Ndërron jetë ish kryeministri i Kosovës

August 21, 2017 10:32

Ndërron jetë  ish kryeministri i Kosovës

Ka ndërruar jetë ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi.

Burimet e Indeksonline të afërta me ngjarjen kanë konfirmuar se Rexhepi ka vdekur sot në orët e hershme të mëngjesit.

Rexhepi prej muajsh ndodhej në koma dhe ishte duke qëndruar në një spital në Turqi pas sulmeve të pësuara në tru.

Ai fillimisht u shtrua në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ku edhe i është nënshtruar operacionit mirëpo për shkak të gjendjes së rëndë ishte transferuar në Turqi.

Kush ishte Bajram Rexhepi?

Rexhepi ka lindur  më 3 qershor të vitit 1954 në Mitrovicë. Në vitin 1979 ai përfundoi  fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, ndërsa studimet pas-universitare i përfundoi në vitin 1985 në Zagreb.

Gjatë luftës së viteve 1998-99 Rexhepi i u bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kaloi tre muaj në male duke shërbyer si mjek në zonën operative të Shalës.

Pas luftës, Rexhepi shërbeu si kryetar i këshillit bashkiak të Mitrovicës dhe kryetar i Mitrovicës së jugut.

Më 4 mars të vitit 2002, pas tre muaj bisedimesh dhe me ndërmjetësimin e ish-kryeadministratorit të atëhershëm të Kosovës Majkëll Stainer, Kuvendi i Kosovës zgjodhi Bajram Rexhepin si kryeministrin e parë të vendit, ndërsa Ibrahim Rugova u zgjodh president i Kosovës.

Gjatë periudhës 2010-2014 Rexhepi ka qenë ministër i Brendshëm i Kosovës.

August 21, 2017 10:32
Komento

1 Koment

  1. specialisti August 21, 13:17

    Qofte i xhehnetit. Ngushellime familjes.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*