim Pezën, me të cilin krenohej jo vetëm Peza e pezakët.

Në mbarim të takimit, duke dalë nga salla, Berisha dhe përkrahësit e tij kaluan përbri monumentit madhështor të Myslim Pezës të derdhur në bronz, që ngrihej përpara shtëpisë së kulturës. Bënë sikur nuk e vunë re, hipën nëpër makina dhe ikën. Heroi qëndronte sfidues, me pushkë në dorë e me vështrimin të tretur në horizont, i heshtur e mospërfillës, si të gjitha statujat…

Ai nuk kishte qenë ndonjëherë komunist, por thjesht luftëtar.

Por, me atë kthim krahësh që i bëri Myslim Pezës atë ditë, Berisha shprehu një qëndrim, një pikëpamje të forcave që përfaqësonte e që po ngjiteshin në pushtet.

Ai kthim krahësh do të thoshte mohim.

Kështu do t’i kthente ai dhe partia e tij krahët Luftës Nacionalçlirimtare dhe heronjve të saj. Në mënyrë sistematike do të dhunoheshin gjatë viteve të regjimit të PD varre dëshmorësh dhe monumente të Luftës.

Monumenti i Pezës do të ishte ndër të parët që do ta pësonte nga një sasi eksplozivi…

E, më shumë se mohim, ai kthim krahësh atë ditë në Pezë ishte një manovër, një krahëmarrje, për të sulmuar pastaj ballaz me hordhi të organizuara kujtesën historike kombëtare, në mos për ta shuar, për ta çoroditur atë.

Pushtetarët e rinj ngritën një komision të posaçëm me në krye një deputet, që sipas një programi, sistematikisht e vendosmërisht, do të zhvarroste kufomat dhe eshtrat e qindra njerëzve të vrarë në vitet e luftës e më pas gjatë viteve të diktaturës. Ishin thuajse të përnatshme gjatë këtyre viteve emisionet me varrmihës që kërkonin eshtra nën mbikëqyrjen e kamerave dhe të dhjetëra njerëzve, midis të cilëve plot pushtetarë, deputetë, ministra etj. Aty mbaheshin fjalime, derdheshin lot.

Më pas organizoheshin ceremonitë e varrimit të eshtrave plot nderime dhe muzikë funebre, ndërsa të vrarët a të vdekurit, që më së shumti ishin ballistë e zogistë, klerikë apo ish-bashkëpunëtorë të okupatorëve, thirreshin nacionalistë të shquar, për ta jepeshin dekorata Martir i Demokracisë, akorduar nga Presidenti i Republikës. Më tej, TV shtetëror transmetonte emisione të posaçme, të gjata, me intervista intime e natyrisht me shumë lot, ku detyrimisht përsëriteshin pamjet e gjetjes, zhvarrimit dhe rivarrimit të eshtrave…

Pushtetarët e rinj ngritën një komision të posaçëm me në krye një deputet, që sipas një programi, sistematikisht e vendosmërisht, do të zhvarroste kufomat dhe eshtrat e qindra njerëzve të vrarë në vitet e luftës e më pas gjatë viteve të diktaturës. Ishin thuajse të përnatshme gjatë këtyre viteve emisionet me varrmihës që kërkonin eshtra nën mbikëqyrjen e kamerave dhe të dhjetëra njerëzve, midis të cilëve plot pushtetarë, deputetë, ministra etj. Aty mbaheshin fjalime, derdheshin lot.

Më pas organizoheshin ceremonitë e varrimit të eshtrave plot nderime dhe muzikë funebre, ndërsa të vrarët a të vdekurit, që më së shumti ishin ballistë e zogistë, klerikë apo ish-bashkëpunëtorë të okupatorëve, thirreshin nacionalistë të shquar, për ta jepeshin dekorata Martir i Demokracisë, akorduar nga Presidenti i Republikës. Më tej, TV shtetëror transmetonte emisione të posaçme, të gjata, me intervista intime e natyrisht me shumë lot, ku detyrimisht përsëriteshin pamjet e gjetjes, zhvarrimit dhe rivarrimit të eshtrave…)

***

Po të kishte mbaruar me kaq ajo histori, do të ishte e keqja më e vogël. Sepse gjatë tridhjetë viteve të fundit, Lufta antifashiste është më e goditura, më e anatemuara dhe që vazhdon të përbaltet paturpësisht edhe sot e kësaj dite. Sikur të mos mjaftonin sulmet e ballistëve dhe të forcave të djathta që morën pushtetin para tridhjetë vjetësh, shpërfillja ndaj luftës dhe heronjve të saj është manifestuar edhe nga socialistët.

