Ndërron jetë 25-vjeçari që u hodh nga kati i tretë pas sherrit me prindërit

May 6, 2018 09:08

Ndërron jetë 25-vjeçari që u hodh nga kati i tretë pas sherrit me prindërit

 

Ka ndërruar jetë në spital djali 25-vjeçar që u hodh nga kati i tretë i pallatit pas sherrit me prindërit e tij.

Viktima është me iniciale B.S., thotë policia.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës rreth orës 22:05 në rrugën “Nasi Pablo” në Tiranë.

Pas një konflikti në familje, i riu kishte qëlluar me thikë babain e tij me iniciale E.S. 60 vjeç dhe të ëmën A.S. 54 vjeç.

Prindërit mbetën të plagosur dhe u dërguan në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Pasi i dëmtoi me thikë, 25-vjeçari u hodh nga kati i tretë i pallatit ku banonte.

Fillimisht ai u dërgua i plagosur në spital në gjendje të rëndë dhe ndërroi jetë mëngjesin e sotëm.

Policia e Tiranës ka nisur hetimet për të zbardhur motivet e kësaj ngjarje.

a.s/dita

May 6, 2018 09:08
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*