Ikja e projektuesit të hidrocentraleve

September 11, 2017 09:16

Ikja e projektuesit të hidrocentraleve

Ka ndërruar jetën në moshën 82-vjeçare akademiku dhe profesori Farudin Hoxha.

Akademiku Hoxha ka qenë projektues i shumë veprave hdiroenergjitike në Shqipëri.

Gjithashtu, akademiku me profesion inxhinier hidroteknik ka qenë edhe Ministër i Ndërtimit.

Kush ishte Farudin Hoxha (1936-2017)

Inxhinier hidroteknik, profesor, akademik.

Lindi në Gjirokastër. Kreu Politeknikumin e Tiranës dhe ndoqi studimet e larta për ndërtime hidroenergjetike në Budapest e Sofje; u diplomua më 1961 në UT.

Prej vitit 1961 ka punuar në Institutin Shtetëror të Projektimit në Tiranë, në Drejtorinë e Hidrocentraleve dhe më vonë në Institutin e Studimeve dhe të Projektimeve të Hidrocentraleve, Nënstacioneve dhe Linjave të Tensionit të Lartë.

Në vitin 1971 për një periudhë gjashtëmujore, ka kryer specializimin pasuniversitar në Francë për mekanikën e dherave dhe ndërtimin e digave të larta me materiale vendi ose rrethanorë.

Pavarësisht nga detyrat e tjera që ju ngarkuan, profesori ka vazhduar rregullisht punën studimore e projektuese në këtë Institut deri në mesin e vitit 1993.

Nga nëntori 1982 deri në maj 1988, ka qenë Ministër i Ndërtimit dhe më pas deri në 21 shkurt 1991, kur ka dhënë dorëheqjen dhe është larguar nga Qeveria, ka qenë ministër pranë Këshillit të Ministrave për bashkëpunimin ekonomik me jashtë.

Ka qenë anëtar i grupit qendror për studimet, projektimet dhe ndërtimet e veprave hidroenergjitike në Shqipëri:

– Skema e shfrytëzimit hidroenergjetik të lumit Drin.

– Hidrocentali i Vaut të Dejës me fuqi 250.000 kw dhe prodhim mesatar vjetor të energjisë elektrike 1 miliard kilovat/orë.

– Hidrocentali i Komanit me fuqi 600.000 kw dhe prodhim mesatar vjetor të energjisë elektrike 2 miliard kilovat/orë.

– Hidrocentali i Fierzës me fuqi 500.000 kw dhe prodhim mesatar vjetor të energjisë elektrike 1.7 miliard kilovat/orë.

– Hidrocentali i Banjës me fuqi 60.000 kw dhe prodhim mesatar vjetor të energjisë elektrike 0.25 miliard kilovat/orë.

– Hidrocentali Bistrica II me fuqi 5.000 kw dhe prodhim mesatar vjetor të energjisë elektrike 0.032 miliard kilovat/orë.

– Hidrocentali i Bogovës me fuqi 2.500 kw dhe prodhim mesatar vjetor të energjisë elektrike 0.0125 miliard kilovat/orë.

Ka qenë projektues dhe kryetar i grupit të studimit dhe të projektimit të të gjitha digave të hidrocentraleve të mësipërme me lartësi nga 40 m deri në 167 m disa prej të cilave nga Komiteti Botëror i Digave të Mëdha (ICOLD), janë klasifikuar ndër më të lartat në Evropë e më gjerë.

Ka kryer studime dhe projektime dhe për vepra të tjera hidroteknike dhe hidroenergjitike të rëndësishme, si hidrocentrale, ujëmbledhës, diga, stacione pompimi etj., një pjesë e të cilave janë ndërtuar.

Ka qenë kryetar i Komitetit Kombëtar Shqiptar të Digave të Larta prej vitit 1991 deri në vitin 1995. Prej vitit 2002 e në vazhdim jam Kryetar i këtij Komiteti.

Nga nëntori 1999 deri në nëntor 2000 ka qenë Drejtor i Përgjithshëm i Koorporatës Elektroenergjitike Shqiptare.

Prej vitit 1997 deri në vitin 2008 ka qenë anëtar i Këshillit të Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë.

Prej vitit 1997 deri në vitin 2004 ka qenë anëtar i Këshillit të Politikës Shkencore dhe Zhvillimit Teknologjik të Republikës së Shqipërisë.

Prej vitit 1973 deri në vitin 1982 ka qenë anëtar i Komisionit Qeveritar për ekonominë ujore me vendet fqinjë. Prej vitit 2001 deri në vitin 2005 ka qenë anëtar i këtij Komisioni.

Prej vitit 2000 deri në vitin 2006 ka qenë i zgjedhur anëtar i Këshillit Bashkiak të Qytetit të Tiranës. Mban titullin shkencor “Profesor” dhe “Akademik”.

Në vitin 1986 u pranua anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe nga viti 1989 ishte anëtar i saj.

Prej vitit 1997 deri në vitin 1999 ka qenë Sekretar Shkencor i ASh dhe nga ky vit deri në vitin 2008 ka qenë zgjedhur dhe zëvendëskryetar i saj.

Për arritjet në punën studimore dhe projektuese në fushën e ndërtimeve hidroenergjitike, është nderuar dy herë me Çmimin e Republikës së Klasit të Parë.

September 11, 2017 09:16
Komento

52 Komente

  1. Dielli mbi Korab September 11, 09:30

    Nje Legjend e Hidro-Energjise shqiptare largohet nga kjo bote.I qofte i lehte dheu i ksaj toke qe Profesor Farudini i sherbeu me perkushtim,profesionalizem dhe dashuri.
    LAMTUMIR o SHQIPTAR i MADH.

    Reply to this comment
  2. LORA September 11, 09:36

    Eshte I pavdekshem emri qe prof.Farudin Hoxha I le Shqiperise,si projektues e ndertues I veprave te drites .
    I qofte I lehte dheu I tokes meme.

    Reply to this comment
  3. Leonardo September 11, 10:03

    Po ikin të gjith të mëdhejtë e këtijë kombi dhe më e keqja është se nuk po zvëndësohen i qoftë i lehtë dheu profesorit dhe ngushëllime familjes

    Reply to this comment
  4. Albi September 11, 10:07

    vetem RESPEKT, per nje njeri te thjeshte qe punoi gjithe jeten per t’i sherbyer njerezve te thjeshte.

    Le pas nje boshllek te madh, por dhe vepra gjigande qe do i mbijetojne kohes.

    Ndoshta njeriu qe ka kontribuar me shume per kete vend ne kohe paqeje!

    Reply to this comment
    • Ida September 13, 17:30

      Ciles kohe per megalomania shqiptare? A e dine se ne cfare gjendje jane ato diga, qe nuk e meritojne fjalen vepra?
      Cdo gje qe u krijua ne kohen e diktatures, nuk dha drite, po burgje, internime, vrasje e cfilitje te njerezve…
      Asgje nuk i reziston shpates se kohës…e te lirisë..

      Reply to this comment
  5. L.H September 11, 10:37

    NJE NDER ME TE MEDHENJTE SHKENCETARE E SHQIPETAR QE PO NA LE ‘SHENDENE’ E ROBERINE NEN SERBINE BIBERAJT ISIS E SALINE

    Reply to this comment
  6. Lola Komimi September 11, 11:32

    Nderim per profesionistin, Akademikun dhe Njeriun Farudin Hoxha.
    Brez i tij solli realizime te projekteve te madherishme ne Shqiperi, vepra qe dhe pas 27 vjet shkaterrimesh, qendrojne kryelarta e na sherbejne te gjitheve, dhe armiqve te ketij Kombi.
    Emri i Farudin Hoxhes do te kujtohet gjoithnje.
    Ngushellime familjareve

    Reply to this comment
  7. perkthyesi September 11, 11:41

    Njerez te tilla me kapacitete te spikatura intelektuale dhe profesionale, i vijne shume rralle nje kombi! Vendin e tyre e kane zene militante te thekur, qe, pervec ngritjes se grushtit, gishtave apo kembeve perpjete, nuk dine te bejne asgje tjeter! Te na rroje rrumpallokracia!

    Reply to this comment
    • Shyqyr qe i paska shpetuar diktatures, projektuesi i hidrocentrsleve September 13, 08:26

      O perkthyesi
      Mos e tepro o njeri.
      Se kjo rrumpalla jane po bijte e asaj kastes te Enver Hoxhës, se te tjeret qe qene inteligjenca e mbaruan studimet ne Harward, si profesor Lico e shume te tjere i vrau klika e Enver Hoxhes. Pse nuk erdhi Fan Noli ne Shqiperi?
      A i ke bere ndonjehere pyetje vetes? Se e mori vesht qe mikun e tij profesor Licon ja vrau klika diktatoriale. E bija e tij, Alma Lico eshte gjalle…
      Shyqyr qe i shpetohet dhunes se diktatures ky projektues i hidrocentrale, thuaj e dashte Zoti te shikoje ne parajse, se te ishe i ndershëm ne ate kohe, kur vriteshin poetet nuk ishte e lehte…

      Reply to this comment
  8. Realisti September 11, 11:46

    Ngushllime familjes dhe te afermeve te tij.I nderuari pprofesor ,i palodhur tere jeten ,projektoj vepra te medhe me vlere te madhe ekonomike e strategjike per vendin.Nje nga veprat duhet te marre emrin e tij

    Reply to this comment
    • floriri i Bençes September 11, 13:06

      I qofte dheu i lehte ketij gjiganti te thjeshte. E percaktoj te thjeshte, sepse per me teper se 25 vjet, i kaloi pothuajse neper kantieret e hidroçentraleve, duke punuar, duke ngrene, duke pire e duke fjetur me punetoret e thjeshte. Kur u be minister,, shoket e tij punetore, shofere apo eskavatoriste te veprave te medha hidroenergjitike, e gjeten perhere hapur deren e zyres se tij, dhe ata kane qene te vetmit qe ai ua ka plotesuar kerkesat per nje pune apo shtepi me te mire.
      Mirupafshim Faro, nje dite do shihemi.

      Reply to this comment
  9. Arben September 11, 12:21

    NDERIM PER PUNEN E TIJ, POR NE ANALIZE

    TE THJESHTE, VDIQ I PASHPERBLYER PER

    KONTRIBUTIN QE DHA.

    FATKEQESIA ESHTE SE ISHTE I LUMTUR ME KETE

    (TE PAKTEN KESHTU SHPREHEJ, PO NUK E MERR

    VESH NJERIUN CFARE MBAN PERBRENDA).

    NGA 10-15 VITE, PUNOJNE INXHINIERAT NEPER

    BOTE, MADJE EDHE SHQIPETARE TE EMIGRUAR

    PAS 1990, DHE VENDOSIN MINIMUMI 1 MILION

    DOLLAR PASURI.

    AI I KISHTE KRIJUAR KY I NDJERI KETO TE MIRA

    PER VETE DHE FAMILJEN E VET????!!!!!

    E PRA, DUHET TI THEMI GJERAT SIC JANE,

    JO PER GJE, SE KY VATE, PO KA SHUME

    RENDESI SHEMBULLI QE JEPET, DHE ME

    E KEQJA AKOMA, NE VAZHDOJME ME KETO

    MENDESI, PRANDAJ JEMI KETU KU JEMI.

    Reply to this comment
    • shkodran September 11, 13:36

      Arben !
      Shume e veshtire qe ti te kuptosh .
      Ti ç’do gje e mat me Leka .
      o NJERI LEKU NUK ESHTE gjthçka .
      Puna eshte vlere , ç’fare u le brezave eshte Vlere .
      Me fal Arben , ndoshta thash shume , dhe truri yt
      nuk mund te Metabolizoje te gjitha e pernjehere .
      Me fal .

      Reply to this comment
      • Arben September 11, 15:29

        NORMALE QE NUK ESHTE LEK NJERIU.

        PO FLASIM PER PUNEN E TIJ DHE PER MENYREN

        SI DUHET TE PUNOJE NJERIU QE TE KETE

        JETE TE SA ME TE MIRE.

        A I KRIJOI KUSHTET ME TE MIRA FAMILJES

        SE TIJ??!!!

        ATO KUSHTE JETESE QE DUHET TE KRIJOHEN

        NGA NJE PUNE E TILLE????!!!!!!

        TA THEM UNE ME SIGURI 100% SE JO.

        NE SISTEMIN E KALBUR, KRIMINAL, SERBO-

        KOMUNIST, 30% E NJEREZVE, JEPNIN SHUME

        ME TEPER SESA MERRNIN, DHE 70% TE TJERE

        MERRNIN SHUME ME TEPER SE SA JEPNIN.

        KY ZOTERIA, KA BERE PJESE TEK 30%, MADJE

        KA QENE NGA ATA QE E KA KRYESUAR

        LISTEN E KETYRE 30%.

        PRANDAJ, AI SISTEM NUK PATI TE ARDHME

        DHE NUK PA NJERI HAIR ME SY NE ATE SISTEM.

        E KEQJA ESHTE SE EDHE SOT, ATO MENDESI

        NA MBAJNE TE NDALUR.

        E GJITHE ADMINISTRATA (QE FATKEQESISHT

        PERBEN 30-40% TE TE PUNESUARVE)

        SHIKOHET SI PROGRAM ASISTENCE

        SOCIALE, DHE BURIM VOTASH.

        FATKEQESIA ESHTE SE EDHE SIPERMARRESIT

        PRIVAT, (90 % E PARALLINJEVE TE MEDHENJ

        NE SHQIPERI JANE ISH-AGJENTA TE SIGURIMIT,

        KRIMINELA ORDINER), E KANE TE FIKSUAR

        THELLE NE NDERGJEGJE KETE MENYRE

        PUNE.

        PRANDAJ KEMI 27 VITE DHE PRAPE EMIGRIMI

        I RINISE NGA KY VEND, VAZHDON SI TE ISHIN

        VITET 1990 (TE MOS THEM ME RRITME ME TE

        LARTA).

        Reply to this comment
        • rami September 11, 22:31

          Mire mor Arben debili, edhe pse nuk eshte vendi, pasi siç e sheh te gjithe komentuesit, perveç teje, shprehin per vepren e profesorit vleresimet me te larta, do mundohem te te kthjelloj pak, nese truri jot do te ma lejoje. Fale prof. Farudin Hoxha dhe grupit shkencor ku ai bente pjese, sot gjithe shqiptaret mund te perdorin energjine elektrike. Profesori i mbylli syte ne apartamentin qe ka pas qe ne kohen e komunizmit dhe ne rast se per ate qe ka ndertuar e krijuar gjate jetes ne Shqiperi i eshte paguar nje rroge standart, si gjithe inxhinjereve te tjere, ne Evrope apo ne Amerike do te kishte fituar milionat.
          I kerkoj vetes ndjese, sepse e kam zakon qe kur has ne IDIOTA nderroj rruge.

          Reply to this comment
          • Jeta në diktaturë, nuk është kurrë e mire September 13, 08:33

            O tamil
            Nuk e njof fare kete Benin, po cfare ke ti?
            A nuk eshte e vertete qe te gjithe specialistët e atehershme qene dhe pjesë e diktatures?
            Po te mos i kishin sherbyer te gjithe ata qe e mbeshteten diktsturen, nuk do ishin ku janë sot gjithë vendet ish socialiste, o debil…

          • Një pyetje për blogistat September 13, 08:36

            A duhet të nderohen dhe profesorët e Kim Soung Yang qe po ndërtojnë diga, rrugë e të tjera në Korenë e Veriut?

  10. MH September 11, 15:00

    Nuk ka zemer shqiptarit qe nuk i pikon “gjak” ne kete lajme te kombeshem.
    Kjo nji humbje nga thesari i florinjeve te kombit.Njikohesisht dhe akademise se shkencave do ti mungojne te Cilin e donte ta kishte cdo akademi e shkencave te botes.Brum i gatuar ne themelet e shkolles se monizmit dhe ne universitetin e Budapestit.Po i diplomuem ne U.Tirane.Si shkak se ishim idhnue me Sajuzen.
    Ngushllime familjes dhe fare fisit!
    U prefte ne paqe i kjofte i lehte dheu me te cilin e kishte pjestare te strategjise se punes.

    Reply to this comment
  11. Guri Naimit D. September 11, 15:35

    DRITEN solli-DRITE DO MBETET- “TRURI” i veprave HIDROENERGJIKTIKE-Akademiku Farudin Hoxha.

    Ndiese paste njeriu qe FLISTE PAKE e PUNONTE SHUME_ i miri i pashaoq Pr.AKADEMIK nje vazhdues i vepres se “HERRONJVE TE HIDROCENTALEVE” i ndjeri dhe i madhe fjale pake epune shume; Farudin Hoxha,(Krah tij:”PIONIERI”inxhinier; Emin Mysliu, qe e pacim..)
    Farudini- U prefte ne fron te PERENDISE…
    se PERENDI ishte(ne fushen) e Ai VETE.
    Ngushellime families sa dashamiresve kudo ndodhen.
    Ngushellime kolegeve te tij, me Emin Myslimin me shoke, Pionier i atyre veorave-drejtues nga Hidricentrali Selites 1950-51.
    (Une,82 vjecar, aktualisht tej oqeanit, me ne dore nje FOTO manument;
    Farudin Hoxha mes “Kolegjiumit te Ministrise ndertimit 1958 me ata kolege qe i nderoi nje jete.)
    I perjetshem kujtimi TIJ.
    Gurii Naimit D.
    (Bashkemoshatar me Te NDIERIN dhe i para ardhesve e tij,qe nga Hidrocentrali Selite 1951(1 Nendor peruruar)

    Reply to this comment
  12. Novruz Taip Vishanji September 11, 16:14

    UNE NUK E KAM NJOHUR

    por e kam degjuar emrin e tij si nje nder inxhinjeret me tew rendesishem ne ndertimin e ketyre gjiganteve te hidroenergjitikes ne vendin tone.

    Eshte keqdashesi, ne nje rast te tille te dhimbeshem jo vetem per familjen e tij, por edhe ata mijera inxhinjere e teknike e punetore qe kane dhene kontributin e tyre ne ndertimin dhe venjen ne funksionim te ketyre gjiganteve te energjitikes, duke krijuar iluzionin se ishte Farudin Hoxha projektuesi i ketyre veprave !

    Shume shpejt ju kane ikur nga kujtesa, emra te tille (projektuesit e vertete) si: Petrit Radovicka, Bestar Doko, Kiço Katundi, Robert Kote, Xhemal Gjata, Egon Gjadri dhe shume te tjere.

    Megjithate, i qofte sa me i lehte dheu qe do ta strehoje, kete ish ndertuas me pervoje te HEC-eve te Shqiperise.

    Reply to this comment
  13. Ben September 11, 17:37

    Iku dhe nje yll I shkences shqiptare I kohes se Enverit mjeshter I digave dhe hidrocentraleve te Sitemit socialist shqiptar !Njeri I nderuar nje patriot dhe shqiptar I rall qe I dha shume drite nga mendja e tij veprave monumentale te Socialuzmit ! Qofte I paharruar !

    Reply to this comment
  14. 4 September 11, 17:58

    Humbje emadhe per familjen te cilen e ngushelloj nga thellesia e shpirtit.Humbje e madhe per shkencen hidroenergjitike shqiptare.Te gjithe shoqeria jone humbi nje profesor,nje akademik,nje shkenctar qe engriti shkencen tone nivele evropiane. dhe botrore.Farudini ishte speciallst izot.,por mbi te gjitha ishte NJERI,idashur,ithjesht,puntor ,pasionant per profesionin ,hater pa prishur, shok,mik,ipapertuar per cdo problem.Farudini u nda nga kjo jete ,por ai eshte ipavdekshem me punen dhe kontributin ne veprat hidroenergjitike.E meriton qe njera nga ato ta perjetesoi pavdekesin e tij duke i vene emrin e tij Vepra…FARUDIN HOXHA.I paharuar kujtimi dhe vepra e profesor,Akademlkut Farudinit.Ergjend dhe el leht toka ku do flesh.Lamtumire idashur Farudin…
    Me pikellim te thelle .Kristaq Lefteri

    Reply to this comment
  15. Guri Naimit D(Dh.Xh.) September 11, 20:22

    Kujtime te pashlyeshme,Faleminderit z.Nevruz Taip Vishanji.
    Keni te drejte i nderuari Nexhip Taip Vishanji. I madhi Akademik-Farudin Hoxha,ka ndjekur rrugen e shume paraardhesve si shprehi ju,qe kush nuk i ka njuhur,Une permenda vetem nje; Emin Myslimin,qe e kemi midis nesh dhe e pacim gjate…. Ndjese atyre qe si kemi me midis nesh.
    Faleminderit Juve per kujtesen..
    Une njohur( ate kohe nxenes i shkolles “10 Korriku”Tirane, ne pushime,ish “Korieri”ne pushime te veres,si bir fukarai), ne hidrocentralin e Selites,me Stavri Mihalin, Drejtor Kantjeri,me ne krah, Emin Mysliu,thuajse njohur buzequmesht,sa Doko Sulin ,Burhan Strazimiri me shoke,me drejtor Rahman Hakun e mirenjohur.Dhene jete, veprave te tyre asaj kohe, Minatoret dhe punonjesit e tjere si: Sali Vata.Sabri Shini, Kadri Metallari,Shaban Xhema e tj.
    Rofshi pasardhesit dhe i kujtofshin.
    Pasuesi Veteran, 82 vjecari;
    Guri Naimit D.

    Reply to this comment
    • Novruz Taip Vishanji September 12, 09:55

      DH..XH. I PERTEJ OQEANIT !

      Me qe me permende, ja te te sqaroj edhe pak gjera te tjera ne lidhje me HEC-et shqiptare.

      Projektuesi, p.sh. i Diges dhe krejt kompleksit te Komanit eshte inxh. Bestar Doko.

      Kaskaden e Dirinit e ka studjuar dhe projektuar inxh. Petrit Radovicka e keshtu me radhe..

      Fajin per kete lajthitje nuk e ka vetem DITA, qe ka kopjyuar thjesht CV-ne e Farudin Hoxhes, siç shihet edhe nga pjese te jeteshkrimit te shkruar ne veten e pare (kam, jam etj), por eshte vete autori i CV-se qe, ne vazhdim te sportit shume te preferuar ne 28 vite shkerdhatokraci, i mbathin vetevehtes merita e njohuri qe nuk jane te tyret.

      Edhe ai kursi, qe permend Farudin Hoxha, ne France, per digat me material rrethanor, nuk ishte nje kurs i mirefillte universitar, por thjesht eksperience e jetuar ne nje nga kantieret endertimit te nje dige te tille ne Francen e kohes, dhe kaq.

      Projektuesit e vertete te shume veprave hidroteknike, i gjen ne dokumentat e prezantuara per tu liçencuar per ndertimin e tyre, ne Ministrine e Energjitikes, edhe pse pa emrin e tyre, sepse kane vjedhur te gjitha temat e dipllomave te studenteve te inxhinjerise hidroteknike te Universitetit te Tiranes, ne shkelje te çdo ligji e norme qe i mbrojne.

      Ti, me qe paske qene nje nga punonjesit e ndertimit te Fierzes e HEC-eve te tjere, a mund te na tregosh te kujt ishin dy gabimet teknike me te renda qe kane ndodhur ne HEC-in e Fierzes ? Ate te njeres nga kollonat portatnte te vinxh-ures se salles se turbinave te Fierzes dhe shkarjen masive te shpatit lindor te basenit ujembledhes te saj.

      Farudin Hoxha ka qene thjesht nje drejtues i punimeve te nje grupi gjigant inxhinjeresh dhe teknikesh pa emer, qe nderuan keto vepra kolosale te hidroteknikes shqiptare, dhe asgje me shume.

      Reply to this comment
      • X Novruz Taip Vishanji UNE NUK E KAM NJOHUR September 12, 16:17

        Jeni shume kontradiktor zoti Novruz, diku thoni qe nuk e keni njohur, dhe ne nje koment te mepasem jepni te kuptoni qe i paskeni njohur edhe dhemballet Farudinit. Paskeni ditur edhe se çfare ka bere e ku ja kaluar ate vit qe ishte ne France, po qe te plasesh nga inati fare, sepse kuptohet qe e ke dhembin plot me helm per te madhin Farudin, po te them qe titullin profesor e mbrojti po ne Paris, disa vite pas atij viti qe shkoi ne France per shkembim eksperience.
        Per te qen i sakte, edhe per komentuesit e tjere, digat e hidroçentraleve te meposhtem, jane projektuar nga Farudini, punimet e te cilave i ka ndjekur personalisht.
        Hidrocentali i Vaut të Dejës
        Hidrocentali i Komanit
        Hidrocentali i Fierzës
        Hidrocentali i Banjës
        Hidrocentali i Bogovës
        Hidrocentali Bistrica
        Kuptoj qe qellimi tuaj eshte te hidhni balte mbi figuren e nje kollosi qe ka qene perhere i thjeshte, nisur nga kjo, kam dyshimin se keni qene pikerisht ju autor i nje letre anonime (ku e cilesonin Farudinin sabotator) qe i ishte derguar Mehmet Shehut nga fundi i viteve 70.

        Reply to this comment
        • Novruz Taip Vishanji September 12, 18:25

          HEJ TI MYNXYF !

          Po mashtron edhe me kmentet e mia, megjithese nuk duhet te te jap shume per te ngrene pilaf, se do èplasesh si ato lopet qe te bajguan, kur kerkove tu vjedhesh qumeshtin e pa pasterizuar.

          Ai, Farudini ndjese paste, ka qene vetem nje drejtues i larte ne zbatimin e punimeve ne HEC-t shqiptare dhe asgje me shume.
          Po ti o qullac, qe shqipes i paske shpallur lufte, siò edhe shkruan, perveç pordheve nuk ke ç’te shesh ne kete bote. Natryrisht i blen vete ti.

          Edhe nje here lexoi mire emrat qe kam permendur me lart, projektuesit e vertete te HEC-eve shqiptare.

          Edhe nje gje, me qe te paska hypur ne maje te veshit, brumbulli i vjeshtes me lageshtire, ne komisionet shteterore te kohes, per mbrojtjen e dipllomave te inxhinjerise se ndertimit dhe asaj hidroteknike, qe perbehej nga 21 inxhinjeret me ne ze te vendit, asnjehere nuk ka bere pjese Farudin Hoxha.

          Pirdh se lehteson shpirtin tend te zi, sepse vepren e te tjereve nuk mund ta èpervehtesosh as ti, as Farudin Hoxha e as sorollopet tuaj.

          Reply to this comment
          • X Novruz Taip Vishanji UNE NUK E KAM NJOHUR September 12, 20:05

            Emri tend tregon edhe origjinen tende, je race e ardhur nga shtigjet e largeta te Irakut apo Iranit, me aftesi te kufizuara intelektuale, por shume te larta llafazane. Je dhe fodull si gjithe arabet kembepalare.
            Per dijeni je duke komunikuar me njerin prej kolegeve te Farudin Hoxhes, Petrit Radovickes, Egon Gjadrit, Emin Mysliut dhe anetareve te tjere te grupit te projektimit te hidroçentraleve ne ato vite, nderkohe qe ti beje shurren neper qoshe pallatesh.

          • Ai qe nuk i duron arabet September 12, 21:36

            Je shume injorant e fodull.

          • Novruz Taip Vishanji September 13, 09:31

            TI QUHESH FARUK TORO

            e nuk ke perse te fshihesh, sepse askush nuk te “lendon” ne se thua te verteten.

            E di ku e gjeta emrin tend ? Ne nje botim te 1974-tres te Xhemal Gjates, ku ne parathenje shkruan shprehimisht:
            “e ndjej te nevojeshme te falenderoj antaret e Katedres dhe recenzetet ing. Farudin Hoxha dhe Faruk Toro, per verejtjet dhe vleresimin qe ata kane bere gjete proçesit te redaktimit shkencor, dhe ne menyre te veçante Jorxhi Haxho, per ndihmen ne redaktimin gjuhesor te materialit”.

            Por mund te quhesh edhe Jorgji Ziko, me me pak shanse, sepse ishte nje bashkepunetor i Bestar Doka-s, ne projektimin e Komanit, te cilin ti nuk e permend ne gojemutngrenjen tende.

            Une, per dijenine rende, dipllomen e kam me tre shifra, ti me siguri e enderron akoma nje gje te tille, sepse kur une shurroja ne cepin e pallatit tend, ti zbrisje menjehere ta lepije ate para se tye avullohej. E ndiheshe besoj i arritur, siç duket edhe nga te pjerdhurat qe leshon me te tepert ne komentin tend gjynahqar.

            Te ta kujtoj edhe nje here, Kaskada e Drinit,eshte projektuar nga Radovicka, qe ne 64-tren, kur Farudin Hoxha akoma merrej me riperseritjen e leksioneve qe kish marre ne Bullgari.

            Kam qene me preçiz ne nje koment , gjithnje ne DITA online, te artikullit te Resulit, qe nuk e publikoi, per te vertetat qe kam parashtruar. Sepse po ta lexosh ate, del qe Farudini yt paska folur ne 2016-ten “per drenazhimin e digave”.., gjeja me qesharake qe kam degjuar ndonjehere.

            Nuk dua te perserit ate shprehjen e vjeter romane : jepi çezarit ate qe eshte e çezarit” !

  16. D.Ulqinaku September 12, 14:43

    O Novruz je tue fole shpesh
    Duket qe ke shkue per lesh

    Pervecse akademik, ai dha kontribute te pamatshme ne fushen e energjitikes Shqiptare. Natyrisht bashke me shoke te tjere qe permenden ne keto komente, por sot eshte dita te flasim per Profesorin i cili ka siguruar pavdeshmerine me veprat e medha qe ka lene pas ne sherbim te Atdheut dhe qytetareve shqiptar.
    Mbi te gjitha ai ishte njeri me dinjitet, nuk e thyen presionet e deeri burgu i Sali Berishes, nuk e perkuli ajo qe gjith familjaret i a lane pa pune. Ai ishte kurdohere i rrethuar nga njerez te mire, qe e donin shume dhe qe ishin per te kenaqesia me e madhe.
    I paharruar kujtimi i tij.
    Ngushellime familjes se tij te nderuar.

    Reply to this comment
    • Novruz Taip Vishanji September 12, 15:36

      ULQINAK NGA PODGORICA,

      eshte mire te debatosh me ata te pertej kufirit, sepse ky vend quhet Shqiperi dhe eshte i shqiptareve, jo i ulqinakeve serbo-malazeze.
      E verteta nuk lidhet me fatalitetin, sepse ajo duhet thene e tille ne çdo rast.

      Lexo mire çfare kam shkruar, pastaj fut hundet edhe aty ku nuk mund te marresh veçse nje “lehtesim pasfundor” !.

      Reply to this comment
      • X Novruz Taip Vishanji September 13, 13:08

        Ti je nje hinxer e keqe, shkruan ne komentin e pare qe nuk e njeh fare prof. Farudinin, por disa elemente te zbulojne lakuriq, i fundit, kur pohon qe Farudini u kthye nga Bullgaria. Kjo tregon qe je i trashe e budalla.
        Tjeter, e ke dhembin plot helm ndaj prof. Farudinit, aq shume, sa kerkon ta injorosh, e ta denigrosh figuren e nje intelektuali te kalibrit teper te larte, duke perdorur artin e genjeshtres. Kjo tregon qe ke nje zili e nje urrejtje te madhe e te vjeter ndaj tij. Tani jam plotesisht i bindur qe ti je inxhinjeri qe i dergoi letren anonime Mehmet Shehut, ku akuzonte Farudinin si sabotator, me argumentin se projekti i diges se Komanit i shkaktonte shtetit dhe partise nje shpenzim te dyfishte.
        Persa i perket diplomes tende, besoj qe e ke vetem ne imagjinaten tende, sepse nje megalloman si ty, do ta kishin ngelur per 30 vjet rresht ne çfaredo lloj universiteti.
        Ndersa une, jam ai qe jam, nuk prezantohem me felliqesira si ty.

        Reply to this comment
        • Novruz Taip Vishanji September 13, 15:41

          TI JE NJE MUT ME DHE PA ERE,

          sipas stinave te vittit kur mblidhesh ne guacken tende te permirrohesh me veteqarkullim.

          Une perseri te prezantohen o TORO i bythes se palare, mundet qe nje nga projektet e mia po ndertohet sot dikund ne Shqiperi.

          Behesh qesharak qe permend nje leter qe nuk kam patur kurre zakonin te njollos njeri, edhe kur kane tentuar plot tre here te me perjashtonin nga Universiteti “per modernizem ne projektim”..

          Ndryshe nga ti skerbythje pa sherim, une kam dhene kontribut te rendsishem edhe ne disa vepra jashte vendit, njera nga te cilat me e rendesishmja per kohen.

          He pra na trego ato arritjet tuaja te “drenazhimit te digave” se na bere te qeshim edhe me shume se me fjalimin e ministres se re te drejtesise dhe atij mikut tend nga Vlora, qe i paskan telefonuar nga nje banke e anglise.

          Une nuk mburrem e as lavderohem per ate qe kam bere ne jete, jo me pak sa edhe per te ti dhene berthyckave si ti kete lire te fjales, i shpallur nga Ramiz Mutqenef Alia, per kete “armik i popullit shqiptar”.

          Do njohen punen time pas disa vitesh, sepse tani e kam te ndaluar edhe per disa vite te publikoj çdo njohuri ne nje fushe te caktuar ndertimore, me nje kontrate shume strikte.

          Pjerdhuce si ti me bejne vetem ti shtoj dites sime, nje sens humori te pa kerkuar e shume lezetues.

          Reply to this comment
          • Aqifi September 13, 21:39

            Ti qenke loqe fare mor i shkrete, paske shka komplet o megalloman.

          • Aqifi September 13, 22:12

            Novruzi loqja na paska nje kontrate shume strikte, aq strikte sa edhe Albert Einstein nuk e ka pasur kurre.
            I shkreti, paska shkare keq fare, dhe trupi i prodhon vetem cmirre e helm.
            Tung Novruz Bolja

          • Novruz Taip Vishanji September 14, 08:52

            QIFSH TE T’EME !

            Eshte kontrate standart per çdo profesionist ne boten perendimore, qe ti i mungon aq shume, si poligon qirjeje ops qitjeje me pas bythen e majme qe ke, si kodoshi i lagjes ku gomaret akoma presin te rritet bari.

        • Novruz Taip Vishanji September 14, 08:48

          AQIF’I TE T’EMES,

          po ngele vetem ti te komentosh, sepse siç e kishte zakon edhe jot’eme, ne rradhen e qumeshtit,, qepgojonte tegjithe, sepse duke u justifikuar per mizat e shumta qe i vinin pas, mirrte pirajken nga shtepia per ti ,mbytur ato.

          E kur mbaronin mizat, ne pritje te ndonje grenxe, e fuste pirajken mes shaleve, duke ndjekur edhe mermeritjet me te vogla te pas shpindes, me nje cope pasqyre te thyer, te gjetur ne plehrat e mehalles. Pusht !

          Reply to this comment
  17. KORÇARI September 12, 14:59

    QOFTË I LEHTË DHEU QË DO TA MBULOJË

    Reply to this comment
    • Mira September 13, 08:47

      O Korcari
      Dheu eshte per te gjithe njëlloj, po nese shkon ne parajse e jo tek diktatoret atehere, ka punuar drejte!
      Ne njerzit nuk jemi instancë qe dime cdo gje..
      Te ngresh diktatura eshte e veshtire…

      Reply to this comment
  18. DRENICA E KUQE September 12, 15:47

    Drite i la Shqiperise dhe shqiptareve!
    Drite paste!
    Lavdi vepres e punes se tij!

    DRENICA E KUQE

    Reply to this comment
  19. R.I.P. September 12, 15:55

    ..
    ..
    IKJA E PROJEKTUESIT TE HIDROCENTRALEVE
    .
    DHE ARDHJA E SHKERDHENBERISHALEVE
    .
    .
    imagjinoni sikur Farudin Hoxha te kish punuar ne firma te huaja cfare pasurie kolosale do kishte….por jo me shume se familja kriminale e berishorreve qe gezuan frytet e H/centraleve qe vetem nga CEZ-I jane vjedhur apo demtuar mbi 1 miljrad dollare……Dhe shkedhen berisha me nje whore si Karmina nuk la cep te globit
    pa shkuar..
    .
    Nje verejtje miqsore per komentuesin NTV.
    .
    Ju lutem mos u tregoni “enciklopedist” ne raste funeralesh..se edhe nese ndonje here kane ndonje vlere komentet e tua..ne te tilla raste ti i shumzon me zero.
    .
    Edhe nje here
    .
    I paharruar kujtimi i zotit Farudin Hoxha…

    Reply to this comment
    • Novruz Taip Vishanji September 13, 09:40

      O TI RIP-i i brekusheve,

      te verteten duhet ta pranojme ashtu siç eshte dhe jo ta mbathim me genjeshtra e fallsifikime te uleta.

      Une or bylmez, siç mund ta kesh verejtur, nuk komentoj, me ndonje rast te ralle, komentet e te tjereve, siç ben ti dhe shumica e llapanxhozeve ne kete faqe te DITA-s online.

      Sepse respektoj mendimin e tjetrit edhe kur nuk medoj ne te njejten menyre.

      E kuptove ? Ne se jo beme nje fishkellime qe te ta sqaroj ashtu siç e meriton.

      Reply to this comment
  20. Tap Topi September 12, 16:31

    Ngushellime familjes, te afermeve, dhe i paharuar kujtimi i ketij shqiptari patriot dhe te ndershem, i cili gjithe jeten e tij ia kushtoi te mires se vendit.

    Reply to this comment
  21. populli para 90 September 12, 18:10

    Ndahet nga Jeta nje Fanar qe ndricoi Shqiprine.Nuk do te harrohet per Jet te jeteve ky Profesor i talentuar, qe i dha shume ketij Kombi. Veprat e tij nuk do te harrohen kurre . Lamtumire o Shqiptar.

    Reply to this comment
  22. D.Ulqinaku September 12, 19:34

    Ik Novruz se nuk ta kam ngene. Kemi humbur Farudin Hoxhen nje nder xhevahiret e Gjerdanit te Kombit.

    Nuk ke ndjeshmeri ti per kete humbje dhe nuk ke pse ta kesh sepse jane keto MARGARITARE qe u a kane verbuar syte ty e sorollopit tend.

    Reply to this comment
  23. Spiro September 13, 06:14

    Krenari e nder per fjalepakti e poneshumtin ing.Hoxhen.Krenari per shkencen shqipetare .Hiqeni sa me shpejte bustin e tradhetarit Zog e vendosni aty nje intelektual qe ka lene gjurme ne Shqiperine e vogel ne siperfaqe por me dije shume.Ngushellime familjes se ing.FHoxha duke u perulur me respekt te thelle ndaj ketyre figurave qe sot i mungojne ketij vendi tashme te vyshkur nga gjembat qe kane mbire e mbajne pejk gete vend.I paharuar kujtimi e vepra e tij.

    Reply to this comment
  24. Dodona mbi Tomorr September 13, 16:25

    Iku edhe nji akademik , qe i bente nder intelektualeve te ketij vendi.Fjalepak , njeriu qe lartesoi figuren e specialistit te perkushtuar dhe qe nuk kerkoi te mbetej perjetesisht”ne kolltukun e pushtetit.,por punoi me shume urtesi dhe devotshmeri tere jeten e tij te thjeshte e te ndershme.

    Reply to this comment
  25. ALI ABDULLAI September 15, 00:57

    TE NDERUAR LEXUES.
    FARUDIN HOXHA KA QENE NJE INXHINIER I TALENTUAR DHE PUNETOR. SIC C’DO GJE TJETER JO TE GJITHA PUNET I KA BERE VETE. AI KA QENE PJESTAR I GRUPEVE TE PROJECTIMIT TE DIGAVE TE HIDROCENTRALEVE DHE NE FUND TE QENDRIMIT TE TIJ NE INSTITUT ISHTE SHEFI I DEPARTAMENTIT.
    ME VJEN SHUME KEQ QE I ESHTE DHENE TITULLI PROFESOR SE PER KETE AS KE BERE DISERTACION TE TIJIN DHE NUK KA UDHEHEQUR NDONJE KANIDAT TER GRADE SHKENCORE.
    DISERTACIONIN QE AI PARAQITI ISHTE NJE PUNE E MADHE E NJE GEOLOGU TE TALENTUAR DR. NECO GORO. NE POSTIN E MINISTRIT TE NDERTIMIT AI PERVETESOI PJESEN E PARE TE DISERTACIONIT TE TIJ ME PRETEKSITIN SE E KISHTE IDEUAR AI KETE PUNE. PRA, THENE NDRYSHE, E GITHE PUNA PER PRODHIMIN E NENDETSEVE ESHTE E JYL VERNIT DHE JO E TE TJEREVE SEPSE AI E KA IDEUAR.
    PER KETE PUNE AI DUHET TE ISHTE ME I NDERSHEM DHE TE MOS PRANONTE KETO GJERA, SEPSE AI NUK KISHTE NEVOJE PER TITUJ, AI E TREGONTE VETEN SE KUSH ISHTE.
    KETO LAJTHITJE E UIN SHUME VLEREN E TIJ SI NJERI I TEKNIKES SE PER SHKENCE NUK KA BERE PER ARESYEN E TIJ TE THJESHTE SE TE GJITHA ATO QE AI ZBATOI ISHIN IDEUAR DHE ZBATUAR NGA TE TJERET.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*