Shembulli më tipik ishte refuzimi i djeshëm nga ana e qeverisë dhe Partisë Socialiste për të nderuar Myslim Pezën. Ndërsa pak muaj më parpara Edi Rama organizoi një ceremoni madhështore për të nderuar kryekolaboracionistin Mit’hat Frashëri. Për babë Myslimin nuk gjeti as kohë vetë, por nuk denjuan as vartësit e tij në parti e qeveri të merrnin pjesë. Refuzimi i djeshëm ishte mjaft domethënës.  A nuk është kjo një hipokrizi e pafalshme?

Për turpin e tyre. Jo vetëm pezakët, por gjithë populli ka sy e shikon, ka edhe një mendje që gjykon e vlerëson.

May 2, 2019 14:11
Komento

26 Komente

  1. Sejdi Veseli May 2, 15:23

    Përkulem me respektin kulmor, para Babë Myslimit dhe Pezës Heroike!

    Reply to this comment
    • Tartufi May 2, 16:21

      Perkulu o Sejdi,,tere jete I perkulur e zvaritur,perpara te gjitheve ,qe frijten bythen me ty dhe shoket e tu !! Sejdiu tim I dashur dhe I pa haruar,,, i gjithe mileti qe perkulet dhe zvaritet ,le per trashgimni vetem nje koker miser ,per ata qe ka prure ne jete !! Spanjollet, ai qe perkulet dhe zvaritet e quajne [ Kavron ] njeriu qe I shpie komandantit letren per te fshire bythen . Ne te vertete ky koment,per vlerat e tua ,nuk shkon shume ,se do te me thote I mencuri,,, po pse o derezi I bie ne qafe te mjerit ,qe nga te dhjeta ,kupton vetem 2.

      Kjo shkon per ata te tjere,qe jane gjendur aty,,,se kjo ju ka ngelur,,se po ju iku dhe kjo,,,,ma hngren tamem kaken !!??

      Reply to this comment
      • Alidemsi vjeter May 2, 17:12

        Po ti kush je mer mut qe ofendon te tjeret per mendimet qe kane?Ti je nje TARTUF Muti qe vetem qente e “specializuar per qelbesira”,si puna jote, te gjejne nga era e mutit qe ke aty nen e rrenjet e pemeve ku dhjesin dhe shurrojne kafshet e pyllit…

        Reply to this comment
      • Sejdi Veseli May 2, 17:46

        O Tartuf,
        Nuk dua të debatoj me tipin tënd, sepse nuk te njoh e as më njeh. Po të më kishe njohur me siguri do të ishe më kursimtarë në fjalë, e sa për ofendime as të mos flasim, sepse kam vërejtur se je prej atyre tipave që ta rrjedh vajin…
        Me kaq i jap fund, çfarë do replike me ty. Së pari nuk dua të lëshohem në nivelin e të shprehurit tënd dhe së dyti, nuk debatoj me ata që nuk kanë guxim të dalin me emër e mbiemër…

        Reply to this comment
        • Tartufi May 2, 19:34

          Me qene se me kthehesh si zotri,, dhe une qe jam futur kesaj loje,,,nuk do qe e mire ,mos te te shkruaja perseri.
          Sa per emrin tend ,ti te lumte ,keshtu e mendon,ste ka ngelur dicka per te fshehur,,por nuk ka shume rendesi se shume vendosin emer dhe mbiemer,nuk I njeh njeri .
          Mendo si ta kuptoshe o Sejdi per ne qe dalim me nje ,,, nofke ,,
          se kemi per te fshehur shum gjera te pa ndershme ??
          Nje gje eshte per te kuptuar,,, gjersa jemi ketu,,, te durojme dhembjen,,,sharjen,,duke mos perfillur komplimentin . Me qe jemi futur ne debat,,,,kuptimi I debait eshte te marim vesh ,kur te dalim nga debate ,se per ate qe flitet,,,,dikush e quan kufome,,,dikush tjeter hero.Debati qe kupton lirine per te gjithe ,,,kufomes I shton dicka nga heroi dhe heroit I shton dicka nga kufoma,,,, qe kjo krijese te jete tamam sic I takon . Debate per kufomen dhe heroin ,nuk pranonte imorali Enver Hoxha me shoket e tij te Pezes
          ajo kohe ka perenduar,,,, pershendetje nga une …..

          Reply to this comment
    • Lluci May 2, 18:11

      Muzhike injorante. Myslym Peza injornati analfabeti krimineli ordiner agjenti i Serbise. I paguar nga Jugoisllavia. Lexoni librin ku ai eshte vete autor!!!!!
      “Konferencen” 1-ditore te Pezes e organizuan jugosllavet me udhezimet e Kominternit sllav bolshevik. Lexoni librin e Miladin Popoviçit.

      Reply to this comment
  2. Mehdi Shkreli May 2, 15:30

    Ne shtepine ku linda e u rrita, me 30 janar 1913 ne duart e gjyshit Ibrahim Shkreli, vdiq Hasan Riza Pasha, komandanti mbrojtjes te Shkodres nga rrethimi i ushtrive malazese e serbe. Ai u vra pas shpine nga Osman Bali ne lulishte, naten sapo doli nga shtepia ku banonte Esat Pashe Toptani dhe po kthehej pa asnje roje ne shtepine tone ku banonte. Myslim Peza e vrau Osman Balin, kete qen trathtar ne vitin 1926.
    -Mos qaj ti moj nonë,
    marrim hakun e popullit tonë.
    M’paç më qaf’, moj dhetçja shkretë,
    mos t’qe Lomi, m’shtive m’dhetë!
    Ty moj dhetçe t’puthsha çarkun,
    Sa me t’shpejt e more hakun.
    Myslim Peza dhe pezaket qe e ndoqen ishin te paret nga shqiptaret qe sakrifikuan çdo gje, jeten e pasurine, per luften kunder pushtuesve te huaj duke mbajtur gjalle dashurine per atdheun dhe lirine e tij. Nje nga partizanet e çetes te tij, Safet Kurti, qe i dha luftes dy deshmore, xhaxha i nip, si dhe dy shtepi te djegura, shkoi ne Shkoder ne vitin 1952, dhe u martua me motren time, mbesen e Ibrahim Shkrelit.

    Reply to this comment
    • QaniSeferaj May 2, 20:27

      Fshati im i ndritur
      Lart mbi nje kodrin
      Perball ka Sazanin
      Detin, Italin

      Ka luftuar me Ducen
      Horrin, kemishzin
      Kur doli nga deti
      Te pushtoj Shqiperin

      U vra Sinan Ceka
      Ky fshatari trim
      Luftoi me pushtuesin
      Qe te mbroj lirin

      Lufta e njezetes
      Qendroi mbi lavdin
      E shkroi Selam Lapi
      Me gjak historin

      Me tridhjet e nenten
      Toke e qiell u nxi
      Luftoi fshati im
      Po kish tradheti

      U vra gjysho Meta
      Ylli i liris
      Luftoi me pipinot
      Kunder tradhetis

      Cizme e fashizmit
      Kur ra mbi fshatin tim
      U kthye urrejtje
      U kthye kushtrim

      Lufta partizane
      I solli lirine
      I solli dinjitetin
      Nderin, krenarin

      Sot neo fashizmi
      Lindi perseri
      Te haje pula pjekur
      Grabis orendi

      Doli Agron Tufa
      Pinjolli kalemxhi
      T’permbys historin
      Luften per liri

      T’u hedh balt heronjve
      Trimave partizan
      Per liri u treten
      Luftuan per vatan

      Rama per Mitatin
      S’ka si te mos e di
      Se kollaboracionizmi
      Ishte ogurzi

      Lufta partizane
      Ish luft per liri
      Luft per jet a vdekje
      Per komb per Shqiperi

      I nderuari zoti Thano redaktomi kto vargje dhe botomi ne gazeten Dita.
      Nderime dhe respekt Qani Seferaj Vlore.

      Reply to this comment
  3. Thanas Dako May 2, 15:38

    Ate kthim krahesh te saliut ndaj myslym pezes ,komandantit trim qe drejtoi ne lufte kunder okupatorit dhe tradhetareve te vendit,ia nxorri nga hundet xhaxhai im,vellai i ish zv kom. te bat te pare te grupit te pezes ,ziso dakos.saliu shkoi ne permet.u kerkoi deputetit te permetit,vasil gjikes,dhe pd permet ta conin te nje veteran me inflyence.dhe ata i kerkuan xhaxhi ligor dakos ta priste.e priti xhaxhai im i nderuar.e degjoi ndersa saliu derdelliste per veteranet e luftes.nuk i jepte pergjigje.qendronte me pamje indiferente.saliu e pa gjendjen dhe u ngrit te ikte.prit te them dy fjale ,ia ktheu xhaxhai.saliu u riul ne divan.”kur ju te rindertoni te gjithe lapidaret e pllakat perkujtimore te lnc ,vetem atehere do te te besojme.”saliu u ngrut, beri me shenje te dilnin ata qe e shoqetonin.zbriti shkallet duke iu ngaterruar kembet dhe i tha vasil gjikes”-ku me prure vasil”.kane kaluar kaq vite dhe gjetat jane thelluar.nuk ka pse na vjen keq.iu leshuam pe vete.rasti u dha ne 1997.por nuk i shkuam deri ne fund.lejuam tradhetine e pare te fatos nanos,amnistine per salinjte.sa here eshte amnistuar deri me sot?numuroni krimet e tij dhe dhe iu del hesapi.ku ishin deri me sot ata qe ishin ne peze?megjithate ,sic thote populli,me mire vone se kurre.por vonesa na kushton shtrenjte.lejuam vete ne qe pinjollet e nazifashizmit te marrin poste,te shperdorojne hapur pushtetin dhe te shnderrojne heronjte e lavdishem ne kriminele,dhe kriminelet,vrasesit ,kolaboracionistet ,spiunet e diversantet ti kthejme ne heroj.ka ardhe perseri koha e parullave e trakteve”vdekje fashizmit,liri popullit”.kjo duhet te jete pergjigja per te gjithe kalemxhijte neofashiste.populli duhet te zgjohet sa nuk eshte vone.nuk shtrohet ceshtjaper te rrembyer armet,por per tu pergjigjur sa pa goditur neofashistet me tej.dhe goditja duhet ti jepet indiferentizmit dhe paturpesise se kryeministrit qe shijet e veta i imponon si shije te te gjithe te tjereve.

    Reply to this comment
    • mirel May 3, 14:18

      Nderime per xhaxhain tend, por nhe verejtje kam. Qendrimi i Rames nuk eshte ceshtje shije, por qendrim me ndergjegje fashiste i Rames.
      Ai doli nga gjirizi i Berishes dhe turmave antishqiptare qe mohuab dhe Skendebeun.
      E hartuat Ardian Klosin apo jo?
      Ramiu eshte bashkautor i Klosit ne zhvleftesimin e LANCL
      Nje cope rrugac i perkedhelur nga fakti qe i jati ishte funnksionar i Partise Komuniste, i vetekenaqur me harbuterine e tij qe e ka manifestuar ne mardheniet me grate qe ka patur, i etur per te shprehur gjithe arrogancen prej halabaku qe kishte akumuluar brenda per vite me rradhe, Ramuti nuk hezitoi te dale dhe kunder te jatit te vet, ne menyren me te ulet.
      Cmund te pritet me tej nga ky palaco rrugesh?
      Mua me vjen teper keq qe shumica e PS vazhdon e i besob ketij neoballisti, ketij hajduti dhe tradhetari qe me planin e tij po shet Shqiperine te greket, dhe po punon me Thacin per te shitur Veriun te serbet.
      Ketij maskarai heronjte dhe deshmoret i prishin pune. Sepse ata jane pika e referimit ku tradhetia e tij merr pergjigje.
      Prandaj preferon ti mohoje.

