Ndërpriten konferencat për koronavirusin në Itali, drejtori i Mbrojtjes Civile mund të jetë infektuar

March 25, 2020 16:22

Ndërpriten konferencat për koronavirusin në Itali, drejtori i Mbrojtjes Civile mund të jetë infektuar

Mbrojtja Civile e Italisë ka njoftuar ndërprerjen e konferencës për shtyp që zhvillon çdo ditë në orën 18:00 pasi drejtori i saj, Angelo Borrelli duket se është prekur nga Covid 19.

Ai tha dje se kishte shenja temperature dhe i është nënshtruar testimit sërish, ndonëse e ka bërë tamponin ditë më parë dhe rezultoi negativ.

Për këtë arsye, pra karakterit shumë ngjitës të virusit, Mbrojtja Civile ka bërë me dije se azhornimi i të dhënave për Italinë do të bëhet çdo ditë në ora 18:00 përmes një njoftimi.

Italia është vendi më i goditur deri më tani dhe mendohet se piku i pandemisë do të arrijë në mesin e muajit prill, çka do të thotë në dy javët e ardhshme.

 

l.h/ dita

March 25, 2020 16:22
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim