Ndërron jetë 7 – vjeçari që u përplas nga automjeti! Nuk arriti t’i shpëtonte plagëve

April 7, 2021 20:20

Ndërron jetë 7 – vjeçari që u përplas nga automjeti! Nuk arriti t’i shpëtonte plagëve

Një fëmijë  7-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e goditjes nga makina në fshatin Rusinovc të Lipjanit. Për këtë rast policia ka arrestuar shoferin e veturës.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 16:30, në rrugën Komoran – Carralevë, saktësisht në fshatin Rusinoc të Lipjanit, ka ndodhur një aksident trafiku, ku për pasojë një person (këmbësor) ka vdekur”. 7-vjeçari ka vdekur rreth orës 17:30 pasi është dërguar në QKUK, por i njëjti nuk i ka mbijetuar plagëve dhe ka vdekur.

“Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori S.S (2014), i cili nuk ka mundur tu përballojë plagëve të marra dhe i njëjti rreth orës 17:30, në QKUK, ka ndërruar jetë”, thotë Ahmeti.

Shoferi i makinës, një 27-vjeçar, është arrestuar dhe i është shqiptuar masa e dënimit prej 48 orësh.

“Ngasësi i veturës A H. 27 vjeç është arrestuar dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh. Ndërkohë që trupi i viktimës është dërguar në Insittutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion”, konfirmon Ahmeti.

 

m.m/dita

April 7, 2021 20:20
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim