Ndërrimi i emrave te shqiptarët

May 29, 2016 17:39

Ndërrimi i emrave te shqiptarët

Ndryshimi i identitetit për shqiptaret, ka qene gjeja me e thjeshte. Nëse nuk te pëlqente emri i vendosur nga prindërit, kërkoje një emër modern, ishe i kushtëzuar nga shteti ku emigroje apo i fshiheshe policisë lehtësisht, mund te ndërrojë identitetin deri pa limit.

Ky fenomen nuk ka prekur vetëm emigrantet, por edhe persona me precedentë penale apo njerëz qe sot janë pjese e politikes. Drejtues te gjendjes civile, nuk japin shifra se sa është numri i shqiptareve brenda vendit, qe kane ndryshuar se paku nje here identitetin e tyre.

Por Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile, Bledar Doracaj, tregon se pas 2013, askush nuk mund ta kryeje me kete procedure, madje as t’i kthehet emrit te pare, pasi ka ndërruar identitetin. Drejtoria e Gjendjes Civile është ne fazën e digjitalizimit te regjistrave themeltare, raporton Vizion Plus.

Pas përfundimit te këtij procesi, pritet te ketë shifra dhe historiku i personave me disa identitete. Ndërkohe ne kuadër te dekriminalizimit, gjendja civile po përballet me nje sere kërkesash nga institucionet shtetërore, per historikun e politikaneve, por jo vetëm. Pak dite me pare, gjate publikimit te formularëve te vetedeklarimit te politikaneve, ra ne sy ndërrimi i identitetit te disa prej tyre.

Kryeministri Edi Rama para 2001 quhej Edvin, kryetari i opozitës Lulzim Basha me pare quhej Lulëzim Basha, mes sa duket kane bere ndërhyrje per shkurtime emrash. Ndërsa kryetari i republikaneve Fatmir Mediu me pare mbante mbiemrin Mehdihoxha, Nard Ndoka quhej Mark Ndoka, ndërsa rekordin e mban kryetari i bashkisë se Kurbinit me plot 4 emra, fillimisht Gentian Lila, më pas Altin Tanushi, Gent Bushi dhe tashme Artur Bardhi.

May 29, 2016 17:39
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*