Ndërpritet seanca e jashtëzakonshme në Kosovë

September 4, 2018 14:16

Ndërpritet seanca e jashtëzakonshme në Kosovë

Kuvendi i Kosovës u mblodh sot në një seancë të jashtëzakonshme.

Seanca vjen pas kërkesës së kryeministrit Ramush Haradinaj, në lidhje propozimin e qeverisë së Kosovës për emërimin e ekipit negociator për normalizimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

Seanca e njoftuar për në 10:00, nisi me një orë e gjysmë vonesë, ndërsa opozita kosovare ka bojkotuar sallën.

Por vetëm pas disa orësh punime, seanca u ndërpre, për të rifilluar në orën 16:00.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiç do të zhvillojnë raundin e ri të bisedimeve më 7 shtator. Të dy presidentët, kohët e fundit kanë folur për mundësinë e korrigjimit të kufirit mes dy shteteve, e cila, sipas presidentit Thaçi, mund të jetë pjesë e marrëveshjes eventuale të paqes mes Prishtinës dhe Beogradit.

Thaçi është zotuar se në dialog do të flasë edhe për mundësinë e bashkëngjitjes së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me Kosovën. Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka nisur më 2011. Bashkimi Evropian pret që në fund të këtij procesi të dyja shtetet të arrijnë marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve, e cila veç tjerash, ua hap perspektivën evropiane të dyja shteteve.

l.h/ dita

September 4, 2018 14:16
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*