      Reply to this comment
  4. e verteta May 2, 15:48

    Enver krimineli zhvarrosi qindra njerez. Shume mire bene qe e zhvarrosen edhe ate

    Reply to this comment
  5. Nje shqiptar May 2, 16:17

    Populli kendon keshtu per Myslim Pezen,
    Krisi pushka në Pazar
    Krisi pushka në Pazar,
    paskan dal-o dy firar,
    dy firar-o me rroba t’zeza,
    asht Lam Leka e Myslym Peza.
    Myslym Peza në tahtaben,
    Me Lom Lekën e bani mend:
    Ta msojm Monin kur t’na vij,
    që ç’do me thon m’e u zhyt m’tradhti.
    Nji major si ky Osmoni,
    Bab’ Myslimi moll s’e boni,
    Myslim Peza i fortë si lisi,
    Qeverinë s’e begenisi.
    -Mos qaj ti moj nonë,
    marrim hakun e popullit tonë.
    M’paç më qaf’, moj dhetçja shkretë,
    mos t’qe Lomi, m’shtive m’dhetë!
    Ty moj dhetçe t’puthsha çarkun,
    Sa me t’shpejt e more hakun.

    Reply to this comment
  6. PO , PO May 2, 16:33

    Perulemi me respekt te thelle , perpara kujtimit , jeters dhe vepres se deshmoreve dhe heronjve te luftes NCL, faqja me e ndritur e historise se popullit tone .
    Falenderoj z.Xhevdet Shehu , stafin e gazetes “Dita” per qendrimin dinjitoz dhe te lavderueshem ndaj luftes NCL dhe atyre qe e bene e udhehoqen me mencuri e urtesi kete lufte . Ne qe komentojme ketu , jemi vetem disa individe , por perkrahesit e kesaj ceshtje te madhe jane nje det i pa fund , jane pjesa derrmuese e popullit shqiptar , qe do e percjelle brez pas brezi kujtimin e lavdise se kesaj lufte dhe gjakun e derdhur per fitoren mbi okupatoret nazi-fashiste dhe bashkepuntoret e tyre .

    Reply to this comment
  7. Konti Sbalta May 2, 17:30

    Khtejini eshtrat e atyre Heronjve dhe deshmoreve te luftes , qe “Pushtusit”e viteve “90 i zhvarrosen nga varrezat e Deshmoreve dhe hiqni prej andej “heronj apo deshmor’qe ka i ka shpallur PD, por jo populli!

    Reply to this comment
  8. Konti Sbalta May 2, 17:32

    Khtejini eshtrat e atyre Heronjve dhe deshmoreve te luftes , qe “Pushtusit”e viteve “90 i zhvarrosen nga varrezat e Deshmoreve dhe hiqni prej andej “heronj apo deshmor”qe i ka shpallur PD, por jo populli!

    Reply to this comment
  9. Nard Ndoka May 2, 18:53

    Myslimi ishte shum trim. Trim me fletë bile me rrema. Ky ka krijuar një çetë dhe është sjellur nëpër Pezë. Kanë desh dele dhe bagëti që ua kanë marë fshatarëve. Babë Myslimi si qejfli i grave ka ba kokrrën e sefasë nëpër shtëpi fshatarësh. Edhe pas lufte lëshoi gruan e vet dhe mori një tjetër më të re se vet 35 vite. Bile kur viti kurorë më këtë të rënë Dëshmitar ishte vet Shefi i madh Dullë Hanxhari-Enver Hoxha. Babë Myslimi i kishte ndihmuar Dullës të eliminonte të gjith ata që nuk pajtoheshin me kinse komunistët e instaluar nga jugosllavët.

    Reply to this comment
  10. Ylli May 2, 19:01

    Xhevdet Shehu ,adhurues i kriminelit dhe perversit Enver Hoxha ne 1992 ka qene gazetar i “Zerit te Amerikes” !?!?!?!
    Si eshte e mundur ose si ka mundesi qe sherbonjesit e Enverit ne cmendurite e tij vrastare antiamerikane ,brenda vitit te pare te ndryshimeve u shperngulen ne Amerike ,u bene gazetare te Zerit te Amerikes e filluan pune te Ambasada Amerikane .
    Me tipiku Fatos Tarifa ,bir i enveristit dhe nexhmistit Sevo .
    Ore hallall kur thote turku ,por si ja arrijne qe dhe enverista dhe hallqarës demokrat !?!?

    Reply to this comment
  11. artan vlora May 2, 19:16

    o xhevdet, po ik o njeri ne kore te veriut dhe kenaqu me myslima atje. Ju doni edhe kapitalizem, por edhe komunizmin e këtyre koqeve.

    Reply to this comment
  12. Ballisti nershem May 2, 21:02

    Sa keq behen kelyshet e ish tradhtarve te kombit kur flitet per deshmor dhe heronj qe kan luftuar per lirin kunder pushtusit , kta muter kta dobiça me emra ylli e leshi bythes qe i vinin emrat ne kohen e Ppshs vetem per tu fshehur si minjt e hales , sot me komentet e tyre tregojn qe nga soji hales pra i tradhtarit dhe antishqiptarit , nuk i leviz as nje qime , ksaj i thon mut i biri mut i jati mut ai qe beri te an , qelbesirat dhe tradhtaret e trazhgojn tradhitn me breza , dhe si dobiça kte vend e urrejn e luftojn historikisht dhe si dobiça nuk i ndahen ktu rrin nuk e thyejn qafen nga kto troje se nuk i dhjet kerkush kta plera , rrespekte per heroin legjendar MYSLYM PEZEN lavdi luftes nacional çlirimtare lavdi deshmorve qe u vran me pushtusin dhe baballaret dhe gjyshrit e ktyre zgjyrave te kombit ton. Me tradhtaret e kolaboracionistet.

    Reply to this comment
  13. Nje shqiptar May 2, 23:00

    Lufta qe po i behet popullit tone per ta zhdukur nga faqja e dheut eshte e gjitheanshme ne ekonomi permes koncesioneve, ne largimin masiv te rinise nga vendi, ne muzike, ne traditat e tolerances fetare, ne kulture, ne gjuhe, ne histori, e tjere e tjere. Nje front i kesaj lufte eshte zhdukja e KUJTESES HISTORIKE te popullit tone dhe ndermjet tjerash harresa ndaj herojve dhe datave historike Te harrosh ata qe luftuan kunder pushtuesve te huaj qe te ruajne te lire kete cope te vogel toke qe na kane lane te paret tane do te thote te jesh armik i betuar i shqiptareve. Brezat e rinj nuk do te kene shembuj positive per te ndjekur gjate jetes se tyre.

    Reply to this comment
  14. XXX May 2, 23:18

    Lreni Tartufin te haje mut si cdo here Misioni i tij eshte te fyej Vlerat e kombit tone Do vij dita te jap llogari Cdo gje ne kete bote lahet………..

    Reply to this comment
  15. Buda May 3, 03:04

    Z. Xhevdet, varrimi i eshtrave te 13 ish-kuadrove te larte te shtetit diktatorial socialist ne Shqiperi ishte nje nga turpet me te shemtuara te regjimit diktatorial te Enver Hoxhes. Sipas ligjit hyjnor universal ne “Varrezat e Kombit” te cdo populli te rruzullit tokesor, prehen vetem eshtrat e Heronjve Martire te rene ne lufterat per clirimin e kombetar. nga Lidhja e Prizrenit deri ne ditet e clirimit te Shqiperise nga pushtuesit nazi-fashiste. Ne “Varrezat e Kombit” nuk mund te prehen eshtrat e njerezve qe kane vdekur nga natyra, pavaresisht nga pozitat shteterore qe kane pasur ne shtet.

    Reply to this comment
  16. anticensurë25642654 May 3, 09:18

    “PS që mungoi në përvjetorin e Myslim Pezës dhe një histori e 1992”
    sepse ishte armik i gjyshit ilegal të kryetarit të PSsë!!
    nipi ilegal e ka kapur si PSnë dhe shtetin aq keq për bolesh sa ska send që ia heq për dore!!

    Reply to this comment
  17. leka May 3, 11:59

    turp PS qe nuk mban qendrim ne lidhje me LNC ne rastin e 75 vjetorit…ka hall se e shan sala ???

    Reply to this comment
  18. INTELEKTUALI May 3, 22:46

    Ky xhevdeti te tregoje historite me izebelen e VOAs dhe te lere pordhet me pezen dhe ballistet

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim