Ndërrimi i viteve, kujdes me alkoolin dhe fishekzjarret, policia nuk do të tolerojë

December 22, 2017 17:26

Ndërrimi i viteve, kujdes me alkoolin dhe fishekzjarret, policia nuk do të tolerojë

Mos konsumoni alkool nëse keni vendosur që natën festive të fundvitit do të keni ndërmend të përdorni makinën.

Policia nuk do të tolerojë as këto ditë, madje masat ndëshkuese mund tu kushtojnë shtrenjtë.

Drejtori për Rendin dhe Sigurinë Publike, Albert Dervishaj, i bën apel qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm.

Në vazhdën e masave të ndërmarra për të shmangur incidentet,  zyrtari i lartë i policisë thotë se një vemendje i është kushtuar edhe përdorimit të fishekzjarreve.

Nuk do të ketë tolerancë në drejtim të mosrespektimit të dispozitave të ligjit. Ligji do të zbatohet me konseguencë dhe në të gjitha rastet thirrja shkon për të gjithë qytetarët shqiptarë që të kufizojnë përdorimin e pijeve alkoolike, të respektojnë kërkesat e kodit rrugor”, tha Dervishaj.

Sipas Dervishaj masat janë marrë edhe në pikat kufitare, ku janë shtuar kontrollet ndaj hyrjes  së personave me precedentë penal, po edhe për të shmangur radhët e gjata.

“Nga strukturat vendore të policisë, por edhe drejtoria e përgjithshme e policisë është dërguar një letërporosi lidhur me kontrollin e të gjithë subjekteve që tregtojnë fishekzjarre. Mjetet piroteknike do të jenë të lejuara vetëm në kushtet që i përcakton ligji dhe në përmasat që i ka përcaktuar ligji, në personat dhe subjektet që janë të licensuara”, u shpreh Dervishaj.

Ndërkohë prej disa ditësh e gjithë policia e shtetit ka kaluar në shërbim të përforcuar, ndërsa në ndihmë të forcave te rendit janë angazhuar edhe efektivivë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Forcat Operacionale. /  Ora News

December 22, 2017 17:26
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*