Dy anëtarë të KPA: Ndërprerja e Vettingut për Llallën, e gabuar

July 11, 2018 21:38

Dy anëtarë të KPA: Ndërprerja e Vettingut për Llallën, e gabuar

 

Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka vendosur sërish me shumicë votash për të mos rihapur procesin e Vettingut për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla.

Sipas vendimit të botuar në faqen zyrtare, KPA njofton se dorëheqja e ish-kreut të Akuzës ka qenë konform i rregullave.

Institucioni kushtetues ka kundërshtuar edhe njëherë kërkesën e komisionerit publik, Florian Ballhysa i cili nënvizonte se Llalla si magjistrat nuk ka ndjekur procedurën ligjore të dorëheqjes dhe se duhet të kalojë në filtrat e verifikimit të pasurisë, integritetit dhe aftësive profesionale.

Trupa gjykuese përbëhej nga kryesuesi Sokol Çomo, relator i çështjes Luan Daci, gjyqtar Ardian Hajdari, gjyqtare Ina Rama dhe gjyqtare Albana Shtylla.

Në klauzolën 87, dorëheqja e Llallës vlërësohet:

Subjekti i rivlerësimit është dorëhequr nga detyra pasi nuk ishte më në funksion dhe nga e drejta për caktimin në nivel apeli, sipas nenit G, pika 1 dhe 2 të Aneksit të Kushtetutës, prandaj Kolegji i Apelimit çmoi të konfirmojë ndërprerjen e procesit të rivlerësimit kalimtar të këtij subjekti, sikurse Komisioni ka vendosur duke ushtruar autoritetin dhe juridiksionin kushtetues dhe për këtë sanksionim”, shkruhet ndër të tjera në vendim.

Ndërkohë, nga ana tjetër pakica e komisionit e përbërë nga kryesuesi Çomo dhe gjyqtarja Shtylla, mendon se Llalla duhet t’i nënshtrohet procesit.

Në dritaren “Mendimi i pakicës”, ata rendisin 28 klauzola ku shpjegojnë se pse ish prokurori i përgjithshëm që ushtroi detyrën për gjashtë vite duhet t’i nënshtrohet procesit të Vettingut.

Sipas pakicës ndërprerja e procesit të Vettingut për Llallën është bërë në zbatim të gabuar të ligjit.

“Sipas nenit 179/b të kushtetutës nënkuptohet se për aq kohë sa subjekti ushtron funksionin e gjyqtarit ose prokurorit, duke qenë pjesë e sistemi të drejtësisë, procesi i vlerësimi është i detyrueshëm ndaj tij”, thuhet ndër të tjera në mendimin e pakicës.

Adriatik Llalla, në kushtet kur nuk janë ngritur akoma institucionet e Këshillit të Lartë Gjyqësorë dhe atij të Prokurorisë, duhet ta kërkonte dorëheqjen tek Këshilli i Lartë i Drejtësisë, ose Prokurorja e Përgjithshme, bazuar në ligjin aktual. Por ai kanë vënë në dijeni me anë të një letre Presidentin e Republikës dhe më pas KPK, e cila vendosi ndërprerjen e Vetting-ut.

Vettingu ndaj ish kryeprokurorit Llalla u ndërpre nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pas dorëheqjes nga e drejta për t’u emëruar gjyqtar në sistemin e drejtësisë që po reformohet.

Ndërkohë, ndaj tij janë edhe një sërë proceses të hapura nga drejtësia, ku kujtojmë hetimet e nisura për të paktën 4 vepra penale:

“Shpërdorim të detyrës”, “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim të rremë të pasurisë  interesave private të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Mosdeklarimit të shumave të të hollave ne kufi” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale”.

Llalla konsiderohet si një nga “peshqit” më të mëdhenj të drejtësisë, ku drejtësia herët apo vonë do të marrë vendime për punën e tij si kryeprokuror i Shqipërisë për gjashtë vjet.

l.h/ dita

July 11, 2018 21:38
Komento

3 Komente

  1. Atehere s'eshte Vetting , lerjani popullit te laj hesapet me putanat e kombit July 11, 22:43

    duhet rrethuar pallati drejtesise dhe do vene zjarri
    vetem ashtu i digjet bytha
    shkerdhatave qe po tallen 28-vjet me kte popull
    e shtet !

    ky qen stani ,eshte nder me te korruptuarit ,vet
    koka e korrupsionit ne Drejtesi ,
    si mundet te lihet i lire ky shkerdhat ?
    apo sepse ashtu do presidneti muta dhe kryeputana Berisha !
    Shteti duhet te tregoj se do Reformen ndryshe flaken
    se nuk durohen me kta shkerdhata

    Reply to this comment
  2. alphade July 12, 02:37

    Asnje prokuror e gjyqtar i emeruar ne kohen e Sali Bishes duhet sikterrisur nje ore e me pare. Te gjithe
    keta prokuror e gjyqtar jane krejtesisht te korruptuar.
    Nga kjo Drejtesi qe praktikisht eshte Antidrejtesi nuk
    mund te presesh asgje.Nje lukuni injorantesh plepiste,
    te etur e babezitur per pushtet e pasuri, perbejne cer-
    dhen me te helmatisur te gjarperinjeve qe permes ce-
    kicit i bene gjemen nje populli te tere fakiresh te varfer.
    Prandaj kjo kaste e korruptuar deri ne palce,vec shkar-
    kimeve permes Vettingut,me e rendesishmja eshte inves-
    tigimi dhe konfiskimi impasurise se grabitur shqiotareve.
    Shqiperia dhe shqiptaret sa kohe kane para syve mons-
    tren e Vicidoloit kurre nuk do te bejne prokopi dhe me e
    keqja eshte se ka frymezuar nje grup horrash e gangste-
    resh si: paloqet,mulet, salianuset,alibeajt,bumcet,bylyket,
    etj. hajna, gangstere te “Trustit te Lulelakres” ,nazi-fashis-
    te te lindur,ne gen dhe ADN, qe duhen izoluar me nje he-
    re nga Drejtesia duke i hetuar imtesisht gjithe gjemat dhe
    pasurine e tyre. Salianusi i Grides thone se nga nata ne
    mengjez eshte bere njeri nga pasaniket me ne ze ne
    Shqiperi ! Si ky njeri- kafshe,idem si padroni i tij,monstra e. Vicidolit ka edhe shume te tjere dhe jane pikerisht keta
    qe bertasin me shume se te tjere duke i akuzuar kunder-
    shtaret e tyre politike per vjedhje e grabitje. ” Hajduti ber-
    tet kapeni hajdutin”…..!!! O tempora, o mores !!! Quo Va-
    dis ????

    Reply to this comment
  3. alphade July 12, 02:49

    Shenim: Ndjese,nje lapsus ne krye te komentit : Ne
    vend qe te thosha: ” Te gjithe te emeruarit ne kohen e
    Sali Bishes duhen sikterrisur……” ,pa dashje kam thene :
    “Asnjeri ne kohen e Sali Bishes duhet sikterrisur..,,.”!?
    Pak a shume ky eshte teksti i parifrazuar duke mos e
    patur te disponueshem ne keto momente tekstin e ko-
    mentit. Edhe nje here : NDJESE !!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*